Me rastin 28 Nëntorit,- ditës së Flamurit, ditëlindjes së komandantit të UاK-së, Adem Jasharit dhe daljes së parë publike të UCK-së, në Vushtrri solemnisht u bë përurimi i Shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.\28.11.07\

Në ditëlindjen e tij të 52, në Vushtrri erdhi i veshur në bronz, ish komandanti i UاK-së, Adem Jashari, për të sjellë mesazhin në festat e nëntorit. Nderimi që iu bë shtatores, ishte një festë e madhe në qendër të Vushtrrisë, ndërsa të pranishmit, nderuan lartë figurën e ndritur të komandantit të UاK-së dhe festën e flamurit: “Komandanti ynë po kthehet sot në Vushtrri me gjithë madhështinë e tij, ai po kthehet madhërisht në një datë që do të mbetet në historinë tonë në ditën e flamurit, ditën e shpalljen së pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindje e ti të 52, ai vjen të sjell mesazhin në këtë ditë”, është shprehur gjeneral Rrahman Rama, zv.komandant i TMK.
Edhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës, të UاK-së, Faik Fazliu ka thënë se: “Nëntori i tretë me daljen e publike të UاK-së dhe ditëlindjen e njeriut që ndryshoi rrënjësisht e historinë tonë më të re, ka hapur rrugën e duhur për Kosovës dhe ka pozicionuar drejt lokomotivën shqiptare.”
Në emër të familjes Jashari, përshëndeti përurimin e shtatores dhe festën e Flamurit, Rifat Jashari: "Për këtë flamur bijtë dhe bijat tona më të mira u rrahën, u burgosen, u vranë në mënyrën çnjerëzore nga dora gjakatare e Beogradit, vetëm e vetëm që ky flamur të valoj i lirë"
Shtatorja e Adem Jasharit, në qendër të Vushtrrisë, është punuar nga skulptori nga Shqipëria, Mumtas Vrami.
Në orët e mëngjesit, delegacioni i oficerëve më të lartë të TMK, të Zonave dhe të Njësive të TMK-së, bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh në varrin e Komandantit Adem Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve në Prekaz.\28.11.07\

Burimi: www.rtv21.tv