Nga KLAN
Udhetim ne nje qytet fantazem
Nje qytet pa kafe dhe restorante. Ku femren europiane e shohin ende si nje specie te rralle. Ku nje kove uje i ngrohte kushton dy dollare, ndersa nje femije shume here me pak. Vizite ne zonen rezidenciale, ku jetuan mbreti, ruset, muxhahedinet dhe Mullah Omari
Nga Kabuli Andi Bushati
Kompania shqiptare ne Afganistan
Arben Kingji eshte i bindur se pak gjera kane ndryshuar. Ashtu si shume shqiptare te tjere, qe i kishin ndjekur sulmet mbi Afganistan dhe renien e regjimit te Talebaneve permes ekranit, edhe ai, edhe 29 trupat e tjere speciale komando qe gjenden ne kete vend, ishin te bindur ne vertetesine e imazheve televizive.
Ne imazhin e grave qe kane hequr "burken" e famshme, nje pelhure e gjate blu qe te bie deri tek kembet dhe me pak vrima te hapura vetem mbi sy. Ne transformimin e vajzave, qe kane filluar te vene buzekuq dhe te trukohen ne te vetmin sallon bukurie te hapur ne qender te Kabulit. Ne kthesen e ish pasuesve te talebaneve, qe presin ne rruge floket e gjata, te nderthurura nen callma, dhe mjekrat jo me te vogla sesa gjashte pellembe. Por ndryshe nga c'mund te shihet ne ekrane, ne Kabul shume pak gjera kane ndryshuar. Talebanet e Mullah Omarit vertet jane bere te padukshem, por ajo qe kane lene pas eshte ende e madhe dhe ka mbetur aty. Te paret qe e kane konstatuar kete jane 30 shqiptaret, qe gjenden ne kete qytet te nemur qysh ne fillim te gushtit, ne kuadrin e trupave turke qe kane komanden e ushtarake te sigurise e asistences.
Qyteti, per ta, nuk eshte i pasigurte. Qyteti, per ta, eshte edhe me keq: Eshte i mjere. Sa here qe komandanti i bataljonit special, Kingji, i nxjerr trupat e tij per patrullimin e perditshem ne terren, ata e kuptojne me mire kete. Ne rruget e gjera, te projektuara vite me pare nga nje arkitekt italian, ndoshta e vetmja gje qe Kabulit i ka mbetur trashegim nga Perendimi, nuk eshte cudi te hasesh ujrat e zeza te shtepive perrreth. Ne to levizin papushim mbibicikletat e tyre kineze, njezetetetshe, njerez te zymte e te papune. Per secilin prej tyre, cdo fytyre europiani nuk eshte vetem nje objekt kurioziteti, por edhe nje mundesi e mire per te marre lemoshe. Per te shitur nje gazete, per te kerkuar ndonje euro, apo thjeshte per ta shoqeruar ne rruget plot pluhur dhe taksi te verdha te kryeqytetit Afgan. E kur rastis, qe kalimtari te jete femer, pa mbulesen e bojqiellte karakteristike, por me xhinse dhe T-shirt, atehere vertet ka ndodhur cudia. Frenat e stergjata te bicikletave kineze ngrihen dhe per shume kohe ne rruge pezullohet qarkullimi.
Sepse cudi tjeter per secilin nga 2.4 milone banoret e Kabulit (te pakten per kaq flasin statistikat e vitit 1999), nuk mund te kete. Ne shtepite e tyre, te ngritura prej balte e qerpici, mungojne drita dhe uji. Mungojne gjithashtu edhe ushqimet ne ate mase, sa vafti i zakonshem, tri here ne dite, eshte buke dhe caj. Ne qytet nuk mund te gjesh asnje kafene. As edhe nje restorant. I vetmi hotel, Interkontinentali, i ngritur mbi nje koder, ku mund te strehohen per 100 USD ne nate gazetaret e huaj (dhe i vetmi vend, ku mund te gjesh kartolina, suvenire nga koha e larget dhe e begate e mbreterise), nuk ka as uje dhe as drita. Per te bere "nje dush" duhet te paguash 2-3 dollare ndonje afgan te vogel, i cili mund te sjelle ndonje kove uje te vaket, te ngrohur me rezistence.
Ne te ashtuquajturat dyqane te rrugeve kryesore mund te gjesh ndonje suvenir te punuar me dore, si dhe qilima karakteristike afgane, cmimi i te cileve eshte dhjete here me i lire se ai i te ngjashmeve te tyre ne Europe. "Punohen nga vajza 12 -13 vjecare ne Bamian, ne Jug te vendit, prane statujave te stermedha te budave te shkaterruara nga talebanet. Prindrit e tyre i vene te thurin nga mengjesi deri ne mbremje, per gjysem dollari ne dite", thote nje ushtarak turk. Eshte i njejti, qe, vite me pare, pikerisht me 1997, ka qene ne Elbasan ne kuader te operacionit Alba. "Me Shqiperine... as mund te krahasohet. Atje mund te rrija me qejf gjithe jeten, perpara disa muajve te kaluara ne kete ferr", tregon ai. Nje koleg i tij thote se prinderit, qe kane me shume nevoje per para, i shesin vajzat e tyre tek tregtaret e seksit te Peshavarit dhe Islamabadit. Nuk mund te presesh asgje me shume ne nje qytet, ku vdekshmeria foshnjore eshte me e larta ne bote (16%) dhe ku mosha mesatare eshte gjithashtu me e ulta ne kontinent (41 Vjec). Ku varferise dhe rrenimit i eshte shtuar edhe nje thatesire e papare tre vjecare. Fluturimi me avionin ushtarak Herkules mbi stepat dhe majat e larta Afgane, mund te te rezervoje mbi gjysem ore udhetim pa pare nje fije bari te gjelberuar. Po ashtu, edhe ne Kabul gjithshka eshte djerr. Kodrat perrreth qytetit, te mbetura shkret, ngrejne nje pluhur te padurueshem, qe te ardhurve rishaz iu shkakton djegie te renda fyti dhe dhimbje ne gjoks.
Asgje me te mire nuk gjen as ne lagjet rezidenciale, tek te cilat duhet te depertosh pas kalimit te nje numri te pafundem pengesash te ngritura me blloqe betoni dhe njerez te armatosur. Aty sot jane vendosur qeveria vendore, ambasadat e huaja, OKB-ja dhe nje numer i madh OJQ-sh, nga 600 qe jane vendosur ne te gjithe qytetin. Me mire ndoshta se cdo gje, keto ndertesa me kopshtet e tyre te medha, por tashme te lena djerre, mund te deshmojne per histrorine e re te Afganistanit. Aty kane ndenjur oborrtaret e mbretit te fundit Zahir Khan, dinasti qe per 52 vjet me radhe arriti te mbaje te bashkuar afganet, qe nga largimi i kolonizatoreve angleze e deri ne vitin 1973. Po aty u vendosen organizatoret e grushtit te shtetit kunder mbretit (sot 83 vjecar) dhe udheheqesit e partive te majta, qe filluan konfliktet e armatosura midis tyre per 5 vjet me radhe. Po aty u ngulen ushtaraket e larte dhe administrata sovjetike, qe e sundoi krejtesisht per nje dekade, qe nga 1978. Si pasoje e ketij pushtimi, nga i cili mbeten mbi 1 milione afgane te vrare, qyteti ndryshoi disi pamje. Gjurmet e ndertesave shteterore te stilit sovjetik, dhe ato te pallateve tashme te renuara parafabrikate, tejet te ngjashme me simotrat e tyre te lagjeve periferike te Tiranes, dallohen lehte ne Kabul.
Ne fillim te viteve '90, rezidencat e ruseve i pushtuan muxhahedinet, qe ishin ndeshur per vdekje me ta, por qe pas pushtimit e zhyten vendin ne nje masaker te tmerrshme civile midis ish luftetareve rivale. Kjo lufte nuk kishte as baza etnike, as baza fetare, por thjesht merite e mbartura te komandanteve kokekrisur qe u perkisnin etnive dhe feve te ndryshme. Pikerisht ajo shenoi edhe pergatitjen e terrenit per zbarkimin e talebaneve mbi Kabul. "Studentet e fese" e mbajten per nje kohe te gjate te rrethuar kryeqytetin. Ndeshja e tyre me komandant Masudin, shefin e vrare te Aleances se Veriut dhe ish beniaminin e Perendimit, e shkaterroi krejtesisht qytetin. Por sic tregojne sot, pese vjet pas terheqjes se sovjetikeve, fitorja e talebaneve ishte bere e pashmangshme. "Si eshte e mundur?!", mund te pyeste cdokush, qe e njeh sadopak historine e ketij vendi. Si ka mundesi qe Afganistani, kjo ish koloni britanike, ky vend nen influencen e kulturave te ndryshme, i liberalizmit dhe i minifundeve ne kohen e ish mbretit Zaher Khan, te behej streha e nje prej fondamentalizmave me arkaike? Pergjigjja duhet gjetur tek kronologjia e ngjarjeve te mesiperme: Tek lufta pesevjecare mes komandanteve muxhahedine, te cilet nuk i lane armet pas largimit te ushtrise sovjetike. Gjate asaj kohe filloi shkaterrimi i vertete. U vrane mbi 50 mije vete. Filloi mjerimi, degjenerimi dhe shthurrja. U ringjallen homoseksualizmi dhe pedofilia. Ende sot ne Kabul tregojne per ndeshjen e dy komandanteve muxhahedine, te cilet dolen ne rruge per te goditur njeri tjetrin me predhat e tankeve te tyre, nje shkembim zjarri nga i cili mbeten te vrare 30 vete. Shkaku i gjithe kesaj lufte ishte nje djale i ri 16 vjecar, qe kishte shkuar ne shtrat njeheresh me te dy komandantet muxhahedine.
Pikerisht kjo lufte e gjate, ky mjerim, kjo shthurrje pergatiti daljen ne skene, me 1994 te "studenteve te fese".
Talebanet u vendosen ne te njejtat rezidenca te ish paraardhesve te tyre, por ata e bene gjithshka ndryshe. Ndonese edhe sot ne Kabul askush nuk mund ta mohoje sigurine dhe qetesine e rivendosur gjate diktatures se tyre fetare. Kryeqyteti, i pare nga syri i vetem i Mullah Omarit, qe krejt i ndryshem: Me te gjitha femrat e larguara nga puna, por te paguara me te njejtat rroga qe nuk i humbisnin per sa kohe nuk paraqiteshin ne zyra. Pa kinema dhe pa televizore. Me ndertesa moderne te shkaterruara dhe pa muzike. Pikerisht, muzika ishte edhe nje nga tabute e para qe vendosi Ministria me e cuditshme ne bote, ajo e Virtytit dhe Parandalimit te Veseve. Sipas rregullave te saj strikte, cdokush qe kapej duke degjuar kenge, denohej nga shtate goditje me shkop deri ne disa vite burg. Pse kjo muzikofobi, qe perben nje premiere per te gjitha vendet myslymane? Pergjigjja e ministrit te atehershem taleban ishte, se ajo shperqendron besimtarin nga lutjet dhe nuk e lejon te degjoje zerin e Allahut.
Talebanet hyne ne Kabul me 27 shtator '96. Duke bere nje krim. Duke sulmuar seline e Kombeve te Bashkuara, duke rrembyer prej aty ish- presidentin komunist, Naxhibullah, me te vellain, te cilet i vrane dhe me pas i varen ne mes te qytetit. Gjate regjimit te tyre, stadiumi i futbollit (edhe ky sport i ndaluar) u be nje poligon per eleminimin e kundershtareve. Mijera gra u ekzekutuan, sepse nuk pranonin te mbanin veshjet e detyruara me ligj. Ndersa asnje burre nuk mund te fillonte pune, pa pasur nje mjeker me shume se gjashte jave te gjate.
Ne kete qytet gjendet sot, ndoshta, komuniteti me i perkohshem dhe me i vogel i shqiptareve ne bote: Te 30 komandot e mberritur aty ne mes te gushtit, si pjese e Forcave Turke ne Kabul. "Nje ferr i vertete, perballimi i te cilit vlen nga 35 USD ne dite", te thote secili prej tyre. "Por eshte nje fat, qe nuk jemi te vetem", tregon kapiteni i batalionit shqiptar, Arben Kingji. Sepse ne Kabul tashme gjendet edhe nje vajze nga Durresi, qe punon per nje shoqate humanitare. Ndodhen edhe 18 shqiptare nga Tetova, qe kane ngritur aty nje nga te parat firma te huaja ne vend, pasi kane fituar tenderin per furnizimin e ushtrise gjermane. Nje biznes ne kohe lufte. Ose nje fillim i ri ne kohe paqeje. Kete askush nuk mund ta ndaje. Sepse sot ne Kabul eshte veshtire te vesh bast qofte per njeren, qofte per tjetren. Mjafton te vizitosh seline presidenciale, pallatin e vogel te ish- mbretit, ku sot rri presidenti Ahmid Karzai, per te kuptuar kete. Ne hyrje, nje qen i stervitur nuhat cantat dhe aparatet fotografike te te gjithe gazetareve qe kerkojne te hyjne brenda. Jo se mos mbajne ndonje sasi opiumi, per prodhimin e te cilit Afganistani ze vendin e pare ne bote (mbi 75% te tregut), por nga frika e atentatit. Ne hyrje te presidences se vjeter dhe te rrenuar ndihet hija e rende e badigardeve amerikane te presidentit. Njeri prej tyre humbi jeten ne nje atentat te organizuar ndaj ketij 43 vjecari, qe vishet me elegance, qe flet nje anglishte te persosur Oksfordi, por qe per te gjithe afganet nuk eshte me shume se nje kukull ne duart e amerikaneve, pa nje pushtet real. Krejt i ndryshem, disi i pagdhendur, i dale nga radhet e opozites se armatosur te Aleances se Veriut, eshte ministri i Mbrojtjes, Fahim Khan. Rojet e tij ngjajne me mercenare. Ne paradhomen e zyres se tij gelojne njerez te armatosur, ata qe kane nje pjese te pushtetit real ne vend. Nje oficeri turk, qe ka qene me pare ne Kosove, ata i kujtojne ish luftetaret e UCK-se te zbritur ne Prishtine.
Por edhe Fahim Khani ruhet shume. Edhe ai i ka shpetuar per qime nje atentati. Veturat e tij, pese Nisan Patrol 4 X 4, jane te gjitha me te njejten ngjyre dhe me te njejtat targa. Zera ne Kabul pretendojne se kontrolli i nje pjese te madhe te tregut te opiumit e tremb. Ndersa te tjere, i mveshin kete frike kontrollit te nje tregu tjeter, atij te pushtetit, qe ne Afganistan nuk perkthehet vetem me lavdi, por edhe me vdekje. Sepse, pavaresisht se tashme vendi drejtohet nga ish opozita, pavaresisht se institucionet jane te aprovuara nga nje lloj Asambleje Kombetare e mbledhur me dhjetor te 2001, armiqesirat politike nuk kane pushuar. Po te njejta me ato, qe pasuan largimin e trupave ruse. Po me ate mentalitet, qe ka si prioritet eleminimin fizik te kundershtarit. "Per sa kohe qe mbi qiellin tone do te fluturojne B-52 amerikane, lideret tane nuk mund ta fillojne luften. Ne te kundert...", shkruante Fahim Dashty, kryeredaktor i Kabul Weekly, ne te vetmen gazete qe del ne anglisht ne kryeqytet. Sepse, si cdo njeri qe e njeh historine e Afganistanit, ai e di se mjafton nje shkendije qe gjithshka te rindizet. Se shefat e tribuve, te fiseve, jane te gatshem te luftojne per nje pushtet absolut ne nje vend, ku s'ka mbetur me asgje per te ndare. Ketu mund te gjendet edhe perse-ja e nje enigme te madhe. Se perse, pothuajse te gjithe kreret politike te Kabulit, ndihen te kercenuar. Dhe perse frika ne qytet dhe kriminaliteti vine gjithnje duke u zbutur.
Keshtu mund te shpjegohet edhe fakti se, pse tek te ardhurit rishtaz krijohet ideja e pasigurise. E cila fashitet me pas, kur del te shetisesh ne bulevardet e gjera, por te shkaterruara te Kabulit. Ku njerzit jane vertet te cuditur, por dhe vertet miqesore. Ku, per dy dollare, shoferet e taksive mund te te cojne te shikosh edhe pallatin e rrenuar te mbretit Zaher Kan, edhe stadiumin ku talebanet kryenin ekzekutimet. Ku tregtaret qe arrijne te te shesin dicka, te ftojne me pas per caj ne shtepite e tyre.
Ky eshte Kabuli i vertete, ku kryejne sherbimin edhe 30 ushtaraket shqiptare. Nuk eshte Kabuli i frikes. As Kabuli i ankthit. Asnje prej ushtarakeve shqiptare, qe patrullonin mbremjeve pas fillimit te shtetrrethimit, nuk ka rrezikuar jeten. Askush, pothuajse, nuk ka shkrepur asnje arme. Sepse lufta e tyre eshte tjeter. Me e vecante dhe ndoshta po aq e veshtire, sa nje lufte e mirefillte. Eshte lufta me varferine. Lufta me mjerimin. Eshte perballja me nje bote, qe ngjan si e nxjerre nga prehistoria. Eshte silurimi i nje njeriu ne nje mijevjecar tjeter, krejt te ndryshem nga ky i yni.
Kjo eshte sakrifica qe duhet te bejne 30 ushtaraket shqiptare, per arsye se vendi i tyre ka vendosur, qofte edhe simbolikisht, te beje pjese ne koalicionin anti terror. Deri ne muajt e pare te vitit te ardhshem, ata do te jene aty, ne Kabul. Jo ne aeroportin e kryeqytetit, sic u kishin premtuar, por diku ne nje lagje periferike, ku dikur, njezet e ca vite me pare, komandantet muxhahedine nisen luften me njeri tjetrin. Duke transformuar, rrenuar, zhdukur gjithcka. Duke deshmuar se sa mjafton per te kthyer nje qytet ne fantazem.
Krijoni Kontakt