Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 75 prej 75
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Ka Shume Te Ngjare Qe Keta 99 Tat Te Na Dalin 99-nensha Te Gjithe Korruptohen Nga Pushteti Femrat Deri Ne Cfeminizem Meshkujt Deri Ne Perversitet. A Thua Keta Te Jene Aq Hermetik Ndaj Ketij Virusi Dont Think Sooooooooooo
    failure is not an option!

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga Flori Lexo Postimin
    • Lëvizja më e re politike që do të formohet nga ish- drejtuesi i MJAFT-it Erion Veliaj, do të jetë në koalicion me opozitën

    Lëvizja më e re politike që do të formohet nga ish- drejtuesi i MJAFT-it Erion Veliaj, do të jetë në koalicion me opozitën. Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Veliaj u shpreh se sfida e Ramës para se të bëhet një koalicion i tillë, do të jetë përballja me xhaketat e vjetra në PS.
    Gjatë këtyre ditëve është thënë se jeni duke krijuar një forcë politike, e vërtetë apo spekulime shtypi?
    Nuk janë spekulime të shtypit. Ka një të vërtetë të madhe, por ka një keqkuptim, sepse nuk bëhet fjalë për një parti klasike.
    Çfarë risie do të sillni në politikë...?
    Nëse ka dy politikanë, Berisha dhe Veliaj, të dy flasin për “Shqipërinë një euro” dhe për krijimin e klimës për një biznes, unë them se ajo që na dallon është se njëri e thotë për batutë politike, ndërsa tjetri ka një ide shumë të qartë se si bëhet Shqipëria një euro, se si ngrihet një park industrial dhe se si lihet biznesi të punojë rehat.
    Me cilën parti do të futeni në koalicion?
    Një gjë është e sigurt, që me këtë parti që po udhëheq kaq keq dhe me partitë që e rrethojnë e që drejtohen nga njerëz të cilët nuk kanë asnjë vlerë, ose kanë qenë me ish-pushtetin, nuk do të futemi në koalicion.
    Domethënë, me rregull 3-shi i bie që të jeni në koalicion me Edi Ramën...?
    Sigurisht, besoj se në kushtet ku jetojmë, janë dy energji që funksionojnë: e para kjo për të cilën po flas, dhe e dyta që po vjen nga opozita jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga dy parti të tjera të opozitës që kanë një vlerë të përfillshme, Gjinushi dhe Meta dhe nja dy-tre të tjera që realisht janë të papërfillshme. Nëse së bashku do të krijonim një vizion të qartë, sigurisht që do të ishte një gjë e mirë suksesi.
    A ia keni propozuar këtë ide Edi Ramës?
    Nuk mund të them se nuk kam folur. Unë kam qenë i përfshirë edhe në disa debate për përfshirjen time në PS. Besoj se kam shumë idealizëm për t’u përfshirë në politikë, por jo domosdoshmëri në një strukturë partiake; kjo do të thotë që energjia ime do të shfrytëzohej shumë më mirë nëse një gjë e tillë do të ishte e organizuar dhe do të ishte një fuzion i përbashkët.
    Çfarë keni diskutuar me zotin Rama?
    Janë disa njerëz shumë të aftë, që unë i respektoj dhe që e gjejnë veten në një formacion partiak. Por ka disa njerëz të tjerë që dolën kundër lëvizjeve në institucione. Ajo që duhet të kuptojmë, është se kjo lëvizje nuk mund të jetë më “ad hoc”, por duhet të jetë permanente, sepse represioni ndaj institucioneve nuk është “ad hoc”, por është permanent.
    Ju kanë akuzuar se keni qenë instrument i Edi Ramës...kur e keni njohur Edi Ramën?
    E kam njohur në vitin 2005, dy vjet pasi ne kishim filluar luftën kundër asaj qeverie, kështu që kjo është prova më e sinqertë se qëndrimi ynë kundër qeverisë “Nano”, edhe në kohën kur Rama me Nanon bënin vizita respektive tek zyra e njëri-tjetrit. Një nga arsyet që unë nuk kam pranuar të jem më afër një bashkëpunimi me Ramën, ka qenë pikërisht situata që ai ka në parti, domethënë një nga sfidat e Edi Ramës është pikërisht heqja e xhaketave të vjetra. Ai është në një proces reformimi të partisë dhe mua më vjen mirë. Ai është duke marrë një tur në të gjithë fshatrat e vendit dhe për këtë po kritikohet, për herë të parë unë e mbroj publikisht Ramën, pasi mendoj se po bën gjënë më të mirë e më të mençur që është bërë në Shqipëri.
    Le te sjellim ndermend ecurin e ketij personi te trilluar:

    Veliaj u be i njohur me tezat e " Mjaftit". Ky person me bindjen e tij prej sherbetori i beri nje reklam shoqerise sone se une jame ai qe i mjaftoje kesaj shoqerie. A nuk e shikone se po godas qeverin, korrupsionin e saj, po godas administratat e ndryshme, korrupsionin e tyre. Me falni nuk godas bemat e Edi Rames, sepse dhe ai eshte sherbetor si une dhe me te njejtin funksion si une. Dalja ne sken e ketij individi ne nje menyre masoniste nuk na ka habitur edhe nese e merr pushtetin nuk do te na habisi, sepse ai dhe miku i tij edi rama njihen si gjeneralet e medhenje te masonit ne Shqiperi. Rruga qe keta "njerez" po ecin, dhe dalja e veliaj shpesh ne TV shqiptare nuk do ti vleje ketyre TV dhe ketij populli me pak se ajo e Gerdecit.
    Nuk ja vlen qe te zgjatem me shume per kete individ.

    Duke pare situaten e tij me mjaftin, deshtimin e tij aty, nuk ka dyshim qe ai do te deshtoj edhe ne ate qe fsheh.
    Lexoni programin e masoneve dhe do te kuptoni se sa i mirqen per popullin do te jete ky njeri masonist.

    Faleminderit

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga adibela Lexo Postimin
    O zot mbledhje sekrete thone, si me qene mbledhja ne ilegalitet. Po mire mo te zgjuar e te perndritur forumiste qe lexoni dhe botoni shypin e dites flete me flete, pa me thoni si dolen keto emrat dhe ky proces verbal i mbledhjes se pare, apo jaaaaa gazetaret tane investigative duke ndjekur Erionin per t'i vjedh bllokun e shemimeve te mbledhjes se pare .

    Sipas meje bravo i qofte atij dhe ca te tjereve ne G99 ( se per nje pjese qe i njof fatkeqesisht shume) kam plot rezerva.
    Po bravo i qofte qe merr nje iniciative politike tanime kur edhe pse kemi qe qerre me parti politike te rregjistruara po qe jane nje pjese fantazme e nje pjese metastaza te shpifura te PPSH.
    Bravo i qofte se qe kur ka levizur nga Levizja Mjaft ka zene me shume faqe te para gazetash se c'mund te kish zene gjate 4 viteve ne Mjaft.
    Bravo i qofte qe sfiden e hedh te hapur ( nuk e fsheh qe don 10 vende ne parlamente dhe ishalla po i merr)
    Bravo i qofte qe je ben te shkruani paragrafe te tere e qe ju jep nje motiv me shume per te rritur nr e postimeve dhe jalla merrni nje katror jeshil me shume ne profil.
    Bravo i qofte atij apo kujtdo nga grupimi qe ja ka kaluar zgjuarsisht minutat e mbledhjes se pare x redaksie e qe po ju ben te flisni e te mendoni per ta.
    Bravo i qofte qe e ka nis fushaten per veten, grupimin etj qe nje vit me heret se cdo parti tjeter qe do te cirret vetem 1 muaj perpara zgjedhjeve te 2009 me mitingje dhe kengetar/e e pa nje palo argument apo strategji ne te.
    E perseri nese teorite konspirative kastiroteske e 55-eske vertetohen, dhe ai e te tjeret behen si keta qe kemi e spo i heqim dot qafe, BRAVO i qofte se do te jete i 100 apo me shume qe ja ka hedh ketij populli militant qe nuk ve mend.
    Megjithate sfida hapet ne 2009, gjynaf qe nje pjese e juaja nuk do marrin pjese se fathkeqesisht nuk kemi arritur ende te perfishjme diasporen ne votime

    Po mbledhje sekrete ka qene....Dhe lista e emrave eshte gjetur me nje teknike te shkelqyer investiguese. Pyet Erjonin po nuk besove
    kam nja dy dite, qe po me erren syte

  4. #74
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    citua prej dea77,

    Ka Shume Te Ngjare Qe Keta 99 Tat Te Na Dalin 99-nensha Te Gjithe Korruptohen Nga Pushteti Femrat Deri Ne Cfeminizem Meshkujt Deri Ne Perversitet. A Thua Keta Te Jene Aq Hermetik Ndaj Ketij Virusi Dont Think Sooooooooooo
    vetem antibiotiku sali-korrupcioni ka per ti shnosh ata - nuk ka lon sala vend per korrupcion - e ka mor te gjith per ata qe e perdorin si llazore ...

    po u bon me salen (mos me i hy shum ne pjese) edhe g99-shat bohen te mir ...

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Koalicion pederasash. Asnje e mire nuk vjen.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 14:59
  3. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •