Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Çmimi i bukës në Tiranë, 1 euro

    Vëzhgimi i "Fiks Fare" në Tiranë: Si po e shkelin ligjin prodhuesit dhe shitësit e bukës



    Çmimi i bukës masive në Tiranë arrin në 1 euro. Kaq rezulton të jetë, nëse llogaritet pesha e bukës, e cila është zvogëluar me 400 gramë, ndërsa çmimi u rrit në 80 lekë. Prej disa kohësh, bukëpjekësit janë ndeshur me rritjen e çmimit të grurit në tregun me shumicë, me rritjen e çmimit të karburantit, me të cilin vënë në punë gjeneratorët. Ende pa u rritur çmimi i energjisë, ai i bukës ka arritur afërsisht në 1 euro.

    Nga ana tjetër, asnjë gjemb nuk u ka hyrë në këmbë tregtarëve, të cilët, me iniciativë të lirë rrisin çmimin e bukës dhe ulin peshën e saj. Ata kanë shkelur disa pika të ligjit të konsumatorit, d.m.th gjithkush mund të shesë bukë me peshe të ndryshme, por ajo (pasha) duhet të jetë e shënuar në etiketë. "Fiks Fare" bleu bukë pothuajse në të gjitha dyqanet ku shitet ajo në kryeqytet. Në shumë pak dyqane, pesha e bukës masive ishte 850 gramë, në të shumtën e rasteve ajo peshonte 650 gramë. Në një kohë kur buka duhet të peshojë 1 kg. Nëse bëhet një llogari e thjeshtë me çmimin e shitjes së një buke (bëhet fjalë për bukën masive) dhe peshës së saj, rezulton që 1 kg bukë tashmë kushton 1 euro.

    Sipas drejtorit të Drejtorisë së Supervizionit Metrologjik dhe Kalibrimit, z. Adrian Patusha, vetë prodhuesit e bukës kanë për detyrë të vendosin peshën e mallit që nxjerrin në treg. Por kjo peshë për bukën nuk duhet të jetë poshtë limitit prej 850 gramë. Po të studiohet tregu, nëse ke një peshore me vete, konstaton që shumica e bukëve që shiten me çmimin 80 lekë janë nën këtë kufi të lejuar. Zoti Patusha deklaron se nëse ata si drejtori konstatojnë raste të tilla marrin masa. Sipas tij, janë marrë edhe masa ndëshkimore, por shifra të sakta nuk jep. Ndërkohë, të gjitha dyqanet dhe furrat e bukës duhet të kenë të afishuar, gjithmonë sipas ligjit, çmimet e bukës dhe peshën e tyre. Por në asnjë dyqan nuk gjen diçka të tillë. Çmimin e bukës e mëson nga vetë shitësit.

    Madje, vetë Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit nxori një urdhëresë kohët e fundit, të cilën ua dërgoi të gjithë prodhuesve dhe tregtarëve të bukës. Në bazë të saj, të gjithë subjektet prodhues dhe tregtues të bukës duhet të plotësojnë detyrimet ligjore në fushën e metrologjisë si vijon:

    - Të bëhet deklarimi i peshës së bukës dhe çmimi përkatës i saj, duke i afishuar në vend të dukshëm për blerësin pranë çdo lloj buke;

    - Pesha reale e bukës duhet të përputhet me peshën e deklaruar për llojin përkatës. Lejohet një shmangie negative nga pesha e deklaruar, për bukët e prodhuara 2 deri 4 orë pas daljes nga furra, si më poshtë:

    - 6% për bukët me peshë 300 deri 500 gramë;
    - 30 gramë për bukët me peshë 500 deri 1000 gramë.

    Në rastet e kësaj shkeljeje parashikohen edhe masa ndëshkimore në bazë të ligjit Nr. 9135, datë 11.09.2003 "Për mbrojtjen e konsumatorëve". Kjo gjobë varion nga 10 deri në 500 mijë lekë.



    LIGJI


    Neni 4

    Të drejtat e konsumatorëve

    Të drejtat bazë të konsumatorëve janë:

    a) e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës;

    b) e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;

    c) e drejta e ankimit;

    ç) e drejta për dëmshpërblim;

    d) e drejta e edukimit;

    dh) e drejta e njoftimit;

    e) e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;

    ë) e drejta e mbrojtjes ligjore;

    f) e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorit dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.


    Neni 8

    Detyrimi për njoftim

    1. Prodhuesit, shitësit dhe ofruesit e shërbimeve janë të detyruar, në kufijtë e veprimtarive përkatëse, t‘i japin konsumatorit të dhëna të plota për blerjen ose përdorimin e mallrave a të shërbimeve ekzistuese në treg.

    2. Të dhënat duhet të jenë të vërteta, të sakta, të qarta për të gjitha karakteristikat e mallrave ose të shërbimeve dhe për kushtet e tregtimit të tyre. Këto të dhëna duhet të përmbajnë:

    a) natyrën, identitetin e prodhuesit, çmimin, cilësinë, sasinë, dobinë, origjinën, afatin e përdorimit, mënyrën e prodhimit dhe të përdorimit, mënyrën e mirëmbajtjes dhe garancinë e mallrave dhe të shërbimeve;

    b) rrezikun e mallit ose të shërbimit, kur rreziqet nuk janë të kuptueshme pa paralajmërimin përkatës.


    Neni 14

    Treguesi i çmimeve

    1. Të gjitha mallrat që i ofrohen konsumatorit duhet të kenë të shënuar çmimin e shitjes:

    a) për mallrat e paketuara duhet të jepen çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi;

    b) për mallrat që nuk janë të paketuara dhe maten në prani të konsumatorit jepet vetëm çmimi për njësi;

    c) në rastet kur çmimi i mallit për njësi është i njëjtë me çmimin e shitjes, është e mjaftueshme vendosja e çmimit të shitjes.

    2. Për të gjitha shërbimet që i ofrohen konsumatorit është i detyrueshëm shënimi i çmimit përfundimtar. Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar. Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë metodën e përllogaritjes së tij.

    3. Treguesit e çmimit të mallit ose shërbimit të ofruar duhet të jenë të qartë, të dallueshëm dhe të lexueshëm.

    4. Çmimi i shitjes së mallit ose shërbimit të ofruar jepet në lekë edhe në rastet kur është i shprehur në një monedhë tjetër.

    5. Pikat e këtij neni, me përjashtim të pikës 4, nuk zbatohen për mallra ose shërbime të përftuara nëpërmjet ankandit.

    Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    skandal,
    te abuzosh dhe me çmimet e te mirave thelbesore, si buka....
    kesaj i thone te ecesh drejt evropes, do rrisim çmimet qe te jemi si ata.
    qeveria nuk duhet ta lejoje nje gje te tille, po ku kemi qeveri ne thuaj, po bindem qe nuk e kemi ç'do dite e me teper.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    1 Euro nuk eshte shume per nje buke, apo jo? Buka mire, po uji qe ketu tek ne eshte me i shtrenjte se gas-i . S'ka ku t'rri !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    un vdes per buk. i panine tnrofet ene ca qofte zgare

    mir se uji o i shtrenj po na rasin ene ca taxa mrapa
    no glove no love

  5. #5
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    vetem ne Tirane behet fjale ,apo ne te gjithe Shqiperin?


    megjithate keto cmime i rrisin spekulluesit e miellit nga importimi i tij. per mua perfitojne nga rasti se ne Shqiptaret e kemi buken pak te pazevendesueshme.
    ketu ne itali mjelli ka rene shume dhe industria ka krize.

    gjynah per buken se eshte kryesorja per nje popull.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    done a e din ti se shum familje shqiptare ktu nusa e bojn buken vet nshpi. kur e kom nigju nfillim se kom besu po o e vertet
    no glove no love

  7. #7
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    e di reee e di.
    mire ja bejne, t'ja lene buken ne dyqan atyre meskarenjve qe e rrisin.
    rrofshin nuset tona ...lol
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  8. #8
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ene kjo vallaj s'hahet. tvish nameriqi ene tbohesh fabrik buke si ke ali kelmeni hahahahahaa
    no glove no love

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    done a e din ti se shum familje shqiptare ktu nusa e bojn buken vet nshpi. kur e kom nigju nfillim se kom besu po o e vertet
    ??????????????..........lol

    Edhe une si puna jote tiktak maroj per buke. Por sjam e shendoshe si ty. Tani karthi s'jam...kete e ke kuptu deri tani.
    Kur erdhem ketu ne fillim qem tu maru per t'honger, se s'na pelqete buka. Kur filloi me na pelqy buka ktyne, harrojshim me e ble, se dyqani ishte larg e deshe i sahat me shku. Keshtu qe bleme makine buke. E kur mbetemi keq, ose edhe kur s'mbetemi ...lol...e bejme buken vete. Fut miellin kripen shqeqerin ujin vojin majane tek makina e lluku..lluku..bohet vete. Por ti mos e bej...se me icik djathe t'bardhe ajo buka e ngrofet ka me t'bo 200 kile.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    ene kjo vallaj s'hahet. tvish nameriqi ene tbohesh fabrik buke si ke ali kelmeni hahahahahaa
    Nje kur do me fol ene ky. "Ali Kelmendi" s'bente buke. Kurse fabrika bukes, s'kishte emer militanti. S'kishte emer fare. lol
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •