Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    95 Vjetori I Konferėncės Sė Ambasadorėve Nė Londėr Dhe Kosova

    Shkruan: Romeo GURAKUQI

    Trajtesa e mėposhtme synon tė sjellė nė vemendjen e opinionit publik, ngjarjet tė cilat sollėn nė aneksimin e Kosovės nga ana e Serbisė nė vitin 1912 dhe arsyet e njohjes ndėrkombėtare tė kėtij procesi, fillimisht pushtues e mė pas kolonizues.Punimi synon tė nenvizojė se, duke qenė se kemi tė bėjmė me njė rast historik kolonial, tėrėsisht tė errėsuar dhe tė fshehur gjatė gjithė rrjedhės sė shekullit XX, populli i kėtij entiteti, sot, ka tė drejtėn tė jetė i lirė pėr tė vetevendosur sėrish pėr ardhmėninė e vet. Paradoksi qendron nė faktin se rasti i Kosovės ėshtė rasti i fundit i pazgjidhur kolonial, qė po zgjidhet nė njė kohė kur epoka koloniale ėshtė tashmė e pėrmbyllur. Kosova ėshtė njė rast kolonial qė ka mbetur i fshehur pėr shkak tė rrethanave tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė tė gjithė periudhėn vijuese 1912-1995, pėr shkak tė dobėsisė dhe famės sė keqe qė ka pasur shteti amė nė botėn demokratike dhe pėr shkak tė orientimeve tė pastabilizueme tė Shqipėrisė komuniste dhe post komuniste.
    Rasti kolonial i Kosovės ka qenė aq i fshehur, sa ka qenė i fshehur edhe realiteti aq i thyeshėm jugosllav, ky grumbull territoresh dhe popujsh tė mbledhur artificialisht nga pamundėsia pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet nė marrėdhėniet mes Fuqive tė Mėdha nga vitit 1912 deri mė 1919. Nė kėtė bashkim shtetėror artificial ekzistonin akumulime urrjetjesh reciproke, sa qė bota e qytetėruar europiane dhe perėdnimore, nė kohėn e presidentit Tito as qė i imagjinonte dhe as i kishte kuptuar. Dhuna dhe masakrat qė shoqėruan procesin dezintegrues tė ish Jugosllavisė befasuan botėn mbarė, por edhe ateherė nuk u kuptua dot se njė prej pjesėve federative tė kėtij entiteti, Kosova, ishte njė mish i huaj brenda tėresisė jugosllave, qė nė njė ditė tė bukur do shperthente po aq befasisht.
    Interesat e dhėnies sė zgjidhjeve tė pjesshme, i imponuan Fuqive tė Mėdha mbajtjen fshehur tė rastit kosovar deri edhe nė Marrėveshjet e Paqes sė Dayton-it mė 1995. Nė kėtė marrėveshje, ēėshtja e 2 milion shqiptarėve u injorua tėrėsisht, gjė qė u kuptua nga ish presidenti Millosheviq si njė dritė jeshile pėr gjithė atė ēfarė bėri mė pas. Sot, pas dhunės, etnocidit dhe shpėrnguljes sė pangjashme sė viteve 1998-1999, Fuqitė janė tė detyruara tė gjejnė njė zgjidhje pėr pjesėn e fundit, atė mė joorganiken, e ish Jugosllavisė.
    Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa merr shkas nga puna gati 11 vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentat qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet 1913-1914, me tė cilat zė fill dhe stabilizohet faza e parė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin e plotė diplomatik tė problemit. (Dokumentat e vitit 1913 janė tė vendosur nė PRO.FO.371.1770, 1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807, 1809; ndersa ato tė vitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894, 1885, 1887, 1888, 1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj.)
    Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė zhvillimit tė ngjarjeve.
    Procesi i aneksimit tė Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės, nga Mali i Zi, ėshtė i lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike, 1912-1913. Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė pranveren e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet e herepashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill: “Ata e ndjenė fitoren shqiptare, tashmė tė pashmangshme, nėpėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i Shkodrės, Janinės, Monastirit dhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do tė pranohej, secili prej katėr aleatėve, (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do ta shikonte derėn e mbyllur nė njė krahinė tė caktuar, tė cilen secila nė mėnyrė tė veēantė lakmonte.”( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliest times to the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471).




    Mė 12 tetor 1912 shpertheu Lufta Ballkanike. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, shtetet e reja tė Ballkanit e dėrrmuan Perandorinė Osmane. Lufta Ballkanike e vitit 1912 erdhi nė mėnyrė tė papritur nė botėn e trazuar tė para Luftės sė Parė Botėrore, mbasi Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė pėrgatitura pėr njė fitore tė shpejtė tė aleatėve tė vegjėl para njė perandorie. Por, siē shkruan Richard C. Hall, “fitorja ishte njė fitore krejt e natyrshme, pėr shkak tė pėrparimit kuptimplotė moral, ekonomik dhe ushtarak qė kishin bėrė shtetet e krishtera qė prej ēlirimit tė tyre. Nepėrmjet njė pune plot pasion ata shtete ia arritėn tė pėrqafonin shumė nga mentalitetet dhe institucionet europiane dhe tė pajisur me ata, u kyēen nė njė betejė me njė popull aziatik, i cili i kishte rezistuar nė mėnyrė tė qendrueshme europianizimit…". (Richard C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913, London and New York 2000, faqe 72.) E ballafaquar me kėtė shkatėrrim shumė tė madh, Porta e Lartė, e kapur nga paniku, kėrkoi ndėrmjetėsim tek Fuqitė e Mėdha tė kohės, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia, tė cilat me 3 dhjetor arritėn tė ndėrmjetėsonin dhe tė vendosnin njė armėpushim. Nė kėto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr mė 17 dhjetor 1912, pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga lufta nė mes Aleatėve Ballkanikė dhe Turkisė. Nė ditėn ku u hap konferenca, turqit mbanin nė Europė ende, Konstandinopojėn me rrethinat dhe tre qytetet e fortifikuara: Adrianopojėn, Janinėn dhe Shkodrėn. Mė 17 dhjetor 1912 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha tė akredituar nė Britaninė e Madhe u takuan nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, pėr tė mbikqyrur procesin e paqes nė Ballkan dhe pėr tė mbrojtur interesat e Fuqive tė Mėdha nė rajon. Kjo Konferencė u mblodh me cilėsinė e “Mbledhjes sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha nėnshkruese tė Trataktit tė Berlinit”. Konferenca e Ambasadorėve i zhvilloi punimet mes shqetėsimeve tė Fuqive tė Mėdha se lufta ballkanike mund tė pėrshkallėzohej nė njė konflikt mė tė gjėrė qė do tė pėrfshinte shtete tė tjera. Pėr shumėkend asokohe ishte e qartė se ēėshtja ballkanike mund tė pėrshkallėzohej drejt nė luftė europiane dhe pėr kėtė arsye Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta parandalonin njė gjė tė tillė. Duhet tė kihet parasysh se Konferenca e Ambasadorėve synonte gjithashtu tė zgjidhte kundėrshtitė nė mes Fuqive tė Mėdha, nė mėnyrė tė veēantė, ata nė mes tre prej tyre, mė drejtėpėrdrejtė tė interesuara nė Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungarisė, Italisė dhe Rusisė. Nė kėtė mėnyrė, rendi gjeopolitik i vendosur nė Konferencėn e Berlinit mė 1878, nė Londėr u zėvėndėsua me njė marrėveshje tė re. Shikuar nė njė kontenkt historik mė tė gjėrė, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 1912-1913 ishte etapa e fundit e Sistemit tė Kongreseve, tė vėnė nė jetė mė sė pari nga Kongresi i Vjenės 1814-1815. Nė ditėt e para tė kėsaj mbledhjeje u zhvilluan bisedime dhe shkėmbime mendimesh, mes pėrfaqėsuesve tė Fuqive Europiane. Nė kėtė konferencė, pėrveē ēėshtjes shqiptare, u bisedua pėr njė paqė tė pėrgjithshme midis Fuqive Europiane, u diskutua problemi i daljes sė Serbisė nė Adriatik dhe ēėshtja e ishujve tė bregdetit Jonian, kufirit tė Bullgarisė mė Perandorisė Osmane nė Traki. Pėr fat tė keq, Ēėshtja e Shqipėrisė, u zgjidh pa respektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve, dhe kufiri i shtetit tė ri shqiptar u pėrcaktua vetėm nėn prizmin e shmangies sė njė ballafaqimi nė mes Austro- Hungarisė dhe Rusisė, pėr tė cilin shqiptarėt nuk ishin fajtorė dhe me tė cilin ato nuk kishin tė bėnin fare. Austro- Hungaria, e gjendur pėrballė faktit tė kryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-orthodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa “mė tė madh qė tė ishte e mundur”, duke pasur parasysh kėtu trojet ku banonte popullsia shqiptare.
    Shqyrtimi i kujdesshėm i dokumentacionit arkivor tė Foreign Office tė njė pėriudhe 8 mujore, qė nis nga dhjetori i vitit 1912 deri nė korrik 1913, tė jep njė ide tė qartė mbi mėnyrėn dhe kriteret e pėrdorura pėr klasifikimin dhe ndarjen e territoreve ballkanike nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptare nė veēanti, dhe mund tė kuptohet krejt mirė ajo ēfarė sot, nė prag tė zgjidhjes sė statusit “pėrfundimtar” (termi pėrfundimtar ėshtė relativ mbasi nė qoftė se jepen zgjidhje nė kundėrshti me parimin e vetvendosjes, kėto zgjidhje vertet mund tė krijojnė njė balance mes fuqive, por nuk krijon stabilitetin e brendshėm tė entitetit tė interesuar) tė Kosovės. Ėshtė mjaft e trishtueshme sot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar, si i janė shkėputur atij troje kompakte etnike, dhe si janė nėnvleftėsuar nė kėtė ndarje kriteret mė tė domosdoshme etnografike dhe historike dhe se si ėshtė pranuar sovraniteti i shteteve tė reja mbi territoret qė Perandoria e kalbur Otomane kishte ceduar. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Austro-Hungaria argumentoi se pėrfshirja e Shkodrės ishte thelbėsore pėr ekonominė e shtetit tė ri shqiptar dhe kėrkoi dhe mbrojti gati e vetme, tė drejtėn e shtetit tė ri shqiptar mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės sė sotme, pėrfshirė qytetet e Pejės, Gjakovės Prizrenit dhe krahinėn e Dibrės nė tėrėsi, sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuar kėto qytete Malit tė Zi dhe Serbisė. Rusia, njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tė Serbisė nė Shqipėrinė Verilindore, gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė Europės u var nė fatin e Pejės, Prizrendit, Dibrės dhe veēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotit dhe Grudės pėr Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė Veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn. Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputur lidhjet e komunikimit, pėrvecse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjen e rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iu ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brėndėshėn njerėzor. Pasojė e drejtėpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysėm-mesjetar edhe me tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore europiane brėnda kombit shqiptar, njė ballkan perėndimor krejtėsisht tė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme fqinje me institucione demokratike dhe europiane tė pastabilizuara, jo vetėm qė do tė bėhėj detyrimisht njė njollė mjerimi nė Europė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi.
    Trajtimi i problemit tė kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin e mosprishjes sė ”koncertit europian”, gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie, do tė mund tė ēonte mė pas nė njė luftė europiane. Para njė “nevoje” tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėn shqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė eren e re qė po frynte nė diplomacinė britanike. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė etnike shqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje t’i jepte rrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete tė paanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht pėrbėrjen kompakte etnike dhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit shqiptar. Ndėr ata do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan Telford Erickson, Sir Edward Grey-t (PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913). Erickson pasi argumentoi me fakte dhe dokumente historike lashtėsinė iliro-arbėnore tė shqiptarėve, pyet se “si mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkė lufte”?! Mė pas ai shtonte: “Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore”.
    Nė Konferencėn e Ambasadorėve, interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė. Pėr kohen pėr tė cilen flasin, prirja konstante e Rusisė nė pėrkrahje tė botės ballkanike sllavo-orthodokse mbėshtetej thjesht dhe qartė nė njė filozofi racore dhe religjioze dhe nuk pėrmbante, asnjė parametėr analitik parimor dhe objektiv bashkėkohor. Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia arriti qė tė krijonte njė Shqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur, duke u bėrė presion Fuqive tė tjera qė t’u lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, rajone tė banuara eskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri atje sa tė parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etnografike nga njė Komision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur ēėshtjet e kontestueshme (PRO. F.O. 371.1769, pg 385 doc.10416). Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njė prej shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, vėllai i kryediplomatit mė tė rėndėsishėm shqiptar nė Londėr pėr 30 vite me radhė Mehmet Konica, u pėrpoq t’ia bėnte tė qartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar nė Foreign Office me 5 shkurt 1913 (P.R.O. F.O. 371 1769 faqe 130-135, dokument nr. 6388 i regjistruar me datė 10.02.1913). Ai u shpjegoi Fuqive se pjesa me e madhe e tokave shqiptare tė kėrkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janė tė banuara nga shqiptarė katolikė dhe muhamedanė. .. Sa mė e fuqishme tė jetė Shqipėria, u pėrpoq tė shpjegonte ai, aq mė e aftė do tė jetė ajo tė qėndrojė mbi kėmbėt e veta, pa u mbėshtetur nė fqinjė e saj tė fuqishėm dhe pa qenė e detyruar tė bėhėt njė instrument i tyre. Nė kėtė kontekst kujtesa historike ishte e qartė: Po ndahej padrejtėsisht shtrati historik i njė populli antik, po i shkėputej Shqipėrisė Kosova, djepi shqiptar verilindor, barriere jo e kėndshme pėr politikėn ruse nė ekspansion tė vazhdueshėm. (Pėr fat tė keq, Rusia e sotme e drejtuar nga Presidenti Putin po bėn njė rikthim dramatik, tė pajustifikuar bashkėkohėsisht, nė politikėn e jashtme cariste ndaj Kosovės, ēfarė nuk i shkon njė vendi europian tė demokratizuar, tė shekullit XXI).
    Nė kėtė qėndrim tė sajin antishqiptar nė Konferencėn e Ambasadorėve, Rusia pati pėrkrahjen indirekte, apo edhe direkte tė Italisė. E nisur nga interesa tė ngushta dinastike, por edhe nga njė ambicje pėr hegjemoni nė Adriatikun Lindor, Italia do ta minojė tėrėsisht balancėn e Fuqive nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, duke anuar qartėsisht nė pėrkrahje tė aneksimeve tė tokave shqiptare. Mungesa e luajalitetit tė qėndrueshėm, pėrkujdesi maksimal pėr interesat e saj ekonomike momentale, dhe nxjerrja nė plan tė dytė e parimeve kryesore qė udhėheqin drejt njė politikė tė jashtme konsekuente, kanė qenė tiparet themelore qė kanė drejtuar klasen politike italiane nė raport me ēėshtjen e themelimit tė drejtė tė shtetit shqiptar. Ky qendrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik tė Gjermanisė, dhe politiken konstante prosllave tė Francės sė atėhershme, ishin shtyllat themelore mbi tė cilat u mbėshtet mekanizmi i institucionit ndėrkombėtar qė sanksionoi atė qė sot po quhet e drejta sovrane e Serbisė mbi Kosovėn, e Malit tė Zi mbi Malėsinė. Ėshtė vendi tė pėrcaktojmė se e drejta e Serbisė mbi Kosovėn nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal tė kėtij territori, si rezultat i njė konsensusi tė pėrgjithshėm popullor, apo i njė vazhdimėsie historike tė ndėrprerė padrejtėsisht, por si rezultat i fitimit tė kėtij territori si plaēkė lufte, dhe tė sanksionuar ndėrkombėtarisht nga njė institucion, i cili, nė thelbin e tij nuk kishte parimet e sotme qė drejtojnė marrėdhėniet ndėrkombėtare, por parimin e ruajtjes me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat tė “Koncertit Europian”. Dėshiroj tė pranoj nė kėtė kontekst se veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive tė Mėdha nė realizimin e kėtij vendimi, u ndihmua nga gjendja nė tė cilen dilte shoqėria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otoman pesėshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqėrisė shqiptare, mbajtjen nė frenim tė ēdo prirjeje pėr ringritje kulturore dhe civilizuese tė shoqėrisė nė tėrėsi. Fuqitė e Mėdha nė kėtė mėnyrė, nė vend qė t’i hapnin poret jetėsore njė kombi nė rrugėn e tij pėr ripėrtritje qytetare dhe europiane, e cunguan atė territorialisht, i kėputėn arteriet jetėsore dhe ushqyen faktorėt qė bėjnė lehtėsisht tė manipulueshėm dhe tė kontrollueshėm njė popull tė penguar historikisht nė rrugėn e tij tė zhvillimit.
    Sot, rindertuesit e tė ardhmes sė Kosovės, do tė duhet tė shpengojnė kėtė vend dhe popull nga ankthi i pritjes sė pafundme, qė po krijon ēdo ditė e mė shumė amulli tė pėrgjithshme ekonomike dhe sociale dhe frikėn e njė tė ardhmeje tė pasigurtė. Ndihma e dhėnė deri mė tani pėr ta ēuar deri nė prag aspiraten pėr liri, nuk mund tė ndalet pa e pėrfunduar edhe aktin e vet final: njohjen de jure tė lirisė. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe procesi i demokratizimit, de-komunistizimit e europianizimit tė saj tė njimendte dhe integrimi i kujdesshėm dhe i institucionalizuar i forcave tė mirėfillta intelektuale nė drejtimin politik tė njė vendi qė aspiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian.

    Shkodėr mė 25.11.2007

    (autori ėshtė Profesor i Universitetit Europian tė Tiranės)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    28 NĖNTORI - MANIFESTI I KRENARISĖ!


    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kėrēovė, 26. 11. 2007



    Mbidata e Shqiptarėve – Dita e Flamurit!



    Ka data qė nė historinė e njerėzimit flasin pėr vlerėsime tė natyrave tė ndryshme! Ka data qė flasin pėr pasoja tė cilat kanė lėnė vrragė nė gjendjen shpirtėrore tė njerėzve! Ka data mallkimesh e zemėrimesh tė cilat i kanė ngritur sundimtarėt nė kronikėn e historisė. Ndėrsa shqiptarėt, krahas gjithė datave qė flasin pėr vepra gjeniale tė mbijetimit kanė mbidatėn: Ditėn e Flamurit - 28 Nėntorin!

    Kjo datė qė nga koha e Skenderbeut, nė kohėn e Ismail Qemalit e paskėtaj, ėshtė karakteristika e njė drejtimi pas sė cilės lidhet fati ynė kombėtar! Pikėrisht nė kėtė datė, bėhet manifesti i krenarisė pėr shumė arsye! Hapet horizonti i faqes sė pėrballjes shqiptare nė shumė dimensione! Dhe nė kaptinėn e qėndresės pikėqėndrohet me tė gjitha kacafytjet e kurdisjeve nga besėprerjet tinzake tė perandorėve dhe argatėve tė tyre, e tė tillė, ka pasur, dhe, fatkeqėsisht ka e, do tė ketė… !

    Kjo datė i pėrngjan ringjalljes e cila vjen me emblemėn gjeniale tė shqiptarėve qė nisen drejtė bashkimit dhe pavarėsisė, dhe ndeshet nėpėr lakadredhat e mbrapshtisė pėr ta pėrjetuar persekutimin, akuzimin! Edhe pse, ėshtė data e njė humanizmi tė madh ajo, ende trajtohet nga qarqet e armiqėve, si datė e pikėpamjeve radikale! E projektuar nė vendimet e sunduesve tė shqiptarėve, si datė qėllimkeqe, ėshtė bėrė shenjėzim i pėrhershėm, tė digjet, pėr t’u kthyer nė harresė!



    28 Nėntori - dritėrrėfimi i pėrjetėshėm i shqiptarėve



    Megjithatė, 28 Nėntori, ėshtė bėrė dritėrrėfimi i pėrjetėshėm i shqiptarėve mbarė rruzullit tokėsor! Kjo datė, shqiptarėve, gjithkah, ua ka shpie porosinė e pėrjetimit, se si munden tė jenė tė ndritur drejtė synimeve sovrane tė njė Legjislative bashkėformuese nė territorin e prerė nga projektet okupuese. Ua ka ndezur zemrat, se si ta shprehin dinjitetin kombėtar edhe pėrmes vetėmbrojtjes! Ua ka ndezur frymėzimet si t’i bėjnė kėngėt pėr Atdheun dhe Flamurin legjendar!

    Esenca e kėsaj Date tė Madhe ėshtė Barabarėsia! Ėshtė Liria ! Ėshtė Pavarėsia! Bashkimi! Ėshtė jehona e njė kushtrimi kundrejt atyre qė ndėrtojnė standarde projektesh pėr robėri e pėrēarje ! Ėshtė pėrballje kundrejt gjithė borizanėve tė kotėsisė qė bartin jehonėn e njė stafete tė pėrēudnuar se shqiptarėt patjetėr duhet tė jetojnė tė ndarė e tė okupuar dhe si kasnecėt trumbetojnė se janė pėr integrim - pranimin e okupatorėve nė aleancat evroamerikane !

    Me ēfarė dėshmishė tė tmerrshme shqiptari doli ta bėjė kėtė manifest nė pėrfundimshekullin XX ?! Me ēfarė kėnaqėsie e dhembjeje e shpreh, nė nismėn e Shekullit tė ri?!

    Ata qė ia shtuan gjithė fatkeqėsinė pėrpara fakteve gjithmon dalshin djaj! Tė mallkuar qofshin!



    Kjo datė ka dalė nga lashtėsia e bedenave tė Krujės dhe ėshtė bėrė

    monumenti mė i lartė i ndėrgjegjes shqiptare



    Shqiptarėt nė jetė nuk e kanė pasur natyrėn e pėrcaktimeve robėruese! As nuk kanė bėrė synime tė robėrojnė! Enciklopedia e peripetive shqiptare nga sundimtarėt dhe argatėt e tyre, ėshtė bėrė kulmi mė fatkeq i tendencės pėr ta zhbėrė nga Atdheu. Megjithatė, 28 Nėntori, gjithmonė ėshtė bėrė Pika e ndezjes sė njė ambienti tė ri, prej ku ėshtė bėrė motivi i ringritjes! Bukuria mahnitėse dhe dashuria e pakufishme pėr bashkimin dhe pavarėsinė, i ka ndez zemrat shqiptare ! Ndaj, kjo datė ėshtė pėrjetimi i kėnaqėsisė pėr Liri !

    Edhepse kėtė datė ėshtė bėrė gjysmė - skalitja e Shqipėrisė sė pavarur, nė ndjenjėn e ēdo shqiptari ėshtė kompozuar pėrherė shfaēja e njė Tėrėsie ! Ajo ka dalė nga lashtėsia e bedenave tė Krujės dhe me zė kushtrimi nėpėr shekuj, ka mbėrri t’ua shtojė guximin dhe trimėrinė Shtėpi - Kullave qė rritėn trima dhe s’u mposhtėn nga armiqtė! Ajo ėshtė bėrė monumenti mė i lartė i ndėrgjegjes shqiptare, qofshin ata malsorė e qytetarė tė shtrirė nga Janina e deri nė Tivar, apo nga Manastiri e deri nė Kalabri! Ajo ėshtė bėrė jehona e kushtrimit qė vjen nga largėsia! Nga Amerika dhe Azia! Evropa dhe Australia! Dhe i mbledh tė gjithė pėr njė qėllim: Ta bėjnė manifestin e kremtes sė Ditės sė Flamurit, se, siē do tė shkruante Noli tek himnizimi poetik : Hymni i Flamurit, ka qenė:



    “Fortesė shkėmbi tmerr tirani,

    S’tė trėmb Romani as Venecjani,

    As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani

    Flamur i math pėr Vegjėli.”.




    Nėpėr krajatat e mbijetimit tė 28 Nėntorit, janė rilindur idealet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Kanė dalė nė sheshin e pėrballjes me jehonėn e kushtrimit Abdyl Frashėri dhe Mic Sokoli, Sylejman Vokshi e Sefė Kosharja, t’i japin zemėr Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinės, Luigj Gurakuqit dhe Vehbi Dibrės me shokė, pėr ta pėrmbajtur Ismail Qemalin, ta vulosė emblemėn e Rritės Kombėtare. S’ėshtė vulosur ajo emblemė vetėm pėr gjysmėn e Atdheut! Me jetė e me gjak trimash ėshtė bėrė, dhe me lotė gėzimi e krenarie ėshtė shpėrndarė nėpėr Pollog - Pellagoni , nėpėr Artė, Prevezė, Janinė e Ēamėri, nėpėr Plavė e Gusi! Ashtu siē bėhen jehonė pėr liri Presheva, Bujanoci e Medvegja, t’ia shtojnė tėrėsinė Kosovės sė Adem e Hamzė Jasharit, Fehmi Ladrovcit, Muedin Aliut, dhe Ismet Kumanovės legjendarė!

    Kaptina e faqes sė lavdisė pėr 28 Nėntor, i ka pėrmbledhur tėrėsitė! Nė amzėn e lidhjes janė futur martirėt e kombit dhe shkruajnė pėrkushtime si Asdreni, Fishta, Poradeci! Me dritėn e Qiririt tė Naimit i zbardhin ėndėrrat e bashkimit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu! Edhe nė kantierėt e Evropės, edhe nė restoranėt e Amerikės, edhe nė Burgjet e Sėrbosllavisė ku mbeti Ukshini, e qėndron Albini, dhe atė tė Idrizovės ku kaloj rininė Avni Elmazi, Mehmet Riza Gega…, me shokė! Bėhen bashkė ta festojnė kėtė datė tė shndėrruar nė manifest kėnaqėsie e dhembjeje!

    Vetėm tuxharėt rrijnė anėsh nėpėr furrikėt e sobranieve dhe vlladave tė kolonistėve, dhe projektojnė me syrin gjarpėror, pėrfitimet personale! Dhe enden t’ia presin gjymtyrėt Atdheut tė mbesė cung! Tė mbesė me emblemė pushtimi e pėrēarjeje!

    28 Nėntori, Dita e Flamurit, ėshtė bėrė data e shpalimit tė Epokės e cila pėrqėndrohet nė themelimin e fuqishėm tė ngritjes sonė e cila, nuk lejon t’i cėnohet liria! Edhepse shqiptarėt dolėn tė ndarė e tė pėrēarė, nga ai pėrfundimshekull – burg, dhe, u nisėn nė Fillimshekullin e ri - me gjyqe arbitrazhi, nė parimin e njė vullneti tė tėrėsishėm, janė bashkė! Dhe gjatė shekujve ecėn e do tė ecin nė dimensionin e atij synimi me Flamurin e himnizuar tė kombit:



    O Flamur gjak, o flamur shkabė

    O vėnd e vatr’ o nėn’ e babė,

    Lagur me lot, djegur me flagė,

    Flamur i kuq, flamur i zi...



    Shumė vite tė kėtyre shekujve perandor, nėpėr tė cilėt kaluan shqiptarėt e Atdheut tė ndarė, veēmas, gjatė ditės sė kėsaj mbidate Kombėtare, qė tė shuhet nė harresė, tiranėt perandorė kanė ushtruar dhunė, kanė pėrdorur kėrbaēin dhe vrasjet, burgosjet e shqiptarėve. Megjithatė, kurrė nuk i kanė mposhtur! Megjithatė kurrė nuk i kanė larguar ! As do t’i largojnė nga synimi i :



    “Pėrlintja shpirtin dhe fuqinė,...

    Pėr botėn ėndėrr e qiell i ri...!



    28 Nėntori gjithmonė ėshtė nė bekimin e uratės tė bėhet manifest i trimėrisė se mbahet nga valėvitja e shqiponjės dykrenore qė u ngrit nė Krujė e pastaj nė Vlorė! Edhe nė Kullėn e Jasharajve valon pėr Ditėlindjen e Ademit Legjendarė, i cili, pas gjithė asaj dhune tė shkinės sėrbosllavi, e cila pėr njė shekull bėri krimin nė Kosovė, ra heroikisht, qė tė rindizet jehona e kushtrimit tė UĒK-sė, tė bėhet Pavarėsia ! E shkaba, Valoj edhe mbi kufomat e vėllezėrve e motrave tė vrara e tė dhunuara: Gjithmonė me njė domethėnie! Gjithkah me njė porosi qė pėrcillet brezpasbrezi! Me njė pėrbetim kombėtar pėr bashkimin ! Se ėshtė:



    Flamur qė lint Shėn Konstadinin,

    Pajton Islamn ‘ e Krishtėrimin”

    Ēpall midis feve vllazėrimin

    Flamur bujar pėr Njerėzi...!

    __________________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-08-2006
    Postime
    2
    falemenderit dhe ju njashtu urime vitin, e ri 2008....

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •