Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    40 Hadithet mbi moralin

    Morali i lartė


    1. Transmeton Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: “Nuk ka qenė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshėm e as i degjeneruar. Ai ēdo herė thoshte: “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata tė cilėt e pėrmbjanė zemėrimin dhe ata tė cilėt e falin njėri tjetrin, vėrtet Allahu i do shumė mirėpunuesit” (Alu Imran – 134)

    Kurtubiu thotė: Morali ėshtė tufė cilėsishė te njeriu qė pėrcaktojnė sjelljen dhe veprimtarinė e tij ndaj tė tjerėve. Ato mund tė jenė cilėsi tė mira apo tė kėqia. Cilėsi tė mira sipas kutpimit tė pėrgjithshėm janė: tė ndiesh obligim nė vete pėr tė tjerėt, kurse kuptimi i shtjelluar: falja e gabimit, butėsia, bujaria, durimi, mėshira, pėrdėllimi, ndihmesa, dashuria e ndėrsjlletė, zemėrbutėsia e tjerė. Cilėsi tė kėqia janė e kundėrta e asaj qė u pėrmend mė lartė. (Fethul Bari – 1/456)

    Transmetohet nga Abdullah ibėn Mubareku [rahimehull-llah] i cili e ka pėrshkruar moralin e lartė me fjalėt: tė jesh fytyrėēelur, tė bėsh punė tė mira dhe tė pengosh tė keqen. (Transmeton Tirmidhiu nė Sunenin tij 4/363)

    Morali i lartė zė vend tė rrėndėsishėm nė Islam. Njė prej synymeve kryesore te fesė islame ėshtė plotėsimi i vlerave morale “Jam dėrguar qė t’I pėrkryej vlerat morale” (Transmeton Ibėn Ebi Dunja dhe Hakimi i cili thotė se hadithi ėshtė sahih – i vėrtetė). Pėr kėtė shkak Allahu [subhanehu ve teala] e bėri moralin e lartė:

    - masė pėr mirėsinė siē thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “ Mė tė mirėt prej jush janė ata qė kanė moral mė tė lartė” (Muttefekun alejhi),

    - plotėsim tė besimit : “Besim mė tė plotė kanė ata qė kanė moral mė tė lartė.” (Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)

    - vepėr mė tė rrėndė nė peshore diten e Kijametit “Nuk ka diē mė tė rrėndė nė peshore Ditėn e Kijametit se morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)

    - “Pronari i moralit tė lartė arrinė gradėn e atij qė falet dhe agjėron” (Tirmidhiu – hadithi ėshtė garib me kėtė sened)

    - morali i lartė ėshtė prej shkaqeve mė tė shumta pėr tė hyrė nė Xhennet. Ėshtė pyetur Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr veprėn e cila mė sė tepėrmi e fut njeriun nė Xhennet, ka thėnė “devotshmėria dhe morali i lartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen sahih)

    mbi gjithė tėrė kėtė, me moral tė lartė arrihet dashuria ndaj Pejgamberit a.s., afrėrsia ndaj tij Ditėn e Kijametit – e ky ėshtė synim madhėshtor “Mė i dashuri tek une dhe mė afėr meje Ditėn e Kijametit ėshtė ai qė ka moral mė tė lartė, kurse mė i urrejtur tek unė dhe mė larg meje Ditėn e Kijametit janė llafazanėt, mburracakėt qė me gojėn plotė flasin fjalė qė nuk i kuptojne njerėzit dhe dashalavdėt kryelartė” ((Transmeton Tirmidhiu – hadithi ėshtė hasen garib)

    Dije se nuk ka vyrtyt e as vepėr tė mirė qė nuk ia ka pėrshkruar Allahu [subhanehu ve teala] fesė. (Mekarimul ahlak fq.9)

    Transmeton Ibėn Ebi Dunja nga Humejd ibėn Hilali i cili thotė: “udhėtova pėr ne Kufe dhe atje vizitova Rebi’ ibėn Hajthemin i cili mė tha: o vėllai im! Tė porosis qė t’i pėrvetėsosh cilėsitė e larta morale. Vepro nė bazė tė tyre, bėhu shoqėrues i pandarė i tyre dhe dije se Ai qė i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhėruar nė to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bėrė tė dashura tek ata qė i posedojnė.” (Mekarimul ahlak 11-12)

    Seid ibėn Asi thotė: o biri im, po tė kishin qenė vlerat morale tė lehta do t’ju kishin paraprij tė pamoralshmit, mirėpo ato janė tė vėshtira, nuk bėn durim nė to pėrpos atij qė e di vlerėn e tyre dhe shpreson shpėrblimin e tyre. (Mekarimul ahalk fq. 12)

    Fudajl ibėn Ijadi thotė: nėse shoqėrohesh me ndokėnd atėherė zgjedhe atė qė ka moral tė lartė sepse ai nuk tė shpien pėrveē se ne mirėsi, ai jeton i lumtur. Tė mė shoqėrojė njė mėkatarė i moralshėm ėshtė mė e dashur pėr mua se sa tė mė shoqėroj njė i dhėnur pas adhurimit e qė ka moral tė ulėt sepse mėkatari nėse ka moral tė mirė jeton me logjikėn e tij, ėshtė i lehtė pėr njerėzit dhe i dashur pėr ta, kurse adhuruesi nėse ka moral tė ulėt ėshtė i vėshtirė pėr njerėzit dhe i urrejtur tek ata. (Reudatul ukala fq. 64)

    Esmeiu njė rrast tha: gjyshi im Alij ibėn Esmeijj nė prag tė vdekjes i mblodhi bijtė e tij dhe u tha: o bijtė e mij, silluni me njerėzit ashtu qė nėse ndaheni prej tyre t’ju gjakojnė me gjithė zemėr e nėse vdisni tė qajnė pėr ju.” (Mekarimul ahalk fq. 1)

    Ibėn Kirijju thotė: bėhuni tė edukuar se nėse jeni mbretėr fitoni lumturi, nėse jeni mesatarė bėheni tė famshėm e nėse jeni tė varfur pasuroheni. (Edebul mexhalise fq.105)

    Gjėja mė e mirė qė ia lė prindi trashėgim fėmiut ėshtė sjellja e mirė. Rrėndėsinė e kėsaj e kuptojmė nė tregimin e Hidrit me Musain [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Ata kur arritėn nė njė qytet, e kėrkuan prej baorėve tė tij pėr tė ngrėnė, por ata nuk pranuan qė t’i mirėpresin. Pastaj ata tė dy gjetėn aty njė murė qė ishte gati duke u rrėzuar, ndėrsa Hidri e rindėrtoi atė. Musai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i thotė Hidirt: po tė kishe dashur do t’ju kishe marrė pagesė pėr tė! Hidri mė pas i sqaroi Musait [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se muri ishte pronė e dy bonjakėve babai i tė cilėve kishtė qenė njeri i mirė dhe ai e ngriti murin pėr hirė tė babait tė tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėrsa i pėrket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) tė arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vet thesarin e tyre. Kjo ishte mėshirė e Zotit tėnd (ndaj tyre). (Kehf – 82)

    Disa njerėz tė urtė kanė thėnė: trashėgimi mė i mirė qė ia lėnė baballarėt fėmijėve tė tyre ėshtė sjellja e mirė, edukata e dobishme dhe vėllezėrit e drejtė. (Edebul mexhalise fq.106)

    Lus Allahun [subhanehu ve teala] qė tė na udhėzojė neve dhe juve drejt moralit tė lartė, nė fjalė dhe vepra, tė na mundėsojė pėrfundim tė mirė nė kėtė botė, vėrtet bujaria e Tij ėshtė e pakufishme.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Burimi i moralit te larte


    2. Nevas ibėn Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotė: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr mirėsinė dhe mėkatin dhe mė tha: “bamirėsi ėshtė morali i lartė kurse mėkat ėshtė ajo qė tė brenė nė zemėr dhe urren qė ta shohin njerėzit.” (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pasha njeriun dhe Atė qė e pėrsosi atė. Pastaj ia tregoi Atij ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e drejtė pėr tė.” (Shems – 7,8)

    Poashtu thotė: “Anuk i bėmė Ne pėr tė dy sy? Dhe njė gjuhė dhe dy buzė? Dhe ia treguam atij dy rrugėt (tė drejtėn dhe tė gabuarėn)? (Beled – 8,9,10)


    Dijetarėt thonė: “bamirėsia” ka kuptim tė gjėrė, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butėsisė, shoqėriaė tė sinqertė, sjelljes tė mire, rrespektit, tė gjitha kėto cilėsi janė pėrmbledhje e normave tė moralit tė lartė. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibėn Haxhaxh – 4/1980)

    Nga hadithi i lartėpėrmendur bėhet e qartė se burimi i moralit tė lartė ėshtė natyrshmėria e pastėr e njeriut. Kur’ani famėlartė sqaron faktin se shpirti i njeriut ėshtė depo e njė sistemi ligjor moral qė ėshtė rregulluar qė prej krijimit tė ndjenjės pėr tė mirėn dhe tė keqen, siē thotė Allahu s.v.:“Pasha njeriun dhe Atė qė e pėrsosi atė. Pastaj ia tregoi Atij ēfarė ėshtė e gabuar dhe ēfarė ėshtė e drejtė pėr tė.” (Shems – 7,8)

    Njeriu ėshtė udhėzuar qė tė dallojė moralin (nderin) nga amorali (panderėsinė) nėpėrmjet shikimit (dijes) tė ēiltėr qė e posedon, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: ““Anuk i bėmė Ne pėr tė dy sy? Dhe njė gjuhė dhe dy buzė? Dhe ia treguam atij dy rrugėt (tė drejtėn dhe tė gabuarėn)? (Beled – 8,9,10), poashtu nė njė ajet tjetėr kur’anor thotė: “Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė e ai do tė jetė mirėnjohės ose pėrbuzės.” (Insan – 3)

    Pra njeriu posedon ndjenjė tė brendshme me tė cilėn dallon tė mirėn prej tė keqes. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Njeriu ėshtė dėshmitarė i vetvetes. Edhe pse ai i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame – 14,15)

    Megjithėkėtė, shohim se kėtė dritė tė mbjellur nė shpirtin e njeriut e shuajnė zakonet shoqėrore tė trashėguara prej gjenerate nė gjeneratė ashtu siē e shuan rrethi shoqėror. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke transmetuar nga Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Unė i krijova robėrit e mij tė gjtihė nė fe tė drejtė, mirėpo djajtė u erdhėn atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atė qė Unė ua pata lejuar.” (Transmeton Muslimi). Njėashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “ēdo fėmijė lindet nė fenė e pastėr, pastaj prindėrit e tij e bėjnė hebrej, tė krishterė apo adhurues tė zjarrit, ashu sikur kafsha e cila lindė viēin pa tė meta, a mund tė shihni nė tė ndonjė mangėsi?” (Transmeton Buhariu)

    Dritėn e paraqitur nė ndjenjė tė brendshme te njeriu, pėr tė dalluar tė mirėn prej tė keqes e shujanė edhe intereset personale dhe epshet. Mirėpo, edhe nėse nuk janė prezente tė gjitha kėto pengesa tė natyrshmėrisė sė pastėr pėrsėri ajo mbetet e mangėt nė aspektin moral nėse mbėshtetemi vetėm nė tė. Pėr kėtė shkak urtėsia e Allahut [subhanehu ve teala] ishte qė ta plotėsojė kėtė dritė me shpallje hyjnore: “Dritė pėrmbi dritė” (Nur – 35)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pėrvetėsimi i moralit nga Kur'ani



    3. Sa‘d ibėn Hisham ibėn Amiri i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Oj nėna e besimtarėve! Mė trego pėr moralin e Pejgamberit a.s.! Ajo tha: a nuk e lexon Kur‘anin?! Thash: si jo, e ajo shtoi: morali i tė Dėrguarit tė Allahut ishte Kur‘ani.„ (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)

    Neveviu [rahimehull-llah] rreth kuptimit tė hadithit thotė: “veprimi sipas tij (Kur‘anit), tė ndalurit nė kufijtė e tij, pėrvetėsimi i vlerave eduktive tė tij, marrja mėsim nga rrastet dhe tregimet e tij, meditimi rreth thellėsisė sė kuptimeve tė tij dhe drejtleximi i tij.„ (Sherh Sahihul Muslim)

    Pėrmendėm nė temėn paraprake “Burimi i moralit tė lartė„ se megjithėatė se njohja e tė mirės dhe tė keqes bėhet nėpėrmjet natyrės sė pastėr tė njeriut prapseprap kjo dritė ėshtė e mangėt dhe devijohet nga zakonet shoqėrore, pėr kėtė shkak Allahu me urtėsinė e Tij e plotėsoi kėtė dritė me dritė hyjnore “Dritė pėrmbi dritė” (Nur – 35), poashtu Allahu [subhanehu ve teala] tha: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)

    Filozofėt tentuan qė ta plotėsojnė kėtė mangėsi tė (fitres) natyrės tė pastėr tė njeriut duke themeluar rregulla dhe parime mbi moralin, mirėpo doli nė shesh jokonsekuenca e tyre ngaqė ėshtė absurde pėrkufizimi i etikės sė njeriut nė bazė tė njė parimi apo rregulli, pėr kėtė shkak nė Islam gjejmė tė bukurėn nė urdhėrat e Kur’anit dhe udhėzimin e Pejgamberit a.s., Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė„ (Maide – 15)

    Nė Islam ka rregulla tė veēanta qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejtė me disa zakone apo marrdhėnie tė ndryshme:

    1- Maturia nė ushqim dhe nė shpenzim, larg tė qenurit shpėrdorues apo dorėshtrėnguar, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Edhe ata tė cilėt, kur shpenzojnė nuk janė as shpėrdorues, as dorėshtrėnguar, por mbajnė njė tė mesme tė drejtė mes dy anėve.” (Furkan – 67)

    2- Garimi nė punė tė mira, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Secili (popull) ka njė anė, drejt tė cilit ai kthehet (nė falje). Kėsisoj vraponi pra, drejt gjithēkaje qė ėshtė mirėsi. Kudo qė tė jeni, Allahu do t’ju grumbullojė tė gjithėve.” (Bekare – 148)

    3- Ndihma e ndėrsjelltė pėr mirėsi dhe pengimi nga e keqja, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ndihmoni njėri tjetrin nė mirėsi e devotshmėri dhe mos ndihmoni njėri tjetrin nė gjynah e armiqėsi. Dhe kini frikė Allahun se padyshim Allahu ėshtė i Ashpėr nė ndėshkim.” (Maide – 2)

    4- Sjellja e butė me tjerėt. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Aishes r.a.: “ēdo gjė qė bėhet me butėsi ėshtė e bukur, e nėse bėhet pa tė, ajo vepėr shėmtohet.” (Transmeton Muslimi)

    5- Tė duash pėr vėllain tėnd atė qė e don pėr veten prej gjėrave tė mira: Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) pėrderisa tė dėshiron pėr vėllain e tij atė qė e dėshiron pėr vete.” (Transmeton Buhariu)

    6- Mosvėnia nishan ndonjė gjė tė gjallė, pėr ta qėlluar, sikur vihen sende tė ndryshme. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Mos vini nishan pėr ta qėlluar ndonjė gjė qė ka shpirt.” (Transmeton Muslimi)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Sinqeriteti dhe prania e nijetit gjatė kryerjes sė veprave



    4. Transmetohet nga Omer ibėn Hattabi [radiall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas nijetit dhe ēdonjėri shperblehet nė sajė tė nijetit tė tij. Ai qė ka bėrė hixhret (emigrim) pėr shkak kėsaj bote do tė fitojė atė qė ka patur pėr qėllim, ose pėr shkak tė ndonjė gruaje arrinė tė martohet me te, hixhreti i tij vlerėsohet sipas qėllimit qė ka patur.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.” (Bejjine – 5)

    Poashtu thotė: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)

    Imam Neveviu thotė: nijeti ėshtė qėllimi qė shpreh vendosshmėrinė e zemrės. (Fet-h elbari 1/13)

    Hadithi i sipėrpėrmendur na bėnė tė ditur se nuk ka vepra tė sakta pa nijet. Nė Librin e Allahut ėshtė theksuar tėrthorrazi ky realitet. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Nuk ėshtė ndonjė mėkat juaji ajo pėr ēka keni gabuar, por (ėshtė mėkat) ajo qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht.” (Ahzab – 5), dhe fjala e Allahut [subhanehu ve teala] “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj.” (Haxh – 37)

    Ibėn Abbasi r.a pėr kutimin e kėtij ajeti thotė: “…mirėpo tek Ai arrinė nijetet e juaja” (Bustanul Arifin 23)

    Tė gjithė muslimanėt njėmendėsisht pohojnė vendin e lartė qė ze ky hadith, dobitė e shumta qė nxirren nga ai dhe autenticitetin e tij. Imam Shafiu dhe dijetraė tė tjerė thonė: Ky hadith paraqet njė tė tretėn e Islamit. Ėshtė argument pėr shtatėdhejtė kaptina tė fikhut.

    Disa tė tjerė thonė: ky hadith paraqet njė tė katėrtėn e Islamit. Abdurahman ibėn Mehdij thotė: Ai qė mendon tė shkruaj ndonjė libėr duhet qė tė pėrmendė kėtė hadith nė fillim tė librit pėr t’ia tėrhequr vėrejten kėrkuesit tė diturisė qė tė pėrmirėsoj nijetin e tij. (Sahihul Muslim – sherh enneveveij, 13/53)

    Nijeti ėshtė njė nga elementet kryesore tė moralit ngaqė ēdo lėvizje apo moslėvizje vullnetare nuk kryhet pa tre gjėra: pa dije, dėshirė dhe vepėr.

    Veprat ndahen nė tre grupe:

    1 - vepra tė mira (ta-at): vėrtetėsia e kėtyre veprave dhe shumėfishimi i tyre ėshtė e lidhur ngushtė me nijetin.

    2 - vepra qė nuk qortohen e as lavdėrohen (mubahat): njėashtu kėto vepra janė tė lidhura ngushtė me nijetin, ato mund tė bėhen vepra tė mira apo tė kėqia varėsisht prej nijetit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “kali pėr njeriun mund tė jetė shpėrblim, pėr dikend tjetėr pėrmbushje e nevojės kurse pėr dikend mėkat.” (Buhariu)

    3 - vepra tė kėqia (measi): kėto vepra nuk ndėrrojnė pėrmbajtjen e tyre pėr shkak nijetit. Nuk lejohet qė ndonjė injorant tė kuptojė nga hadithi “Veprat vlerėsohen sipas nijetit” se punėt e kėqia (mėkatet) shndėrrohen nė punė tė mira sipas nijetit, sikur ai qė pėrgojon ndonjėrin duke rrespektuar tjetrin, apo ai i cili ushqen njė tė varfėr nga pasuria e huaj.


    Nijeti ka fazat e tij, e ato janė:

    1 – Ndėrmendi apo pėshpėrrima nė vete: kėtė njeriu nuk mund ta largojė nga vetvetja e tij. Allahu [subhanehu ve teala] me mėshirėn dhe bujarinė e tij ia falė kėtij ummeti gjėrat qė u bien ndėrmend apo pėshpėrrimėn e shpritit nėse ato nuk zėnė vend tek ai duke u bazuar nė hadithin e Pejgambėerit a.s.: “Allahu ia falė ummetit tim atė qė u pėshpėrinė shpritat nėse ata nuk e shprehin apo veprojnė.” (Buhariu)

    2 – Synimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė nėse njeriu synon tė bėjė njė vepėr tė mirė, ai shpėrblehet edhe nėse nuk e vepron, e nėse e vepron shpėrbleėhet me dhjetė tė mira ose mė tepėr. Sa i pėrket veprave tė kėqia, aty gjejmė dallim. Ai i cili synon tė bėjė njė tė keqe dhe nuk e bėn, atij nuk i rregjistrohet asnjė mėkat, e nėse e braktisė synimin e tij pėr hir tė Allahut, ka njė shpėrblim. Nėse e vepron atė tė keqe, i rregjistrohet njė mėkat. Tėrė kjo ėshtė nga mėshira e Allahut ndaj robėrve tė tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu thotė: Kur robi im synon tė bėjė njė tė keqe, mos e rregjistroni deri sa ta veprojė. Kur ta veprojė rregjitroni aq sa ka bėrė. Nėse e braktisė pėr hir Timin, rregjistroni pėr tė njė tė mirė. Kur robi Im synon tė bėjė njė tė mirė mirėpo nuk e vepron, rregjistroni pėr tė njė tė mirė, e nėse e vepron rregjistroni pėr tė dhjetė tė mira deri nė shtatėqind.” (Buhariu)

    3 – Vendosmėria dhe ngulmimi pėr tė vepruar: nė kėtė fazė – Allahu e di mė sė miri – shpėrblehet njeriu vetėm nėse paraqiten para tij pengesa objektive, jashtė dėshirės dhe fuqisė sė tij dhe nuk kursen aspak mundin e tij pėr tė vepruar atė tė mitrė. Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė njė duke udhėtuar pėr nė Tebuk tha: “Njėmend disa njerėz qė kanė mbetur pas nesh nė Medine, nuk kemi kaluar ngushticė as luginė, e tė mos jenė me ne. Ata i ka frenuar arsyeja.” Kurse nė njė transmetim tjetėr qėndron: “na kanė shoqėruar nė shpėrblim” (Buhariu)


    Lusim Allahun e Madhėruar, Zotin e Arshit tė nderuar qė ta na i pastrojė nijetet tona, t’na i bėjė vetėm pėr hirė tė Tij dhe punėt tona tė pėrkojnė me Ligjin e tij tė drejtė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dashuria ndaj Allahut



    5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Kush posedon tre gjėra, do tė shijojė ėmblėsinė e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd, ta don vėllain e tij vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mosbesim) pasi qė Allahu e ka shpėtuar, ashtu siē urren hyrjen nė zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė.” (Ali Imran – 31), poashtu thotė: “dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė” (Bekare – 165)


    Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, ėshtė themel perj themelve te Islamit. Dijetarėt [rahimehumull-llah] thonė: kuptimi i fjalės “ėmbėlsia e imanit” ėshtė kėnaqėsia qė ndien besimtari gjatė bindjes sė tij ndaj Allahut dhe pėrballimit tė vėshtirėsive pėr tė qenė Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė pajtuar me tė duke i dhėnė gjithė kėsaj pėrparėsi ndaj tė mirave tė kėsaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhėrat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, nė tė njejtėn mėnyrė realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotė: “ky hadith ka tė njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ėshtė i kėnaqur qė zot i tij tė jetė Allahu, fe e tij Islami dhe i dėrguar i tij Muhamedi” pėr arsye se nuk ka dashuri tė realtė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit pėr hir tė Allahut siē nuk ka urrejtje tė vėrtetė tė kthimit nė kufėr (mosbesim) pėrveē tek ai qė krahas imanit tė tij i forcohet edhe bindja, i qetėsohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani pėrzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky ėshtė ai i cili shijon ėmblėsinė e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)

    Nėse njeriu mendon thellė, vėren se tė gjitha dhuntitė qė i posedon janė nga Allahu, Ai ėshtė Mirėrbėrėsi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjėja, ia dhuroi dėgjimin, shikimin, forcėn, diturinė, pasurinė dhe autoritetin. Ai ėshtė Zoti i Gjithmėshirshėm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtė i cili ka cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta. Tėrė kjo obligon dashurinė e plotė dhe tė pastėr ndaj Allahut, derisa ta dojė tėrė atė qė e don Allahu dhe ta urrejė atė qė e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk ka besuar nė atė me tė cilėn jamė dėrguar pėrderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu nė Sherh essune, kurse Ibėn Rexhebi gjėrėsisht ka studiur kėtė hadith nė libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atėherė kur dashuria rrėnjoset nė zemėr, trupi lėvizė nė pėrputhje me atė dashuri dhe urrejtje.

    Dashuria ndaj Allahut ndahet nė dy pjesė: farz (obligim i patjetėrsueshėm) dhe mustehab (obligim i preferuar)

    Dashuria e patjetėrsuar ėshtė ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhėrave tė Allahut, mosrėnien nė mėkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie nė mėkat – bėn njė vepėr tė ndaluar apo len pas dore ndonjė obligim, ai e ka tė cunguar dashurinė e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] pėr arsye se i jep pėrparėsi epshit tė tij. Mangėsimi i imanit ndonjėherė ėshtė rezultat i lėshimit tė shfrenuar nė gjėrat e lejuara (mubah) e cila trashėgon jovigjilencėn dhe kjo e fundit bėhet shkak pėr rritjen e shpresės nė mėshirėn e Allahut dhe mė pas mėsyerjen e mėkateve dhe rėnien nė to. Pėr kėtė tė fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: “nuk ėshtė besimtar laviri nė kohėn kur bėn kurvėri” (transmeton Ibėn Maxhe)

    Dashuria e preferuar ėshtė frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata tė cilėt kanė kėtė cilėsi, zakonisht janė tė rrallė. (Fet-hul Bari 1/61)

    Thėniet pejgamberike vėrtetojnė se dashuria ndaj Allahut ėshtė faktor i mjaftueshėm pėr tė arritur shpėtimin. Njė njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: “kur do tė ndodhė kijameti o i Dėrguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: ē‘ke pėrgatitur pėr atė ditė? Ai u pėrgjigj: nuk kam pėrgatitur namaz tė shumtė, as agjėrim e as lėmsohė, mirėpo unė e dua Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti nė botėn tjetėr do tė jėsh me atė qė e ke dashur” (Buhariu)

    Prej shenjave tė dashurisė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] ėshtė zbatimi i urdhėrave tė Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj qė pretendojnė disa mėkatarė gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetėr bėjnė mėkate, ajo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31)

    Imam Shafiu njė rrast thurri kėto vargje:

    Kundėrshton Zotin e pastaj pretendon dashurinė ndaj Tij?!


    Kjo ėshtė absurditet i qartė pėr atė qė logjikon.


    Sikur dashuria yte tė ishtė e sinqertė, do t’i bindeshe Atij!


    Sepse ai qė don ndonjėrin edhe e dėgjon!


    Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotė: ēdonjėri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punėt e tij nuk pėrkojnė me urdhėrat e Allahut, pretendimi i tij ėshtė i kotė. ēdonjėri qė mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai ėshtė i mashtruar.

    Jahja ibėn Muadhi thotė: nuk ėshtė i sinqertė ai qė pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtė e Tij.

    Ruvejmi njė herė kur u pyet pėr dashurinė ndaj Allahut, tha: dashuria ėshtė pėrputhshmėria nė tė gjitha ēėshtjet.

    O Allah, bėre dashinė ndaj teje mė tė dashur pėr ne se vetvetet tona, familjet, pasurinė dhe fėmijėt tonė. Bėre dashurinė ndaj Teje mė tė dashur pėr ne se sa uji i ftohtė kur jemi tė etur!

    O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmėria e ndokujt tjetėr pėrveē Teje dhe na bėn prėj atyre qė i don dhe tė duan
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dashuria ndaj Pejgamberit



    6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Asnjėri nuk ka besuar pėrderisa tė mos jem mė i dashur tek ai se babai i tij, fėmija, vetvetja dhe njerėzit nė pėrgjithėsi”. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.”


    Kuptimi i fjalės sė Pėjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nė hadithin e lartėpėrmendur “Asnjėri nuk ka besuar…” ėshtė: asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) e tij.

    Dije vėlla musliman, ti qė do kėtė Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij ėshtė e ndėrlidhur me dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė fryt i saj. Ēdo musliman obligohet qė t’i jep pėrparėsi dashurisė nė Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes sė tij, pasurisė, prindit, fėmijės dhe tėrė njerėzve nė pėrgjithėsi. Omer ibėn Hattabi [radijall-llahu anhu] njė rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : “O i Dėrguar i Allahut, vėrtet ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė pėrveē vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, derisa tė jem mė i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] mė pas tha: tash, pasha Allahun, je mė i dashur pėr mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer.” (Buhariu)

    Njeriu e don njė tjetėr ose pėr shkak vyrtyteve me tė cilat stoliset ai ose pėr shkak ndonjė tė mire qė ia ka bėrė. Pėr Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali!” (Kalem – 4). Nėse njeriu mediton rreth dobisė qė ka pėrfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atė prej errėsirave tė kufrit nė dritėn e imanit, drejtpėrsėdrejti apo me shkak, do tė kuptojė gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shkaktar pėr qėndrimin e tij tė pėrjetshėm nė begatitė e Xhennetit, do tė kuptojė se kjo ėshtė dobia mė e madhe nė tė gjitha aspektet dhe pėr kėtė arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton qė dashuria ndaj tij tė jetė mė e madhe se dashuria ndaj tjerėve, sepse dobia e cila ėshtė shkak pėr tė dashur atė ėshtė mė e madhe se dobitė tjera, mirėpo njerėzit dallojnė nga kjo pikpamje varėsisht prej kjelltėsisė apo jovigjilencės sė tyre. Nuk ka dyshim se Sahabėt (shokėt e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] nė mėnyrė mė tė plotė e kanė kuptuar kėtė sepse ky ėshtė fryti i kuptimit, kurse ata mė mirė e kuptuan kėtė gjė.

    Kurtubiu thotė: “ēdonjėri i cili beson me besim tė vėrtetė nė Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund qė tė mos gjejė nė veten e tij diēka prej kėsaj dashurie qė i kalon tė gjitha dashuritė, vetėm qė ata dallojnė mes tyre. Ndonjėri e gjenė kėtė dashuri tė pėrmbushur, e tjetri tepėr tė mangėt sikur ai i cili ėshtė fundosur nė lezatime, i mpirė nga jovigjilenca nė kohėn mė tė madhe, mirėpo shumė prej tyre kur pėrmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrmallohen dhe dėshiron ta sheh atė, e mbivlerėson ndaj familjes, fėmijės, pasurisė dhe prindit tė tij, e vėndon veten nė rrezik. Nė veten e tij gjen njė nxitės qė nuk ka mėdyshje nė tė.” (Fethul Bari/1-59)

    Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė kapurit pėr sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhėrave tė tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare.” (Ahzab – 36)

    Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė ndriēuarit me dritėn e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe tė udhėzuarit me udhėzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė.” (Maide – 15), “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31).

    Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ju keni shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut” (Ahzab – 21)

    O Allah i ynė! Ndriēoi zemrat tona me dashurinė ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre qė juve ju duan!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dashuria pėr hir tė Allahut, subhanehu ve teala



    7. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotė: “Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im! Nuk do tė hyni nė Xhennet pėrderisa tė besoni, e nuk keni besuar pėrderisa ta doni njėri tjetrin. A doni qė t’ju tregoj njė fshehtėsi tė cilėn po e vepruat do ta doni njėri tjetrin? Pėrhapni selamin mes jush!” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Edhe ata tė cilėt para tyre patėn shtėpitė e tyre(nė Medine) dhe pranuan Besimin, - i duan ata qė u shpėrngulėn tek ata” (Hashėr – 9)

    Dashuria pėr hir tė Allahut ėshtė fryt i dashurisė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] , ajo ėshttė begati hyjnore, shkėlqim perendie dhe dritė qė Allahu e hudh nė zemrat e besimtarėve, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Edhe sikur ta shpenzoshe gjithė atė qė ėshtė nė tokė, nuk do tė mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bėri bashkimin e tyre, pse Ai ėshtė i Gjithėfuqishėm, i Urtė.” (Enfal – 63)

    Merrudhij thotė: ėshtė pyetur Ebu Abdullah Ahmed ibėn Hanbeli: ē‘ėshtė dashuria pėr hir tė Allahut? Ai tha: tė mos e duash ndokend pėr ndonjė tė mirė tė kėsaj bote qė e posedon ai. (Transmeton Muslimi)

    Kjo dashuri jep fryte nė kėtė botė dhe botėn tjetėr. Nga ato fryte veēojmė:

    - besimtari ndien ėmbėlsinė e imanit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kush posedon tre gjėra, do tė shijojė ėmblėsinė e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd, ta don vėllain e tij vetėm pėr hir tė Allahut…”

    - ata qė duan njėri tjetrin pėr hir tė Allahut do tė jenė nėn hijen e Arshit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu [subhanehu ve teala] Ditėn e Kijametit thotė: ku janė ata tė cilėt kanė dashur njėri tjetrin pėr hir Madhėrisė Time? Sot do tė jenė nėn hijen Time, nė kėtė kur nuk ka hije tjetėr pos hijes Time.” (Muslimi)

    - nė kėtė ditė tė vėshtirė (Ditėn e Kijametit) ata do tė jenė tė siguruar nė podiume tė dritės, tė cilėve ua kanė lakmi madje edhe pejgamberėt dhe shehidėt, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu thotė: ata qė duan njėri tjetrin pėr hir tė madhėrisė Time, ata kanė podiume tė dritės dhe ua kanė lakmi pejgamberėt dhe shehidėt.” (Tirmidhiu)

    - mbi tė gjitha, ata fitojnė dashurinė e Allahut ndaj tyre. Ah sa i lumtur qė ėshtė ai qė fiton dashurinė e Allahut! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “njė njėri vendosi tė vizitojė vėllain e tij (pėr nga feja, sh.p.) nė njė qytet tjetėr. Allahu ia caktoi njė melek nė rrugė. Kur iu afrua meleku e pyeti: pėr ku je nisur? Kam njė vėlla nė kėtė qytet dhe desha qė ta vizitoj, tha ai. Meleku e pyeti pėrsėri: a mos tė ka borxh ndonjė pasuri dhe shpreson ta pėrvetėsosh? Ai tha: jo, vetėm unė e dua pėr hir tė Allahut. Meleku tha: unė jam i dėrguar prej Allahut te ti pėr tė tė lajmėruar se Allahu tė don sikur qė e deshe vėllain tėnd pėr hir tė Tij.” (Muslimi) Sikur dashuria pėr hir tė Allahaut tė mos kishte fryt tjetėr pėrvē kėtij do tė majftonte. Atė tė cilin e do Allahu ai ėshtė njeri i Zotit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Allahu thotė: kur ta dua ndonjėrin, bėhem dėgjimi i tij me tė cilin dėgjon, shikimi me tė cilin shikon, dora me tė cilėn prek dhe kėmba mė tė cilėn ec. Nėse mė kėrkon diēka Unė ia jap, nėse mė lutė qė ta mbroj Unė e mbroj atė.” (Buhariu)

    - prej gjėrave tė pakontestuara ėshtė se atė qė e don Allahu e duan edhe banorėt e qiellit dhe tokės, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kur e don Allahu njė rob, thėrret Xhibrilin: Allahu e don filanin, pra duaje edhe ti, dhe Xhibrili e don. Pastaj Xhibrili thėrret banorėt e qiellit: Allahu e don filanin, pra duajeni edhe ju, dhe banorėt e qiellit (melekėt) e duan, pastaj Allahu bėn qė njerėzit tė pranojnė prej tij.” (Buhariu)

    - prej fryteve tė dashurisė pėr hir tė Allahut ėshtė fitimi i Xhennetit, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kush viziton njė tė sėmurė apo ndonjė vėlla tė tij, pėr hir tė Allahut, thėrret njė thirrės: Tė lumtė dhe lum pėr ecjen tėnde, ke pėrgatitur nė Xhennet njė shtėpi!” (Tirmidhiu)

    - dashuria pėr hir tė Allahut [subhanehu ve teala] ėshtė e pakėputur nė kėtė dunja dhe ne Ahiret, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Atė ditė shokėt e ngushtė do tė jenė armiq tė njeri-tjetrit, pėrveē atyre qė ishin tė sinqertė nė miqėsi.” (Zuhruf – 67)

    Nė kėtė kohė ku zotėron matrealizmi dhe mirėsia matet me peshoret e saj, kemi nevojė tė madhe qė tė njohim mėnyrat e thellimit dhe pėrforcimit tė kėsaj dashurie, po pėrmendim mė tė rrėndėsishmet:

    - pėrhapja e selamit sikur qė u pėrmend nė hadithin e parė tė kėtij kapitulli: “A doni qė t’ju tregoj njė fshehtėsi tė cilėn po e vepruat do ta doni njėri tjetrin? Pėrhapeni selamin mes jush!” (Muslimi)

    - kur tė takojė vėllai vėllanė le tė buzėqesh, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “mos pėrēmo asgjė nga punėt e mira, madje as buzėqeshjen kur ta takosh vėllain tėnd.” (Muslimi)

    - kur vėllai tė ndahet prej vėllait tė tij le tė kėrkoj qė tė lutet pėr tė duke qenė nė vetmi. Transmetohet nga Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu] se Omeri [radijall-llahu anhu] mori leje prej Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr tė bėrė njė Umre. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] e lejoi dhe i tha: o vėlla, mos na haro gjatė lutjes tėnde. Disa tė tjerė nga Medineja i thanė: vėlla! Na shoqėro nė lutjet e tua. Omeri [radijall-llahu anhu] tha: nuk ka qenė pėr mua diē mė e dashur se fjala e tij “o vėlla”.” (Transmeton Ahmedi nė Musnedin e tij, Tirmidhiu nė Xhami’ dhe thotė: hadithi ėshtė hasen sahih)

    - nėse ndonjėri don vėllain e tij, le ta informoj atė se e don. (Ebu Davudi)

    - t’I ofrojė vėllait tė tij hedije, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “jepni njėri tjetrit dhurata qė tė duheni” (Imam Maliku nė Muvetta)

    Mė bėftė Allahu mua dhe juve prej atyre qė duan njėri tjetrin pėr hir tė Tij dhe qė fitojnė dashurinė dhe pajtimin e Tij.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Bamirėsia ndaj prindėrve


    8. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Ėshtė i mėrishėm, ėshtė i mėrishėm, ėshtė i mrishėm! Thanė: kush o i Dėrguar i Allahut? Tha: ai qė arrinė prindėrit e tij duke qenė ata tė vjetėr, njėrin apo qė tė dy, dhe nuk hyn nė xhennet.” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet.” (Ankebut – 8), poashtu thotė: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl”.

    Rreth kėsaj teme ka shumė hadithe tė verteta dhe tė njohura tė cilat nxisin mirėbėrėsinė ndaj prindėrve dhe sqarojnė shpėrblimin e madh pėr kėtė vepėr. Kėto hadithe na mėsojnė se bamirėsia ndaj prindėrve duke iu shėrbyer atyre, duke shpenzuar pėr mirqenien e tyre dhe tė tjera, janė shkak pėr hyrjen nė Xhennet. Ai i cili le pas dore kėtė obligim nuk arrinė kėtė shpėrblim dhe Allahu [subhanehu ve teala] e merr mėri.

    Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė prej punėve mė tė dashura tek Allahu [subhanehu ve teala] pas namazit nė kohė tė tij. Abdullah ibėn Mes’udi [radijall-llahu anhu] thotė: e pyeta Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : cila ėshtė puna mė e dashur tek Allahu i Madhėruar? Tha: namazi nė kohė tė tij. Mėpastaj pyeta: pas kėsaj, cila? Tha: bamirėsia ndaj prindėrve. Pėrsėri pyeta: pas kėsaj? Tha: xhihadi nė rrugė tė Tij.” (Buhariu)

    Bamirėsia ndaj prindėrve ėshtė shkak pėr pranimin e duasė (lutjes) siē qėndron nė rrėfimin e tre personave tė cilėt u strehuan nė njė shpellė, pastaj rrokulliset njė shkėmb dhe e mbyll hyrjen e shpellės. Pas kėsaj i thonė njėri tjetrit: shikoni cilat punė tė mira i keni bėrė pėr hir tė Allahut dhe luteni me to, ndoshta gjėjmė shtegdalje. Njėri prej tyre tha: “O Allah i im! unė i kam pasur prindėrit pleq tė thinjur dhe asnjėherė para tyre nuk ju kam dhėnė tė hanė e as tė pijnė fėmijėve tė mi e as mallit tim (shėrbėtorėve). Njė ditė mė hutoi kėrkimi i kullosės mė tė mirė pėr kopenė time, e nuk ju erdha me kohė dhe ata kishin fjetur. Unė e mola qumėshtin nė enė dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Mė erdhi keq t'i trazoj, por edhe qė t'i ushqej para tyre familjen dhe shėrbėtorėt, andaj kam pritur me enė nė dorė dhe kam shikuar kur do tė zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri nė agim. Fėmijėt e mi aty te kėmbėt e mia klithnin tė uritur, tė cilėve u kam dhėnė qumėsht pasi janė zgjuar prindėrit dhe e kanė pirė qumėshtin tė cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nėse kėtė e kam bėrė vetėm pėr Ty, e pėr askėnd tjetėr, atėherė na e largo kėtė shkėmb nga hyrja e kėsaj shpelle nė tė cilėn gjendemi!” Allahu ua lėvizi shkėmbin aq sa tė shohin qiellin…” (Buhariu)

    Prindėrit janė ata qė mė denjėsisht meritojnė sjelljen e mirė. Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] thotė: “erdhi te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] njė njeri dhe e pyeti: kush mė tepėr meriton sjelljen time tė mirė? Tha: nėna yte. Tha: pastaj cili? Tha: nėna yte. Tha pastaj cili? Tha: nėna yte. Tha pastaj cili? Tha: babai yt.” (Buhariu)

    Prej bamirėsisė ndaj prindit ėshtė rrespektimi i dashamirėve tė tij, Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Bamirėsi mė e mirė ėshtė qė njeriu tė mbajė lidhje me dashamirin e babait tė vet”. (Tirmidhiu – sahih)

    Mosdėgjimi i prindėrve ėshtė prej mėkateve mė tė mėdha. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] iu tha shokėve tė tij: “A doni t'ju njoftoj pėr mėkatet mė tė mėdha?” Ne i thamė: “Gjithsesi, o i Dėrguari i All-llahut!” Tha: “All-llahut nėse i pėrshkruhet shok (shirk) dhe mosdėgjimi i prindėrve”. Ishte (ulur) i mbėshtetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Veni re, edhe fjala e kotė, edhe dėshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e pėrsėriti kėtė saqė thash: “Ah, sikur tė heshtte!” (Buhariu)

    Hasan Basriu u pyet pėr bamirėsinė ndaj prindėrve dhe tha: tė shpenzosh pėr ta atė qė posedon, t’i rrespektosh nė atė qė tė urdhėrojnė nėse urdhėri i tyre nuk ėshtė mėkat, argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut [subhanehu ve teala] : “E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė keshė mirėkuptim ndaj tyre.” (Lukma – 15)

    I ėshtė thėnė Ali ibėn Husejnit [rahimehull-llah]: ti jė bamirėsi mė i madh ndaj nėnės tėnde mirėpo nuk tė shohim duke ngrėnė sė bashku mė te! Ai tha: kam frikė tė mos i paraprij nė ndonjė gjė qė syri i saj e ka dashur dhe me kėtė tė bėhem mosrrespektues ndaj saj.

    I ėshtė thėnė Omer ibėn Dherrit pasi qė vdiq i biri i tij: si ishte bamirėsia e tij ndaj teje? Ai tha: kur ecnim sė bashku gjatė ditės ēdoherė ecte pas meje, e kur ecnim gjatė natės ēdoherė ecte para meje. Asnjėherė nuk ėshtė ulur nė ndonjė vend mė tė lartė se sa vendi qė ulesha unė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Lidhja farefisnore



    9. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] i cili thotė: kam dėgjuar Pejgmaberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dukė thėnė: “kush dėshiron t’i shtohet rizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le tė mbajė lidhjet farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballėkun)” (Nisa – 1)

    Nė njė ajet tjetėr thotė: “Dhe ata qė e mbajnė lidhjen pėr tė cilėn All-llahu ka urdhėruar tė mbahet, qė frikėsohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rėndė e pėrgjegjėsisė.” (Ra’d – 21)

    Farefisi nėnkupton tė afėrmit tė cilėt i lidhė prejardhja, pa marrė parasyshė a trashėgojnė njėri tjetrin apo jo, ėshtė mahrem (person me tė cilin ndalohet martesa me tė) apo nuk ėshtė. Disa dijetarė mendojnė se farefis janė vetėm ata qė nuk mund tė martohen ndėrmjet tyre, mirėpo mendimi i parė ėshtė mė i saktė sepse sipas tė dytit patjetėrson nxjerrjen e fėmijėve tė axhės, hallės, dajės dhe tezes nga farefisi e qė nuk ėshtė e saktė. (Fet-hul Bari – 10/414)

    Kadi Ijadi thotė: nuk ka dallim nė mendime rreth asaj se mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib (obligim) nė pėrgjithėsi dhe se ndėrprerja e saj ėshtė mėkat i madh… mirėpo kjo lidhje ėshtė nė gradė dhe disa gradė janė mė tė larta se tjerat. Mė e ulta ėshtė mos heqja dorė plotėsisht dhe mbajtja e lidhjes me fjalė madje edhe vetėm me selam. E tėrė kjo dallon sipas dallimit tė mundėsisė dhe nevojės. Ndonjėherė mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė vaxhib e ndonjėherė mustehab (vepėr e preferuar). Nėse ndokush mban lidhjet farefisnore mirėpo jė nė mėnyrė tė plotė, nuk konsiderohet se ka ndėrprerė kėtė lidhje, e nėse duke patur mundėsi bėn lėshime rreth kėtij obligimi, nuk konsiderohet se i mban lidhjet farefisnore. (Sahihul Muslim, sherh Ennevevij – 16/113)

    Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptojmė se shtimi i rizkut dhe bereqetit tė tij, zgjatja e jetės dhe bereqetit tė saj dhe udhėzimi pėr tė bėrė vepra tė mira janė fryt i mbajtjes sė lidhjeve farefisnore.

    Pasi qė Allahu [subhanehu ve teala] i krijoi tė gjitha krijesat “lidhja farefisnore tha: kjo ėshtė pozita qė kėrkon strehim prej teje nga kėputja e lidhjes farefisnore. Tha: po, a nuk dėshiron qė tė mbaj lidhje me atė qė mban lidhje me ty dhe t’i ndėrpres mė atė qė i ndėrpret me ty? Ajo tha: po, si jo o Zoti im. Tha: ajo ėshtė pėr ty. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: lexoni nėse dėshironi: “A pritet prej jush (hipokritėve) qė nė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut?” (Muhamed – 22) (Transmeton Buhariu)

    Mbajtja lidhjeve farėfisnore ėshtė shkak pėr tė hyrė nė Xhennet. Ebu Ejjub Ensarij thotė: njė njeri i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : mė trego ndonjė punė e cila mė fut nė Xhennet! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: sa i mprehtė qė ėshtė! Pastaj tha: ta adhurosh Allahun dhe askend mos t’ia shoqėrosh Atij, ta falish namazin, tė japėsh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.” (Buhariu)

    Gjithashtu transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a., se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Nuk mban lidhjet farefisnore ai qė kthen (vizitat) por ėshtė ai qė kur i ndėrpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”. (Buhariu)

    Erdhi njė njeri te Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: o i Dėrguar i Allahut! Unė kam disa tė afėrm me tė cilėt mbaj lidhje farefisnore kurse ata nuk mbajnė me mua, u bėj mirė kurse atė mė bėjnė keq dhe sillem butė me ta kurse ata sillen me arrogancė ndaj meje. Pejgmaberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: nėse vėrtet ėshtė ashtu si thua atėherė ėshtė njėsoj sikur t’i ushqesh ata me hi tė nxehtė, dhe vazhdimisht do tė jetė me ty njė ndihmės i Allahut kundėr tyre, perderisa je nė kėtė gjendje.” (Buhariu)

    Poashtu Pejgamberi a.s thotė: “nuk hyn nė Xhennet ai i cili kėput lidhjet farefisnore.” (Buhariu)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Obligimi ndaj fqiut dhe porosia (hyjnore) ndaj tij



    10. Transmeton Aishja [radijall-llahu anha] nga Pejgamberi a.s. i cili tha: "Xhibrili vazhdimisht me porosiste pėr fqiun derisa mendova se do ta bėn trashigimtar timin." (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Adhuroni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, sillnu mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet." (Nisa – 36)

    Dijetarėt janė ndarė nė mendime rreth kuptimit tė fjalės sė Muhamedit a.s. " trashigimtar timin". Disa prej tyre e komentuan si "pjesmarrės nė pasurinė e tij duke ia dhėnė njė pjesė tė caktuar ashtu siē iu jipet anėtarėve tjerė tė familjes. Tė tjerėt menduan se kjo shprehje ka pėr qėllim qė fqiu tė trajtohet sikur trashėgimtar nė raportet me tė. Mendimi i parė ėshtė mė i qėlluar sepse kuptimi i dytė ka mbetur kurse i pari nuk ka ndodhur siē mund tė kuptojmė nga hadithi.

    Nocioni "fqi" pėrfshinė muslimanin dhe kafirin, ibadetxhiun (adhuruesin) dhe mėkatarin, ardhacakun dhe vendasin, tė afėrmin (e familjes) dhe tė largėtin, ai qė ėshtė afėr me shtėpi dhe ai qė ėshtė larg. Tė gjithė kėto janė nė gradė, mė e larta ėshtė ajo qė i plotėson atributet e para, pastaj ai qė vjen me radhe derisa tė mbetet nje atribut, dhe e kundėrta – grada mė e ulėt ėshtė ajo nė tė cilėn mbeldhen cilėsitė e fundit. Obligimi ndaj fqiut ėshtė aq mė i madh varėsisht prej gradės sė tij.

    Porosia mbi fqiun pėrmbushet duke drejtuar kah ai llojet e bamirėsisė sipas mundėsisė, sikur: dhurata, salami, buzėqeshja gjatė takimit me tė, interesimi pėr gjendjen e tij, ofrimi i ndihmės kur ka nevojė dhe tė tjera.

    Pejgamberi a.s. iu drejtua Ebu Dherrit: " O Ebu Dherr, kur tė pėrgatisish salcė me lėng mishi shtoe ujin mė tepėr dhe gostiti fqinjtė." (Muslimi)

    Pejgamberi a.s. na ka urdhėruar qė tė mos pengojmė fqiun, ai na ka porositur: " Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė mos pengojė fqiun e tij." (Buhariu). Ai e mohoi imanin nga njeriu i cili fqiu i tij nuk ėshtė i qetė "Pasha Allahun nuk besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar! E pyetėn: cili o i dėrguar i Allahut? Ai qė fqiu i tij nuk ėshtė i qetė nga pengesat e tij, u pėrgjigj ai." (Buhariu) Bamirėsinė ndaj fqiut e bėri kusht pėr tė qenurit i mirė me atė, ai a.s. tha: "shok mė i mirė tek Allahu ėshtė ai i cili ėshtė mė i mirė pėr shokun e vet, kurse fqiu mė i mirė ai i cili ėshtė mė i mirė pėr fqiun e vet." (Tirmidhiu i cili kėtė hadith vlerėson si: hasen garib)

    Rreth kėsaj teme transmetohet se Ahnef ibėn Kajsi kishte hypur mbi shtėpinė e tij dhe kishte parė fqiun nga lartė, kjo e shtyri tė britė: turp mė qoftė, turp mė qoftė, hyra nė shtėpinė e fqiut pa lejen e tij, mos hypsha mbi shtėpinė time asnjėherė!

    Ebu Hanifeja r.h. kishtė njė fqi kėpuctar i cili punontė shumė gjatė natės dhe ēdoherė recitonte disa vargje ku shprehte pikėllimin e tij ndaj njerėzve dhe thoshte se e kishin lėnė pas dore dhe gjėra tjera. Ebu Hanifeja r.h. kur zgjohej pėr tė faluar namz nate dėgjontė zėrin e tij duke rrecituar vargje mallėngjyese. Dy netė me rradhė mė nuk e dėgjoi dhe filloi tė interesohej pėr kėpuctarin. Pasi qė pyeti fqinjtė pėr tė dhe kuptoi se sulltani kishte burgosur menjėherė shkoi tek valiu pėr tė ndėrmjetėsuar. Ai iu drejtua valiut: patrulla juaj ka burgosur fqiun tim kurse une kam obligim ndaj tij. Valiu pyeti: si quhet ai? Ebu hanifeja u pėrgjigj: nuk e di emrin e tij mirėpo e dij se ėshtė kėpuctar. Valiu urdhėroi qė tė lirohen tė gjithė qė ishin burgosur atė natė pėr tė gjetur Ebu Hanifeja fqiun e tij. Pasi qė e takoi, kėpuctari iu dejtua Ebu Hanifes me falenderime tė pėrzemėrta kurse ai i tha: " o djalosh! Nuk tė kemi lėnė pas dore.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Kurani, hadithet dhe grate!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 10:13
  3. Hadithet qė janė bosht i Islamit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:01
  4. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  5. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •