Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 75
  1. #51
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me thene te drejten une s'e di te jete nga ndonje film vizatimor, por e mbaj mend qe e kam mesuar ne moshe te shkolles fillore. Kenga parashikon nje fund te hidhur per elefantet. Dhe pare nga ky kendveshtrim ka qene me e thelle se vjersha e kenge te tjera te tipit qe as nuk e di si shkruhen:

    Alla balla nica, dush kape nica, edi bidonce dush kape donce

    ose

    ono mana dono mana triaferi kukuferi pana xhu kalina yshi rabeci teneqeja cufi

    ose

    karamele zana vjen nga tirana nga tirana n'peshkopi cfare numri do ti une dua treshin macja kapi veshin veshi u keput macja ra ne lluc lluci u tha macja u perla etj etj

  2. #52
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Fjale me vend, meriton reputacion.

    Te pakten tani eshte kthyer ne identitet, krah per krah me parazitin me te madh te politikes shqiptare.
    Cilit prej ketyre fytyrave do i besoja?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Vagabondo

    Cdo perfshirje e nje brezi te shkolluar ne politike, eshte nje kenaqesi per te gjithe, sepse shqiptaret kane nevoje per nje politike qe ti perfaqesoje denjesisht interesat e tyre.


    Shqiptaret e kane provuar internacionalizmin ne kurriz dhe jane perveluar prej tij!


    P.S. Vagabondo sa per kujtese po te sjell nje shkrim tendin per ish-drejtuesin e Mjaft. Besoj se nuk te ka dale nga mendja.
    Jo jo sme ka dale nga mendja. Shkrimi i tij i botuar te Arianna Huffington ka qene nje test per patriotizmin E. Veliaj-t.

    Eshte me mire Veliaj ne politike sesa Gjinushi. E keqja eshte se nese brezi i ri eshte i minuar ngaqe u mungo patriotizmi atehere shqiptaret do ta kemi perjete ne kurriz internacionalizmin.

  4. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Angazhimi i Veliajt ne politike sa ka ane pozitive, ka poaq e ndoshta edhe me shume ane negative, shikuar ne kontekstin e pergjithshem te shoqerise shqiptare. E them kete duke u bazuar ne faktin qe politika perfiton por shoqeria civile aq e varfer ne Shqiperi, humbet shume.

    Partia Demokratike, kur erdhi ne pushtet, ja filloi mire me luften kunder korrupsionit, por tani koheve te fundit edhe keta duket qe te vetmin qellim qe i kane parashtruar vetes, eshte korrupsioni. Kjo eshte shume zhgenjuese dhe deshperuese per gjithe shqiptaret.

    Shqiperia ka nevoje per patriota, idealista, qe jane ne gjendje te sakrifikojne ne planin afatshkurter mundesine per tu pasuruar ne menyre te pandershme e paligjshme, per ta cuar vendin para me hapa sa me te shpejte, dhe me perparim te vendit pastaj ne planin afatgjate, normalisht qe vjen edhe pasuria individuale, pervec nderit dhe respektit qe e fitojne tek te gjithe shqiptaret, duke perfshire edhe brezat e ardhshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 08-02-2008 më 23:34
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #55

    Lëvizja «Mjaft» ose G99 e Edi Rames

    Lëvizja «Mjaft», në protestë qytetare, apo subversion nën simbolin e Ku Kluks Klan, me armatë pas?

    23/02/2008

    Nga Kastriot Myftaraj - Sipas posterave që ka vendosur nëpër rrugë Lëvizja «Mjaft», protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme para selisë së qeverisë, kjo lëvizje e organizon në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve dhe shoqatën e ish-ushtarakëve.Duket qartë se shoqata e invalidëve është vënë e para në poster, për të ulur disi përshtypjen e rëndë që bën prania e shoqatës së ish-ushtarakëve. Por e vërteta është se partneri kryesor i Lëvizjes «Mjaft» në këtë protestë do të jetë pikërisht shoqata e ish-ushtarakëve, e cila proteston ndaj qeverisë për çështjen e pensioneve. Është rasti i parë në Shqipëri, që një lëvizje e vetëparaqitur e shoqërisë civile, si “Mjaft”, del në një protestë duke pasur pas një armatë të tërë ish-ushtarakësh. Kjo gjë bëhet akoma më alarmuese kur mendon se jemi në një vend me stabilitet të brishtë si Shqipëria. Ish-ushtarakët janë në përgjithësi shqiptarë të mirë, por për fat të keq mes tyre ka shumë që janë duke shfaqur një entusiazëm të madh për fuqizimin e Rusisë në bisedat e tyre në rrethin familjar dhe në tryezat e kafeneve, se mjedisi ku ata janë formuar është ai rusofil, ku nostalgjia për Rusinë nuk u zhduk kurrë. Shumë nga këta njerëz para se të mësojnë të ecin i kanë mësuar të kërcejnë vallen «Kamarinskaja» (E lin kakalin kamalja) dhe sot kjo mbetet muzika e tyre e parapëlqyer. Në shpirt shumë prej tyre ata duan ta shohin ushtarin rus përsëri në Vlorë, dhe gjeneralët rusë në Tiranë, në vend të atyre amerikanë. Ish-ushtarakët sigurisht që kanë të drejtën të kërkojnë pensione, siç mendojnë se u takojnë, por ata duhet të kenë kujdes që të mos përdoren në skema politike dhe “Mjaft” sot është një Lëvizje politike pro Edi Ramës, i cili është njeriu që urdhëroi që “Zëri i Popullit” të mos dilte ditën e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt, edhe pse ishte e dielë, kur kjo gazetë ka dalë ditë të diela edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore! Edi Ramës ish-ushtarakët i duhen si kartë për të kërcënuar qeverinë, ashtu siç i përdori edhe partia e Ramës, që e shtyu për tetë vjet ligjin për pensionet e ish-ushtarakëve dhe e bëri vetëm një muaj para zgjedhjeve. Edhe Berisha sigurisht që nuk do t’ i trajtojë më mirë. Ish-ushtarakët duhet të pyesin veten se nga i ka ardhur Lëvizjes «Mjaft» gjithë ky përkushtim për kauzën e tyre? Njerëzit e «Mjaft», që thonë se janë të rinj të shkolluar në Perëndim, e dijnë se privilegjimi i kastave ushtarake në vende të varfra, është një veti e shoqërive të mbyllura. Njerëzit e “Mjaft” që mbahen si njohës të shkencave politike, duhet ta dijnë se kur një lëvizje e ashtuquajtur e shoqërisë civile çon mijëra ish-ushtarakë para selisë së qeverisë, ky është një gjysëm grushti shteti. Kur simboli i Lëvizjes «Mjaft», pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë, shfaqet në sfondin e turmës së ish-ushtarakëve, atëherë ky simbol fiton sinjifikimin e atij të Ku Kluks Klanit. Pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë ka qenë edhe simboli i Ku Kluks Klanit. Kjo paraqitet edhe në kopertinën e librit të Stetson Kenedi «Unë kam Qenë anëtar i Ku Kluks Klanit», i botuar edhe në Shqipëri në 1974. Stetson Kenedi ishte një aktivist civil amerikan i cili në vitet dyzet të shekullit të kaluar u bë anëtar i Ku Kluks Klanit për t’ i zbuluar të fshehtat e kësaj organizate raciste nga brenda dhe për ta demaskuar atë, duke i dhënë publikut dëshminë e tij në një libër. Simboli i Ku Kluks Klanit, që paraqitet në kopertinën e librit të tij, pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë është identike me simbolin e «Mjaft». Madje edhe pikat e kuqe poshtë pëllëmbës janë identike. Tek Ku Kluks Klani pëllëmba e kuqe me disa pika poshtë, simbolizon ceremoninë e betimit të anëtarit të Ku Kluks Klanit, që bëhej duke prerë dorën dhe duke lënë disa pika gjaku të bien në një kupë, në altarin e organizatës. Betimi me gjak bëhej për të derdhur gjakun e të tjerëve, armiqve. Ku Kluks Klani e kishte si praktikë që në shtetet e jugut të SHBA, pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore të mobilizonte ushtarakët e liruar të bardhë me bindje raciste, për t’ i përdorur si reparte sulmi, saktësisht siç bënin nazistët dhe fashistët në Gjermani dhe në Itali. Në këto kur Shqipëria shpreson të marrë ftesën për t’ iu bashkuar NATO, si anëtar me të drejta të plota, po flitet shumë për standardet që Shqipëria duhet të arrijë për t’ u bërë anëtar i NATO. Por NATO ka pasur dhe ka edhe një standard për të cilin nuk flitet kurrë dhe ky është ai që është quajtur «Gladio», apo «Stay Behind». Tashëm janë zbuluar dokumente që tregojnë se gjatë Luftës së Ftohtë, në vendet anëtare të NATO u krijua një grupim politiko-paramilitar i cili do të hynte në veprim në rast forcat zyrtare të sigurisë policia dhe ushtria nuk arrinin të kontrollonin situatën në rast të një aksioni subversiv në vend, të nxitur nga Bashkimi Sovjetik. Në vendet perëndimore-anëtare të NATO, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, duket se nuk ka më nevojë për «Gladio» se atje nuk parashikohet të ketë lëvizje subversive të nxitura dhe të sponsorizuara nga jashtë. Por në Shqipëri, në situatën kur Rusia kërkon të marrë revanshin në Ballkan, çka nuk përjashton as Shqipërinë, ky rrezik ekziston, aq më tepër që Rusia e di se këtu ka qarqe nostalgjike për të, që në bashkëpunim me filogrekët, që gjithashtu janë dhe filorusë, mund të bëjnë një lëvizje subversive. Kështu që ne sot në Shqipëri kemi një situatë si ajo kur në vendet anëtare të NATO u krijua «Gladio» gjatë Luftës së Ftohtë, por nuk kemi «Gladio». Ky është një problem i madh. Aspekti tjetër i problemit është se forcat subversive sponsorizohen nga fondacione ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe ambasada perëndimore në Shqipëri. Lëvizja «Mjaft» është pjesë e atij që quhet Rrjeti i Shoqërisë së Hapur, i promovuar në Shqipëri nga George Soros në vitin 2005. Tashëm duket se e ashtuquajtura shoqëri e hapur sorosiane edhe po militarizohet. Lëvizja «Mjaft» është krijuar dhe ka pasur mbështetjen e gjithanshme, duke përfshirë dhe atë financiare, të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri. Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Sëeder van Voorst tot Voorst, është bërë tutori i krerëve të Lëvizjes «Mjaft». Mbështetja që ambasada holandeze i jep Lëvizjes “Mjaft” është një kortezi e Mbretëreshës së Holandës për George Soros. Nëse ambasadori holandez dhe Soros nuk duan të implikohen në ngritjen e një lëvizjeje subversive në dobi të Rusisë, ata duhet të distancohen menjëherë nga Lëvizja “Mjaft” e cila vihet në një protestë në krye të brigadave të ish-ushtarakëve. Ambasadori holandez dhe Soros mund të mos e bëjnë këtë gjë, duke përfituar nga fakti se shteti shqiptar nuk u thotë asgjë atyre, apo edhe duke përfituar nga fakti se këtu nuk ka “Gladio”. Por ajo që po bëjnë Soros dhe ambasada holandeze me “Mjaft” dhe ish-ushtarakët do të shërbejë si katalizator që në Shqipëri njerëzit e përgjegjshëm të krijojnë “Gladio”, që nuk do të bëjë asgjë më tepër se çfarë do të bënte “Stay behind” holandeze (“Gladio” holandeze) në rast se atje do të kishte të huaj që bënin atë që bën në Shqipëri Soros z. Sëeder van Voorst tot Voorst. Se nuk ka kuptim që nga Holanda të na vijnë dhe kryetari aktual i Prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bosch, që supozohet të punojë që në vend të ketë stabilitet, dhe një ambasador holandez, që bëhet sponsori i lëvizjeve subversive, në formën e shoqërisë civile të militarizuar. Pas skemës shoqëri civile-korpusi i ish ushtarakëve, qëndron Edi Rama, i cili është njeriu kryesor i Soros në Shqipëri. Edi Rama vihet kështu në krye të një force paramilitare subversive. Kjo nuk është një gjë që duhet marrë lehtë, aq më tepër kur Edi Rama po bën veprime sinjifikuese në adresë të Serbisë dhe Rusisë, siç ishte ai kur “Zëri i Popullit” nuk doli fare ditën që u shpall pavarësia e Kosovës, dhe nuk dha asnjë shpjegim për këtë gjë, çka nënkupton se e bëri për kortezi ndaj drejtorit të saj të parë, serbit Miladin Popoviç.


    Gazeta Sot

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bej te fala veliut o dodon mjaft-usi..
    vazhdo lexo zp..

    --


    Lëvizja «Mjaft», në protestë qytetare, apo subversion nën simbolin e Ku Kluks Klan, me armatë pas?

    23 February 2008

    Nga Kastriot Myftaraj

    - Sipas posterave që ka vendosur nëpër rrugë Lëvizja «Mjaft», protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme para selisë së qeverisë, kjo lëvizje e organizon në bashkëpunim me shoqatën e invalidëve dhe shoqatën e ish-ushtarakëve.Duket qartë se shoqata e invalidëve është vënë e para në poster, për të ulur disi përshtypjen e rëndë që bën prania e shoqatës së ish-ushtarakëve. Por e vërteta është se partneri kryesor i Lëvizjes «Mjaft» në këtë protestë do të jetë pikërisht shoqata e ish-ushtarakëve, e cila proteston ndaj qeverisë për çështjen e pensioneve. Është rasti i parë në Shqipëri, që një lëvizje e vetëparaqitur e shoqërisë civile, si “Mjaft”, del në një protestë duke pasur pas një armatë të tërë ish-ushtarakësh. Kjo gjë bëhet akoma më alarmuese kur mendon se jemi në një vend me stabilitet të brishtë si Shqipëria. Ish-ushtarakët janë në përgjithësi shqiptarë të mirë, por për fat të keq mes tyre ka shumë që janë duke shfaqur një entusiazëm të madh për fuqizimin e Rusisë në bisedat e tyre në rrethin familjar dhe në tryezat e kafeneve, se mjedisi ku ata janë formuar është ai rusofil, ku nostalgjia për Rusinë nuk u zhduk kurrë. Shumë nga këta njerëz para se të mësojnë të ecin i kanë mësuar të kërcejnë vallen «Kamarinskaja» (E lin kakalin kamalja) dhe sot kjo mbetet muzika e tyre e parapëlqyer. Në shpirt shumë prej tyre ata duan ta shohin ushtarin rus përsëri në Vlorë, dhe gjeneralët rusë në Tiranë, në vend të atyre amerikanë. Ish-ushtarakët sigurisht që kanë të drejtën të kërkojnë pensione, siç mendojnë se u takojnë, por ata duhet të kenë kujdes që të mos përdoren në skema politike dhe “Mjaft” sot është një Lëvizje politike pro Edi Ramës, i cili është njeriu që urdhëroi që “Zëri i Popullit” të mos dilte ditën e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt, edhe pse ishte e dielë, kur kjo gazetë ka dalë ditë të diela edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore! Edi Ramës ish-ushtarakët i duhen si kartë për të kërcënuar qeverinë, ashtu siç i përdori edhe partia e Ramës, që e shtyu për tetë vjet ligjin për pensionet e ish-ushtarakëve dhe e bëri vetëm një muaj para zgjedhjeve. Edhe Berisha sigurisht që nuk do t’ i trajtojë më mirë. Ish-ushtarakët duhet të pyesin veten se nga i ka ardhur Lëvizjes «Mjaft» gjithë ky përkushtim për kauzën e tyre? Njerëzit e «Mjaft», që thonë se janë të rinj të shkolluar në Perëndim, e dijnë se privilegjimi i kastave ushtarake në vende të varfra, është një veti e shoqërive të mbyllura. Njerëzit e “Mjaft” që bahen si njohës të shkencave politike, duhet ta dijnë se kur një lëvizje e ashtuquajtur e shoqërisë civile çon mijëra ish-ushtarakë para selisë së qeverisë, ky është një gjysëm grushti shteti. Kur simboli i Lëvizjes «Mjaft», pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë, shfaqet në sfondin e turmës së ish-ushtarakëve, atëherë ky simbol fiton sinjifikimin e atij të Ku Kluks Klanit. Pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë ka qenë edhe simboli i Ku Kluks Klanit. Kjo paraqitet edhe në kopertinën e librit të Stetson Kenedi «Unë kam Qenë anëtar i Ku Kluks Klanit», i botuar edhe në Shqipëri në 1974. Stetson Kenedi ishte një aktivist civil amerikan i cili në vitet dyzet të shekullit të kaluar u bë anëtar i Ku Kluks Klanit për t’ i zbuluar të fshehtat e kësaj organizate raciste nga brenda dhe për ta demaskuar atë, duke i dhënë publikut dëshminë e tij në një libër. Simboli i Ku Kluks Klanit, që paraqitet në kopertinën e librit të tij, pëllëmba e kuqe në sfond të bardhë është identike me simbolin e «Mjaft». Madje edhe pikat e kuqe poshtë pëllëmbës janë identike. Tek Ku Kluks Klani pëllëmba e kuqe me disa pika poshtë, simbolizon ceremoninë e betimit të anëtarit të Ku Kluks Klanit, që bëhej duke prerë dorën dhe duke lënë disa pika gjaku të bien në një kupë, në altarin e organizatës. Betimi me gjak bëhej për të derdhur gjakun e të tjerëve, armiqve. Ku Kluks Klani e kishte si praktikë që në shtetet e jugut të SHBA, pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore të mobilizonte ushtarakët e liruar të bardhë me bindje raciste, për t’ i përdorur si reparte sulmi, saktësisht siç bënin nazistët dhe fashistët në Gjermani dhe në Itali. Në këto kur Shqipëria shpreson të marrë ftesën për t’ iu bashkuar NATO, si anëtar me të drejta të plota, po flitet shumë për standardet që Shqipëria duhet të arrijë për t’ u bërë anëtar i NATO. Por NATO ka pasur dhe ka edhe një standard për të cilin nuk flitet kurrë dhe ky është ai që është quajtur «Gladio», apo «Stay Behind». Tashëm janë zbuluar dokumente që tregojnë se gjatë Luftës së Ftohtë, në vendet anëtare të NATO u krijua një grupim politiko-paramilitar i cili do të hynte në veprim në rast forcat zyrtare të sigurisë policia dhe ushtria nuk arrinin të kontrollonin istuatën në rast të një aksioni subversiv në vend, të nxitur nga Bashkimi Sovjetik. Në vendet perëndimore-anëtare të NATO, me përfundimin e Luftës së Ftohtë, duket se nuk ka më nevojë për «Gladio» se atje nuk parashikohet të ketë lëvizje subversive të nxitura dhe të sponsorizuara nga jashtë. Por në Shqipëri, në situatën kur Rusia kërkon të marrë revanshin në Ballkan, çka nuk përjashton as Shqipërinë, ky rrezik ekziston, aq më tepër që Rusia e di se këtu ka qarqe nostalgjike për të, që në bashkëpunim me filogrekët, që gjithashtu janë dhe filorusë, mund të bëjnë një lëvizje subversive. Kështu që ne sot në Shqipëri kemi një situatë si ajo kur në vendet anëtare të NATO u krijua «Gladio» gjatë Luftës së Ftohtë, por nuk kemi «Gladio». Ky është një problem i madh. Aspekti tjetër i problemit është se forcat subversive sponsorizohen nga fondacione ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe ambasada perëndimore në Shqipëri. Lëvizja «Mjaft» është pjesë e atij që quhet Rrjeti i Shoqërisë së Hapur, i promovuar në Shqipëri nga George Soros në vitin 2005. Tashëm duket se e ashtuquajtura shoqëri e hapur sorosiane edhe po militarizohet. Lëvizja «Mjaft» është krijuar dhe ka pasur mbështetjen e gjithanshme, duke përfshirë dhe atë financiare, të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri. Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Sëeder van Voorst tot Voorst, është bërë tutori i krerëve të Lëvizjes «Mjaft». Mbështetja që ambasada holandeze i jep Lëvizjes “Mjaft” është një kortezi e Mbretëreshës së Holandës për George Soros. Nëse ambasadori holandez dhe Soros nuk duan të implikohen në ngritjen e një lëvizjeje subversive në dobi të Rusisë, ata duhet të distancohen menjëherë nga Lëvizja “Mjaft” e cila vihet në një protestë në krye të brigadave të ish-ushtarakëve. Ambasadori holandez dhe Soros mund të mos e bëjnë këtë gjë, duke përfituar nga fakti se shteti shqiptar nuk u thotë asgjë atyre, apo edhe duke përfituar nga fakti se këtu nuk ka “Gladio”. Por ajo që po bëjnë Soros dhe ambasada holandeze me “Mjaft” dhe ish-ushtarakët do të shërbejë si katalizator që në Shqipëri njerëzit e përgjegjshëm të krijojnë “Gladio”, që nuk do të bëjë asgjë më tepër se çfarë do të bënte “Stay behind” holandeze (“Gladio” holandeze) në rast se atje do të kishte të huaj që bënin atë që bën në Shqipëri Soros z. Sëeder van Voorst tot Voorst. Se nuk ka kuptim që nga Holanda të na vijnë dhe kryetari aktual i Prezencës së OSBE në Shqipëri, z. Bosch, që supozohet të punojë që në vend të ketë stabilitet, dhe një ambasador holandez, që bëhet sponsori i lëvizjeve subversive, në formën e shoqërisë civile të militarizuar. Pas skemës shoqëri civile-korpusi i ish ushtarakëve, qëndron Edi Rama, i cili është njeriu kryesor i Soros në Shqipëri. Edi Rama vihet kështu në krye të një force paramilitare subversive. Kjo nuk është një gjë që duhet marrë lehtë, aq më tepër kur Edi Rama po bën veprime sinjifikuese në adresë të Serbisë dhe Rusisë, siç ishte ai kur “Zëri i Popullit” nuk doli fare ditën që u shpall pavarësia e Kosovës, dhe nuk dha asnjë shpjegim për këtë gjë, çka nënkupton se e bëri për kortezi ndaj drejtorit të saj të parë, serbit Miladin Popoviç.


    SOt

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Ajola e (Xoxa) Erion Veliajt, ekzemplar grotesk i lidershipit socialist të Ramës !!!

    Ajola e (Xoxa) Erion Veliajt, ekzemplar grotesk i lidershipit socialist të Ramës !!!



    Asambleja (pasuesja e KPD) e PS e dalë nga kongresi i fundit i kësaj partie, i mbajtur para disa javësh, dhe që është propaganduar nga kryetari i PS, Edi Rama, si fidanishte e një lidershipi të ri socialist, me vlera intelektuale, që do të zëvendësojnë politikanët e vjetër, në fakt është një grup puppet strings (kukullash të komanduara me fije të Edi Ramës), që nuk kanë cilësi të spikatura as si politikanë, as si intelektualë, dhe që kur pompohen në mediat pro Edi Ramës, më tepër zbulojnë mediokritetin e tyre dhe bëhen qesharakë. Ndoshta shembulli më sinjifikativ për këtë është Ajola Xoxa, e cila hyri në Asamblenë e PS, për meritën e vetme që është e fejuara e Erion Veliajt, aleatit të ngushtë të Edi Ramës. Ajola Xoxa u pompua në mediat pro Ramës si një intelektuale e shquar me shkollim në Perëndim, që përbën një prurje të rëndësishme për lidershipin e PS. Për ta bërë këtë Ajola Xoxa ka botuar disa artikuj dhe ka dhënë intervista tek gazetat «Shekulli» dhe «Shqip», në të cilat ka zbuluar mediokritetin e vet. Në një intervistë dhënë për gazetën «Shekulli» në 9 qershor 2007, Ajola Xoxa thotë: «Unë bëj pjesë në një numër të madh të rinjsh, të cilët u përfshinë në reformimin e majtë, të gjithë ata janë njerëz të cilët kanë një profesion tjetër të konsoliduar dhe për të cilët politika është një kontribut më tepër, por që do të shërbejnë si një fabrikë idesh... Ky grup përbëhet nga juristë si unë, ekonomistë, artistë, e shumë profesione të tjera, që do t’i sjellë jo vetëm dinamizëm të majtës, por edhe një frymë të re të të bërit politikë».(«Shekulli», 9 qershor 2007, f. 23) Por si qenka konsoliduar në profesionin e juristes kjo Ajola Xoxa, që pretendon të hyjë në politikë me kaq ambicje të mëdha për lidere? Ajo thotë: «Punoj në UNICEF me një staf dhe projekt të shkëlqyer. Punoj gjithashtu me institutin kërkimor Agenda ku çdo ditë vlojnë ide të reja». («Shekulli», 9 qershor 2007, f. 22) U mor vesh, kjo Ajola Xoxa na qenka një juriste e botës së OJQ-ve, e fabrikës së iluzioneve, ku prodhohen projekte utopike që nuk u shërbejnë për asgjë shqiptarëve, por që u shërbejnë shumë njerëzve si Ajola, se ata kanë përfitime të mëdha prej tyre. Për ata që duan ta dinë se përse Milva Ikonomi shihet kohët e fundit shpesh në krah të Erion Veliajt, duhet thënë se Milva Ikonomi është drejtoreshë e Institutit «Agenda» ku punon Ajola Xoxa, e fejuara e Erion Veliajt. Milva Ikonomi para zgjedhjeve të vitit 2005 mori teserën e PS në një ceremoni të bujshme ku teserën e morën një numër i madh personash me poste në administratë dhe nga bota e biznesit dhe artit, çka e bën Ikonomin të parekomandueshme për të drejtuar një institut që bën sondazhe politike, të financuara nga të huajt, dhe për të qenë në krah të Veliajt në lëvizje të ashtuquajtura qytetare. Sot sondazhet e Milvës janë të gjitha me përfundime sipas konveniencës së Edi Ramës. Por Veliajt aq i bën si duket për pavarësinë e tij, dhe me Milvën në një krah dhe Ajolën në krahun tjetër, ai del hapur si njeriu i Edi Ramës. Tashmë, fakti që Ajola Xoxa punon në UNICEF kompromenton pavarësinë e UNICEF në Shqipëri. Por le të shohim pak idetë e Ajolës, me të cilat ajo pretendon të shërbejë si inxhiniere e fabrikës së ideve të së majtës dhe PS në mënyrë të veçantë. Ajola na prezantohet si një njeri që ka studiuar të drejtë ndërkombëtare në Universitetin e Sorbonës në Francë, dhe që ka marrë një master në këtë fushë, por kur fillon e jep ide, idetë e saj dalin të vjetra, kominterniste. Në një artikull me titull «(Ç)monopolizimi i demokracisë», të botuar tek «Shekulli» Ajola shkruan: «Edhe Enver Hoxha erdhi me risi demokratike, si udhëheqës legjitim i një populli që e donte demokratikisht».(«Shekulli», 18 nëntor 2006, f. 17) Ajola nuk merr mundimin ta argumentojë këtë tezë të vetën; ajo thjesht e jep të mirëqenë. Ajo mund të kishte cituar për këtë fjali edhe librat me kujtime të Nexhmije Hoxhës, ku thuhet e njëjta gjë, apo librin e Enver Hoxhës «Kur hodheshin themelet e Shqipërisë së re» ku ai thotë po këto gjëra për veten, në shumës, duke folur për «pushtetin popullor». Enver Hoxha kur pretendonte se erdhi me risi demokratike si udhëheqës legjitim i popullit që e deshi demokratikisht-po të parafrazoj Ajolën- e kishte fjalën jo për demokracinë liberale, të cilën e ka mësuar dhe Ajola në Sorbonë, dhe që kishte si cilësi pluralizmin politik dhe votën e lirë dhe të fshehtë, por për të ashtuquajturën «demokraci popullore» neologjizëm leninist i përhapur nga Kominterni dhe i zbatuar dhe nga Enver Hoxha, sipas së cilës demokraci zgjedhja e popullit kufizohej tek një parti, që kamuflohej pas Frontit», ndërsa partitë alternative konsideroheshin si të papranueshme si komplot i reaksionit. Idetë e Ajolës qenkan aq të vjetra sikur ajo të ketë bërë si Lenka Çuko, Shkollën e Lartë të PPSH «Vladimir Iliç Lenin» dhe jo Universitetin e Sorbonës. Për të mësuar këto gjëra Ajola nuk kishte pse të lodhej deri në Sorbonë, por mund të merrte si mësuese private Nexhmije Hoxhën. Në fabrikën e ideve të Ajolës nuk mungon të prodhohet dhe antiamerikanizmi. Në një artikull të botuar në gazetën «Shqip» në 5 korrik 2007, me titull «Presidenti nuk hahet», Ajola bën sikur derdh lot për minatorët e Bulqizës që erdhën të protestojnë në Tiranë për rritje pagash, dhe shkruan: «Kanë ardhur në Tiranë... Dy prej tyre humbën jetën, ndërkohë të gjithë të tjerët kanë marrë pamjen e hijeve, janë tkurrur brenda lëkurës së gjerë dhe çdo ditë e shikojnë vdekjen në sy. Dhe presin. Me një përllogaritje fare të thjeshtë gjashtëqind veta, të cilëve iu ngre rrogën me 50% nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe dhe nëse e përballuar nga buxheti i shtetit. Në fund të fundit paguam një milion euro për një fushatë pesorëshe të ardhjes së Presidentit Bush, çka aktualisht duket revoltuese kur po të vdesin qytetarët e vendit tënd. Presidenti Bush nuk voton, dhe me siguri që për mëngjes i shtrohet haviar». (gazeta «Shqip», 5 korrik 2007, f. 5) Fabrika e ideve, së cilës i përket Ajola Xoxa, na qenka një fabrikë antiamerikane. Vetëm një njeri që kërkon të kultivojë antiamerikanizmin paranojak në Shqipëri mund ta fajësojë qeverinë shqiptare se përse harxhoi një milion euro për vizitën e Presidentit Bush dhe me to nuk rriti rrogat e minatorëve. Kur dihet se Shqipëria sot është një vend kapitalist, ku shteti është i ndarë nga biznesi privat dhe ku qeveria nuk mund të subvencionojë pagat e punëtorëve në sektorin privat, se kështu do të bënte një veprim të kundërligjshëm. Ajola që i ka hyrë politikës për të sjellë një frymë të re tek e majta kaq gjë duhet ta njihte nga sistemi i ri politik-ekonomik që është në fuqi sot në Shqipëri. Apo mos ndoshta Ajola ka hyrë në politikë për të rikthyer ekonominë e planifikuar ku shteti paguan rrogat e minatorëve? Vizita e parë e një Presidenti të SHBA në Shqipëri ishte një ngjarje aq e rëndësishme për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, sa për të bërë të mundur që ajo të ecte siç duhet nuk është e tepërt që u harxhuan një milion euro, por ia vlente që të harxhoheshin edhe më tepër po të ishte dashur, se prej marrëdhënieve preferenciale me SHBA Shqipëria dhe kombi shqiptar do të shohin shumë të mira, ashtu siç kanë parë vendet me të cilët SHBA kanë krijuar marrëdhënie të tilla. Të bësh një lidhje mes parave të harxhuara nga qeveria shqiptare për vizitën e Bush, minatorëve të vrarë të Bulqizës, si dhe Presidentit amerikan që ha haviar çdo mëngjes (gjë e dyshimtë kjo), do të thotë të riaktivizosh shabllonet e propagandës antiamerikane sovjetike dhe enveriane. Nëse problemi i pagave të minatorëve të Bulqizës zgjidhej me një milion euro, atëherë Ajola do të bënte mirë që në vend që t’i kërkonte qeverisë që të harxhonte për këtë qëllim paratë e ndara për vizitën e Bush, do të bënte mirë që t’i thoshte të fejuarit të saj Erion Veliajt që të ndante një milion euro nga paratë që i vijnë «Mjaft» pa kursim dhe t’i jepte për rritjen e pagave të minatorëve. Kjo do të bëhej e mundur mjaft që Ajola dhe Erioni të privoheshin në një vit nga ato që Ajola në intervistën e vet i quan: «ditë pushimi, mundësisht në Paris, Londër a Berlin, ku telefoni im dhe i atyre që janë rrotull nuk bie shpesh». («Shekulli», 9 qershor 2007, f. 23) Dhe mund të imagjinohet se sa janë në një ditë si kjo shpenzimet e Ajolës dhe Erionit! Po të vazhdojmë në logjikën e Ajolës për haviarin e mëngjesit të Presidentit amerikan, në një kohë që minatorët e Bulqizës nuk kanë të hanë, mund të themi se Ajola dhe Erioni harxhojnë në një ditë në Paris, Londër, Berlin, apo Haëai, aq sa është paga e një minatori për dy vjet. Dhe, derisa haviari i Presidentit amerikan paguhet nga taksapaguesit e pasur amerikanë, për të cilët nuk është gjë shumë e jashtëzakonshme të shtrojnë haviar dhe në tryezën e tyre, Ajola dhe Erioni paguhen me para që donatorët e huaj ua llogarisin shqiptarëve si ndihma (asistencë teknike), në shuma të tilla që Ajola dhe Erioni mund të hanë haviar jo më rrallë se Presidenti amerikan. Ndryshimi është se shqiptarët, të cilëve u llogariten si ndihma të ardhurat e Ajolës dhe Erionit, në shumicën e tyre nuk mund ta shikojnë as në ëndërr haviarin. Ajola, pasi është zgjedhur anëtare e një forumi të lartë politik, siç është Asambleja e PS, guxon të shkruajë për politikën shqiptare në artikujt e saj: «ne populli jemi vetëm publiku, s’na lihet dorë në asnjë pjesë të skenarit, ne shikojmë qeshim apo qajmë, por gjithmonë të gozhduar mirë pas karriges, në anën tjetër të sallës». («Shekulli», 24 qershor 2007, f. 19) Ajola harron se tash që u bë anëtare e një forumi të lartë partiake nuk mund të thotë më se është pjesë e njerëzve të thjeshtë, në rast se ka hyrë në Asamblenë e PS ashtu si thotë për të sjellë një frymë të re. Se sipas këtyre fjalëve që thotë këtu Ajola del se ka hyrë në Asamble si puppet strings (kukull e komanduar me fije), për të zbatuar një skenar, kur ajo nuk e di as skenarin cili është. Ajola nuk mungon të merret dhe me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit: «Demokracia, liria, groposja e përgjithmonshme e të hidhurës ’memorie historike të dosjeve’ janë ato që çdo shqiptar kërkon». («Shekulli», 18 nëntor 2006, f. 17. Pra, Ajola kërkon që dosjet e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit të mbyllen një herë e mirë. Po përse e kërkon Ajola këtë? Apo mos ka dëgjuar ajo diçka për një dosje që lidhet me një njeri që ajo e ka fort për zemër, një dosje që është tek «Kthina e lakuriqit» po të përdor një figuracion të Kadaresë për skutën më të fshehtë të Arkivit sekret komunist. Në këtë dosje tregohet për historinë e një studenti revolucionar iranian që vizitoi Shqipërinë në 1978, në kohën kur regjimi komunistët i quante përkrahësit e Ajatollah Khomeinit si revolucionarë antiimperialistë. Ky student iranian revolucionar me emrin Ahmedinejad për të njohur jetën në Shqipëri vizitoi dhe Kombinatin e Tekstileve, në Berat ku mori pjesë dhe në mbrëmje vallëzimi. Atje u afrua shumë dhe me një punëtore. Se çfarë ndodhi nuk dihet mirë, por sot të gjithë mund të zbulojnë një ngjashmëri të madhe mes Presidentit aktual iranian dhe një personaliteti të rëndësishëm të shoqërisë civile shqiptare,Erion Veliajt i Ajola e (Xoxa), që ka lindur në 1979, nëse ky i fundit , do ta lëshonte mjekrën si Presidenti iranian nuk do te kishte nevoj aspak per TESTIN e ADN . Po në këtë pikë do te isha dakord me Ajolën: le ta varrosim memorien historike të dosjeve! Njerëzit si Ajola Xoxa janë ata me të cilët Edi Rama kërkon të bëjë lidershipin e ri socialist. Kur të këtillë njerëz hyjnë në lidershipin e PS nuke ke të vështirë ta kuptosh gjestin e disa deputetëve socialistë që indinjohen aq shumë duke parë se karriera e tyre ka shumë gjasa të ndërpritet për t’i hapur rrugë asaj të Ajolës apo të Ledi Shamkut, sa votojnë pro Bamir Topit për President.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 26-02-2008 më 08:18

  8. #58
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    kush e ka shkruajtur kete artikull???

    interesant fakti, nese i vertete, qe ahmedinexhad paska qene ne Shqiperi???
    To look life in the face....

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    99-shat, në protesta që po demaskojnë shoqërinë civile

    99-shat, në protesta që po demaskojnë shoqërinë civile



    Në prapaskenë të protestës së djeshme të Mjaft-it kanë qenë 99-shat e Edvinit. Ata ishin aty për të lexuar fjalimet e selisë së PS-së, ndërkohë që Erion Veliaj s’është çudi të kërkojë hapjen e një biznesi të furrave të bukës, edhe pse ka dyshime nëse ai do t’i paguajë taksat


    Ekzistenca e kësaj lidhjeje bashkëjetesore ndërmjet PS-së dhe lëvizjes së drejtuar nga njëri nga anëtarët aktualë të 99-shave, Erion Veliaj po duket akoma më i qartë në sajë të politizimit që i është krijuar kësaj OJF-je nga thundrat avangarde populiste dhe aspak me ide politike të Edvinit. Lëvizja Mjaft dhe PS, organizuan dje, së bashku një protestë përpara Kryeministrisë, 99-shi aktual, Erion Veliaj e ka shprehur edhe vetë mediatikisht se PS-ja, është partia që rrit prodhueshmërinë dhe adoptimin e programimeve OJQ-iste, siç janë në rastin konkret ato të Mjaft-tit. Ideja për të protestuar, është një standard për çdo vend demokratik. Por ajo që mbetet e papranueshme i takon asaj se kush fshihet konkretisht në keqpërdorimin dhe diskriminimin e shoqatave invalidëve apo pensionistëve? Sigurisht, përgjigjja është e qartë, MJAFT-ti dhe PS-ja. E ç’mund të ndodhë pas këtij demaskimi të shoqërisë civile: thjesht një militantizëm i Erion Velisë që do të kërkojë çeljen e një furre buke, edhe pse duket se s’do të jetë i gatshëm t’i paguajë taksat dhe detyrimet shtetërore. Helbete, është mësuar të veprojë në mënyrë informale, edhe me donacionet që merr lart e poshtë, pa asnjë lloj bilanci e llogaridhënieje.

  10. #60
    Me nalt dikush kishte shkruajtur per doren e kuqe si simbol i Ku Kukx klanit, kerkova beper internet, por nuk munda te gjej dicka te till. A ka dikush info nese verte dora e kuqe qe ka MJAFT si simbol dikur ka qene edhe simbol i keti klani?

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 14:59
  3. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •