Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35

Tema: Erdhi

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Erdhi

    Erdhi


    “Pse mė rritet ky ngėrē nė fyt? Dėgjoj prej gjysėm ore fjalėt e mia, teksa lexoj tekstin e ndiej sesi plakem me ēdo gėrmė. Idiote! Tė erdhi dita tė mbledhėsh vrer nė vete, se pse po e lavdėrojnė njė njeri? Po dhe ty tė lavdėruan, harrove? Ti po kėndoje dhe regjizori tha: I paharrueshėm ėshtė zėri yt.”
    Adriana qėndronte para pasqyrės dhe trashte shtresėn e kremit mbi ballė qė tė mbulonte njė vijė qė i pėrshkonte si njė degė e shtrembėr sipėrfaqen e bardhė. Flokėt pis tė zinj ia theksonin vijėn dhe ajo duhej ta zhdukte, duhej ta zhdukte, se spektatorėt deri nė rreshtin e fundit tė sallės do tė mund t’ia vinin re. Dhe ajo ylli i asaj skene, s’mund t’ia lejonte vetes kėtė luks. Anash i qėndronte ndihmėsja e vet, tetė vjet mė e re, gjithė gjallėri, njomėshti qė tė bėnte t’ia merrje fytyrėn me shpulla qė t’ia ēorodisje.
    “Prapė tek dhuna mė shkon mendja. Oh, jam bėrė pėr tė ardhur keq. Mė duhen disa ditė pushim pas shfaqjes, diku nė njė vend tė qetė pa njerėz, unė dhe shkurret e zbrazura, rrudhat e mia dhe rrudhat e pemėve. Sa tė mėsohem me mendimin, se plakja ėshtė gjėja mė e natyrshme nė jetė."
    “Sa e bukur je bėrė!”, i tha Liza. “Do tė ndrisėsh sot nė skenė.”
    “Me gjithė mend e ka thua?”, thoshte me vete Adriana dhe njė ndjenjė triumfuse ia mbushi buzėt me mishin qė dukej i mungonte pak mė parė. I dashuri i Lizės flirtonte me Adrianėn sa herė qė ndodhte tė ndodheshin vetėm. “Fėmijė”, mendonte ajo, “do tė provojė nėse i ecėn nuri me mė tė rriturat”. “Tė tė provokojė e tė mėsojė ndonjė gjė prej teje do”, i thoshte e motra nė telefon. E motra, Mara, ėshtė psikologja pėr hallet e Adrianės. Ajo ia mbushi mendjen qė... Po pse jam aq e dobėt sa ta detyroj veten tė dėgjoj? Qė tė kem kė tė akuzoj pėr gabimin mė pas? Pse e largova engjėllin? Po ai pse mė lejoi tė shkoj? E kishim fatin tė mbusheshim me njėri-tjetrin deri nė atė masė sa mos tė kishim nevojė pėr njė emėr tė dytė, tė cilit t’i drejtoheshim. I thėrrisja vetes, kur i flisja, i thėrriste vetes, kur mė fliste.”
    Kjo i vinte nė mendje, kur e dinte qė i kishte ardhur ora tė qante. Zakonisht kjo ndodhte pas tė pirit tė kafes dhe tė dėgjuarit tė njė CD-je qė duhej tė ndiqej e plotė nga fillimi deri nė fund, njė ritual qė i kėrkonte qė ēdo ditė tė gjente njė CD tė re, tė kthehej nė frekuentuesen mė tė rregullt tė shitoreve me muzikė klasike dhe joklasike. Tani ajo me kėrkėnd nuk kishte me kė t’i kalonte pasditet nė shtėpi, e darka nuk mundej ta mblidhte, se i bėhej sikur fantazma i kalonin nėpėr dhomat e banesės qė me rritjen e frikės nė bark, veē vinte duke iu rritur, deri kur nė njė pikė tė fantazisė pėrfundonte nė pėrmasa kėshtjelle, brenda sė cilės i bėhej se mund tė vdiste papritmas nga shtrėngimi i frymės.

    Qytetin e kish ndėrruar nje vit mė parė qė tė krijonte distancėn me atė qė tashmė quhej me plot gojėn e kaluar. Por ndoshta dhe qė mos ta shihte nė sy psikologen e vet teksa qante si histerike, por veē ta dėgjonte nė telefon, si e largėt, si person ireal, sikur edhe e qara e vet tė mos ish duke ndodhur dhe ajo mė sė shumti tė mbetej e regjistruar diku nė ndonjė prej shiritave tė shumtė qė i mblidhte shėrbimi sekret nė sportin e pėrditshėm qė deklarohej se kish pėr qėllim luftimin e terrorizmit.
    “Me shirita i mbledhin vėrtet? Po ku kanė aq shumė vend t’i ruajnė tė mbledhurit?”, e kish pyetur Liza pak ditė mė parė nė njė pushim mes provave pėr shfaqjen.
    “Jo, jo, kėtė e them pėr t’i dhėnė pak mė shumė dramacitet ngjarjes, se ashtu siē bėhet regjistrimi nė tė vėrtetė ėshtė shumė mė tepėr teknologji, seē ėshtė e pranueshme pėr shijen time. Dhe unė nuk mund ta lė shijen tė sėmuret, aq mė pak tė vdesė.”

    Atė mėngjes tek kishte zbritur nga treni, kish parė nė stacion njė grup naziskinėsh dhe i qe dridhur mishi. Kish qenė duke folur nė telefon dhe menjėherė e kish ndalur tė folurėn qė ata tė mos e dėgjonin qė fliste ndryshe dhe vetėm pohonte ose mohonte me ėhė, ėhė, ncnc, ncnc, hahaha shtonte njė tė qeshur dhe rrudha nė mes tė ballit e shoqėronte nė ēdo hap. Ata ishin njė grup prej rreth 15 djemsh tė rinj, tek tė njėzetat, disa me kokė tė rruar e disa me flokė. Nuk kishin ndonjė shenjė tė posaēme, por thjesht mėnyra e qėndrimit tė tyre nė grup bashkė, ia dilte mbanė tė tėrhiqte vėmendjen e tė gjithė kalimtarėve nė stacion. I kish vėnė re dhe pak mė vonė nė njė pjesė tjetėr tė qytetit, ajo nga pas xhamave tė tramvajit, ata para njė dyqani. Tek kėmbėt iu qėndronte njė makinė policie qė ecte ngadalė paralelisht me ta.
    “Erdhi, erdhi qė mos ardhtė kurrė. Kjo frikė qė do tė bėhet pjesė e njerėzve, e atyre qė shohin pak mė tej, se thjesht modelin e flokėve dhe veshjen e njė grupi djemsh qė rrijnė bashkė, apo ruajtjen nė shirita tė bisedave tė gjithė botės.” I kish thėnė kėto fjali nė mėngjes e i pėrsėriste tek po vėrente nxirjen e syve dhe aty pėr aty shtoi pa zė: “Sa e bukur jam?” Forcoi tė kuqin mbi buzė dhe vrapoi nė skenė tė shfaqte njė lėvizje qė i shkoi si njė rrufe nė mendje. Diku afėr fundit tė pjesės, aty ku zėri do tė kish arritur nė nivelin, ku dėgjuesit do tė mbanin me duar kokėn, aty ajo do tė rrokullisej nė skenė, pasi tė ish hedhur dhe tė ish dėrrmuar qė prej ballkonit tė sajuar.
    “Mė duhet tė dėrrmohem me tė vėrtetė”, i kish thėnė regjizorit, “sepse kam frikė, se nuk do tė jem e natyrshme nė thirrjen time”.
    Ai nuk i kish thėnė gjė, por tė nesėrmen kish sjellė njė avokat me njė dokument te pėrgatitur, qė Adriana ta firmoste. Shoqėria nuk do tė mbante pėrgjegjėsi pėr lėndimin e Adrianės. Ajo zgjidhte ta bėnte kėtė hedhje tė vėrtetė me ndėrgjegje dhe merrte parasysh dhe pasojat e saj, lėndimin, kurimin nė spital me paratė e veta. “Ato palo para qė as kam pėr t’i marrė ndonjėherė”, i kthehej asaj gjithmonė nė mendje fakti qė ajo qė prej kur e kish nisur kėtė profesion veē nė humbje kish dalė, aq sa vazhdonte tė habitej, sesi ia dilte tė jetonte.
    “E marrė! Njeriu duhet tė ketė kufij. Gjeji kufijtė!”, i urdhėronte sytė e vet tė nxirė. “Ah sikur tė mė kishte rrahur njeri tani, tė qaja me tė madhe, tė nxirrja gjithė ē’kam brenda dhe tė nisja dhe njėherė pa vrer, deri nė rrahjen dhe qarjen e ardhshme.”
    “Sa e bukur je bėrė sot!” i tha Liza pėrsėri.
    “Po kjo harroi, qė ma tha njėherė?”, mendoi Adriana. “A harrove qė ma the kėtė?”, e pyeti ajo Lizėn, “apo pret ndonjė gjė prej meje si shpėrblim?”
    Liza u zu nė befasi. Ajo ėshtė e mirė deri nė shpifje dhe me kėsi reagimesh nuk llogarit dot e pėr kėtė zihet gjithmonė nė befasi. Dhe ky pėr Adrianėn pėrbėn njė shijim tė llojit tė veēantė. Tė zėrė nė befasi njė njeri naiv, tė ndiejė superioritetin e vet nė ligėsi, nė djallėzi, nė eksperiencė. Ai debili qė ka pėr shok e meriton ta pėsojė njė ditė. Ta turpėroj, ta bėj ta tradhėtojė veten para saj.

    Merrte vrull dhe provonte format sesi mund tė binte ne dyshemenė e dėrrasės.
    “Moj, se mos tė thyhen dėrrasat nėn vete e pastaj ē’do tė bėjmė”, i tha regjizori diku nga pėrsėritja e dhjetė e rrokullisjes dhe shpėrtheu nė tė qeshura bashkė me tė gjithė aktorėt e tjerė. Ajo i la tė mekeshin nga tė qeshurat, qė kur nisin vetėm se shumėfishohen, u ngrit nga vendi dhe u zhvesh mu nė mes tė sallės. Filloi tė sillej sikur po bėnte dush dhe nisi tė kėndonte kėngėn e mbylljes. E qeshura u vyshk nė buzėt e qeshėsve dhe trazim u ngjit nė fytyrėn e tyre. Regjizori iu afrua dhe e preku nė shpinė. Pastaj e kapi pėr krahu dhe i kėrkoi ndjesė. Ajo ishte aq e marrė sa ta bėnte realisht kėtė shfaqje, sa ta bėnte hedhjen realisht, sa tė mos i bėhej vonė nga e qeshura e njerėzve pas thyerjes sė dyshemesė prej dėrrase. E dinte ajo, e dinte ai. Ishte kjo qė e bėnte atė Adriana dhe jo njė pjesė e korit qė i qėndronte shoqėrues nė skenė.

    Mbrėmja erdhi. Salla u mbush me mė shumė njerėz se ē’priteshin. Deri dhe e motra erdhi. Tė tre, regjizor, Liza, motra e lodhnin me fjalė. Secili i thoshte porositė e fundit, jo domosdoshmėrisht tė ngjashme me njėra-tjetrėn dhe jo njėra pas tjetrės, por nė kor, i cili nuk donte tė ndalonte. Ngėrēi dukej nisi t’i rritej pėrsėri prej aty, ku kish ndalur nė minutat para provave tė fundit. Ajo kėndonte kėngėn e mbylljes nė mendje. “Edhe nėse harroj diēka pas rėnies, ajo ēka do tė dalė si rezultat do tė jetė e pakrahasueshme me tjetėrēka. Tė gjithė kėta njerėz qė sot mė kanė nderuar me praninė e tyre nė sallė, meritojnė tė pėrjetojnė diēka qė ta vėnė vath nė vesh pėr tė gjithė jetėn.” i jepte besim dhe frymė vetes.

    Nga dyshemeja e dėrrasės ajo vazhdonte me klithmė kėngėn. Shtrėngonte trupin, kokėn, rrėshqiste me shpinė nė dysheme, rėnkonte nėn njė marsh ushtarak qė e imitonte me gojė. U ngrit dhe u zhvesh dhe nisi tė bėnte atė qė ia interpretuan si dushi i vetmisė apo i tė mbeturit njeri, sikurse e kish bėrė disa orė mė parė nė provat e fundit. Trazimi erdhi. Nė fytyrat e tė gjithėve nė sallė.
    “Tė shohim, sesa artistė janė kėta artistėt qė pretendojnė se janė tė tillė e sa Godot ėshtė ky qė nuk di akoma, se ē’do tė thotė tė meritosh tė mbetesh nė jetė.” kėndonte nė gjuhėn e vet.
    Regjizori e ndiqte i tronditur nga anash skenės, por nuk u vonua, u zhvesh dhe erdhi e u bėnė dy nė dushin e vetmisė. Liza u zhvesh dhe erdhi e u bėnė tre nė dushin e vetmisė. E motra kundronte nga anash dhe i fliste fjalėt qė nė kushte tė tjera do t’ia kish thėnė nė telefon. Aktorėt u zhveshėn njėri pas tjetrit dhe erdhėn e skena befas u shndėrrua nė njė trup tė paparė. Nga publiku u ngritėn nje plak e njė plakė dhe tė kapur pėr dore iu bashkuan dhėnėsve tė shfaqjes. Trazimi u rrit, zėra nisėn tė fishkėllenin, duar tė duartrokisnin pa u ndalur, zėra tė kėndonin bashkė me Adrianėn kėngėn e mbylljes dhe tė shijonin dhimbjen e klithmės sė zgjatur tė saj, zėra tė ulėrisnin pėr mbylljen e perdes.
    “Erdhi, erdhi”, i belbėzonte regjizori. “Ia paskėsh vlejtur mundimi tė prisnim kaq vite pėr ardhjen e tij.”

    Adriana e shihte me sytė e nxirė. Ai ndodhej aty dhe e shquante sesi ajo e vuante zbrazėtimin nė buzėt e veta, numėronte me gishta sythat e rrudhave dhe pėrpinte lotėt qė e ēorodisnin si nė ditėn kur qau pėr tė parėn herė.



    Nėntor 2007

  2. #2
    Dita urime, krijimi yt i pare??

    me fal qe pyes po nuk te kam lexuar here tjeter, megjithese dicka me kujton kjo qe lexova

    Muze te mbare

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mendoj se ėshtė i pari krijim nga Dita, qė mua mė ka pėlqyer plotėsisht.

    Urime,
    Pėrshėndetje

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Dita!
    Ne ka njeri ne kete forum me te cilin nuk do te doja te debatoja kjo je ti, por me te vertete mi ke ngritur nervat.Une dua shume te besoj qe ti kete krijim e ke thjesht nga vetja dhe jo se ke lexuar nje shkrimin timin ne nje forum tjeter.
    I ke vene emer personazhit tim, madje je perpjekur edhe te ndryshosh fabulen (me aq sa mundesh ti) ke shtuar dhe nje regjisor te lodhur aty... duk u perpjekur ti mbushesh mendjen vetes qe eshte gjetja jote... por e ke shkruar kaq keq, por me te vertete shume keq...
    do te rekomandoja qe perpara se te vjedhesh gjetjet e mia , personazhet e mia, perpiqu ti kuptosh njehere pastaj ti shkruash.
    Macja blu te tema per te drejten e autorit ka thene pak a shume keshtu; duhen kellqe te forta me vjedh nje mercedes... eshte nje nder rastet e rralla qe jam dakort me macen.
    ti mercedesin tim e vodhe, i nderove fasaden (fabulen) i veshe ca ngjyra koti qe bertasin...me shpresen per te bindur veten se ke bere nje capo lavoro...
    por ti nuk di ta ngasesh mercedesin...
    here tjeter para se te vendoshesh te vjedhesh nje makine, sigurohu qe te pakten te dish ku i ka marshat...

    p.s
    ate fjaline qe ke vene ne fund, e ke percudnuar shume keq...
    megjithate, ti mund te me vjedhesh gjetjen, personazhin etj
    por nuk mund te me vjedhesh mendimin, tregimi yt eshte nje kopje e shemtuar...dhe nuk ka bosht mendimi...
    ti mund te me vjedhesh personazhet, gjetjen . por nuk mund te me vjedhesh stilin i cili per fat te mire eshte i vecante, nuk ngjan me stilin e asnjerit ketu...
    here tjeter ik vidh ndonje karroce dhe leri mercedesat...

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Engjellorja, do te me falesh por te lutem kam nevoje per orientim. Ku dhe kur e ke shkruar ti kete shkrim tendin. Une po te jap orientim se nga buron shkrimi im:

    -1-
    Adriana - eshte emri real i nje vajze qe ne shkolle te mesme ndodhej dy vjet me lart se une, ne klase me vajzen e tezes sime. Ajo donte me gjithe zemer te studionte per aktrim, prinderit nuk e kane lane. Ajo luftoi (bojkotoi vitin e pare te studimeve te ekonomise me duket) dhe vitin e ardhshem prinderit e lane te studionte per aktore. Nuk e di se c'eshte bere tani me te, gjithsesi mbaj mend qe ne shkolle te mesme ne nje shfaqje te shkolles tek Teatri i Operas dhe Baletit ajo ka interpretuar ne menyre te shkelqyer teto Ollgen.

    -2-
    une jetoj ne Grac dhe ne mengjesin e dites qe e kam shkruar tekstin (qe ka perfunduar nga ora 3 e dites qe po pasonte) kam pare nje grup naziskinesh ne stacionin e trenit te Gracit.

    -3-
    ne Gjermani eshte vendosur prej pak javesh ligji i cili lejon regjistrimin legal te te gjithe te dhenave (telefonata, emaile, etj) te te gjithe shtetasve gjermane. Ka gjasa te mira qe kjo te kaloje dhe ne Austri.

    -4-
    lojerat me moshen kane te bejne me kalimin nga mosha e rinise ne moshe me te pjekur, problemet dhe sa me qarte shquhet gjithe kjo tek fytyra e nje aktoreje, e cila ka te beje gjithmone me daljen para publikut, ruajtjen e freskise se detyrueshme te saj.
    Nje jave me pare kam qene per nje shfaqje ne teatrin e Gracit, nje lloj Tanztheater, teater me vallezim, ne te cilin aktorja-balerina kryesore ishte mbi 50 vjec dhe kur e pashe nga afer ne fund te shfaqjes, me mbeten syte tek thellesia e rrudhave te saj. Ajo kish hequr krejt trukun dhe ishte ne origjinal. Ishte vertet per te habitur, sesa fsheh truku.

    -5-
    dhe me kryesorja:
    une qe prej javes se trete te tetorit punoj ne nje projekt te Teatrit te Gracit, bashke me tre kolege nga universiteti dhe po pergatisim terrenin ne zonen gjermanishtfolese per zhvillimin e nje festivali teatror me titull BLOGTXT Festival. Kjo me kerkon qe te kerkoj per problemet qe jane te pranishme ne zonen gjermanishtfolese, per bloge interesante dhe te jap rekomandim perfundimtar. Projekti (pjesa jone) perfundon ne fund te janarit. Festivali zhvillohet ne maj 2008. Po deshe me shume info, me shkruaj ne privat.


    Keshtu qe kujdes per sa flet.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per ta plotesuar:
    ky shkrim disa ore para sjelljes ne kete forum eshte postuar prej meje ne forumin Krizantem qe eshte i vetmi forum ku paralelisht me forumin shqiptar une kam sjelle shkrime te mia. Perndryshe shkrime te miat ne internet qe i kam cuar vete gjenden dhe ne seguraweb, por kjo faqe nuk ka qene dhe nuk eshte forum, por thjesht nje portal letersie.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Unė kam vite qė e lexoj Ditėn dhe megjithse shumė rrallė na pėrputhen shijet nė letėrsi, tashmė ja njoh tė shkruarėn dhe botkuptimin, ndaj e kam tė vėshtirė tė besoj qė ajo ka vjedhur 'mendimin' e dikujt tjetėr.

    Mirė do tė ishte ta sillje kėtu krijimin tė cilin ti pretendon qė tė ėshtė vjedhur, se kėshtu nė ajėr mund tė akuzojmė gjithė ditėn.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kjo qe propozon Fiori eshte rruga me e sakte bindese. Krijohet keshtu nje mundesi krahasuese e shkrimeve dhe kushdo do jete ne gjendje te kuptoje ngjashmerite fale rastesise dhe plagjiaturen. Prandaj nuk duhet nxituar ne konkluzione. Besoj se kjo eshte ne te mire te dy paleve, apo jo?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une i pata mundesite ti lexoja te dy tregimet.Te them te drejten ato ngjajne si dy pika uji ,sidomos nje refren i tille ''sa e bukur je bere sot''.Une nuk kam besuar ne vjedhje te tilla ,por ne kete rast nuk kam dyshim.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ajzberg, pse nuk shkruan engjellorja vete ne kete teme? Une nuk kam gje kunder qe ajo ta sjelle tregimin. Une kerkova dje me aq sa mund te kerkoja. Une nuk e di sesi ajo quhet realisht. E njoh vetem nga pak shkrime ketu ne forum. Kerkova me engjellorja, kerkova dhe me emrin e librit qe ajo shkruan se i ka dale tani ne panair ai me buzekuqin e mbetur pergjysem.

    Une me temen e teatrit ka vite qe merrem. Ne kete forum kam teme me titull "Teatri absurd" (nga viti 2002) me poezi, kam teme per pergjimet e njerezve (merimangat qe kane nevoje per ekzistencen e njerezve qe te mund te vazhdojne dhe vete te jetojne) (nga viti 2004), kam teme me titull "Humori kinez" (nga viti 2003) ku theksoj bukurine e femres dhe rendesine e saj qe para nje publiku te theksoje buzekuqin dhe te terheqe vemendjen e meshkujve, kam teme perseri me aktore (ate te titulluar "Muzikantet e qytetit" nga viti 2002), per te cilen fare mire mund ta akuzoj engjelloren se e ka vjedhur nga une.
    Permbi keto jane te gjithe shpjegimet qe kam sjelle me lart.

    Me kete teme (pra plagjiaturen) jam marre qe ne vitin 2004 dhe kam shkruar dhe nje tregim me titull "OhriGjiniMali", i cili eshte publikuar tek gazeta Fjala ne Tirane dhe ne internet eshte lehtesisht i gjendshem (dhe ne forumin Krizantem).

    Ne vazhdim: ku qendron sipas saj gjetja e madhe e ketij tregimi dhe ububuja qe ai beka kaq shume pershtypje. Me thene te drejten une nuk e shoh kaq te madh. Se ka shkruar Fiori qe kete tregim e pelqen plotesisht?

    Engjellorja nuk e di se cfare moshe ka, por ndoshta i duhet te merret me shume me temen nga burojne shkrimet e veta, te kerkoje dhe vete ca me shume (pra te krahasoje cka shkruar deri tani me sa gjendet tashme ne literature, jo vetem ate ne shqip). Do te kete mendim tjeter ndoshta atehere.

    Nuk ia vlen te shkruaj me shume per shkak se as e di kunder cfare po shkruaj.

    Qofshi mire!


    P.S. Po kerkoj dhe me "Sa e bukur je bere sot" ne google dhe nuk gjej gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 28-11-2007 mė 12:12

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •