Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Zbatimi i emanetit




    21. Hudhejfeja [radijall-llahu anhu] thotė: na ka treguar Pejgamberi [alejhi selam] dy hadithe, njėrin prej e tyre e kam parė nė praktikė kurse tjetrin pres qė ta shoh. Hadithi i parė ėshtė: "Amaneti ėshtė vėnduar thellė nė zemrat e burrave, pastaj ka zbritur Kur'ani dhe e kanė mėsuar kėtė cilėsi prej Kur'anit si dhe prej sunnetit." Mė pas na rrėfeu pėr humbjen e amanetit, pra Pejgamberi [alejhi selam] tha: "Kur njeriu do tė shtrihet tė flejė do t’i mirret amaneti nga zemra dhe do tė lė tragje tė lehta, pastaj kur tė flej pėrsėri do t’i mirret amaneti dhe nė zemėr do t’i mbeten tragje sikur qė mbeten nė dorė nga puna e rrėndė ashtu sikur t’i mėshosh njė gaceje me kėmbė derisa tė bėhet copė thėngjilli e shuar tė cilėn e sheh se nuk ka gjė nė tė pastaj i mėshoi njė guraleci me kėmbė dhe tha: njerėzit do tė kenė mardhėnie tregtare ndėrmjet tyre dhe gati se asnjėri nuk do tė zbatoj amanetin, derisa do tė thuhet: nė filan fisi gjindet njė njeri besnik (qė zbaton emanetin) dhe do tė thuhet pėr atė njeri: sa i pėrmbajtur qė ėshtė! Sa i mirė dhe i men[ur qė ėshtė! E ai nuk ka nė zemrėn e tij iman (besim) as sa njė kokėr." (Thotė Hudhejfeja): unė kam arritur njė kohė kur nuk ishte me rrėndėsi se me cilin kishe mardhėnie tregtare, nėse ishte musliman feja e bėnte besnik e nėse ishtė i krishterė ose jehudij, udhėheqėsi i tyre i obligonte zbatimin e amanetit, kurse sot nuk mund tė kem mardhėnie tregtare vetėm se me filanin dhe filanin. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thtoė: "All-llahu ju urdhėron qė t'u jepni amanetin tė zotėve tė tyre." (Nisa – 58) dhe "Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokės dhe maleve, e ato nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij, ndėrsa njeriu atė e mori mbi vete; dhe ai i bėri padrejtė vetes, dhe ishte i padijshėm." (Ahzab – 72)

    Amaneti nė kuptimin e tij tė gjėrė don tė thotė: tė gjitha veprat me tė cilat Allahu [subhanehu ve teala] e ka obliguar njeriun.

    Kuptimi i hadithit ėshtė se amaneti do tė largohet nga zemrat e njerėzve pak nga pak. Kur njė pjesė e tij tė largohet do tė humbas drita e tij dhe do ta pason njė errėsirė me gjurmė tė lehta, kur tė largohet edhe pjesa tjetėr atėherė gjurmėt do tė jenė edhe mė tė rrėnda. Mė pas pėrngjasohet largimi i dritės e cila ka qenė nė zemėr dhe e cila ka dalė pasiqė ishtė e ngulitur me njė gacė tė cilėn njeriu e rrotullon me kėmbėn e tij derisa tė mos shuhet. Mėshuarja e guralecit me kėmbėn e tij nga Pejgamberi [alejhi selam] ka kuptimin e sqarimit tė asaj qė e pėrmendi mė parė, Allahu e din mė sė miri. (Elminhaxh i Neveviut, 2/169)

    Ėshtė transmetuar deri te ne se gjėrat e para qė do tė largohen nga ky ummet janė turpi dhe amaneti siē transmeton Ibėn ebi Dunja: "gjėrat e para qė do tė largohen nga ky ummet janė turpi dhe amaneti, pra luteni Allahun pėr to!". Dije se kur tė humbet amaneti ėshtė afruar shaktėrimi i kėsaj bote siē ėshtė pėrmendur nė hadith: "kur tė humbet amaneti pritni shkatėrrimin e kėsaj bote! As-habėt pyetėn: si humbet amaneti? Tha: kur njė post t’i jepet atij qė s'ėshtė kompetent." (Trasnmeton Buhariu)

    Pėr rėndėsinė e amanetit flet hadithi i Pejgamberit [alejhi selam] "nuk ka iman ai i cili nuk e mban amanetin dhe nuk ka fe ai icili s’i pėrmbahet marveshjes." (Transmeton Imam Ahmedi), pėr kėtė e gjejmė se tradhėtia e amanetit ėshtė prej cilėsive tė hipokritėve si[ thotė Pejgamberi [alejhi selam] : "shenjat e munafikut janė tre: kur flet gėnjen, kur premton s'e pėrmbush premtimin dhe kur i lihet njė gjė amanet e tradhton" (transmeton: Buhariu dhe Muslimi)

    Pejgamberi [alejhi selam] thotė: "njė njeri prej popujve para jush bėnte shitblerje dhe mbante amanetin. Njė ditė i erdhi njė njeri dhe i mori njė mijė dinar deri nė njė kohė tė caktuar. Pasiqė erdhi koha e caktuar deshi qė tė kthente borxhin, mirėpo deti nėpėr tė cilin duhej tė udhėtonte ishte tėrbuar. E mori njė copė druri, i vėndoi dinarėt nė tė dhe u lut: o Zoti im! Filani mė dha kėtė pasuri nė amanet kurse deti ėshtė tėrbuar, pra dėrgoja kėtė pasuri atij, dhe e gjuajti drurin nė det. Druri filloi tė lėviz dukė e ngritur lartė njė valė e duke e lėshuar poshtė tjetra. Borxhdhėnėsi doli tė merr abdest pėr tė falur namazin e drekės. Drurin tė cilin e kishtė gjuajtur borxhamrrėsi ra para kėmbėve tė tij. Ai porositi familjen e tij qė tė mos flasin rreth kėsaj derisa tė falet. Mė pas e mori drurin dhe kur pa nė tė njė sėrė dinarėsh. i mblodhi dhe i mati ato. Kohė mė vonė e takoi borxhmarrėsin dhe i tha atij: a je ti filani? Ai u pėrgjigj: si jo! Pastaj i tha: a je ai qė tė dhash amanet ca dinarė? Ai u pėrgjigj: po, si jo. Ai pėrsėri i tha: ku janė paratė e mia? Ai u pėrgjigj: Allahu e di se unė me paratė tua bėra kėtė e kėtė! Ai ia ktheu: Allahu e ka [uar nė vend amanetin tėnd. Pejgamberi [alejhi selam] tha: vallė, cili prej kėtyrė dyve mė tepėr ka mbajtur amanetin: ai i cili e dha apo ai i cili e ktheu pasurinė?! (Transmeton Haraitij)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Tė kėnaqurit me atė qė posedon dhe vetpėrmbajtja



    22. Transmeton Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhiselam] ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuri e vėrtetė pasuria materiale por pasuri e vėrtetė ėshtė pasuria shpirtėrore" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Nuk ka anjė gjallesė nė tokė qė All-llahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj" (Hud – 6)

    Kuptimi i hadithit ėshtė se pasuri e dobishmė, madhėshtore apo e lavdėruar ėshtė pasuria shpirtėrore sepse kur shpirti ėshtė i pasur i ndėrpret ėndjet e tepėrta, pėr kėtė, ngritet dhe bėhet i madh dhe fiton privilegj, kėnaqėsi, autoritet dhe lėvdatė mė shumė se i pasuri i cili ėshtė shpirtvarfėr pėr tė arritur pasuri, sepse tė dytin pasuria e shpien nė gjėra jo tė ndershme dhe nė vepra amorale pėr shkak ėndjeve tė tij tė ulta dhe kopracisė. Pra ai qė karaktrizohet me pasuri shpirtėrore ėshtė i kėnaqur me furnizimin qė ia ka caktuar Allahu, nuk tenton pėr ta shtuar atė pa nevojė, nuk insiston nė kėrkesė dhe lypje porse pajtohet me atė qė Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndarė pėr tė dhe nuk ndien asnjėherė mungesė. Nė anėn tjetėr ai i cili karakterizohet me shpirtėvarfėri ėshtė nė tė kundėrtėn e atij qė ėshtė i pasur shpirtrisht sepse nuk kėnaqet me atė qė posedon por vazhdimisht vepron pėr tė shtuar pasurinė nė [fardo mėnyre, e nė rrast se nuk mund tė plotėsoj dėshirat pikėllohet dhe ndien keqardhje sikur tė mos kishte pasuri. E tėrė kjo sepse nuk i mjafton ajo qė posedon, sikur tė jetė i varfur materialisht pėrkundėr tė pasurit shpirtrisht i cili pajtohet me paracaktimin e Allahut [subhanehu ve teala] , i nėnshtrohet ligjit tė Tij duke e ditur se ajo qė e pret tek Allahu ėshtė mė e mirė dhe mė afatgjate, pra ai nuk insiston tė shtojė pasurinė e as qė lyp njė gjė tė tillė. Sa vargje tė bukura ka thurrur Imam Shafiu [rahimehull-llah] nė lidhje me kėtė:


    Rizkun (furnizimin) nuk e pakson vetpėrmbajtja

    As qė shtohet me pėrkujdesje e mundim

    Nuk ka gėzim tė pėrjetshėm as brenga

    Nuk ka as skamje e bollėk pa pėrfundim.


    Nė kėto vargje Imam Shafiu [rahimehull-llah] ve nė pah gjendjen e atij qė mundohet natė e ditė pėr tė shtuar pasurinė dhe atij qė ėshtė i kėnaqur me atė qė posedon. Ai mė tej ndri[on faktin se nėse njeriu ka zemėr tė kėnqur nuk ka dallim prej mbretėrve tė kėsaj bote. (sh.p.)

    Kujdesu vėlla musliman qė tė jesh i knaqur me atė qė posedon dhe tė jesh i vetpėrmbajtur sepse furnizimi ėshtė ndarė nga i Urti dhe i Informuari pėr ēdo gjė. Mbėshtetu nė Atė qė e ndanė furnizimin sepse kush mbėshtetet nė Tė, Ai i mjafton. Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotė: nė kur'an ėshtė njė ajet dhe sikur tėrė njerėzit do ta kuptonin do tė ishin tė kėnaqur me atė qė posedojnė, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare." (Tala- 2,3)

    Dije se pėrkujdesja e tepėrt nuk ta shton rizkun. Njė beduin i tha njė tjetrit tė cilėn e pa shumė tė kujdesur pėr tė fituar pasuri: o vėlla, ti je kėrkues dhe i kėrkuar, ty tė kėrkon njė kėrkues tė cilit nuk mund t’i ikish. Ti kėrkon atė qė s’ke nevojė sikur tė mos kishe parė njeri i cili shumė pėrkujdeset mirėpo nuk arinė asgje si dhe njeri qė ėshtė indiferent ndaj kėsaj bote mirėpo ėshtė i furnizuar.

    Njė tjetėr ka thėnė: ti nuk mund ta arrishė shpresėn tėnde, as t’ia tejkalosh vdekjes, as ta mbisundosh furnizimin as ta kontrollosh fatin e tjetėrkujt, e pse atėherė e shkatėrron veten?

    “Ai i cili ėshtė i vetėpėrmbjėtur Allahu ia bėn tė mjaftueshme atė qė posedon, ai cili ėshtė i pasur shpirtėrisht Allahu [subhanehu ve teala] e pasuron” ( Buhariu dhe Muslimi) pėr kėtė “ai tė cilin e godet varfėria dhe ankohet te njerėzit, atij nuk i largohet varfėria, e kush i drejtohet Allahut, Ai i jep furnizim menjėherė apo mė vonė” (Ebu Davud, Tirmidhi) kjo sa i takon dunjasė kurse nė Ahiret atij i takon xhenneti, transmeton Theubani [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thėnė: “kush mė garanton mus se askujt nuk do t’i lyp asgjė unė i garantoj xhennetin” Theubani tha: unė o i dėrguar i Allahut, dhe asnjėherė nuk i lypi askujt asgjė. (Ebu Davudi)

    Sa i takon atij qė “lyp pėr ta shtuar pasurinė qė ka ai Nė realitet ka kėrkuar pėr vete nje gacė, kėrkon pak apo shumė” (Muslimi)

    Nė kėtė kontekst transmetohet se nje njeri duke qarė ankohet te Hasan Basriu pėr gjendjen e tij tė rrėndė, hasani i thotė: e tėrė kjo vjen nga pėrkujdesi i madh qe ke pėr dunjanė, pasha Allahun sikur ndonjėri tė posedonte tėrė botėn e pastaj e humė atė nuk mendoj se meriton ta anė atė.

    Njė njeri tjetėr ankohet te Shiblij pėr gjendjen e rrėndė tė familjes sė vetė e ai i thotė: kthehu te shtėpia yte e atė qė furnizimin i tij nuk ėshtė nė dorė tė Allahut dėboje nga shtėpia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 29-11-2007 mė 13:03
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pėrmbushja e premtimit



    23. Ebu Hurerja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “shenjat e hipokritit janė tre: kur flet gėnjen, kur premton nuk e pėrmbush premtimin dhe kur i besohet njė gjė e tradhėton atė.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėrmbusheni premitmin, pse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi.” (Isra – 34), poashtu thotė: “meqė keni premtuar, pra zbatoeni premtimin e dhėnė ndaj Allahut.” (Nahėl – 91)

    Kuptimi i hadithit ėshtė: cilėsitė e pėrmendura nė hadith janė cilėsi tė hipokrizisė, kurse ai i cili i ka kėto cilėsi ėshtė pėrngjasuar me hipokritin nė moralin e tij.

    Me fjalėn “premtim” nėnkuptohet premtimi pėr punė tė mira kurse nėse premtohet pėr tė bėrė tė keqe nė atė rrast preferohet mospėrmbushja e atij premtimi madje mund tė bėhet obligativ nėse mospėrmbushja e tij nuk shpien nė dėm mė tė madh.

    All-llahu [subhanehu ve teala] ka urdhėruar qė tė pėrmbushet premtimi “Pėrmbusheni premitmin, pse pėr premtimin ka pėrgjegjėsi.” (Isra – 34) kurse mashtrimi ėshtė i ndaluar nė ēdo beslidhje qoftė ajo ndėrmjet muslimanit dhe ndonjė tjetrit, madje edhe nėse eshte nė pyetje jomuslimani, pra ēka mendon nėse mashtrimi bėhet ndaj muslimanit. Pėrmbushja e premitmit kur ėshtė nė pyetje muslimani edhe mė parė kėrkohet kurse thyerja e tij ėshtė mėkat mė i madh.

    Thyerja e premtimit ndahet nė dy lloje:

    Njė: tė premtojė duke fshehur nė zemrėn e tij qėllimin e thyerjes sė premtimit, ky ėshtė vesi mė i keq.

    Dy: tė premtoj duke patur pėr qėllim pėrmbushjen e premtimit, pastaj ndėron mendimin dhe then premtimin pa arsye.

    Pėrmbushja e premtimit ėshtė prej vyrtiyteve tė shpirtrave tė lartė, ėshtė moral i rrallė, i lavdėruar, pronari i saj ėshtė i madhėruar nė sytė e njerėzve dhe i besueshėm tek ata.

    Njė beduin ka thėnė: premtimi i fisnikut ėshtė i menjėhershėm apo i shpejtė kurse premtimi i tė kundėrtit ėshtė vonim dhe arsyetim.

    Njė tjetėr ka thėnė: arsyetimi i pranuar ėshtė mė i mirė se vonimi i tepruar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kėshilla


    24. Transmeton Ebu Rukaje Temim ibėn Eus Eddarij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Feja ėshtė kėshillė. Thamė pėr cilin? U pėrgjigj: pėr Allahun, pėr Librin e Tij, Pejgamberin e tij, prijėsit e muslimanėve dhe masėn e gjėrė.” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] duka na lajmėruar pėr Lutin [alejhi selam] thotė: “dhe unė jam kėshillues besnik pėr ju” (A’raf – 68)

    Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, mbi tė ndėrtohet Feja Islame siē do tė pėrmendim mė vonė. Kuptimi i fjalės “feja ėshtė kėshillė” ėshtė: kėshilla ėshtė shtylla e fesė.

    Hattabij [rahimehullah] ka thėnė: fjala ‘nesiha” (kėshillė) ėshtė shprehje me tė cilėn kihen pėr qėllim disa gjėra, prej tyre: t’ia duash tė mirėn atij qė e kėshillon. Kuptimi esencial i kėsaj fjale ėshtė: “hulus” (pastrim). Thuhet: nesahtul asel” - e kam pastruar mjaltin. Pra kuptimi i fjalės: feja ėshtė kėshillė (nasiha) pėr Allahun ėshtė: besimi i drejtė nė njėshmėrinė e Tij dhe sinqeriteti nė adhurimin ndaj Tij. Kurse fjala “kėshillė pėr librin e Tij” d.m.th. tė besosh nė kėtė libėr dhe tė veprosh sipas mėsimėve qė pėrmban ai. Fjala “kėshillė pėr Pejgamberin e Tij” d.m.th. tė besosh nė pejgamberinė e tij dhe ta ndėgjosh atė kur urdhėron apo ndalon. “kėshillė pėr masėn e gjėrė” d.m.th. udhėzimi i tyre kah gjėrat qė ju bėjnė dobi.

    Ebu Amėr ibėn Salahi ka thėnė: “nasiha’ (kėshilla) ėshtė fjalė pėrmbledhėse qė nėnkupton: kėshilluesi t’ia ofron tė kėshilluarit tė gjitha aspektet e tė mirės me zemėr dhe vepėr. Kėshilla pėr Allahun e ka kuptimin: besimi nė njėshmėrinė e Tij dhe cilėsimi i Tij me cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta si dhe mohimi i gjėrave tė kundėrta qė nuk i pėrkojnė madhėrisė sė Tij. Poashtu nėnkuptohet largimi nga mėkatet dhe ndėgjimi i urdhėrave tė Tij. Tė duash dhe tė uresh pėr hir tė Allahut, tė luftosh atė qė mohon besimin nė Te si dhe tė thėrrasish dhe tė nxisish nė tėrė kėtė.

    “Kėshilla pėr librin e Tij” nėnkupton: tė besosh nė tė, ta madhėrosh, tė mohosh mangėsitė nga ai, ta lexosh drejtė, t’i rrespektosh urdhėrat dhe ndalesat e tij, tė kushptosh shkencat dhe shembujt qė pėrmenden nė tė, tė meditosh rreth ajeteve, tė thėrrasėsh nė tė si dhe ta mbrosh nga shtrembėrimi dhe shpifjet e tė devijuarve.

    “Kėshilla pėr Pejgamberin” ėshtė e afėrme me atė tė librit, d.m.th. ta besosh atė dhe shpalljen qė e ka sjellur ai, ta madhėrosh, ta rrespektosh, tė kapesh pėr rrugėn e tij, tė ngjallėsh sunnetin, tė pėrhapėsh dijen e tij, tė armiqėsosh armiqt e tij, tė miqėsosh miqt e tij. Tė stolisesh mė vyrtytet e tij, tė edukohesh me edukatėn e tij si dhe tė duash familjen dhe shokėt e tij.

    “Kėshilla pėr prijėsit e muslimanėve” don tė thotė: t’i ndihmosh ata kur janė nė tė drejtė, t’i rrespektosh, t’ua pėrkujtosh tė vėrtetėn, t’ua tėrheqėsh vėrejtjen me butėsi, tė largohesh nga konflikti me ta si dhe tė lutesh pėr ta qė Allahu [subhanehu ve teala] t’i drejtojė.

    “Kėshilla pėr masėn e gjėrė” nėnkupton: udhėzimi i tyre kah ajo qė ju bėn dobi, mėsimi i tyrė ēėshtjet e fesė dhe dunjasė, fshehja e tė metave tė tyre, ndihma kundėr armiqve tė tyre, mbrojtja e tyre, tė mos tradhtohen as tė mos ua kenė zili, tė duash pėr ta atė qė don pėr vetevete si dhe tė uresh pėr t atė qė uren pėr vetevete.

    Fudajl ibėn Ijadi ka thėnė: te ne, njerėzit nuk janė ngritur me falje dhe agjėrim tė shumtė porse me bujari shpirtėrore, zemėr tė shėndoshė dhe kėshillė ndaj ummetit.

    Ėshtė pyetur Abdullah ibėn Mubareku: cila ėshtė puna mė e mirė? Ka thėnė: kėshilla pėr hirė tė Allahut.

    Ma’meri ka thėnė: kėshillues mė i madh pėr ty ėshtė ai qė mė sė tepėrmi i frikohet Allahut pėr ty.

    Selefi kur dėshironte tė kėshilloj ndokend e kėshillontė fshehurazi ashtuqė disa prej tyre thonin: kush kėshillon vėllain e tij fshehurazi ai vėrtetė e ka kėshilluar, kurse ai qė e kėshillon nė praninė e njerėzve ai nė realitet e ka qortuar.

    Fudajl ibėn Ijadi gjithashtu ka thėnė: besimtari ua fsheh tė tjerėve tė metat dhe kėshillon kurse i degjeneruari i zbulon tė metat dhe shėmton.

    Imam shafiu [rahimehullah] ka thėnė: kush e kėshillon vėllain e tij fshehurazi ai vėrtetė e ka kėshilluar dhe zbukuruar e ai qė bėn kėtė haptazi ai nė realitet ia ka zbuluar tė metat dhe e ka shėmtuar.

    Imam Muslimi transmeton se Xheriri [radijallahu anhu] urdhėroi shėrbėtorin e tij qė t’ia blej njė at. Ai i a bleu pėr 300 dirhem. Erdhi shėrbėtori sė bashku me blerėsin e atit te Xheriri pėr t’i marrė tė hollat prej tij. Xheriri i tha pronarit tė atit: ati yt ėshtė mė i mirė se 300 dirhem a mund qė tė ma shesish pėr 400? Pronari i thė: kėtė ti e vendos. Pastaj i tha pėrsėri: ati yt ėshtė mė i mirė se 400 dirhėm a mund qė tė ma shesish pėr 500, dhe vazhdoi kėshtu deri sa ia ofroi 800 dirhem dhe e bleu me kėtė shumė. Mė pas u pyet pėr kėtė e ai tha: unė i kam dhėnė besėn Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se do tė kėshilloj ēdo musliman.

    Gjithashtu Xheriri i thoshte shokut tė tij: dije se atė qė e marr prej teje ėshtė mė e mire se ajo qė ta jap unė, prandaj zgjedh!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Urdhėrimi nė punė tė mira dhe ndalimi prej tė kėqiave



    25. Seid el Hudriu [radijallahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: “kush sheh njė tė keqe le ta ndėron atė me dorėn e tij, nėse nuk mundet, le ta ndėron me gjuhėn e tij e nėse nuk mundet, atėherė le ta ndėron me zemrėn e tij e kjo ėshtė imani (besimi) mė i dobėt.”

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Nga ju le tė jetė njė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė tillė janė ata tė shptuarit.” (Ali Imran – 104), poashtu thotė: “Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė tė ndaloni nga veprat e kėqia.” (Ali Imran – 110)

    Fjala e pėrmendur nė hadith: “la ta ndėroj” ėshtė urdhėr nga i cili kuptojmė se kjo vepėr ėshtė e obliguar me njėmendėsinė e ummetit. Gjithashtu ajo e ka kuptimin e “kėshillės” e cila ėshtė feja nė tėrėsi, kurse urdhėri pėr punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqiat ėshtė obligim i mjaftueshėm (fard kifaje) – qė don tė thotė: nėse njė grup prej muslimanėve e kryen kėtė obligim bie pėrgjegjėsia nga tjerėt e nėse e lėnė pas dore kėtė obligim atėherė tė gjithė ata qė kanė mundėsi ta kryejnė kėtė obligim mirėpo nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė pa arsye, kanė mėkat.

    Urdhėri pėr punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqiat nuk ėshtė obligim i veēantė pėr njėrzit e pushtetit porse lejohet edhe pėr individėt e shoqėrisė islame sepse ai urdhėron dhe ndalon gjėrat rreth tė cilave ka dije pėr to, dhe kjo ndryshon me ndryshimin e rasteve. Nėse gabimi ndodh nė obligimet e dukshme apo nė ndalesat e njohura siē ėshtė namazi, prostitucioni e tė ngjashme, atėherė dihet se ēdo musliman ka dije rreth tyre. Nėse gabimet ndodhin nė gjėra tė paqarta pėr tė gjithė njerėzit dhe nė gjėra ku mund tė ketė mendimi (ixhtihadi) hapsirė nė atė rrast masa e gjėrė nuk ka tė drejtė nė ndėrhyrje e as tė ndalojė nga ajo vepėr porse ky ėshtė obligim i dijetarėve, e dijetarėt ndalojnė veprat rreth tė cilave ka koncenzus (ixhma) pėr ndalimin e tyre kurse ēėshtjet divergjente nė mesin e dijetarėve nuk mohoen, vetėm nė rrast se dėshiron qė ta kėshilloj pėr lėnien e asaj ēėshtjeje divrgjente pėr t’u larguar nga mospajtmi, pra kjo gjė preferohet nėse bėhet me butėsi. Kėrkohet nga urdhėruesi nė punė tė mira dha ndaluesi nga tė kėiat qė tė jėtė i butė pėr tė arritur qėllimin ashtu siē preferohet qė kjo pėrgjegjėsi t’i jipet atij qė njihet me cilėsi tė mira.

    Dije se kjo temė ėshtė e rrėndėsishme sepse me kėtė arrihet mirqenia e tw gjithw njerwzve. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė mėnyrė stilistike na e pasqyron rrėndėsinė e urdhėrimit nė tė mira dhe ndalimit nga tė kėqiat duke e pėrngjasuar atė mė pronarėt e njė anijes, ai [sal-llaahu alehi ve sel-lem] thotė: “Shembulli i atij qė ndalon nga tė kėqiat dhe atij qė i vepron ato ėshtė njėsoj sikur shembulli i njė grupi njerėzish tė cilėt kanė hequr short se ku do te vendosen nė anije. Njėrit grup prej tyre i bie shorti qė tė vendoset nė katin e epėrm tė anijes kurse tė tjerėve nė atė tė poshtėm. Ata qė ishin nė katin e poshtėm kur mbushnin ujė kalonin kah ata qė ishin nė katin e epėrm dhe menduan: sikur ne tė shpėrthejmė anijen nė katin tonė pėr tė mos i pėnguar kėta nė katin e epėrm!! (Thotė Pejgmaberi a.s. ): nėse i lėnė tė veprojnė ashtu si mendojnė do tė fundosen tė gjithė e nėse i pengojnė shpėtojnė ata dhe tė tjerėt.” (Buhariu)

    Nga ana tjetėr kur shtohen tė kėqiat dėnimi e kaplon tė mirin dhe tė keqin. Nėse nuk ndalohet i padrejti mund qė Allahu t’i dėnojė tė gjithė, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėguarit) se ata do t’i zė ndonjė telashe, ose do t’i godas dėnimi i idhėt.” (Nur – 63), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, ose do tė urdhėroni nė tė mira dhe tė ndaloni nga tė kėqiat ose Allahu do t’ju lėshoj dėnimin prej Tij e pastaj do tė luteni mirėpo nuk do t’ju pranhen lutjet.” (Tirmidhiu, hadithi ėshtė hasen)

    Sa i takon mėnyrės sė ndalimit tė tė kėqiave dhe gradėt e saj Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ka sqaruar nė hadithin qė u pqėrmend nė fillim tė temės, pra “ le ta ndryshoj me dorėn e tij, nėse nuk mundet me gjuhėn ė tij e nėse pėrsėri nuk mundet atėherė mė zemrėn e tij” fjala “ tė ndryshoj tė keqen me zemrėn e tij” d.m.th. e ta urrej me zemrėn e tij pra nuk bėhet fjalė pėr largimin apo ndryshimin e tė keqes konkretisht, pėr arsye se ai nuk ka mundur pėrveē urrejtjes. Fjala “ky ėshtė besimi mė i dobėt” e ka kuptimin “besimi mė pak i frytshėm”

    Kėrkohet nga urdhėruesi nė punė tė mira dhe ndaluesi nga tė kėqiat qė tė shoh nėse ndryshimi i tė keqes me dorė mund shpien deri te ndonjė e keqe mė tė madhe atėherė nuk e pėrdorė kėtė metodė por pwrdorė metodėn e kėshillimit dhe frikėsimit e nėse mendon se edhe fjala mund tė shkaktoj ndonjė tė keqe mė tė madhe atėherė e ndryshon atė me zemėr dhe rehatohet.

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “O ju qė besuat, ruane veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur jeni nė rrugė tė drejtė.” (Maide – 105)

    Ebu Umejje Esha’banij ka thėnė: e pyeta Ebu Tha’lebe elHushenijin pėr kėtė ajet e ai mė tha: sa i takon kėtij ajeti, vallahi kam pyetur atė qė mė sė miri e ka ditur, e kam pyetur Pejgmaberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai mė tha: “urdhėroni nė tė mira dhe ndaloni nga tė kėqiat derisa tė shihni se kopracia ndėgjohet, epshi pasohet, dunjasė i jepet pėrparėsi dhe ēdonjėrit i pėlqen mendimi i vet, atėherė mirru me veten dhe leri njerėzit sepse ju presin ditė, tė durosh nė to ėshtė njėsoj sikur tė kapish njė gacė tė flakėruar, ai qė punon nė atė kohė do tė ketė shpėrblimin e pesėdhjetė njerėzve kurse ata punojnė sa punoni ju.” (Tirmidhiu i cili thotė: hasenun garib)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mėshira



    26. Xherir ibėn Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ kush nuk mėshiron nuk mėshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, tė mėshirshėm ndėrmjet vete” (Feth – 29), poashtu thotė: “ndaj besimtarėve bėhu i pėrulur dhe i butė” (Hixhėr – 88)

    Muslimi me njė sened tjetėr transmeton se Ekra’ ibwn Jabisi e pa Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke e puthur Hasenin [radijallahu anhu] dhe tha: unė kam dhjetė fėmij dhe asnjėrin prej tyre nuk e ka puthur. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “ai qė nuk mėshiron nuk mėshirohet” Neveviu thotė: dijetarėt kanė thėnė se kjo fjalė e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė e pėrgjithshme, pėrfshinė mėshirėn ndaj fėmijėve dhe gjėra tjera.

    Hadithi i lartėpėrmendur na nxit qė tė jemi tė mėshirshėm ndaj gjithė krijesave, ndaj besimtarit dhe jobesimtarit, ndaj kafshėve qė i zotėron apo kafshėve qė nuk i zotėron. Me mėshirė ndaj kafshėve nėnkuptohet edhe dhėnia e ushqimit, pijes, tė mos ngarkohen tepėr dhe mosrrahja e tyre.

    Muslimani obligohet qė tė jetė i mėshirshėm ndaj vėllezėrve tė tij qė ta mėshiron Allahu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Allahu i mėshiron prej robėrve tė Tij ata qė janė tė mėshirshėm” (Buhariu), gjithashtu thotė: “mėshirė nuk ka vetėm ai qė ėshtė i keq” (Ebu Davudi), mėshira ėshtė vyrtyt i shoqėrisė islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, tė mėshirshėm ndėrmjet vete” (Feth – 29), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “shembulli i besimtarėve nė mėshirėn, dashurinė dhe ndjenjat e tyre reciproke ėshtė sikur shembulli i trupit, nėse njė pjesė e tij ankohet tėrė trupi e ndien dhimbjen me pagjumėsi dhe temperaturė.” (Muslimi)

    Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shumbulltyra ynė mė e mirė, ai ka qėnė i mėshirshėm dhe i butė, Enesi [radijallahu anhu] thotė: “nuk kam parė ndonjė mė tė mėshirshėm ndaj fėmijėve se Pejgamberi a.s.” (Muslimi), kjo mėshirė nuk ka qenė e veēantė vetem ndaj fėmijėve porse i ka pėrfshirė edhe tė rriturit ashtu siē e ka pėrshkruar Zoti i tij “ ėshtė i ndijshėm dhe i mėrshirshėm pėr besimtarėt” (Teube – 128)

    Nė njė fjalė ėshtė thėnė: prej shenjave tė fisnikėrisė ėshtė mėshira kurse ashpėrsia ėshtė shėnjė e poshtėrsisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Vlera e te pėrmendurit Allahun




    27. Ebu Musa el Esh’arij transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Shembulli i atij qė pėrmend Zotin e tij dhe atij qė nuk e pėrmend ėshtė sikur shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit.” (Buhariu)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me rrespekt e me dro, jo me shprehje tė larta, (pėrmende) nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bėn prej atyre qė nuk kanė kujdes.” (A’raf – 205), poashtu thotė: “… pėrmendenie shpesh Allahun ashtu qė tė gjeni shpėtim.” (Xhum’a – 10), dhe ajeti “O ju qė besuat, pėrmendni Allahun shumė, dhe madhėronie Atė mėngjes e mbrėmje.” (Ahzab- 41,42)

    Pėrmendja e Allahut (dhikri) ndahet nė tre lloje: pėrmendje me gjuhė qė nėnkupton “fjalėt qė pėrmbajnė madhėrim (tesbih), falenderim dhe lartėsim. Pėrmendje me zemėr qė nėnkupton “meditimi nė gjėrat qė argumentojnė ekzistimin e Zotit siē janė argumentet kosmologjike dhe ato legjislative tė sheriatit – urdhėrat dhe ndalesat e Zotit – qė tė depėrtojė nė kuptimin e tyre dhe tė thellohet nė fshehtėsitė qė mbajnė ato”, dhe pėrmendja me trup qė nėnkupton “angazhimi i trupit nė rrespektimin e fjalės sė Allahut.”

    Pra, vlera e dhikrit nuk pėrkufizohet nė fjalėt e gjuhės siē janė madhėrimi, falenderimi, lavdėrimi i Zotit porse ēdo vėpėr qė e urdhėron Allahu [subhanehu ve teala] zbatimi i saj ėshtė dhikėr siē ka thėnė Seid ibėn Xhubejri [rahimehull-llah] dhe dijetarė tė tjerė.

    Atai [rahimehull-llah] ka thėnė: “ ndejet e dhikrit janė ndejet ku shtjellohen temat e gjėrave tė lejuara dhe tw ndaluara, rregullat e shitblerjes, faljes, agjėrimit, martesės, shkurorėzimit, haxhit dhe tė ngjashme.

    Dhikri mė i mirė ėshtė ai qė bėhet mė gjuhė dhe me zemėr e nėse bėhet vetėm me njėrėn atėherė ai me zemėr ėshtė mė me vlerė. Pra nuk duhet qė tė lihet dhikri me gjuhė dhe me zemėr njėkohėsisht nga frika e veprės qė behėt pėr sy e faqe porse duhet me tė dy pjesėt tė pėrmendish Allahun [subhanehu ve teala] dhe tė kesh pėr qėllim arritjen e kėnaqėsisė sė Tij.

    Nga hadithi i lartėpėrmendur mėsojmė pėr vlerėn e madhe tė dhikrit. Aty pėrngjasohet ai qė pėrmend Allahun [subhanehu ve teala] dhe ai qė nuk pėrmend me tė gjallin dhe tė vdekurin qė ka kuptimin “ se tek i gjalli ka dobi pėr atė qė e miqėson dhe dėm pėr atė qė e armiqėson gjė qė nuk e gjejmė tek i vdekuri.”

    Dhikri ka dobi tė shumta, prej tyre:

    -ata qė shumė pėrmendin Allahun [subhanehu ve teala] janė nxituesit nė tė mira qė arrijnė grada tė larta, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ua tejkaluan tė veēuarit (mufridun)!ata pyetėn: kush janė tė veēuarit o i dėrguar i Allahut? Ai u pėrgjigj: ata dhe ato qė shumė pėrmendin Allahun.” (Muslimi)

    - dhikri ėshtė fortifikatė e fortė pėr njeriun, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ēdo njėri qė nė mėngjes apo nė mbrėmje thotė tre herė: -Nė emėrin e Atij qė me emrin e Tij nuk mund tė tė dėmtoj asgjė qė ėshtė nė qiell apo nė tokė, Ai ėshtė Gjithėndėgjues dhe i Gjithdijshėm- nuk mund ta dėmtoj atė asgjė.” (Tirmidhiu), pėr kėtė vėrejme se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na urdhėron qė tė pėrmendim Allahun, ai thotė: “ju urdhėroj tė pėrmendni Allahun sepse ai qė pėrmend Allahun i pėrngjan atij qė e ndjekin pas armiqtw, e ai duke ikur strehohet nė njė fortifikatė dhe (IMG:style_emoticons/default/yes.gif)n veten prej tyre, njėashtu njeriu nuk mund ta (IMG:style_emoticons/default/yes.gif)j vetveten prej djallit vetėm se duke pėrmendur Allahun.” (Tirmidhiu i cili thotė: hadith hasen sahih garib)

    -me dhikėr zgjidhen nyjet e djallit siē ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “kur njeriu shtrihet tė flejė, djalli ia lidh nė kokėn e tij tre nyje, kur ai zgjohet, nėse pėrmend Allahun i zgjidhet njė nyje, nėse merr abdes i zgjidhet nyja e dytė dhe nėse falet i zgjidhet edhe nyja e tretė dhe ndihet i freskėt dhe zemėrbardhė, nė tė kundėrtėn bėhet zemėrzi i poshtėr.” (Buhariu)

    - ai qė pėrmend Allahun, Allahu e pėrmend atė, e kjo mjafton pėr t’u kuptuar vlera e dhikrit: “Mė pėrmendni qė t’ju pėrmend” (Bekare – 152)

    - dhikri ėshtė ushqimi i zemrės dhe shpirtit, pa tė njeriu e humb dritėn dhe qwllimin e jetės dhe bėhet sikur gėrmadhė.

    - dhikri e shton dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė shkak qė Allahu ta don atė njeri.

    - dhikri shkakton ndjenjėn e madhėrimit tė Allahut.

    - dhikri ėshtė shkak pėr zbritjen e qetėsisė nė zemėr “pra, me tė pėrmendurit e Allahut qetėsohen zemrat” (R’ad – 28)

    - dhikri ėshtė shkak pėr shpėtim “pėrmendenie Allahun shumė qė tė gjeni shpėtim” (Xhum’a 10)

    Ka shumė argumente qė flasin rreth vlerės sė fjalėve tė ndryshme tė dhikrit mirėpo nuk po i pėrmendim kėtu pwr tw mos e zgjatur, e ai qė don tė dijė mė gjėrėsisht le tė konsultoj librat qė flasin rreth dhikrit.

    Sa i takon etikės sė dhikrit, po pėrmendim si vijon:

    - ai qė pėrmend Allahun duhet tė jetė nė gjendje mė tė mirė, nėse ėshtė ulur, i drejtuar kah kibla, i pėrkulur dhe i qetė kjo ėshtė mė mirė por nėse bėn dhikėr edhe duke mos qenė nė kėtė gjendje lejohet vetėm se e ka lėnė atė qė ėshtė mė mirė.

    - duhet qė vendi ku bėn dhikėr tė jetė i pastėr, sepse me kėtė tregon rrespekt ndaj dhikrit dhe Atė qė e pėrmend, pėr kėtė preferohet dhikri nė xhami apo vende tjera tė pastra.

    - duhet qė goja e tij tė jetė e pastėr, nėse nuk ėshtė e tillė, e pastron me misvak apo me ujw. Mos pastrami I gojws pwr tw bwrw dhikwr wshtw vepwr jo e pwlqyer, mirwpo nuk wshtw e ndaluar.

    - preferohet dhikri nė ēdo kohė dhe gjendje pėrveē nėse ėshtė duke kryer nevojėn apo duke kryer aktin seksual etj.

    - qėllimi i dhikrit ėshtė prania e vetėdijes, pra duhet qė tė jetė i vetėdijshėm dhe tė meditojė rreth fjalėve qė i thotė si dhe t’i kuptojė ato.

    - duhet qė ai i cili ėshtė i angazhuar me ndonjė punė gjatė ditės apo natės dhe i kalon dhikri, ta kompenzojė atė nėse i mundėsohet.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Drejtėsia


    28. Abdullah ibėn Amėr [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “tė drejtit janė nė piedestale te ndriēuara nė tė djathtėn e Tė Mėshirshmit - e tė dy duart e Tij janė tė djathta – ata qė janė tė drejtė kur gjykojnė, janė tė drejtė nė famijlet e tyre dhe nė ēwshtjet qė i kanė nė pėrgjegjėsi.” (Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “jam urdhėruar qė tė mbajė drejtėsi mes jush” (Shura – 15), poashtu thotė: “bėhuni tė drejtė se vėrtet Allahu i do tė drejtit” (Huxhurat – 9)

    Drejtėsia nė gjuėn arabe ka disa shprehje, prej tyre “adale” dhe “muadale” qė nėnkuptojnė barazi. Kurse shprehjet “adėl” dhe “idėl” janė tė pėrafėrta. Dallimi ėshtė nė atė se fjala “adėl” pėrdoret pėr gjėrat qė arrihen me logjikė sikur dispozitat. Kurse fjala “idėl” apo “adil” pėrdoren pėr gjėrat qė arrihen me shqisa sikur gjėrat qė numėrohen apo maten, pra “adėl” (drejtėsi) ėshtė barazia nė kthimin e gjėrave, nėse bėhet fjalė pėr tė mirė kthehet po aq e mirė dhe e kundėrta. Ihsan (bamirėsi) ėshtė qė ta kthej tė mirėn me njė mė tė mirė, kurse tė kėqen mė njė mė tė vogėl.

    Kuptimi i hadithit ėshtė se kėtė vlerė tė madhe dhe kėtė pozitė tė lartė “a arrin ai qė ėshtė i drejtė nė pozitėn e tij qoftė ajo pozita e halifes, vilajetit, gjykatės, urdhėruesit nė tė mira dhe ndaluesit nga tė kėqiat, apo nė obligimet e tij qė ka ndaj famijles sė tij.

    Pėr kėtė e gjejmė nė Kur’an se Allahu [subhanehu ve teala] e urdhėron Pejgamberin e tij qė tė jetė i drejtė “jam urdhėruar qė tė mbajė drejtėsi mes jush” (Shura – 15), dhe ajeti “ kur tė gjykoni mes njerėzve tė gjykoni me drejtėsi” (Nisa – 58)

    Obligohemi qė nė gjykimet tona mos tė ketė vend epshi, porse t’i pėrmbahemi drejtėsisė nė tė gjitha ēėshtjet edhe nėse e drejta ėshtė nė dėmin tonė apo nė dėm tė njeriut mė tė afėrt qė kemi siē janė prindėrit dhe farefisi “o ju qė keni besuar vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hirė tė Allahut edhe nėse ėshtė kundėr vetvetes suaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmve, le tė jetė ai pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mė mirė pėr ta. Mos ndiqni pra epshin e t’i shmangeni drejtėsisė. Nėse shtrembėroni ose tėrhiqeni, Allahu hollėsisht di ēka punoni.” (Nisa – 135), kėtė metodologji duhet ta ndjekim edhe me njerėzit qė mė tėpėr i urrejmė “o ju qė besuat , bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hirė tė Allahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos ju shtyj urrejtja ndaj njė populli e t’i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Kinie dro Allahun se Allahu di hollėsisht pėr atė qė veproni.” (Maide – 8)

    Nė njė fjalė tė urtė thuhet: drejtėsia e pushtetmbajtėsit ėshtė mė e dobishme se frytet e kohės. Gjithashtu ėshtė thėnė: nėse pushtetmbajtėsi nuk ėshtė i drejtė njerėzit nuk e rrespektojnė.

    Disa nėpunės i shkruan Omer ibėn Abdulazizit njė ankesė se qyteti i tyre ishte i pandėrtuar dhe kėrkonin ndihmw materiale pėr ndėrtim e ai ua ktheu: e kuptova letrėn tėnde, kur tė lexosh letrėn time fillo ndėrtimin e qytetit me drejtėsi dhe pastroj rrugėt e tij prej padrejtėsisė sepse kjo ėshtė rindėrtimi i tij me paqe.

    Kur Omer ibėn Abdulazizi u shpall halife ndėrmori iniciativėn pėr dhėnien ēdonjėrit tė drejtėn e tij. Filloi me anėtarėt e familjes sė tij tė tubuar nė shtėpinė e hallės sė tij tė cilėn e rrespektonte. Ai tha: Pejgamberi i Allahut ka ndjekur njė rugė, pas vdekjes sė tij, shokėt e tij e ndjekėn tė njejtėn rrugė e kur udhėheqjen e mori nė dorė Muaviu, e tėrhoqi djathtas dhe majtas, pasha Allahin nėse Allahu mė jep jetė do ta kthej nė atė rrugė tė cilė e ndiqte Pejgamberi i Allahut dhe shokėt e tij. Halla e tij i tha: o djal i vėllait tim, unė kam frikė qė mos tė tė sjellin ata ditė tė zezė! Ai u pėrgjigj: ēdo ditė e frikshme ėshtė mė e vogėl se Dita e Kijametit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Besnikėria



    29. Abdullah ibėn Mes’udi [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “besnikėria shpien nė mirėsi, mirėsia shpien nė xhennet, njeriu vazhdmisht ėshtė besnik derisa tė rregjistrohet tek Allahu i tillė. Gėnjeshtra shpien nė mėkate, mėkatet shpiejnė nė xhehnem, njeriu vazhdimisht gėnjen derisa tė rrgjistrohet tek Allahu gėnjeshtar. (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “O ju qė keni besuar! Kinie frikė Allahun dhe bėhuni me besnikėt.” (Teube – 10), poashtu thotė: “sikur ata tė jenė besnik ndaj Allahut do tė ishte mė mirė pėr ta.” (Muhammed – 21)

    Besnikėri (es-sidk) don tė thotė: pėrputhja e fjalėve qė flet njeriu me atė qė ka nė zemėr, pra pėrputhja e fjalėve me realitetin.

    Dijetarėt pėr kuptimin e hadithit kanė thėnė: besnikėria tė orienton kah punėt e mira qė janė larg ēdo gjėje tė shėmtuar, kurse mirėsia “el birr” ėshtė fjalė pėrmbledhėse pėr tė gjitha punėt e mira. Disa tė tjerė kanė thėnė se “el birr” ėshtė xhenneti edhe pse pėrfshirja e tė dy kuptimeve lejohet. Sa i takon gėnjeshtrės ajo shpien nė degjenerim.

    Ky hadith na nxit qė tė kėrkojmė besnikėrinė nė ēdo aspekt e ai qė e pėrvetėson kėtė vyrtyt rregjistrohet tek Allahu nė listėn e besnikėve.

    Besnikėria ėshtė prej gjėrave tė patjetėrsuara nė shoqėrinė njerzore si dhe themel i rrėndėsishėm nė ndėrtimin e saj. Sikur tė mos ketė bėsnikėri do tė humbeshin tė gjitha lidhjet e shoqėrisė dhe lidhjet shoqėrore ndėrmjet njerėzve sepse nuk mund tė paramendohet shoqėri me individė qė nuk veprojnė ndėrmjet tyre me besnikėri.

    Besnikėria ėshtė natyrshmėri e njerėzve, pėr kėtė mjafton argument se fėmiut nėse ia rrėfen njė tregim ku bėhet fjalė pėr njė njeri besnik dhe njė tregim tjetėr ku flitet pėr njė gėnjeshtar do ta don besnikun dhe do ta urrej gėnjeshtarin.

    Merudhij thotė: e pyeta Ahmed ibėn Hanbelin: si e kanė arritur famėn njerzit kolosė tė cilwt pėrmenden pėr punėt e tyre tė mira? Mė tha: me besnikėri, pastaj tha: besnikėria ėshtė e lidhur me bujarinė.

    Fudajl ibėn Ijadi ka thėnė: njerėzit nuk mund tė stolisen me diē mė tė bukur se besnikėria.

    Bilali deshi qė tė fejonte vėllain e tij me nje grua kurejshite dhe i tha familjes sė saj: neve na njhini, ishim robėr e Allahu na liroi, ishim tė humbur e Allahu na udhėzoi, ishim tė varfėr e Allahu na pasuroi. Unė dėshiroj qė vėllain tim ta fejoj me filanen prej familjes suaj, nėse pranoni falenderimi i takon Allahut e nėse rrefuzoni Allahu ėshtė mė i Madh. Kur ndėgjuan kėto fjalė filluan tė flasin njėri me tjetrin dhe thanė: Bilali ėshtė i njohur me nxitimin e tij pėr tė pranuar prej tė parėve Islamin, me prezentimin e tij nėpėr luftėra, me pozitėn e tij te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] , pra martonie vėllain e tij, dhe ata pranuan. Pasi u kthyen i tha vėllai i tij: Allahu tė faltė! i pėrmende tė mirat e tė tjerat i le! Bilali ia ktheu: ngadal o vėlla! Isha besnik nė fjalėt qė thash dhe tė martoi besnikėria.

    Ismail ibėn Abdullah el Mahzumij ka thėnė: Abulmelik ibėn Mervani mė urdhėroi qė t’ua mėsoj fėmijėve tė tij besnikėrinė ashtu siē ua mėsoj Kur’anin dhe t’i largoj nga gėnjeshtra edhe nėse bėhet fjalė pėr vrasje.

    Rib’i j ibėn Harrashi nuk kishte gėnjyer asnjėherė. Dy djemtė e tij ishin nisur prej nė Horasan pėr t’u kthyer nė shtėpi, mirėpo kishin bėrė mėkat sepse ishin vonuar. Njė nėpunės shkoi te Haxhaxhi dhe i tha atij: njerėzit mendojnė se Rib’i j ibėn Harashi asnjėherė nuk ka gėnjyer e dy djemtė e tij kanė ardhur prej Horasani mėkatarė! Haxhaxhi tha: ma sjellni kėtu! Pasi qė erdhi iu drejtua me fjalėn: zotėri! Rib’i ju i tha: ēka don? Ai pėrsėri iu drejtua: ē‘ėshtė puna me dy djemtė e tu? Ai tha: Allahut i kėrkojmė ndihmė, i lash nė shtėpi. Haxhaxhi i tha: mos ke dert nuk do t’u bėj atyr keq, puna ėshtė nė dorėn tėnde.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ndalimi i gėnjeshtrės





    30. Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi [radijall-llahu anhu] trasnmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “katėr cilėsi kush i ka ėshtė hipokrit i pastėr, e kush e ka vetėm njė cilėsi ai ka njė cilėsi tė hipokrizisė derisa tė braktisė atė: kur t’i lihet njė gjė nė besė e tradhėton, kur flet gėnjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pėlcet.” (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “ mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke dituri” (Isra – 36)

    Dije se gėnjeshtra ėshtė prej sėmundjeve mė tė rrėnda qė i kaplon shoqėritė, ėshtė ves me dėme tė mėdha sepse nuk mund tė paramendohet njė shoqėri e mirfilltė ku bazė e mardhėnieve ndėrnjerzore ėshtė gėnjeshtra.

    Gėnjeshtra ėshtė cilėsi e hipokritėve siē u pėrmend nė hadithin e lartėpėrmendur, gėnjeshtari gėnjen pėr shkak moralit tė tij tė cekėt pėr kėtė ai ėshtė shumė larg nga morali islam. “ėshtė pyetur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : a mund qė besimtari tė jetė frikacak? Ka thėnė: po. Pastaj ėshtė pyetur: e koprac? Pėrsėri ka thėnė po. Mė pas ėshtė pyetur: a mund tė jetė besimtari gėnjeshtar? Ka thėnė: jo” (Muvetta i Imam Malikut)

    Cilėsia mė e urrejtur pėr Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka qenė gėnjeshtra. Aishja [radijall-llahu anha] ka thėnė: “nuk ka patur ndonjė sjellje mė tė urrejtur pėr Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se gėnjeshtra. Nėse ndonjė njeri gėnjente nė praninė e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht mendonte pėr tė derisa tė pendohej ai njeri.” (Tirmidhiu i cili thotė: hadithi ėshtė hasen). Nėse njerėzit ikin prej gėnjeshtrės pėr shkak tė qenurit tė saj ves i neveritur gjithashtu ikin edhe melekėt prej kėtij vesi “kur njeriu gėnjen, largohet prej tij meleku njė milje nga fėlliqėsira qė bėn ky njeri” (Tirmidhiu i cili thotė: hadith hasen xhejjid garib)

    Gėnjeshtra ėshtė gėnjeshtėr qoftė ajo nė tallje apo nw seriozitet, kur flet me fėmiun apo me tė rriturin, madje edhe nėse “ i thotė fėmiut merre kėtė pastaj nuk ia jep llogaritet gėnjeshtėr” (Imam Ahmedi nė Musnedin e tij)

    Gėnjeshtra mė e madhe ėshtė gėnjeshtra mbi Allahun “e kush ėshtė mė i padrejtė se ai qė gėnjen mbi Allahun apo thotė: mua mė shpallet (fjala e Zotit) e atij nė realitet nuk i shpallet asgjė (En’am – 93), “e kush ėshtė mė mizor se ai qė trillon gėnjeshtėr pėr Allahun? Tė tillėt paraqiten para Zotit tė tyre, e dėshmitarėt thonė: kėta ishin qė gėnjyen ndaj zotit tė tyre, pra mallkimi i Zptit qoftė kundėr mizorėve.” (Hudė – 18)

    Prej shpifjes llogaritet edhe gėnjeshtra mbi Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “ai i cili gėnjen mbi mua qėllimisht le tė pėrgatit karrigen prej zjarri” (Muslimi)

    Fudajl ibėn Ijadi ka thėnė: nuk ka pjesė tė trupit mė tė dashur pėr Allahun se gjuha nėse ajo e flet tė drejtėn dhe nuk ka pjesė tė trupit mė tė urrejtur se gjuha nėse ajo gėnjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 29-11-2007 mė 13:02
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Kurani, hadithet dhe grate!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 10:13
  3. Hadithet qė janė bosht i Islamit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:01
  4. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  5. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •