Close
Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 224
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    shiko nqftse e ke seriozisht, mos prit ti humbesh shpejt ato 10 kile. Do te duhen te pakten mbi dy muaj. Une nuk besoj ne asnje diete. Gjeja qe do te thoja eshte ti pergjymos vaktet qe ha, dhe tja hysh palestres me themel. Cdo dite nga nje ore nqftse ke mundesi, dhe nqftse jo te pakten tre here ne jave.

  2. #32
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    E kam shume seriozisht pasi me bezdis ideja e te qenurit overweight qysh
    kaq e re. E di se eshte gjitha baby weight dhe nuk humbet fille por deri
    sa te kap peshen para barres nuk do xa rahati me veten.
    Per palester mbas nja 3 javesh se me perpara s'je akoma ne terezi te fillosh
    ushtrimet do e bej cdo dite ne jave ( them une, pasi jam dhe shume dembele)
    po me duket se me kaq nuk do mjaftoje. Du ndonje gje qe te ben te
    dobesohesh shpejt dhe atehere te kem mendjen e qete.

  3. #33
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nje diete, jepi gji vajzes; sipas studimeve nenat qe japin gji humbasin peshe me shpejte se nenat qe nuk japin gji (s'e di pse), plus qe edhe maja ime pas 6 muajsh vajti u be (her original) size 2-shi pasi me pati mua, pa mbajtur diete. Uji + frutat + perimet te stabilizojne metabolizmin (te pakten ujit mos iu ndaj). Gezo qe ke Brandon rrotull se do jesh aktive duke i vajtur nga pas larte e poshte, se kot nuk thone "the terrible twos" per toddlers qe bejne 2 vjec -- jane shume te levizshem. Rrezik nuk te duhet palestra por ma ha mendja se do vesh anyway se e ke me shume ngut kete pune. And you'll be your old self in no time. Oh, dhe hiqe nga mendja ate "overweight" sepse it doesn't apply vitin e pare pasi ke lindur bebin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 06-07-2006 më 13:19
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Thojn qe baby weight, sikur bjen vet shume shpejto mbasi 3-4 javesh. N.q.s don te humbesh pesh, shko ne palester c'do dit edhe ha 5 her ne dit me propocione te vogla. 3 meals edhe 2 snacks. + pi uj. Mos harro, vrapo nja 1 or c'do dit, edhe duhet te jesh mir.

  5. #35
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Leila gjinin nuk e do, i pelqen shishja dhe une skam shume durim te merrem
    me e trajnu, keshtu kam frike se sdo jete opsion i mire per mua.
    Me Brandonin e kam hupe peshen per 3-4 muaj kam shku aq sa kam kene
    para barres, po tashi me kete pregnancyn e dyte kam shtu peshe me shume
    dhe prandaj e kam me frike. Dhe mami do me vije keto dite per te ndejte 2-3
    muaj dhe e di se do dembelosem se do me beje gjithcka. Sa per Brandonin
    ai eshte si me punu full time a je e zonja ti vish rreth.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Jepi gji goces. I ben nder dhe asaj dhe vetes tende

  7. #37
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Epo tjeter nuk di cte them Shkodrane, di qe dhe work out te ndihmon gjithashtu. (gje qe e praktikoj vete ).Vetem prit deri kur ta aprovoje doktori se kur duhet te fillosh , dhe ki parasysh mos e stermundo veten menjehere , fillo pak e nga pak dhe gradualisht. Pastaj trupi vjen vete ne peshen qe ishe avash avash , vetem jepi kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 06-07-2006 më 16:12
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Mos hani te skuqura si patatet ose fast food etj.Keto jane shume te rendesishme per kilet.Por nga qe sa keni lindur levizni pak sa te keni mundesine e keni nga lindja t"ju rroji vajza edhe me jete te gjate.

  9. #39
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Lona, e di qe cdo njeri ka nevoje te ndihet reasonably attractive, dhe ketu ben pjese edhe pesha, por jepi vetes kohe. Une nuk besoj ne dietat e fiksuara. I gjithe celesi eshte te marresh me pak kalori sec shpenzon. Ndaj duhet te ulesh sasine e ushqimit ose/dhe te rrisesh nivelin e aktivitetit. Edh nqs s'ke kohe apo mundesi ta frekuentosh palestren rregullisht, perpiqu te jesh sa me shpesh ne levizje, qofte edhe te ecesh nje distance te konsiderueshme. Sa per ushqimin, konsumo fruta dhe perime, whole-grain starches, proteina te lehta si baked fish apo broiled chicken, low-fat ose fat-free bulmetra... Gjithashtu kontrollo edhe porcionet ne vakte. psh, nje cup yogurt ose 3-6 oz. peshk...
    Gjithe te mirat- ty edhe bebit.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Obeziteti apo dhjamosja që po vret

    Obeziteti apo dhjamosja që po vret


    Isuf Kalo

    As që mendohej se do të vinte edhe në Shqipëri kjo ditë: Që, shëndeti i tepërt, ose “obeziteti” siç quhet në mjekësi, të shndërrohej në shqetësim dhe kërcënim për shqiptarët, sepse njerëzit e shëndoshë, apo shumë të shëndoshë kanë qenë të rrallë. Kurse njerëzit me trup normal apo të dobët, të panumërt. Madje shëndoshja trupore ka qenë e lakmuar dhe quhej tipar bukurie. Fëmijë dhe grua e bukur përgjithësisht quheshin fëmija “buçko” dhe gruaja “e kolme”.
    Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë. Alarmuese është se ai po shtohet edhe tek fëmijët Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe GLOBEZITET. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen frikshem bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.
    Dantja e pat perceptuar grykësinë si ”mëkat” dhe e pat dënuar” atë në një nga rrethet e tij te ferrit. Por a e pat parashikuar ai që kjo dobësi njerëzore në dukje e pafajshme, të merrte dhjetëra shekuj pas tij, përmasat e një suicidi të heshtur të tillë gjigant të njerëzimit?

    Paradokset e dhjamosjes

    Duket paradoksal ky shqetësim për obezitetin në një popullsi si ajo e jona që historikisht ka vuajtur nga nënushqyerja dhe uria. Këto dy të fundit si edhe varfëria ende nuk janë zhdukur, përkundrazi janë prezentë dhe mjaft të shpeshta. Mangësitë, njëanëshmëria dhe vështiruesit e sigurimit të ushqimit hasen ende sot gjerësisht tek shqiptarët. Një studim i një agjencie të huaj të specializuar dëshmoi se në vitit 2003 në vendin tonë 37.3 % e njerëzve vuanin nga pamjaftueshmëria ushqimore kronike prej të cilëve 17,3 % në gradë të rëndë.
    Por pikërisht varfëria, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë, ushqimet e duhura, të mira për shëndetin, kanë krijuar një lloj të ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinë e ushqimit të konsumuar, se sa me cilësinë e tij, me përbërjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, përzgjedhjen dhe preferencat e reja të ushqimit dhe kalorazhin e lartë.Veçanërisht në shtresat e varfra të popullsisë, është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore të cilat janë me te lira si çmim, por fatkeqësisht janë dëmtuese për shëndetin. Për pasojë obeziteti, dikur i frikëshem kryesisht per të pasurit , po shtrin putrat e tij tani edhe në kontinentet dhe territoret e vendeve të varfra shume milionëshe.

    Tregu i lire dhe obeziteti

    Ushqimi i njerëzve varet nga të ardhurat mesatare , produksioni ushqimor, furnizimi , shpërndarja tregtimi , reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve ekonomiko - shoqërore në botë, Evropë dhe tek ne mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme, kryesisht të importuara. Veç kënaqësive, ato krijuan rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve tanë si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të superkoncentrauara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh të lartë.
    Tregu i lire dhe reklamimi krijuan preferenca të reja dietetike ushqimore të popullatës sonë, sidomos në qytet. Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale të tij po lihen pas dore, si “demodé”. Ato gatuhen nga grate tashme te zena ne pune gjithnje e me pak dhe me pertese . Në vend të tyre ushqimi i industrializuar, më shpesh i importuar, i gatshëm ,gjysmë i gatshëm (Fast Food, Sandviç, Mac Donald ,Doner, Sushi,Coca Cola, Fanta, Çokollata, dhe pijet alkoolike te ndryshme ) me shije të reja por me kalorazh të lartë dhe përbërje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike kane pushtuar tregun dhe tryezat. .Bashkë me to po spostohet gradualisht dhe vendi i ngrënies: nga ai tradicional familjar shtëpiak në atë “me shoqëri” në lokal. Edhe tradita e marrjes së ushqimit nga shtëpia me vete në çantë për ta konsumuar gjatë pushimit të drekës në punë ose në shkollë, po zëvendësohet me blerjen e tij të gatshëm nëpër kioska, pika shitje ambulante apo automate të vendosura kudo në qendra pune ose shkolla.

    Një rrjet i panumërt restorantesh, baresh, qebaptoresh, pastiçeri në tezga, kioska apo lokale super luksoze kanë mbirë kudo, në rrugë, shkolla, qendra pune dhe banimi. Fal globalizmit ushqimet e kuzhina te huaja : kineze , indiane ,meksikane ,orientale , picat italiane e suflaket greke kane kapercyer kufijt e shteteve dhe po konkurojne kudo me ato tardicionale lokale.
    Të gjitha së bashku kanë krijuar edhe tek ne një BUM ushqimor dhe kalorik të paparë që i tërheq njerëzit tanë me kënaqësitë dhe shijet e reja gastronomike dhe kulinare aq të lakmuara, por të paplotësuara dot ndonjëherë.më parë

    Rrezikun e dytë sinergjist me të parin e përbën rehatia fizike. Një stili ri jetese po përhapet i karakterizuar me aktivitet fizike dhe veprimtari muskulore të pakësuar. Ai është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, automobilizmit, që zëvendësoi ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë , ashensorëve, në vend të ngjitjeve të shkalleve në këmbë, qëndrimit të stërzgjatur përpara TV, kompjuterëve, pra pasivitet, në vend të lëvizjeve aktive, sporteve dhe punës së mëparshme të lodhshme muskulore fizike.Mbi 60 % e te rinjeve tane nuk arrijne te kryejne aktivitet fizik sistematik as dy here ne jave per rrujatjen e linjes se trupit Jo vetëm shqiptarët, por gjithë popujt e varfër kanë ëndërruar të kenë të hanë dhe të çlodhen. Por “ luga “, kolltuku , automobili dhe gota e pijes dhe po behen tani armiqt e tyre te rinj

    Ku është e keqja?

    E keqja është se ushqimi nuk është si ajri frymëmarrjes. Organizmi merr dhe mban vetëm aq ajër sa i duhet,tepricën e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kështu. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Fal ketij mekanizëmi fiziologjik mbrojtës organizmi siguron rezervat per rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Ky formohet nga kaloritë e tepërta tëgrumbulluara nga mos lëvizja, nga mbi ushqyerja dhe mos djegia prej trupit të kalorive të mara me ushqim Depozitimi, ndonese me synim pozitiv kur teperohet deri në obezitet shndrohet për fat të keq në një “bombë te heshtur me sahat” brenda organizmit
    E keqja e obezitetit nuk është vetem estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike: Bilanci i mbrapshtive të tilla të tij ne bote është i madh: 600 milion njërëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike te zemrës e të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milion aksidentet vaskulare të trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 hiper kolestrolit. Cilat luftëra, epidemi apo katastrofa natyrale i kanë shkaktuar njerëzimit kasaphanë më të madhe se kjo?
    Shtojmë këtu edhe barrën financiare dhe psiko-emocionale të lidhur me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre e cila është kolosale si për pacientët , familjet e tyre, ashtu edhe ne në rrafshin shoqëror. Shpenzimet janë në rritje deri në nivele të papërballueshme si në vendet perëndimore të përparuara, ashtu edhe tek ne. Sipas nje ankete te botuar ne shtypin tone 26%e vajzave shqiptare vuajne emocionalisht prej mbipeshes trupore Kurse sipas
    sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë,ne Shqiperi vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të vazave të gjakut dhe kancerit ne është rritur 40 %. Ne këtë fakt alarmant ka gisht edhe obeziteti. Ai është në rritje, madje edhe tek fëmijët, të cilët një dekadë më parë prekeshin prej tij dhe prej diabetit shumë më rrallë.

    Të mos ndalosh një të keqe të evitueshme është faj

    Dëmet e paralajmëruara të obezitetit nuk janë fatale. Përkundrazi janë në një masë të madhe të evitueshme. Mbi 80 % e sëmundjeve ishemike të zemrës, 90 % e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të sëmurëve me kancer, si edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, mund të parandalohen. Duhen per kete vetëm tre masa të thjeshta: dietë ushqimore, aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.
    Për duhan pirjen , reagimi ka qene i fuqishëm dhe kontrolli i tij se shpejti pritet te behet realitet. Në sajë te këmbënguljes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë së tanishme. si edhe bonsensit te deputeteve Konventa Ndërkombetare e OBSH për kontrollin e duhan-pirjes u ratifikua para pak kohe edhe nga parlamenti.yne Edhe paketa e re ligjore per zbatimine saj eshte miratuar nga qeveria dhe së shpejti pritet të gjejë aty të njëjtin miratim konsensual.
    Impakti jetëshpëtues i kësaj konvente do të jetë i paharruar. Nëse ajo do të vihet në jetë ,do të përbëjë pa dyshim suksesin më të bujshëm të Shëndetësisë shqiptare në përpjekjet e saj shume vjeçare për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit “ Nje Shqiperi pa duhan” nuk duket me utopi
    Me kontrollin dhe kufizimine duhan pirjes do te hapet një faqe e re ne modernizimin konceptual te shëndetësisë sonë lidhur me riorientimin e prioriteteve të saj :nga fokusimi i deritanishëm tek mjekësia dhe kurimi i sëmundjeve ( me fokus dhe fetishizim te medikamenteve , listave finaciarisht katastrofike rimbursuese ) në ato te interventeve kost efeketive: profilaktike, mbrojtese dhe promocionale të shëndetit të popullatës në tërësi. Parlamenti i tanishëm, qeveria e kryeministrit Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Cikuli si iniciator dhe zbatues të tyre do te të memorizohen në historinë e shëndetësisë shqiptare qoftë edhe vetëm për këtë kethese .

    Sfida e re

    Nderkohe ata i pret tani edhe nje sfidë tjetër, po aq e veshtire ; perballja me një vrastare po aq te egër sa edhe duhanpirja. Ajo është kequshqyerja e popullatës dhe sidomos obeziteti me të gjitha pasojat e tij.Masat e duhura mbrojtëse dhe evituese ndaj tij per fat te keq deri me sot kanë dështuar .
    Shoqëria dhe shëndetësia jonë në veçanti, pas transformimeve ekonomiko - shoqërore të dekadës së fundit janë kapur në befasi, kanë reaguar plogët dhe pa efekt. Dështimi ka ardhur nga rezistenca e , mentaliteteve dhe mënyrës se ushqyerjes e jetës së preferuar të njerëzve, nga njera ane dhe , agresivitetit, shkathtësisë reklamuese dhe intensitetit ofertues të tregut. nga ana tjeter Tregu i hapur, i lirë i globalizuar ka qenë më i zhdërvjellët, efektiv dhe imponues, se sa propaganda shabllone mbrojtëse shëndetësore. Shëndetësia tone nuk duhet te vazhdoi e zhytur verbas ne aspektet diagnostiko mjekuese te semundjeve sidomos atyre kronike pa kerkuar dhe bllokuar me se pari burimet e tyre . Ne rastin e obezitetit ajo do të duhej të konkurronte me tregun me nje informim dhe edukimin dietetik lehtësisht të kuptueshëm për popullatën, sa më të gjerë e të detajuar, për kriteret në përzgjedhjen e ushqimeve ,si edhe me anë të mekanizmave ligjore dhe rregullatorë rigoroz per mbrojtjen e shëndetit të popullatës si prioritet shoqëror.

    Koordinim qe le per te desheruar

    Ushqimi i popullatës dihet , është nje nder produktet shumë sektorial: , konkretisht i bujqësisë, transportit, tregtisë, kultures , edukimit, medias,dhe natyrisht shëndetësisë.
    Koordinimi i politikave , synimeve dhe prioriteteve të sektorëve të mesiperm lidhur me të per fat te keq pergjithesisht ka caluar Jo vetëm tek ne. Thuajse kudo në botë. Buqesia ka patur prioritet te saj kryesisht shtimin maksimal te prodhimtarise ,transporti furnizimin dhe globalizimin e shperndarjes , tregetia shitjen sa më të madhe.Por te treja nuk kane arritur ti lidhin dhe harmonizojne keto me njera tjetern dhe aq me pak me shendetin .

    Është pikërisht ky koordinim midis sektorial që është shndërruar tani në prioritet si për OBSH ashtu edhe FAO - n, të cilat po punojnë për një strategji të përbashkët në mbrojtjen e njerëzve nga obeziteti dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Një workshop në vitin 2004 në Kobë te Japonise inicioi bashkëpunimin e këtyre dy organizatave nderkombtare në një program të përbashkët bashkëpunimi dhe marrëveshje për shëndetin. Ne sinergji me te nje “Platforme Evropiane veprimi per Dieten , Aktivitetin Fizik dhe Shendetin” si edhe nje politike e perbashket buqesore eshte formuluar dhe po zbatohet nga vendet antare te BE

    Një rezolute dhe strategji e re shprese për ushqimin e popullatës

    OBSHja qe e para që me raportin e saj të vitit 2002 “Strategjia globale për dietën, veprimtarinë fizike dhe shëndetin” reagoi fuqishëm ndaj shtimit të rreziqeve për shëndetin dhe të sëmundshmërisë kronike të lidhur me to.Ajo rekomandoi 6 drejtime strategjike për kontrollin, minimizimin dhe parandalimin e tyre.
    -.Përdorimi sa më i shumte në ushqimin e përditshëm të popullatës i zarzavateve, dhe
    frutave te fresketa (minimum 400 gr në ditë ) dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë fibre;
    -.Promovim i veprimtarisë së përditshme fizike,( minimum 30 minuta ecje në ditë)
    -. Minimizim i konsumit të yndyrnave shtazore në raport me ato me origjinë bimore; -.--
    - Kufizimin e produkteve ushqimore me përmbajte të lartë të yndyrnave , kripërave dhe
    sheqernave të lira;
    -.Mbajtjen e peshës trupore në shifra optimale, evitimin e shtimit në peshë;
    - Mospirjen ose ndërprerjen e duhanit.
    Një draft rezolutë e përbashkët kundra obezitetit- është përpiluar para pak javësh pas konsultimeve me ekspertë intersektorial nga ana e OBSH dhe do t’u paraqitet për diskutim dhe miratim 53 Ministrave të Shëndetësisë së Evropës në një mbledhje të posaçme te planifikuar në Stamboll në Nëntor 2006.

