Close
Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 224
  1. #121
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Na tmerrove moj Sadete.

    Frika ime me e madhe eshte tensioni i larte. Nuk kam pare njeri mbipeshe qe mos te kete tension te larte e gjithe shoket mjeke qe kam jane qefuj, asnje mbipeshe.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #122
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mënyra të reja për të "djegur" dhjamin e tepërt

    Mjekët mendojnë se shkaqet kryesore të shtimit në peshë, janë katër: së pari, ushqimi joracional, lëvizjet e pakta, ekuilibri i çrregulluar në jetën e përditshme, d.m.th., një reagim jo adekuat ndaj streseve, gjumi i tepërt, sidomos gjate ditës dhe, marrja e preparateve hormonale. Po si mund të shpëtojmë nga pesha e tepërt? Ja disa mënyra të thjeshta.

    Mënyra e parë: Dhjami mund të “shkrihet” fare mirë nëpërmjet disa ushtrimeve që kanë si bazë frymëmarrjen: duhet të marrësh frymë thellë dhe aktivisht, gjithmonë me hundë. Filloni ngadalë dhe shtojeni ritmin vazhdimisht, duke i shëmbëllyer, si të thuash, një lokomotive kur niset për udhëtim. Pas një cikli prej tridhjetë frymëmarrjesh të tilla, pushoni pak. Këtë ushtrim duhet ta përsëritni pesë herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

    Mënyra e dytë: Të pini ujë të ngrohtë: Sa herë që ndjeni uri, në vend të që të hani, pini një gotë me ujë të ngrohtë, ku keni hedhur paraprakisht një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni ose uthull molle.

    Mënyra e tretë: Me anë të ushqimit. Ja thelbi i saj: në ditën e parë duhet të hani vetëm mish të zier, në të dytën të pini vetëm kos, në të tretën të hani vetëm mollë, në të katërtën të ushqeheni vetëm me peshk, në të pestën të hani vetëm oriz, në të gjashtën vetëm lakror me lakra, në të shtatën, pulë të zier.
    Pas një jave filloni përsëri nga e para. Kjo dietë nuk duhet të vazhdojë më shumë se dy javë, brenda të cilave ju do të bini 7 kilogramë.

    Këshilla e fundit: Mos u mundoni të hiqni menjëherë mbipeshën. Mbani parasysh së është më i mirë mjekimi gradual me metoda të natyrshme, sesa kurimi i menjëhershëm me mjete drastike


    "Telegrafi"
    "Carpe Diem"

  3. #123
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbipesha nuk bazohet vetëm te ushqimi

    “Ç’ha goja tregon boja” – është një fjalë e urtë shqiptare e përdorur rëndom nga të gjithë. Por studime të reja tregojnë se kontrolli i peshës nuk varet vetëm nga ushqimi, por edhe nga sistemi nervor dhe reagimi që njeriu ka ndaj ushqimit.

    Teoria e re bazohet në sistemin nervor dhe reagimin që ka lënda serototinë në tru, substanca që kontrollon oreksin te njeriu. Rezulton se serototina e cila koordinon sistemin nervor nuk kontrollon vetëm urinë, por edhe metabolizmin.

    “Dua të jem i qartë se ushqyerja e mirë është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe aktivitetin e tij gjatë ditës dhe studimi është i lidhur me tjetër gjë”- tha Kaveh Ashrafi, udhëheqësi kryesor i studimit. “Por mendoj se është e rëndësishme të thuhet se nuk është vetëm ushqimi që ndikon në shëndoshjen e njeriut por një faktor tjetër më i madh që i ka rrënjët në gjenetikë”.

    Ashrafi dhe kolegët e tij bënë një studim te krimbat. Ata morën keto mikroorganizma per studim pasi krimbat megjithëse normalisht janë shumë të vegjël krahasuar me njeriun, kontrollojnë 20 mijë gene, afërsisht po aq gene sa trupi i njeriut, 25 mijë në total. Si njeriu ashtu edhe këto mikro organizma kanë evoluar gjenetikisht për të ruajtur dhe konservuar energji në varësi të ushqimit që konsumohet.

    Për shkak të këtyre ngjashmërive, studiuesit tentuan të shkatërronin pjesërisht sistemin nervor të krimbave duke prishur receptorët e qelizave që bashkoheshin në sajë të veprimit të serototinës. Ata prishnin vetëm ato rrugë që aktivizonte serototina kur krimbi hante.

    Shkencëtarët u çuditën kur zbuluan se rruga që bënte serototina ishte e ndryshme nga ajo që bënte ushqimi kur depozitohej. Të dy këto kanale vepronin secili më vete por në fund rezultonin në lidhjen e molekulave duke i dhënë formë depozitimit të ushqimit.

    Kështu kur ushqimi ishte i pakët, rezervat që trupi ruante ishin po aq sa “urdhëronte” serototina . Kështu në disa krimba që efekti i serototinës ishte i lartë rezervat ishin më të pakta, ndërkohë që në të tjerë më të mëdha.

    Por krimbat me njeriun kanë ndryshim sa i përket sistemit të veprimit. Shkencëtarët zbuluan se te krimbi rritja e serototinës ndikonte në rritjen e të ngrënës por në humbje të peshës pasi serototina e tepërt nuk lejonte krijimin e indeve dhjamore. Ndërsa te njeriu sasia e madhe e serototinës ndikon që njeriu të hajë më pak dhe shumë herë gjatë ditës dhe vetvetiu kjo gjë ndikon në uljen e indeve dhjamorë. Kjo pasi trupi nuk ruan shumë rezerva ushqimore.

    Kështu Ashrafi dhe skuadra e tij konkluduan pas shumë analizave te krimbat se, nëse një person është i shëndoshë ose i dobët kjo nuk është rezultat i kalorive që ai merr por shumë më komplekse. Aty futet sistemi nervor i cili bazohet si në faktorët gjenetik ashtu edhe në ato të mjedisit rrethues.

    “Faktet flasin se konsumimi i ushqimit është një proces shumë dinamik, i cili ka brenda faktorin gjenetik i cili shkon më larg se dietat” – tha Ashrafi.

    “Ne kemi zbuluar se sistemi nervor ndikon në sasinë e ushqimit që njeriu konsumon. Në fakt kjo është thënë edhe më parë por asnjëherë nuk është vërtetuar. Ky studim jep një dimension të ri në këtë çështje, dhe ndihmon njerëzit të kenë kujdes në dietat ushqimore që bëjnë”- përfundoi Ashrafi.

    Ai këshillon që njerëzit të hanë shpesh, shumë herë gjatë ditës dhe pak. Kjo bën që serototina të ‘japi urdhër’ që depozitat dhjamore të jenë më të vogla, pasi trupi përgatitet të hajë sërish shumë shpejt, dhe nuk ka nevojë për depozitim. Në rast se në mendjen e një njeriu ekziston ideja se do të hajë vonë, trupi ka efekt të depozitojë shumë më tepër inde dhjamore, duke bërë që njeriu të shtojë në peshë.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  4. #124
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Humbja në peshë dhe dobësimi i eshtrave

    Dihet se humbja në peshë rezulton edhe me dobësimin e eshtrave për shkak të zvogëlimit të ngarkesës. Po ashtu dihet se acidet omega-3-yndyrore kanë ndikim pozitiv në indin eshtëror.

    Shkencëtarët islandez kanë bërë një eksperiment i cili për bazë e ka pasur çështjen, nëse preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore gjatë fazës së dobësimit mund ta parandalojnë humbjen e masës eshtërore.

    Disa vullnetarë me mbipeshë, brenda tetë javësh e kanë zvogëluar marrjen e energjisë në 30%, ndërsa kjo ka rezultuar me humbjen e peshës trupore për 5%.

    Gjatë kësaj periudhe të dobësimit, ata kanë marrë kapsula me vaj peshku ose ushqim peshku (losos) disa herë në javë, të cilët kanë qenë të pasur me acide omega-3-yndyrore.

    Rezultatet kanë treguar se preparatet shtesë të acideve omega-3-yndyrore nuk kanë arritur t’i ndalojnë ndryshimet e pritura në metabolizmin e indit eshtëror.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  5. #125
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sistemi nervor dhe trashja

    Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë sugjeron se niveli i neurotransmiterëve të serotoninës është kyç për apetitin dhe depozitimin e yndyrave në organizëm.

    Hulumtuesit në botimit e tyre në revistën, Cell Metabolism, shkruajnë se sistemi nervor ka ndikim më të madh në mbipeshën sesa shprehitë e veçanta ushqyese.

    Serotonina në mënyrë të pavarur nga faktorët tjerë kontrollon dëshirën për ushqim, ndërsa më vonë ndikon edhe tek organizmi pas marrjes së kalorive.

    Në bazë të mendimit të shkencëtarëve, sistemi nervor është rregulluesi kryesor i cili me anë të mekanizmave të veçantë molekular koordinon të gjitha proceset të cilat janë në lidhshmëri me energjinë.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  6. #126
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Vitamina D dhe parat-hormoni të lidhur me depresionin

    Personat e moshuar me nivele të ulëta të vitaminës D dhe nivel të lartë të hormonit të paratiroidesë, janë të rrezikuar nga zhvillimi i depresionit.

    Nga studimi në të cilin janë përfshirë rreth 1.300 pjesëmarrës me moshë mbi 65-vjeçare, është zbuluar se personat me depresion kishin për 14% nivel më të ulët të vitaminës D në krahasim me vlerat normale.

    Te individët me depresion më të lehtë, niveli i hormonit të paratiroidesë ishte më i lartë për 5%, ndërsa te ata me depresion serioz, nivelet e këtij hormoni ishin 33% më të larta në krahasim me vlerat te personat normalë.

    Duke pasur parasysh se edhe niveli i ulët i vitaminës D edhe niveli i lartë i hormonit të paratiroidesë, mund të mjekohen me marrjen e sasive të mëdha të vitaminës D, kalciumit dhe rrezitjes në diell, ky studim mund t’u shërbejë personave të moshuar të cilët natyrshëm kanë një depresion të caktuar duke iu mundësuar përmirësimin e gjendjes së tyre depresive.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  7. #127
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mbipesha u falet më lehtë meshkujve se femrave

    Rritja mesatare e peshës trupore rezulton me diskriminim shoqëror ndaj femrave, mirëpo jo edhe ndaj meshkujve.

    Vlerat e dëshirueshme të indeksit të masës trupore (BMI) janë ndërmjet 18.5-25 kg/m2 (vlera optimale është 22 kg/m2).

    Një hulumtim nga Universiteti i Yale ka treguar se femrat me BMI nga 27 kg/m2 e më lartë janë të diskriminuara në punë ose kanë probleme në raportet me rrethin.

    Ndërsa meshkujve u ndodh e njëjta gjë kur e kanë indeksin e peshës trupore nga 35 kg/m2 e lartë.

    Autorët e studimit kanë zbuluar se diskriminimi për shkak të peshës trupore është shumë më i shpeshtë sesa diskriminimi gjinor.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  8. #128
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si të hiqni kilet e tepërta për një trup të shëndetshëm?!

    Trup i shëndetshëm. Cili është kuptimi i kësaj fraze? Idetë që të vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë, “është pak i shëndetshëm!” Kjo përkthehet mbipeshë dhe i shëndoshë. Pra, trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore shëndet kardiovaskular.

    Pini sasinë e nevojshme të ujit

    Ujë. Pini sa të kini mundësi gjatë ditës. Rekomandimi ditor për ujë është 8-10 gota në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shpëlan organizmin gjatë ditës dhe në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e kyçeve të trupit, si gjunjët dhe bërrylat. Një e mirë tjetër e ujit është që të bën të ndjehesh i ngopur, pa ngrënë shumë kalori. Gjithashtu organizmi funksionon në mënyrë optimale kur nuk është i dehidratuar. Për çdo 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi.

    Ushqim me cilësi

    Konsumoni ushqim me cilësi. Trupi është si makinë, dhe si çdo makinë ka nevojë për karburant për të funksionuar mirë, madje karburant me cilësi. Mbani mend, makinën mund ta ndërroni sa herë që të doni, por trupin e keni deri sa të vdisni, kështu që trajtojeni mirë. Zakonisht, 5-6 porcione të vogla ushqimi është më mirë sesa tre porcione: mëngjes, drekë dhe darkë që ne jemi mësuar të hamë. Porcionet më të vogla treten më shpejt në sistemin e tretjes dhe i japin më shumë energji trupit. Për ato që nuk kanë mundësi për proteinë pluhur, qumështi pluhur, është pothuajse njësoj sepse ka shumë aminoacide të rëndësishme për trupin dhe shëndetin. Kini kujdes, këto porcione duhet të përmbajnë me tepër proteinë dhe më pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupi është më se e mjaftueshme.

    Në drekë, vaj ulliri

    Ky hap është pak i çuditshëm për shumë njerëz, megjithatë është shumë efikas. Pas drekës dhe darkës, hani një lugë vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyrë e mirë (poly unsaturated), dhe ndihmon në heqjen e dhjamit nga trupi. Përveç kësaj vaji i ullirit i jep trupit energjinë e duhur për të kursyer djegien e proteinave për energji.

    Palestër, 3 herë në javë

    Bëheni zakon stërvitjen. Të paktën tre herë në javë, në mëngjes ikni në palestër dhe vraponi ose bëni biçikletë për 45 minuta, pastaj pas pune rreth orës gjashtë apo shtatë bëni stërvitje me pesha për rreth 45 minuta. Është vërtetuar që diçka duhet të përsëritet 21 herë para se të bëhet zakon. Pra, të paktën 21 herë shtyjeni veten për të shkuar në palestër. Atëherë do ta ndjeni ndryshimin menjëherë!

    Not, patina, ski

    Stërvitje kardiovaskulare. Këtu është fjala për vrap, not, biçikletë, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Çdo aktivitet që e ngre nivelin e rrahjeve të zemrës në zonën e stërvitjes për një kohë të caktuar, forcon zemrën. Rreth 20-45 minuta, tre deri në katër herë në javë është e mjaftueshme për të humbur peshën në mënyrë graduale dhe të shëndetshme. Pulsi duhet të jetë diçka si 120-150 rrahje për minutë, megjithatë ka një formulë të caktuar për këtë.

    Këshillat e nevojshme për të pasur shëndet të plotë

    1- Pini 8-10 gota ujë çdo ditë
    2- Hani 6-8 porcione ushqimi në ditë
    3- Mos u kufizoni me tre vaktet, ku sasia është edhe më madhe
    4- Pini një lugë vaj ulliri në drekë
    5- Pini një lugë vaj ulliri në darkë
    6- Bëni palestër 3 herë në javë
    7- Bëni not rreth 45 minuta, dy herë në javë
    8- Bëni gjumë çdo ditë jo më pak se 8 orë

    Obeziteti, shkaktar sëmundjesh

    Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile në muaj.

    Uji një komponent që shmang shëndoshjen

    Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Si për meshkuj dhe për femra stërvitja ndihmon për të mos u shëndoshur. Është mënyrë më e mirë, që ndihmon në djegien më të shpejtë të kalorive.

    Dieta dhe roli i kripërave minerale

    Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.

    Varietetet dhe “kombinimet” e ushqimeve

    Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera, sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Viatamina A, sikurse vitaminat D, E, K; absorbohen nga organizmi vetëm në prani të yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    me shum sqarime rreth asaj se kur duhet te hajme ushqim ne mbremje a po gjat dites
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Ok ndikmet e tjera negative te ujit te ngrohte i paska shpjegu dhe Diana siper.



    P.S Diana do doja te me thoje ushqime qe ndikojn per te shtuar ne peshe,por qe mos krijojn celulit.

    Respekte

Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  3. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  4. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •