LIRIA

Dikur njė nėnė e njė atė sollėn nė jetė dy bij. I quajtėn Elira dhe Ilir. I rritėn deri nė ēastin, kur pranuan t'i lėnė tė lirė. Tė lirė tė gjenin veten.
Ka bij, tė cilėt nė kėtė kėrkim i shtyn jeta e tė tjerė qė e nisin kėrkimin me dėshirė. Elira dhe Iliri u nisėn, secili mė vete, u dhanė prindėrve pėrqafimet nė ndarje e njėri-tjetrit premtimin, se do tė takoheshin pas vitesh, pėr tė shkėmbyer vetet e pėr tė vazhduar me kėrkimin mė tej, por pėr gjetjen e kuptimit tė jetės nuk guxuan tė caktojnė afat.
U takuan vite pas vitesh, me rrudha mbi rrudhėzat e dikurshme, me mall tė pasuruar me eksperiencėn, qė kėrkon patjetėr tė gjejė njė formė, ku tė derdhet. Shkėmbyen mallin e parė e tė tjerėt me rradhė. U ulėn, pleqėruan pėr njė kohė e transkriptin e bisedės sė tyre mė tė fundit me veten e ē'kanė pėrqark, me mendimet e restauruara pas krisjeve nė kokė, pėr tė sistemuar rrjedhėn nė njė shtrat tė tyrin, e gjeni si vijon (ata garojnė, sikush tė jetė mė bujar e t'ia lėrė fjalėn e fundit gjysmės tjetėr sė trashėgimisė):

Elira: Liria njeh katėr gjendje, qė trupėzuar nė njerėzit qė e mbartin nė vete si vlerė, mund tė mblidhen nė Ilir, Ngrezan, Heshtan, Lubi nė rastet e gjinisė mashkullore dhe Elira, Ngrezana, Heshtana, Lubia nė rastet e gjinisė femėrore. Liria femėrore ndryshon nga liria mashkullore, aq sa ndryshon femra nga mashkulli.
Iliri: Nė kultura tė ndryshme ky ndryshim njeh masa tė ndryshme, qė qėndrojnė nė bazė tė traditės. E po tė pranohet, se ēdo njeri ka konceptin e vet pėr ndryshimin mes femrės dhe mashkullit, pėrcaktimi mbi ndryshimin bėhet thuajse i pamundur. Nuk mund tė dėnohet me saktėsi diēka kaq madhėshtore. Madhėshtor ėshtė ndryshimi mes mashkullit dhe femrės! Po qe se mes tyre nuk do tė kish ndryshim, bota nuk do tė njihte trashėgiminė. E ne nuk do tė njihnim botėn.
Elira: Njeriu kalon pėrmes gjithė kėtyre gjendjeve, duke u sjellė nė njė qark, nė tė cilin mbyllet liria. Liria ka nevojė pėr njeriun qė ta mbushė atė vetė me jetė. Ashtu siē kanė nevojė dhe vlerat e njohura si bukuria, mirėsia, e vėrteta me gjendjet e tyre: e bukur-e shėmtuar, e mirė-e keqe, e vėrtetė-e rremė.
Iliri: Imagjinoni katėr qarqe dhe sjelljen e tyre gjeometrike ndaj njėri-tjetrit! Ata mund tė puthiten, ata mund tė jenė paralelė, ata mund tė priten nė kėnde tė ndryshėm me njėri-tjetrin. Imagjinoni njėrin prej kėtyre qarqeve tė shtrirė e planet ku shtrihen qarqet e tjerė, qė priten me tė parin duke dhėnė tre drejtėza paralele! Imagjinoni po kėtė qark tė shtrirė e tre planet e tjerė qė priten me tė parin duke krijuar nė planin e parė njė trekėndėsh! Imagjinoni po kėtė qark e tre planet e tjerė qė priten me tė parin duke krijuar vetėm njė drejtėz, njė drejtėz, ku bukuria, mirėsia, e vėrteta, liria nė tė gjithė gjendjet qė njohin, jetojnė sė bashku nė harmoni. Imagjinoni kėtė drejtėz si jetėn e njė njeriu! Tani imagjinoni tė gjitha vlerat, tė cilave ua njihni ekzistencėn, tė gjitha nė nevojė pėr ekzistencėn e njeriut. Imagjinoni qė ato tė mund tė priten me planin e parė nė po kėtė drejtėz!
Elira: Sa perfekte ėshtė kjo drejtėz, rruga e njė njeriu, e papėrcaktuar, njėdrejtimėshe, e rrokshme pėr mendjen e shpirtin, pa luhatjet e vuajtjet e kohės; ajo rrjedh si njė lum i qetė pa degėzime.
Iliri: Imagjinoni sesa e pamundur ėshtė kjo shpresė! Sa i thatė do tė ishte ky lum pa degėzimet, sa pa jetė! Imagjinoni qė gjeometria e vlerave i shėrben njeriut pėr tė realizuar prerjen e qarqeve tė vlerave nė njė drejtėz tė vetme!
Elira: Imagjinoni sesa miliard njerėz ka bota sot, secili me tėrėsinė e vet tė vlerave, secili me qarqet e veta qė vallėzojnė nė harmoni, qė humbasin fillin, qė ngrihen nė revolucione, qė i vėnė flakėn vetes e tė tjerėve! Imagjinoni sikur perfeksioni qė mund tė arrihej brenda ēdo njeriu tė ish i mbyllur brenda njė drejtėze!
Iliri: Dhe nė mos e paēit bėrė mė parė, njihini vlerėn gjeometrisė, teksa pėrpiqet t'i bėjė kėto drejtėza, tė lėvizin tė paktėn brenda tė njėjtit plan e nė perfeksionin e tyre brenda sė njėjtės drejtėz! Perfeksioni do tė mblidhte tė gjithė njerėzit e gjithēka qė i rrethon, natyrė tokėsore e jashtėtokėsore, qėnie jo-njerėzore nė drejtėzėn e kohės.
Elira: Nė perfeksion koha do tė ish njė drejtėz qė nuk ka fillim e nuk ka mbarim. Nė perfeksionin e retushuar do tė ish njė plan qė nuk ka fillim e nuk ka mbarim. Nė retushimin e perfeksionit tė retushuar, koha do tė ish njė tėrėsi planesh qė sillen gjithfarėsoj ndaj njėri-tjetrit, por ajo sėrish do tė kishte njė formė, tė panjohurėn.
Iliri: Tė jemi tė sinqertė me veten, gjeometrinė e kanė lėkundur mendimet pėr mangėsi nė ndėrtesėn, ku ajo strehohet, e cila ėshtė po aq e rrėzueshme sa njė kėshtjellė me rėrė (kėshtu pohojnė disa). Pa gjeometrinė vlerat nuk do tė mund t'i sistematizonim nė mėnyrė tė tillė qė tė pėrftonim konceptin e kohės. Pa konceptin e kohės nuk mund tė jetojmė. Pa vlerat po ashtu jo.
Elira: Apo mund tė jetojmė?
Iliri: E kush e ka guximin tė ndėrmarrė eksperimente? Njė apo disa qė e bėjnė kohėn t'i meket zėri deri nė humbje?
Elira: Ndaj mbajmė nė kėmbė tėrėsinė e vlerave, i retushojmė dhe ia pėrshtasim ato zhvillimit; ato tė mos na kthehen nė varr pėr veten e ato ēka na rrethojnė, natyrė e qėnie jo-njerėzore. Ndaj mbajmė nė kėmbė gjeometrinė, megjithė mangėsitė dhe numėrojmė kohėn qė prej pikės sė drejtėzės nė tė cilėn e morėm stafetėn e jetės e deri nė atė nė tė cilėn sėrish do ta dorėzojmė. Na duhet distanca mes pikave, qė tė gjejmė njė kuptim pėr ekzistencėn tonė.
Iliri: Por ama guxoni njėherė t'i mbushni mendjen lirisė, se ajo duhet t'i pėrshtatet lėvizjes sė rrokshme brenda kėsaj drejtėze.
Elira: Po ashtu t'i mbushni mendjen asaj, se njė lum i thatė ėshtė mė lum se njė i degėzuar, se brenda tij ka mė shumė zemėr, mė shumė frymė!

Kėtu Ngrezanėt vendosin tė heshtin. Lubi siē i bėn veē dashuria, kthehen kokulur drejt nėnės dhe atit, u kėrkojnė falje pėr mundimet, i falenderojnė pėr sjelljen nė jetė. Nėna dhe ati flejnė brenda njeriut. Me mijėra nėna dhe etėr flejnė brenda tė njėjtit trup. Me miliarda trupa kanė ardhur deri mė sot nė jetė.
Nė kėtė (ēdo) pikė qė ėshtė dhe vend dhe kohė, njeriu pėrpiqet tė bėjė zap vlerat, t'i kurdisė sipas orės qė i troket nė brendi, pėr ta lumturuar veten me gjithēkanė qė ta fal veē pėrballja me tė panjohurėn, siē bėnė sjellėsit e tij nė jetė, siē do tė bėjnė trashėgimtarėt e tij.

"Edhe unė jam njeri!" thotė nėnė-ati, tek pėrkėdhel kokėn e sė bijės dhe fryma i zbret e qetė nė mushkėri.


Korrik 2004-Shkurt 2005