Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Veliaj: Parti e re, aleancë me Edi Ramën

    • Lëvizja më e re politike që do të formohet nga ish- drejtuesi i MJAFT-it Erion Veliaj, do të jetë në koalicion me opozitën

    Lëvizja më e re politike që do të formohet nga ish- drejtuesi i MJAFT-it Erion Veliaj, do të jetë në koalicion me opozitën. Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, Veliaj u shpreh se sfida e Ramës para se të bëhet një koalicion i tillë, do të jetë përballja me xhaketat e vjetra në PS.
    Gjatë këtyre ditëve është thënë se jeni duke krijuar një forcë politike, e vërtetë apo spekulime shtypi?
    Nuk janë spekulime të shtypit. Ka një të vërtetë të madhe, por ka një keqkuptim, sepse nuk bëhet fjalë për një parti klasike.
    Çfarë risie do të sillni në politikë...?
    Nëse ka dy politikanë, Berisha dhe Veliaj, të dy flasin për “Shqipërinë një euro” dhe për krijimin e klimës për një biznes, unë them se ajo që na dallon është se njëri e thotë për batutë politike, ndërsa tjetri ka një ide shumë të qartë se si bëhet Shqipëria një euro, se si ngrihet një park industrial dhe se si lihet biznesi të punojë rehat.
    Me cilën parti do të futeni në koalicion?
    Një gjë është e sigurt, që me këtë parti që po udhëheq kaq keq dhe me partitë që e rrethojnë e që drejtohen nga njerëz të cilët nuk kanë asnjë vlerë, ose kanë qenë me ish-pushtetin, nuk do të futemi në koalicion.
    Domethënë, me rregull 3-shi i bie që të jeni në koalicion me Edi Ramën...?
    Sigurisht, besoj se në kushtet ku jetojmë, janë dy energji që funksionojnë: e para kjo për të cilën po flas, dhe e dyta që po vjen nga opozita jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga dy parti të tjera të opozitës që kanë një vlerë të përfillshme, Gjinushi dhe Meta dhe nja dy-tre të tjera që realisht janë të papërfillshme. Nëse së bashku do të krijonim një vizion të qartë, sigurisht që do të ishte një gjë e mirë suksesi.
    A ia keni propozuar këtë ide Edi Ramës?
    Nuk mund të them se nuk kam folur. Unë kam qenë i përfshirë edhe në disa debate për përfshirjen time në PS. Besoj se kam shumë idealizëm për t’u përfshirë në politikë, por jo domosdoshmëri në një strukturë partiake; kjo do të thotë që energjia ime do të shfrytëzohej shumë më mirë nëse një gjë e tillë do të ishte e organizuar dhe do të ishte një fuzion i përbashkët.
    Çfarë keni diskutuar me zotin Rama?
    Janë disa njerëz shumë të aftë, që unë i respektoj dhe që e gjejnë veten në një formacion partiak. Por ka disa njerëz të tjerë që dolën kundër lëvizjeve në institucione. Ajo që duhet të kuptojmë, është se kjo lëvizje nuk mund të jetë më “ad hoc”, por duhet të jetë permanente, sepse represioni ndaj institucioneve nuk është “ad hoc”, por është permanent.
    Ju kanë akuzuar se keni qenë instrument i Edi Ramës...kur e keni njohur Edi Ramën?
    E kam njohur në vitin 2005, dy vjet pasi ne kishim filluar luftën kundër asaj qeverie, kështu që kjo është prova më e sinqertë se qëndrimi ynë kundër qeverisë “Nano”, edhe në kohën kur Rama me Nanon bënin vizita respektive tek zyra e njëri-tjetrit. Një nga arsyet që unë nuk kam pranuar të jem më afër një bashkëpunimi me Ramën, ka qenë pikërisht situata që ai ka në parti, domethënë një nga sfidat e Edi Ramës është pikërisht heqja e xhaketave të vjetra. Ai është në një proces reformimi të partisë dhe mua më vjen mirë. Ai është duke marrë një tur në të gjithë fshatrat e vendit dhe për këtë po kritikohet, për herë të parë unë e mbroj publikisht Ramën, pasi mendoj se po bën gjënë më të mirë e më të mençur që është bërë në Shqipëri.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Dhe nje parti me teper na mungonte.
    a di njeri se s aparti na u bene tani?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    a bejme dhe ne nje parti ktu ne forum se nuk ngeli njeri pa bo parti ne shqiperi po si ja ka ven emrin ksaj partie erjoni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sikur te varej vizioni i nje partie nga heqja e xhaketave te vjetra, do ishte teper e kollajshme kjo zhveshje. Sado figurativisht te perdoret kjo thenie e Veliajt, mua me shkakton shije te hidhur ne shijet e politikes. Ma vazhdon kete hidherim dhe vazhdimesia e thenies se tij per spektrin e majte, ku paska parti te perfillshme si ajo e Gjinushit, e Metes, dhe me pak te perfillshme. Dhe mes ketij persheshi poltik te perfillshem e te paperfillshem, ai kerkon krijimin e nje vizioni te qarte. A thua, ne keto partira veterane tashme, nuk paska asnje tip Veliaj, qe ta kerkonte me pare krijimin e ketij vizioni te munguar. Po qe me kete lloj vizioni, s'do kemi gje tjeter vecse manekine te vjeter te politikes se majte, me xhaketa sigurisht te modes se re. Edhe kjo parade xhaketash na mungon!!!!
    -----------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Partia e re quhet.

    "Ne nuk do vjedhim si Sala, me shume"
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Kishte ngel edhe Erionka pa krijuar parti. Nje vend si shqiperia qe me zorr mbahet ne kembe dhe kjo fale importit, ka me shume parti politike sesa elektorat. Te gjithe ujqerit e vjeter kane zene nganje cep dhe tresin ushqimin e gllaberuar ne 17 vjet, e ndersa ujqerit dremisin, dalin me vrap nga gemushat ulkonjat per te gllaberuar ate pak fryme te gjalle qe ka mbetur.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Do menduar mire, nuk eshte keq te krijosh parti, mbledh nje numer te caktuar firmash minimumin e parashikuar nga ligji per te krijuar nje parti, dhe je ne rregull pastaj, merr nje fare rroge nga shteti.
    behemi te gjithe grupe grupe me parti, keshtu hame te gjithe.
    Une do gjej ndonje sigel ose sllogan qe ta perdor per partine time.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    ja edhe nje tjeter qe nuk ka qef te punoj. po pse nuk behen prifterinj keta ? do te ishte me mire
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une them te krijojme partine tone
    me emrin simpatizantet e bashkuar
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    tashme dhe ne internet Maska e erydee
    Anëtarësuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    studio1 e radio virtual
    Postime
    41
    po ky e ka gati grupin parlamentar
    eshte Grupi Parlamentar i Top KAnalit
    dee:-Z

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. “Do t’ia dalim”, Veliaj çel zyrtarisht fushatën e G99-s.
    Nga toni007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 14:59
  3. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •