Se shpejti, me daten 17 nentor do te mbahen zgjedhjet e reja parlamentare ne Kosove. Sic e kemi bere tashme tradite ne Forumin Shqiptar, ne do te mbajme sondazhin tonë elektoral për te parë se cila parti politike gëzon mbështetjen më të madhe politike nga vetë eletorati i Kosovës.
Si në çdo sondazh, ju bëjmë të qartë se mund të votoni vetëm njëherë për cilën parti politike ju dëshironi. Nuk mund ta ndryshoni dot votën pasi të votoni dhe vota është e fshehtë. Nëse dëshironi që ta bëni votën tuaj publike, jeni të lutur që të bëni një postim në këtë temë ku argumentoni se përse votuat për X parti politike. Ose mund të shprehni mendimin tuaj mbi zgjedhjet dhe ajo që ju prisni prej tyre.
Vota është e lirë, mendimi është i lirë, kështu që nuk ka nevojë të replikoni mendimin dhe votën e njëri-tjetrit.
Albo
Krijoni Kontakt