    Thelbi i saj është krijimi i një paradigme të re lidhur me politikat e ushqimit. Ne se deri tani ajo ka qenë e orientuar drejt sasisë, rritjes të produktivitetit të ushqimeve, kënaqjes maksimale të kërkesave konsumeriste të popullsisë dhe atyre ekonomiko-financiare të shoqërisë. Sot, përkundrazi, synohet që të orientohet drejt cilësisë , në kuptimin e përbërjes, efekteve pozitive, por edhe rreziqeve potenciale të ushqimeve për shëndetin e njerëzve.

    Koha per reflektim dhe veprim

    Platforma e këtij draft - rezolute të re është e gjerë me shume fusha veprimi. Disa prej drejtimeve kryesore janë:
    Stimulimi dhe mbështetja e bujqve e fermerëve të vegjël lokal në kultivimin, transportimin dhe shitjen e zarzavateve dhe frutave të freskëta; çmime të ulëta të përballueshme dhe subvesion financiar i fermerëve për to; pilotimi i dhënies së frutave falas fëmijëve të shkollave; krijimi i rrjetit të pikave të shitjes së tyre në qendra të vogla banimi; masa kufizuese të prodhimit, furnizimit dhe tregtimit të ushqimeve me përmbajte të lartë kalorike yndyrore dhe sheqerore; politika të taksimit të shtuar të tyre; detyrime për etiketimin e detajuar të përbërësve në ushqimet e parapërgatitura të gatshme ose të importuara; kufizime në reklamimin e ushqimeve jo të favorshme ose të rrezikshme për shëndetin në shkolla, në TV , në shtyp dhe media; ndalim të automateve dhe marketimit të tyre në shkolla; mekanizma kontrollorë dhe rregullatorë në proceset e përpunimit, dhe tregtimit të ushqimeve hiperkalorike dhe me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri; zvogelim te porcioneve ne shitje , platformë kombëtare për edukimin sistematik dietetik veçanërisht për moshat e hershme të fëmijërisë në kopshte e shkolla, por dhe publikun e gjerë; ngritjen e shërbimit dietetik dhe konsultoreve të specializuara; inkurajimin e ushqimeve tradicionale të shëndetshme mesdhetare.

    Paralelisht me këto do të inkurajohet veprimtaria e përditshme fizike dhe sporteve; ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës së duhur për ecjen dhe shëtitjet e mbrojtura në këmbë dhe sidomos per çiklistët ( qyetet tona jane ndofta te vetem ne Evrope pa rruge te posaceme per ciklistet) ; krijimi i sa me shume pishinave, fushave sportive, qendrave të fitnesit dhe ambienteve të blerta për çlodhje aktive. Masa dekurajuese duhen marr për përdorimin e automobilit, programe per krijimin e kulturës së re të punës, ushqimit dhe të çlodhjes fizikisht aktive për punonjësit , në qendrat e punës.si edhe ne shkolla
    Keto rekomandime sa do ne dukje te vështira, per tu zbatuar, janë të bazuara ne eksperiencat e suksesshme të provuara në një serë vendesh të Evropës. Në saj të tyre vende si Polonia kanë raportuar uljen e ndjeshme në dhjetë-vjeçarin e fundit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare .
    Rikujtojmë që per fat te keq gjatë së njëjtës periudhë, në vendin tonë ato u rriten 40 %. A do te vazhdojme edhe ne dekaden e ardheshme keshtu te mos ndalim dot hovin e obezitetit dhe te demeve dramatike te tij ?

    “Njeres ju dua : reagoni”

    Eshte ende koha .Neser eshte vone .Eshte me se pari ne doren tuaj , te seiclit individ , te familjeve tuaja , dhe bashkesive ku jetoni te bashkepunoni aktivisht per te ndalur apo jo vepren vrastare te kesaj epidemie te re te shekullit 21

    01/08/2006
    KATEGORIA: Analiza.SHEKULLI.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 23 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •