NE EMER TE POPULLIT TI QE E BERE KETE KRIM JE I DENUAR ME VDEKJE!!!
NE EMER TE POPULLIT TI QE E BERE KETE KRIM JE I DENUAR ME VDEKJE!!!
Un nje gje se kuptoj ketu?!!!!
Kur ka qen babai ne dijeni se gocen e ka len shtatzen pse e ka lejuar qe te lindi ai femi? Apo per ta len rrugesh?!
Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!
(Kill the animal ) denim me vdekje E PABESUSHME KJO do varur ne litar
Gramsh, e përdhunuar nga i ati, kërkon ndihmën e psikologut. Familja: Flet përçart, u bie mureve me grushte
Familjarët e 16-vjeçares së përdhunuar nga i ati, me të cilin pati dhe një fëmijë, kanë kërkuar që e mitura të ketë një ndihmë mjekësore të specializuar për shkak të situatës së rënduar psikologjike që është duke kaluar. E pritshme gjendja depresive e 16-vjeçares nga fshati Gjerë i Komunës së Poroçanit në rrethin e Gramshit. Prej disa ditësh, sipas familjarëve të saj, A.Jaupi gjendet e shtrirë në krevat, duke folur pa koshiencë e herë-herë duke u rënë mureve të shtëpisë së saj me grushte. Ferit Jaupi, tashmë i arrestuar nga policia, ndodhet në Burgun e Peqinit. Një javë më parë u publikua incesti i shtatzënisë së saj me atë që e kishte lindur dhe rritur. Afro një javë më parë, vetë xhaxhai i saj kishte kërkuar dërgimin e mbesës në një qendër rehabilitimi, për të pasur si ndihmesë edhe fjalën e psikologut. Mësohet se gjendja e rëndë financiare, por dhe morale e familjes Jaupi në këtë fshat, nuk i jap asnjë mundësisë nënës së saj, pasi për të atin është dhënë masa e arrestit me burg pa afat, që ta dërgojë vetë të bijën për vizitë në qytetin e Elbasanit, ku nuk mungojnë as psikiatri e as psikologu. Ndërkohë, mësohet se daja i vajzës në fjalë ka kërkuar që nga Elbasani një mjek psikiatër, por për arsye të vendbanimit tepër të largët, kjo gjë nuk është bërë e mundur. Ndërsa familja e saj i bën apel shtetit për t‘i dhënë ndihmë në kurimin e 16-vjeçares nëpërmjet institucioneve të posaçme për këtë problem, ose nëpërmjet shoqatave joqeveritare që trajtojnë femra me të tilla probleme. Deri tani nuk mësohet t‘i jetë ofruar asnjë ndihmë, si nga organet vendore, ashtu edhe nga ato qendrore të shtetit, për të mos folur për OJF me shumicë në Elbasan, që veç propagandës "në ndihmë të grave të dhunuara", nuk e kanë hedhur hapin deri në fshatin e kësaj historie, rreth 60 kilometra larg qytetit të Gramshit.
Ferit Jaupi është babai i katër fëmijëve të tjerë, ndërsa gruaja e tij ka mësuar vetëm pak ditë më parë për shtatzëninë e të bijës dhe për atësinë e vajzës së vogël. Gjatë kësaj periudhe, 16-vjeçarja A.Jaupi ishte përpjekur që të mbante të fshehtë të gjithë ngjarjen dhe ia kishte dalë mbanë. Pas lindjes, së bashku me nënën e saj ajo kishte shkuar në policinë e Gramshit, ku dhe kishte denoncuar dhunën seksuale të ushtruar pikërisht nga babai i saj. Policia e Gramshit, pasi kishte regjistruar denoncimin, kishte bërë edhe analizat e fëmijës së sapolindur në maternitet. Këto analiza vërtetonin katërçipërisht se babai i vajzës së vogël ishte Ferit Jaupi. Menjëherë uniformat blu të policisë lokale kanë arrestuar 42-vjeçarin, i cili që në momentin e parë e ka pranuar veprimin e turpshëm, madje ka shfaqur pendesë.
© Gazeta Shqip
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
ja kshtu e dun shqiprin ca prej jush, te cnderume e te degjenerume. ku secili pallo ke ti doje qefi
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Cka po thua! nuk jemi duke folur per kafshe, por per njerez kjo eshte nje poshtersi shume e madhe per babain e kesaj femije,nuk ka ngjarre asnjehere kjo ngjarje tek kombi shqiptare.
nuk kam komente çka te shtoj, sepse fjala baba eshte nje fjale shume e madhe per njerzimin,por ky kelish qe e ka berre ket gje duhet hequr nga lista e kombit dhe duhet e rrahur pak nga pak çdo dite deri kur ti del shpirti, dhe te shikojne ateheres edhe ai ka per ta qajt nanen e vet.
TURP.
"Gjykim i drejtperdrejte per incestin"
E Shtune, 08 Dhjetor 2007
Gjykim i drejtperdrejte per babane "monster", qe akuzohet per perdhunimin dhe lindjen e nje femije te seksit femer me vajzen e tij 15-vjecare. Prokuroria nuk do te kryeje me hetime te metejshme per Ferit J., 42-vjecarin qe u arrestua dy jave me pare pas krimit monstruoz, per te cilin gjendet nen akuze. Burime te Gjykates se Elbasanit bene te ditur dje se do te kerkojne gjykim te drejtperdrejte per te pandehurin Ferit J., qe perdhunoi dhe la shtatzene te bijen e tij. A. J. Gjyqtari i ceshtjes. Arben Vrioni, u shpreh se "autori ka pranuar gjithcka dhe se nuk eshte e nevojshme qe te kryhen hetime te metejshme dhe te priten rezultatet e tyre". Sipas deklarimeve te marra nga oficere te policise gjyqesore. rezulton se Ferit J., ka pranuar autoresine e vepres penale dhe ndaj tij mund te aplikohet gjykim i drejtperdrejte. "Por vonesa mund te jete vetem ceshtje procedurash. qe ndiqen ne keto raste", shpjegoi gjyqtari per gazeten "KJ", diten e djeshme. Nderkohe qe burime hetimore rikonfirmuan se 42-vjecari i eshte permbajtur deklarimeve fillestare, duke kembengulur se "eshte ai autor i perdhunimit te vajzes 15-vjecare dhe baba i foshnjes se lindur ne maternitetin e Elbasanit, gjate muajit qershor te ketij viti". Ngjarja ka ndodhur nje vit me pare ne fshatin Gjere, te Gramshit dhe eshte zbuluar vetem pas lindjes se te mitures e denoncimit te nenes se saj. I penduar thellesisht, Ferit J., i ka kerkuar oficereve te policise gjyqesore dhe hetuesve qe ta vrasin me pushkatim, pasi nuk deshiron te jetoje me kete turp te madh mbi krye. Burime nga gjykata u shprehen se, "edhe pse ka pranuar fajesine, 42-vjecari do te denohet me maksimumin e parashikuar nga ligji". Prokuroria dhe gjykata jane duke pritur rezultatet e ekspertimit neuropsikiatrik per te nisur gjykimin e drejtperdrejte te precedentit te ndodhur ne nje fshat te thelle malor te Gramshit.
F. Salliu
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
Krijoni Kontakt