Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 43
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gezuar te gjith shqiptareve anembane botes kete dite te shenjte per popullin tone.
    Sui generis

  2. #12
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Rrofte Kombi Shqiptar

    28 NENTORI GEZUAR TE GJITHE BASHKE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  3. #13
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Bush uron Topin per festen kombetare te pavaresise

    • “Ju percjell pėrshėndetjet e popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės drejtuar popullit shqiptar, ne kete dite te shenuar”, nis mesazhine tij Bush Version multimedial i ketij lajmi

    Nderkohe ne 95 vjetorin e shpalljes se Pavaresise presidenti Topi ka marre nje mesazh urimi nga presidenti amerikan Xhorxh Bush. “Ju percjell pėrshėndetjet e popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės drejtuar popullit shqiptar, ne kete dite te shenuar”, nis mesazhine tij kreu i Shtepise se Bardhe. Bush shpreh vleresimin per rrugen qe ka ndjekur Shqiperia si njė prej aleatėve mė besnikė e tė vendosur tė Shteteve tė Bashkuara duke kontribuar ne perpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Irak dhe Afganistan. “Pėrkushtimi i Shqipėrisė ndaj paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare nuk ka kaluar pa u vėnė re nga populli amerikan”-vijon me tej mesazhine tij Xhorxh Bush,drejtuar presidentit shqiptar. Bush konfirmon edhe njehere perkushtimin e qeverise amerikane pėr tė ndihmuar popullin shqiptar nė ndėrtimin e njė sė ardhmeje mė tė shkėlqyer, nderkohe qe nuk le pa vleresuar edhe perpjekjet ne ndermarrjen e reformave demokratike dhe ekonomike. “Nė festimin e Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, populli amerikan dhe unė ju urojmė duke riafirmuar miqėsinė tonė!” – perfundon mesazhin e tij presidenti merikan Xhorxh Bush drejtuar poresidentit Topi
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    95 vjetori i Shpalljes se Pavaresise, Shqiperia ne feste

    Zyrtaret me te larte te vendit ndodhen ne Vlore aty ku plaku i urte Ismail Qemali ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne 28 nentor 1912

    Festohet sot ne te gjithe vendin 95 vjetori i Shpalljes se Pavaresise. Nje bum aktivitetesh do te zhvillohen ne te gjithe vendin ne kete pervjetor te krijimit te shtetit te pavarur shqiptar, epiqendra e te cilave do te jete Vlora. Zyrtaret me te larte te vendit do te zbresin ne kryeqendren e shpalljes se pavaresise aty ku plaku i urte Ismail Qemali ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne 28 nentor 1912. Kreret me te larte te shtetit dhe qeverise do te jene ne Vlore ku se bashku me ta drejt qytetit bregdetar do te udhetojne edhe lidere politika nga Kosova dhe Maqedonia. Edhe ne Tirane jane planifikuar nje sere aktivitetesh mes te cilave edhe nje parade ushtarake ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Nje sere ekzpozitash,si dhe koncertesh jane gjithashtu jane pjese e aktiivteteve te kesaj dite te shenuar.
    Sui generis

  5. #15
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ VLORĖ ME RASTIN E 95 VJETORIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ.



    Vlorė, mė 28 nėntor 2007

    Tė nderuar bashkėkombas,
    Tė nderuar autoritete tė pranishme,
    Miq, dashamirės, motra e vėllezėr shqiptarė kudo ndodheni,

    Jemi mbledhur tė gjithė sot nė qytetin heroik tė Vlorės tė kujtojmė dhe tė festojmė 95 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mė 28 nėntor tė vitit 1912, populli shqiptar kurorėzoi ėndėrrat dhe aspiratat mijėvjeēare tė tij duke i dhėnė fund sundimit mė tė gjatė nė historinė e tij, sundimit osman dhe duke shėnuar kėshtu kthesėn rrėnjėsore dhe historike pėr fatet e kombit tė tij.
    Me vendimin historik tė kuvendit tė Vlorės, Rilindja Kombėtare arrinte kulmin e saj, sepse pavarėsia kurorėzonte luftrat e pėrpjekjet heroike tė brezave tė tėrė pėr tė kthyer lirinė e humbur, pėr tė gėzuar tė drejtėn kombėtare dhe pėr t'i hapur vendit rrugėn e zhvillimit e tė pėrparimit. Pėr herė tė parė triumfoi kėshtu edhe nė Shqipėri parimi i kombėsisė i shpallur nga rilindasit tanė dhe nga demokracia ballkanike e evropiane qysh nė shekullin e XIX. Vendosej kėshtu nė vend njė e drejtė e njė kombi tė formuar nė territorin e vet, tė banuar pa ndėrprerje gjatė shekujve, me gjuhė, kulturė, histori e individualitet tė tij, e drejtė e fituar nė njė luftė tė gjatė e tė ashpėr, e drejtė qė i takonte edhe pėr kontributin e tij tė vyer, qė kishte dhėnė nė proceset ēlirimtare ballkanike dhe evropiane.

    Tė dashur bashkėkombas,

    Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ishte thjesht vepėr e njė grupi patriotėsh qė ngritėn Flamurin Shqiptar nė Vlorė, ajo nuk ishte njė akt i veēuar. Ne tė gjithė nderojmė sot kujtimin dhe veprėn e madhe tė plakut tė menēur vlonjat Ismail Qemali dhe tė gjithė firmėtarėve tė dokumentit tė pavarėsisė. Ky dokument pėrbėn aktin juridik mė tė rėndėsishėm tė historisė sė popullit shqiptar, tė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e kombit, atė akt tė pėrgatitur gjatė qindra e dhjetra vjetėve, me luftė, vuajtje e sakrifica nga ky popull nė tė gjitha trevat shqiptare. Prandaj Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ka qenė njė dhuratė e Fuqive tė mėdha ndaj njė vendi qė nuk e priste dhe as njė krijesė ndėrkombėtare e kėtyre fuqive. Ajo ka qenė vepėr vetėm e kombit shqiptar.



    Tė dashur motra e vėllezėr,
    Tė nderuar pjesėmarrės,

    95 vjet pas kėsaj ngjarje tė madhe, ne jemi dėshmitarė tė ndryshimeve rrėnjėsore nė Shqipėri, nė Kosovė, nė rajonin ballkanik, nė Evropė e nė Botė. Populli shqiptar ėshtė jo vetėm pjesė e kėtyre ndryshimeve, por edhe aktor i rėndėsishėm i tyre. Nė pėrfundimin e dekadės sė dytė tė demokracisė sė re shqiptare, populli shqiptar po pėrjeton historinė mė tė shpejtė tė integrimit tė tij nė Evropėn e qytetėruar. Shqiptarėt janė bėrė sot aleatėt mė tė sigurtė dhe tė besueshėm tė Perėndimit nė pėrballjen e sfidave mė tė vėshtira rajonale dhe globale. Ata po tregojnė prirje tė vėrteta civilizuese, emancipuese, nė ndryshim nga veprimet dhe mendimet ballkaniko-mistike qė vegjetojnė akoma nė mendje apo qarqe tė izoluara nė rajonin tonė.

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Shqipėria ndodhet sot shumė afėr qėllimit tė saj strategjik e kombėtar. Ajo po bėhet pjesė e asaj sė cilės i pėrket gjeografikisht, Evropės sė qytetėruar dhe Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Populli i saj dhe e gjithė klasa politike drejtuese ėshtė e vendosur dhe e palėkundur pėr tė kontribuar me tė drejta tė plota brenda kėtyre familjeve tė mėdha. Samiti i ardhshėm i NATO-s dhe ftesa qė ne presim nga Bukureshti, shfaq pėrballė nesh detyrimin madhor tė pėrshpejtimit tė procesit reformues tė shoqėrisė sonė, tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės, tė ndėrtimit tė sistemeve tė pagabueshme nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė rritjes sė mirėqenies sė shtetasve tanė dhe tė kalimit nga fjalimet shterpė, nė programe tė zbėrthyera nė tė mira materiale. Koha qė humbasim me shigjetime politike majtas-djathtas e anasjelltas, harxhon energjitė tona, zhvlerėson angazhimet tona, humbet besimin ndaj partnerėve ndėrkombėtarė dhe zhgėnjen thellėsisht vetė popullin tonė.


    Tė ndėrgjegjėsohemi pėr tė arritur sė bashku suksesin, frutet e tė cilit do t'i gėzojmė po sė bashku ose dėshtimin, pėrgjegjėsinė e tė cilit do tė na duhet ta ndajmė po sė bashku. Populli ka akoma besim tek politika.

    Tė dashur bashkėkombas,

    Nė historinė e gjatė tė tij, populli shqiptar ėshtė dashur tė pėrballet me shumė padrejtėsi historike. Ky mijėvjeēar, me sa duket, do tė rikthejė tė drejtėn e humbur tė kėtij populli.
    Kosova, e cila pėrbėn nė thelb procesin e fundit tė shpėrbėrjes sė njė shteti tė ndėrtuar artificialisht, tė Jugosllavisė multietnike, do tė duhet tė japė shembullin mė tė mirė tė shpirtit evropian tė popullit tė vet. Viti 1999 e bėri Kosovėn, shembullin nė zemrėn e Evropės, tė fitores tė sė drejtės ndaj padrejtėsisė, tė vendosjes sė sigurisė ndaj pasigurisė, tė shpėrbėrjes sė diktaturės pėrballė parimeve tė demokracisė. Sot, Kosova, mė e pavarur se asnjėherė nė historinė e saj ndodhet nė procesin e pakthyeshėm tė mėvetėsisė sė saj ndėrkombėtare. Pėrshėndes nga ky tubim gjithė popullin e Kosovės pėr pjekurinė dhe pėrgjegjėsinė qė tregoi nė zgjedhjet e fundit kuvendore dhe vendore, duke dėshmuar se ka ardhur koha tė jetė zot i fateve tė vendit tė vet.

    Akti i pavarėsisė, tė dashur motra e vėllezėr mbylli njė epokė tė shkėlqyer tė Rilindjes Kombėtare pėr t'u ēelur brezave tė ardhshėm rrugė tė reja. Si e tillė, ajo ka rėndėsi, jo vetėm pėr kohėn kur ndodhi e pėr kthesėn historike qė shėnoi, por edhe pėr vlerat pozitive qė la pas. Ajo ruan vlerėn e saj edukuese dhe evropiane pėr tė ardhmen. Prandaj kremtimi i pėrvjetorit tė saj, risjellja nė kujtesėn e brezave tė rinj tė veprave tė tė parėve tanė, vlerėsimi i tyre nė dritėn e dialektikės dhe tė sė vėrtetės pėrbėn njė detyrė, jo vetėm pėr historianėt, por pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Dashuria dhe respekti pėr tė kaluarėn e ndritur janė njė dėshmi shprehėse e patriotizmit dhe e vitalitetit tė popullit tonė.

    Tė nderuar pjesėmarrės,
    Miq, dashamirės, motra e vėllezėr shqiptarė kudo ndodheni,
    I dashur popull i Vlorės,

    Dėshiroj t'ju uroj tė gjithėve sot kėtė ditė tė madhe tė kombit shqiptar.

    Dėshiroj tė pėrshėndes sot, nė kėtė ditė tė shenjtė tė historisė sonė kombėtare tė gjithė shqiptarėt, kudo ku ata ndodhen, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi, nė Evropė, Amerikė e nė Botėn mbarė e t'u uroj atyre festėn e madhe tė Pavarėsisė e tė Flamurit.

    Rroftė populli shqiptar !
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Flamuri i Pavaresise, kater variantet e origjines se tij

    Flamuri qe patrioti Ismail Qemali ngriti ne Vlore, ne 28 Nentor te vitit 1912, ne nje nga ballkonet e godines 3 kateshe, prone e Xhemil Beut, ka nje histori dhe nje origjine, e cila formatohet ne kater variante. Sipas historianeve tre nga kater variantet e flamurit te pavaresise lidhen me emrin e Marigo Posios, me origjine nga Korca, ndersa varianti tjeter me emrin e Eqerm Bej Vlores. Marigo Posio, mbiemri i vajzerise Poci, e lindur ne 2 shkurt te vitit 1892 ne Korce, u martua me tregtarin Jovan Posio, per t’u zhvendosur ne vitin 1904 ne qytetin e Vlores. Bashkeshortet banonin ne nje shtepi ku me pare kishte jetuar gazetari francez Justin Godard, emrin e te cilit mban sot rruga karakteristike, qe ndodhet shume prane Sheshit te Flamurit. Me kete shtepi lidhet dhe historia e Flamurit, qe shenoi shpalljen e shtetit te pavarur shqiptar, ne vitin 1912.

    Ne variantin e pare

    Patriotja Marigo Posio e ka qendisur flamurin rreth nje vit para 28 nentorit te 1912-es. Flamuri u qendis prej saj sipas nje varianti te propozuar nga patriotet, Dom Mark Vasa, klerik katolik, dhe Petro Fotografi. Te dy patriotet kishin sugjeruar dhe modelin e shqipes dykrenore, qe kishte qene simbol i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Cohen, ne te cilen realizoi flamurin, sipas historianeve, Posio e kishte blere tek tregtari Diamand.

    Ishte ky flamur, me permasa 84 cm x 1 meter qe Ismail Qemali, e ngriti ne oren 17:30 te dates 28 Nentor te vitit 1912 ne ballkonin e sarajeve te familjes Vlora, ne qender te qytetit, aty ku sot ndodhet Monumenti i Pavaresise dhe Shtiza e Flamurit. Sipas historianeve, me shpenzimet e saj, patriotja Marigo Posio pergatiti dhe 500 flamuj te tjere me te vegjel, me permasa 70 cm x 70 cm. me te cilin u zbukuruan institucione zyrtare dhe objekte private ne shtetin e pare shqiptar.

    Sipas variantit te dyte

    Ardhja e Flamurit ne Vlore lidhet me patriotin Spiridon Ilo, nje nga protagonistet e Shpalljes se Pavaresise dhe delegat i grupit te patrioteve shqiptare ne Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjine nga Korca, jetonte ne kryeqytetin rumun, duke qene nje nga personazhet kryesore qe perpiqeshin per perhapjen e ndjenjave atdhetare. Sipas historianeve, flamuri qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore ishte i njejti qe zbukuronte fasaden e Hotel “Kontinental” ne Bukuresht, ku ne 5 nentor te vitit 1912 u zhvillua nje takim me patriotet shqiptare, takim qe drejtohej nga Ismail Qemali. Ne ate takim, qe i parapriu udhetimit te Ismail Qemalit drejt Vlores, u deklarua per here te pare ideja e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, si e vetmja alternative qe garantonte te ardhmen e vendit tone, perballe interesave dhe synimeve shoviniste te fqinjeve. Prej ketej, Spiridon Ilo, pjesetar ne grupin e patrioteve qe shoqeruan Ismail Qemalin drejt Vlores, e mori flamurin me vete. Sipas historianit Bardhosh Gace, Ilo ishte kusheri i pare (djale teze) i Marigo Posios. Ne naten mes 27 dhe 28 nentorit, patrioti Ilo fjeti ne banesen e bashkeshorteve Posio, ne lagjen Muradie, ku qendisi dhe theket e Flamurit. Ky flamur, sipas historianeve, ishte i stampuar dhe jo i qendisur, me perjashtim te thekeve qe pergatiti patriotja Marigo Posio.

    Sipas nje varianti tjeter

    Origjina e Flamurit te Pavaresise, lidhet me diasporen shqiptare ne Boston, ne SHBA. Sipas nje shkrimi te botuar ne gazeten “Dielli”, Flamuri ishte qendisur nje vit me pare nga patriotet qe jetonin ne Boston dhe shoqata ‘Besa Bese’ e kishte derguar ne Korfuz, permes atdhetarit Naci Nuci, mik i familjes Posio.

    Prej andej, bashkeshortet Posio e futen ne Vlore dhe per t’i shpetuar kontrollit ne doganen e ketij porti, patriotja Marigo Posio e fshehu flamurin ne pjesen e siperme te veshjes se saj. Ishte ky flamur qe iu dhurua Ismail Qemalit, per ta ngritur ate ne daten 28 Nentor te vitit 1912, ne ballkonin e sarajeve te familjes Vlora.

    Varianti i katert

    Eqerem Bej Vlora, pinjoll i familjes se shquar vlonjate, protagonist ne kete ngjarje madhore ne historine e Shqiperise, shkruan mes te tjerash ne kujtimet e tij se flamuri qe u ngrit ne Vlore ishte prone personale e tij. Sipas tij, Flamuri i ishte dhuruar ne vitin 1909, ne Itali, nga nje prej sterniperve te Skenderbeut, Aleandro Kastrioti. Flamuri, qe qendronte ne dhomen e gjumit te baneses se beut Eqerem Vlora, (sot “Shtepia e Beut”) u terhoq prej andej nga nje mik i tij dhe i Ismail Qemalit, Hydai Efendiu. Kjo ngjarje ndodhi ne prag te aktit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, ne 28 Nentor te vitit 1912. Flamuri, qe iu rikthye Eqerem Vlores, humbi dy vjet me pas, ne vitin 1914.

    Koha
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ceshtjet e pandricuara te Pavaresise

    Me rastin e 95-vjetorit te "Dites se Ze Vendimit te Mevehtesise" dhe "Dites se Flamurit". Rreth disa ceshtjeve te pandricuara te Pavaresise dhe te "Kuvendit te Vlores" 28 nentor-7 dhjetor 1912

    "Akt/Proces-Verbali i Mevehtesise", nga deklarim verbal u plotesua si dokument i shkruar, por nuk ishte firmosur nga te gjithe delegatet e caktuar me daten 28 nentor 1912 dhe nga perfaqesuesit e zgjedhur per firmosje sipas kazave. Ka humbur nje Akt/Proces-Verbal, i firmosur nga te gjithe delegatet perfaqesues te kazave te Shqiperise, Kosoves, Dibres, Janines, Camerise etj?! Me 28 nentor, edhe me perpara e me mbrapa, ishin ngritur flamuj te ndryshem e te improvizuar. Historia e firmave te Ahmed Muhtar Beut dhe Hysen Efendi Gjirokastres. Shtypi vendas e i huaj e komentojne dhe e shpallin mevehtesine, si autonomi ku ruhet ende sovraniteti dhe suzeraniteti i Sulltanit. Kur doli ushtria turke zyrtarisht nga Shqiperia?! Pse nuk ka Shqiperia nje Dite Clirimi nga okupacioni turko-osmanlli?! Kur do te botohen marreveshjet e fshehta?

    Ne literaturen per periudhen e shkeputjes nga Turqia, ka pohime se okupatori turko-osman dhe levat e tij fanatike, arriten ta turbullojne e komandojne kasten politike perfaqesuese te vendit te shqiptareve dhe nje pjese te mire te intelektualeve e patrioteve te Rilindjes Kombetare, aq sa ata u vonuan shume dhe nuk e kerkuan me kohe as zyrtarisht, as gjysme zyrtarisht indipendencen e vendit. Sipas dokumenteve historike, gjejme kerkesa me nje tip autonomie kulturore, me disa rregullime administrative, ku, sidomos, dominon vija per qendrimin nen Turqine dhe ruajtjen e unitetit kufitar me te. Pasojat e ketij lloj oportunizmi e gjumi letargjik, ishin paralajmeruar fare qarte e pa asnje lloj medyshje, nga Sami Frasheri. Dhe keshtu ndodhi ajo, qe cdo gje u la per minuten e fundit. Ishte nje fakt historik se vetem kur po thyhej Turqia edhe ne frontet e Janines dhe Shkodres, hyri ne veprim misioni diplomatiko-patriotik i Ismail Qemalit. Sic e dime, ka pasur edhe marreveshje te fshehta ende te papublikuara, madje edhe kongrese famekeqe e deri edhe veprimtari te armatosura per ringritjen e flamurit turk ne nje pjese te qyteteve e fshatrave shqiptare, me kerkesen e hapur per ribashkimin me Turqine etj! "Kryengritja perparimtare" e fshataresise se Shqiperise se Mesme e ringriti flamurin me hane e yll edhe brenda ne Vlore e ne disa qytete te Shqiperise, duke shkelur edhe "Marveshjet e Cakranit" etj., fakte qe i ka shkruar vete "Historia e Shqiperise", Vell. 2, bot. 1965, f. 428: "Ne Vlore u ngrit flamuri turk, ashtu sic ishte bere edhe ne qytetet e tjera". Ndersa historiani, ideatori e klasiku Enver Hoxha bashke me disa interprete-terxhumane e shkruan dhe e kamufluan sikur: "Flamuri i levizjes fshatare shqiptare me veshje fetare ishte flamuri i vegjelise dhe i pushtetit te Keshillave te Popullit" (shih E. Hoxha, "Vepra 12, f. 130).

    Jo vetem kaq, por jo rralle neper disa shkrime te kohes na qellon qe gjejme disa shkrime mjaft te habitshme, per te cilat detyrimisht ka ardhur koha, te jepen shpjegime me te ndryshme se sa justifikimet e dredhirat e historiografise zogiste e enveriste. Pa asnje lloj qellimi te keq po sjell ndonje shembull:

    Durres, 26 nentor 1912. "Fletoria "Liri e Shqiperise" lajmon: Ne Durres u shpall vetqeverimi i Shqypnise me 26 nanduer. Flamuri komtar u ngrit mbi konakun e Durrsit pa ndonji ceremoni te madhe. Nepunesve u kje thane qi ja t'i binden qeverimit te ri, ja te shkojne. Flamuri i Shqypnis, thone telegrafisht asht nji shyqpe e zeze me dy krena ne lame te kuqe.

    "Liri e Shqiperise", Nr. 63 shkruen: "Flamuri i Shqypnise u ngul ne Durres permbi kulm te qeverise se Turkis e bamun shqyptare, e si sundimtar u zgjodh Hamid Begu. Nji nga shqyptaret e ktushem u thirr te baje flamurin tone, e gatoj nji flamur te kuq me shqipen e zeze dy krenesh, nji lloj si e shtypte "Albania" ne krye te faqes se saje, por ky mundim vojti me kot, nga se krenet tone e ma teper myslimanet, si per here, edhe ket radhe qitne bishta, tuj thane se me dy krena e ka Nemcja, Rusija etj e na shqyptaret duhet te ndryshojme nga kta t'a bajme me nji krye. Shifni ce marrsi! Akoma s'na u mbush mendja, edhe pse jemi ne gryke te vorrit! Ce bane? Ndreqne nji flamur te kuq, por me nji zog te zi ne perngjasim te korbit, me nji krye, bamun kaq keq, sa shqyptarve te vertete u erdhi marre, dhe tradhetarve gezim dhe s'pushojshin tue e qestise... hidhnimi u shtue edhe ma, kur pame se ideali yne u rxue prej duerve te serbve..." (Cit. sipas rev. Leka, botim i jashtzakonshem me rastin e 25 vjetorit te Lirise sone Komtare..., I, 1937, f. 416-417).

    Ka vertetesi historike ketu, apo ky eshte nje trillim?! Nga film-historia "Nentori i Dyte", i cili eshte kthyer edhe si nje ritual fetar i pervitshem, nga disa tekste e nga nje gjysme faqe kujtime (Libri "Lufta per Clirimin Kombetar 1878-1912", Tirane 1962, f. 499, "Ngritja e Flamurit ne Durres" etj.), na ishte thene se intrigat i kishte bere peshkopi ortodoks i Durresit etj., kurse sipas ketij citimi na del se me i rende na paska qene po ai furriku i fanatizmit e panturqizmit i 1914, "Dum Baben"...

    Vjene, 27/08/1912. Korrespondenti i gazetes vjeneze "Neue Freie Presse" boton intervisten e Ismail Qemalit, ne Trieste, i cili i deklaroi: "Ne levizjen shqiptare nuk duhet te kujtohet nje te ndare nga Turqia. Shqiptaret e ndiejne veten otomane dhe e vetmia deshire e tyre eshte per te bashkevepruar per te ngjallurit e perparimin e mbreterise turke. Shqiptaret nuk kane pse te dyshojne per besnikerine e qeverise se sotme turke. Levizja e shqiptareve ka mbaruar, pse i ka arritur qellimet e veta, dua te them, te larguarit e turqve te rinj nga sundimi" (Po aty, rev. Leka, 1937, f 412- 413). Keshtu pra, na prezantohet Ismail Qemali edhe ne korrik 1912, si ne kohen e "Librit te Kuq" me 1911... Ishte ky nje veprim taktiko-diplomatik i ndonje levizje te koordinuar patriotike, apo nje udhezim i vete diplomacise turke?!

    Berlin, 16/09/1912. Korrespondenti i fletores gjermane "Wossische Zeitung", ne Stamboll i mori nje interviste politikanit Dervish Hima, i cili deklaronte: "Gjendja eshte qetesuar... levizja shqiptare nuk ka pasur kurre qellime indipendence, ose te shkeputjes nga Turqia. Kush e ka thene kete eshte nje shpifes. Shqiptaret vetem kane dashur renien e Komitetit Xhonturk te Selanikut dhe permiresimin administrativ. Sjellja e ushtrise turke ne Shqiperi ka qene shembullore". (po aty siper cit.)

    Keshtu pra edhe Dervish Hima ne gusht 1912! Sipas ketyre deklarimeve do te dilte se nje pjese e mire e atyre kryengritjeve te fryra, antiturke etj., na paskan qene pjese e kuadrit dhe luftes politike midis vete partive turke rivale. Me sa duket edhe deklarimi i Hasan Prishtines ka nje perqindje te madhe te se vertetes se realitetit historik. Sipas H. Prishtines, kryengritja ishte e orientuar per "rrezimin e xhonturqve" dhe e kishte si parulle politike, se ata ishin me te keqij se absolutizmi i Abdyl Hamidit" etj., por, "kryengritja u sabotua sepse Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini dhe shume fanatike fetare e kishin mendimin se nuk mund te ndahena prej osmalive e nuk e duem as autonomine, se keto jane fjale kuftri e se te tane hallin e kishin me mesye e me e lirue Sulltan Hamidin prej burgimit ne Selanik". (Cit. sipas "Lufta per Clirimin Kombetar 1912-1878, f 423-427, nxjerre nga H. Prishtina, "Nji shkurtim Kujtimesh mbi Kryengritjen Shqyptare te vjetit 1912", Botim i Dyte, Bari 1925).

    Historiografia e vjeter e kishte trajtuar kete ceshtje thjesht si nje lloj shpifje personale te Hasan Prishtines ne drejtim te Isa Beg Boletinit, mirepo ja se nuk rezulton ashtu.

    Vlore, 28 nentor 1912. Nga Proces-Verbali, "Mbledhja e Pare e Kuvendit te Pergjithshem Kombetar":

    "Z. Mustafa Asim Kruja Efendiu, kerkon qe te tregohet mire ceshtja e sotshme e Shqiperies e gjendja e saj perpara mendimit e qendrimit t'Evropes.

    Z. Ismail Kemal Beu tha: "...Shqipetaret, ndonse besnike kurdohere tek Mbreteria Othomane, nuk e kane harruar kurre as gjuhen as kombesien e tyre e prova me e mire jane perpjekjet e kryengritjet qe u bene here pas here e sidomos ne keta kater vjetet e fundit per te ruajtur te drejtat e zakonet e tyre. Qeveria Othomane nuk e veshtroi kurre interesin e saj e nuk deshi kurr t'ua shperbleje me te mire shqipetarevet sherbimet e medha qe i bene Turqise. Ne kete kohe te fundit rrefeu ndopake deshirin qe te mirrej vesh me kombin t'ene, po prape nuk vuri te gjithe vullnetin e mire e nuk mori te gjitha masat e nevojshme per te paqesuar e per te kenaqur shqipetaret. Ne kete e siper krisi lufta me te katre Mbreteriet e Ballkanit, te cilat kerkonin permiresime e te drejta per vllezerit e tyre te nje kombi e nje bese. Me vone e harruan qellimin e pare, e pas qe lufta u vajti mbare, u muaren vesh per copetimin e ndarjen e Mbreterise Othomane, e pra edhe te Shqipenies. Shqipetaret, te cilet kishin marre pjese ne lufte, me fort se si ushtare, si te zotet e vendit per te shpetuar vehten e tyre, kur pan se ushtria e Turqies u munt e se Mbreteria Othomane nuk mund te qendronte me, vrapuan te mirrnin masat qe koha kerkonte... Pas qe nuk mbetej me as ndonje shprese per t'a shpetuar Shqiperien me arme, e vetmja udhe shpetimi ishte ndarja e Shqiperies nga Turqia"...

    (Po aty sipercit. f 422-423; Gazeta "Perlindja e Shqipenies", Vlore, Vjet' i II, Nr. 6, 7, 8, 9, 10, 11).

    Shikoni e gjykoni vete pra, se si ishte lene "liria kombetare", "shpetimi", "indipendenca" dhe "flamujte", "kufinjte politike te Shqiperise", per minuten e fundit, kur ushtria turke e shpartalluar ne te gjitha frontet ishte rrasur ne Shqiperi, se bashku me Kryekomanden e Pergjithshme dhe Kryekomandantin Kara Seit Pasha ne Berat...

    Historia dhe film-historia na kishte treguar se ne Lushnje, kishte nje telegram arrestimi per I. Qemalin dhe njerezit e tij, por pastaj, sic e thote historia reale, pas nja dy oresh erdhi nje kundra telegram, ku thuhej se I. Qemalin me gjithe njerezit e tij t'i nderoni etj., nga ku nenkuptohej se ai ishte me nje mision diplomatiko-patriotik, qe komandohej nga Stambolli, Kryekomanda e Beratit etj.

    ***

    Sipas historiografise dhe teksteve tradicionale qe na kane servirur deri me sot, krijohet ideja se Akti/Proces-Verbali i shpalljes se Mevehtesise/Indipendences u shpall verbalisht, u perpilua me daten 28 dhe u firmos nga ata delegate qe ishin prezente ate dite. Keshtu e shkruante edhe libri "Shqypenija me 1937", Vell I, 1937, Shtypshkronja "Luarasi", f 36: "U redaktua vendimi i shpalljes te vetqeverimit ne gjuhe shqip e turqisht dhe u nenshkrua prej te gjith delegatve q'u ndodhen ne mbledhjen e pare si vijon: ... jepen formulimet e redaktuara ne shqip e ne turqisht ku verehet se formulimi shqip ndryshon disi tekstualisht nga ai turqisht, pastaj vijne firmataret. Mirepo ketu duheshin sqaruar hollesisht disa realitete e jo te rrumbullakoseshin. Ne fillim te Mbledhjes se Pare, u zgjodh si Kryetar, i paracaktuari Ismail Qemali dhe pastaj si shkronjes/mbajtes te Proces-Verbalit u zgjodhen Luigj Gurakuqi dhe Shefqet Daiu, qe ne botimin zyrtar "Shqypenija me 1937", na prezantoheshin edhe si "sekretare". Ne fillim te mbledhjes se pare te Kongresit/Kuvendit/ose "Mexhlizit te Vlores", ishte vendosur qe ne votim, cdo kaza sipas ndarjes administrative osmane/ose ngaster ne termin e improvizuar shqip, te kishte vetem nje vote, pavaresisht se sa delegate kishin derguar ose do te dergonin ne Vlore. Sic dihet fare mire, numri i delegateve me daten 28 ishte shume i paplotesuar, mbasi nje pjese nuk kishin arritur akoma, nje pjese e kishin njoftuar ardhjen paradhenie me telegrame, ishin bere disa delegim-perfaqesime, nderrime etj. Lista e delegateve, te dates 28, sipas revistes Leka, qe citonte "Perlindjen e Shqipenies" se 1914, ndryshon nga radhitja e delegateve qe ka botimi zyrtar i qeverise zogiste "Shqypnija me 1937", ne f 34-35, ku mund te krijohet edhe nje pershtypje e gabuar sikur te gjithe delegatet kishin qene prezente ate diten e 28 nentorit 1912. Shume delegate erdhen me vonese e pas marrjes se shume vendimeve, ndersa nje pjese e madhe edhe mungonin neper mbledhjet. Qysh ne votimin e dites se pare disa kaza mbeten jashte edhe pa asnje vote, kurse shohim te firmosin disa delegate te se njejtes kaza. Keshtu ndodhi qe delegate nga Kosova, Cameria, Dibra, Mati, Janina, Gjirokastra etj, mbeten pa firma, madje edhe pa firme perfaqesimi me perfaqesuesit e zgjedhur. Spikat keshtu p.sh., Isa Boletini, i cili kishte arritur vetem nje dite me vonese, ose i famshmi Myftiu i Dibres, Vehbi Efendiu!

    Nderkaq, ka dicka kontradiktore e dyshuese. Ne Proces-Verbalin per "Mbledhjen e Dyte", 30 nentor 1912, shkruhet: "Si u kendua e u pelqye Proces-Verbali i mbledhjes se perparshme, shkronjesi Z. Gurakuqi kerkoi qe te mos nenshkruhet dite per dite po te lihen te gjitha per ne funt; ne kete menyre edhe delegatet e ri qe erdhen e ata qe do te vine perpara se te mbarohet Kuvendi do te mund te shenojne emnin e tyne nen keto shkresa te perkujtimshme. Te gjithe delegatet e pelqyen e e pranuan mendimin e Z. Gurakuqi" (Rev. Leka, Vell I, cit f 425)

    Sic konstatohet fare qarte po na del se Proces-Verbali i dites 28 nentor 1912, qe redaktuar e pelqyer me 30 nentor 1912 e madje se ka pasur edhe ndonje firmatar tjeter! Padyshim shkronjesi i Proces-Verbalit te dites se pare dhe te dyte ka qene Luigj Gurakuqi. Ne "Mbledhjen e Trete", dt. 1 dhjetor 1912 (Nuk dihet se kush dhe pse i ka vendosur datat sikur i perkisnin fillimit te muajit nentor?!) shkruhet: "Shkronjesi Z. Luigj Gurakuqi kendoj Proces-Verbalin e mbledhjes te perparshme, qe u pelqye, pastaj luti te flasin me radhe, pse ndryshe shkronjesit nuk mund te bejne detyren e tyre. Kerkoi edhe dy shkronjes te tjere per ndihme, e u zgjothne Z.Z Mustafa Kruja e D. Berati. ...U vendos qe zgjedhjet te mos bahen gjer sa te mos vijne delegatet e Janines, te Gjinokastres, te Camerise e te Tepelenes..." (po aty cit. f 427).

    Sic e kemi degjuar, cuditerisht ka edhe zera se Aktin/Proces-Verbalin e dates 28 nentor 1912 e paska shkruar shkronjesi Mustafa Asim Kruja, mbasi mendohet se kaligrafia eshte e tij, cka automatikisht do te thoshte se ai e ka rikopjuar me vone ate dhe firmat jane hedhur sic edhe vetekuptohet mbare e mbrapsht, pa asnje lloj vule zyrtare etj! Z. Mustafa Asim Kruja, ne nje leter qe i shkruante Ahmet Zogut, pohonte se "i kujtohej data 28 nandor 1912, ku ne radhe te pare na kishte qene edhe Ahmet Beg Zogolli, djaloshi qe posa kishin fillue me i cemun misteqet". (Cit. f 14-15) Mirepo, ja qe Mustafa Kruja nuk e ka pasur edhe aq te forte kujtesen, sepse para misteqeve duhej t'i kujtohej data 7 dhjetor 1912, kur "Ismail Qemali e zuri per qafe dhe e puthi ne balle Zogun e Matit", madje duhej t'i kujtohej me drejte se ku vajti ajo "firma e Zogut, ne Aktin qe i jepte Pavaresine Shqiperise"...?! (I. Ushtelenca, cit. f 39)

    Ne nje nga emisionet e komentatorit te autorizuar te Demokracise, z. Blendi Fevziu eshte pohuar qe edhe Akt/Proces-Verbali origjinal i firmosur me 28 nentor 1912 ka humbur dhe se disa kopje nga nje faksimile i paten bere me ngjyra me porosine e Naltmadhnise Tij Mbretit te Shqiptareve, Ahmet Zog I. E vertete eshte kjo?!

    Per flamujt e improvizuar me mjete e forma rrethanore, se Ismail Qemali as i kishte rene atij krahu per nje flamur zyrtar e te unifikuar kombetar, per "Himnin Kombetar" me melodi e tekst te kopjuara nga Asdreni, sipas "Himnit te Transilvanise" nga autori origjinal Ciprian Parumbesku, nuk kemi pse te zgjatemi, kemi shkruar here te tjera gjere e gjate... Ajo qe duhet nenvizuar eshte humbja e flamurit te Aladro/Alehandro Kastriotit, per te cilin nje grup intelektualesh myslimane, ortodokse e katolike kristiane, ne qershor 1902 "Ne emer te Kombit Shqipetar" i kishin kerkuar me nje lutje te madhe Sulltan Halifit Abdyl Hamidi II, ta vinte ne krye te qeverise shqiptare. (Rev. Leka, 1937, cit. f 348-349). Dhe tashme dihet fort mire se si ia kishte dredhur Sulltan-Halifi me 1878 edhe asaj "Xhemieti Ihtilahti Islamie/alias "Lidhja Shqyptare e Prizrendit", ku ne vend te fjales Shqiperi, ne nje moment lojerash diplomatike, propozonte fjalen Rumeli... me 1908 se bashku me Sadrazemin Ferid Pasha Vlora, nga Kanina a nga Konja, na dha Nenin 8 te Kushtetutes... Ka qene mjaft e cuditshme se si ngjau qe nje pjese e mire e shtypit vendas dhe e shtypit te huaj etj., e lajmeruan "indipendencen shqiptare" si nje shpallje autonomie, ku ruhej sovraniteti dhe suzeraniteti i Sulltanit otoman. Kam pershtypjen se kjo ishte bazuar te formulimet me rezerva, te taktika e pritjes dhe te Marreveshjet e Fshehta...

    ***

    Sipas monografive e biografive zogiste ne evenimentin patriotiko-diplomatik te 28 nentorit 1912, thuhet se kishte marre pjese edhe Ahmet Zogu, si perfaqesues i Matit. Dr. prof. Ilir Ushtelenca (ne librin "Diplomacia e Mbretit Zogu I-re" 1912-1939, bot. 1995, f. 33-37, f 38-40 dhe f. 39), duke cituar biografin e autorizuar te oborrit, H. Bernshtejn ("Mbreti Zog kallxon historine e tij", f. 3-4), pasi pershkruan origjinen "fisnike te familjes se famshme shqiptare Zogu", qe zanafillonte me plackitesin e karvaneve Abdurrahman Bej Zogu ne kohen e Sulltan Muradit II, pasi shkruan per lidhjet gjenetike me Topiajt-Toptanet dhe me Kastriotet, si patriote nga Mati etj., hidhet te "fjalimi historik" qe na paskesh mbajtur Zogu ne Kongresin e Vlores, qe i perlotoi te gjithe delegatet, shkruan per pjesemarrjen e Zogut ne Kongresin e Vlores me 1912 me nje ushtri modeste etj., duke deklaruar pa teklif: "Firma e delegatit kolonelit shtatembedhjete vjecar te Matit ne Aktin qe i jepte Pavaresine Shqiperise, ish ajo e delegatit me te ri ne moshe".

    Sado qe i shqyem syte, ne Aktin/Proces-Verbalin e Shpalljes se Mevehtesise "te korrigjuarin origjinal" (shih "Historia e Popullit Shqiptar", Vell. 2, bot. 2002, f. 513) nuk e pame askund firmen e Ahmet Zogut, ne ate Akt! Po cfare korrigjimi ka bere kjo histori, se ka shtuar nja tre-kater firma bejleresh pa asnje rendesi, te cilet nuk i ka kapur faksimilja apo se ka botuar nje pikture, ku I. Qemali solo po ze peshk me flamur dhe me Skenderbeun me kale fluturues e me Perkrenaren me koke sqapi dybriresh/Dhulkarnejn?! Sic e lexojme ne librin "Shqipnija me 1937", (Vell. I, bot. 1937, f 11, f 35, f 37 etj.), rezulton se ne Vlore me 28 nentor 1912, me perfaqesuesit e Matit, kishte marre pjese edhe nje person me emrin Ahmet Muhtar Beu (Zogu), i cili mbahet se ishte Ahmet Zogu. (f 35 cit.) Nderkaq, po te konsultojme permbledhje "Proces-Verbalet", sipas gazetes "Perlindja e Shqipenies" te rev. Leka, f 431, te "Mbledhja e Shtate", konstatojme se "delegacioni me birin/Zogun e famshem te Matit" na paska arritur ne Vlore me daten 07/12/1912: "Lajmerohet te ardhurit e delegateve te Ohrit Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Efendiu edhe nga Mati Z.Z. Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai"! Po aty nuk shohim se ka pasur ndonje lloj fjalimi, diskutimi apo "roli historik" nga djaloshi i sapoardhur, mbas pilafit! Pyesim: a) Kush na garanton ne se Ahmet Muhtar Beu ishte identik Ahmet Zogu?! Nje muhtar-kryeplak 17- vjecar! b) A mos ka qene kjo firme ne ate "Aktin Perfundimtar", te cilin e cituam sipas shkronjesit Luigj Gurakuqi?! (Shen: njelloj Akti te dyte me disa nga firmat e me shume delegateve perfaqesues, rezulton se ka pasur me faksimile edhe per "Kongresin e Abece-se" ne Manastir me 1908. shih nga ne A. Luka, gaz. "Shqip", 9 shtator 2007, f. 43, "Qoshja e erret e ABC-se")

    Diten e fundit te Kongresit, lexojme vetem disa polemika midis Z. Meksi dhe Z. I.Kemal Beu, se si duheshin konsideruar delegatet, si deputete, si senatore apo si keshillonjes, se si duhej konsideruar ajo "Kryepleqesia" e famshme sipas "modelit autokton pellazg", si Senat apo si Conseille d'Etat? Kryetari sqaroi se duhej konsideruar si "Mandatareja-Ndekembesja e Kuvendit", meqenese "nuk dihet se c'na sjell e nesermja". Sic e dime mirefilli, pushteti faktik i kesaj Qeverie te Vlores ishte "nga Qafa e Llogorase deri tek Ura e Mifolit"...

    E po c'te ishte pra, ai pohimi i firmes se Ahmet Muhtarit Beut/Zogut nga Bershtejni, nje lloj lajthitje formulimi, nje genjeshter e vet kallezuesit apo, apo nje dokument i zhdukur?! Ne realitet, te Bernshtajni, shohim edhe gjithfare improvizimesh, lidhur me disa kujtime e rrefime te Ismail Qemalit, qe ky ia kish dhene direkt 17-vjecarit Zogu, ne lidhje me "familjen e famshme Zogu", se si "gjyshi i Zogut, Xhemal Pashe Zogu, na kish qene edhe si mesuesi i pare i Ismail Qemalit", se si plaku mjekerbardhe e diplomati i shquar, Ismail Qemali i kish dhene edhe "hairin e stafeten" Zogollit e keshtu me radhe per te vazhduar me tej me kultin e individit "Shpetimtarin e Kombit e te Shqypenijes, Reformatorin Gjenial"etj., novela letersi-histori.

    Po ashtu, ne listat e delegateve te Gjirokastres, te botimi i Zogut "Shqypenija me 1937", figuron edhe nje Hysen Efendiu. A ishte ky ai Hysen Hoxha, delegati i Gjirokastres, qe ne "filmin historik", Nentori i Dyte, na i kish dale para I. Qemalit ne Mifol, gjate kalimit te Vjoses me varken e Dhimitri Qarrit? (E shkreta varke dhe karroce e humbur e Dh. Qarrit, e cila e kish transportuar triumfalisht edhe nje here tjater ne kohen e Hurrietit, ne Vlore, plakun faqebardhe Ismail Kemal Vloren). A thua te kish qene bash ky Hysen Efendi Gjirokastra, xhaxhai, Baba Ceni, i Enver Hoxhes, qe per paksa mund te kishte hyre edhe brenda ne Akt si firmatar?

    Une per nje gje mund t'ju garantoj me siguri se Hysen Hoxha, shyqyr zotit nuk ka mbajtur ndonje fjalim dhe se nuk ka qene ne pritjen te bregu i Vjoses, sepse delegatet e Gjirokastres kishin arritur ne Vlore me daten 03/12/1912, ne kohen e "Mbledhjes se Katert", ku shkruhet: "Sot ardhe delegatet te Gjinokastres, emerat e te cileve jane keto: "Myfit Bej, P.Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Ef. Gjinokastra edhe Veli Bej Klisura". (Cit. F. 428) Ku linte Petro Pogellari, te kakariste tjeterkush, se sic e pershkruante M. Grameno ("Antikat Kombetare") se "haka nuk i hahet e qe i papertuar". Me duket se Azis Pasha Vrioni, Petro Poga e Hysen Hoxha shpiken edhe ato kajmete e famshme, te kovac Galipi dhe kesisoj e zgjidhen problemin ekonomik qe kishin ministrat dhe mileti... Mund t'ju garantoj me dokumente se Ismail Qemali takohej e merrte urdhra fshehtas nga korrieret e Kara Seid Pashes, se beri edhe disa "Marreveshje te Fshehta"... Ai arriti gati deri aty sa per pak ta sakrifikonte edhe ate pjese te kontributit dhe ketu absolutisht nuk e kemi fjalen "per ta nxjerre ne mezat" apriori, sic e shprehte M. Grameno, por per te gjykuar mbi bazen reale te atyre "Marreveshjeve te Fshehta" dhe jo per t'ia folur paradhenie, sido qe te kene qene ato, si "kryevepra diplomatike"!

    Me 1 shtator 1928, diten e shtune, pak perpara ores historike 9:12 minuta kur feldmarshalli Zog ishte veteshpallur si "Mbreti i Shqyptareve", kishte bere betimin me doren e majte ne Bibel dhe me doren e djathte ne Kuran! (shih, B. Fevziu, gaz. "Korrieri". 20 shkurt 2002, f. 12-13 etj.). Per Blendi Fevziun, "shpallja e Zogut Mbret, dhe te gjitha dredhite e tij diplomatike perbejne kryevepra te diplomacise, por edhe te dinakerise politike te shkolles se vjeter orientale" (cit, f. 12). Kjo menyre te gjykuari vlen edhe per Ismail Qemalin?!

    At Gjergj Fishta OFM, "Poeti Kombetar e Nderi i Kombit", nder te tjera, shkruante per Ismail Qemalin: "...Por na do t'i lutena Zotit, qi kurr ma mas sodit mos t'premtoje me u vue ne qeveri te Shqypnise edhe ndonji tjeter njeri i lig e i pafuqishem si Smajl Qemali... Ma tepre na do t'lusim Zotin qi kurr te mos i premtoje me u vue n'Qeveri t'Shqypnise nje njeri, qi ftyren ta kete t'shtrueme me shoje kundrash: pse nuk kuqen kurre; e qi ta kete barkun prej lastikut, pse nuk mbushet kurre" (Cit, sipas "Diellit", bot. edhe te "Hylli i Drites", 1-3, 1913; Gaz. Shqiptare, 14 shkurt 1999, f. 13").

    Por, "Zogu i Shqypes", sic ia nxirrte edhe etimologjine gjyshi i "Konferences se Pezes", i famshmi Ndoc Coba (Rev. Cirka, Nr. 44, 27 Prill 1937, f 109-110) thuhet se ia kaloi Ismail Vlores ne te gjitha...

    Gjergj Fishta, Zogun I, "L.M. e Tij Mbretin" e kishte cilesuar si Sulltani i Bardhe (krhs edhe Sulltan Selepin e At. F. Nolit) dhe per te shkruante keshtu: "Na Shqyptaret ne te kaluemen kemi pase shum mbreten, perkujtimi i te cilleve asht i idhte per ne. Kjene sulltanat e kuq e kje sulltani i bardhe. Te paret nuk lane mbas vedit vec rrenime e perdhosje; i mbrami u shty ma pertej me vepren destruktive n'ata shka plozhtesija e te pareve e la si e pat gjete. Me i pi gjakun popullit e me luejte me fatin e tij kje mendesija e sulltanit e e te gjith sulltanave te parandejshem. Shqypnija Ethnike u coptue e zhangla-zhangla uu hodh te huejve pa kurfare dhime. Maruen sa vilajete e mbet vec nji skelet Shqypnije; iu fal Shen Naumi e kje tuj u zhduke edhe Vermoshi si bakshish evarije per tradhtin e 1924. Pse Mbretent e sidomos Mbreti qi patem kje kasap, kje vampir, nuk kje prindi i popullit, nuk kje si aj bariu qi ka kujdes e dhimje e qi ndjen se nuk asht mbret vetem pse populli asht malli e cifliku i tij per me u gerrye..."("Hylli i Drites", Korrik-Shtatuer, 1940, Nr. 7-9, f 298-302, art. i Drejtimit/Drejtorit P. Gj. Fishta OFM Akademik i Italise)

    Per te verteten, nuk e kemi cituar te plote pasazhin, sepse Fishta kishte edhe disa hije per vete... Mua me duket se etiketimi si satrap realisht krahasohet edhe me etiketimet si "vampir gjaku e kasap mishi", mirepo cfare do te na mbetej pastaj per monstruozin, qe i la ne hije te gjithe pararendesit...

    Ishte thene per 28 nentorin 1944, se ky u be dy here "Dita e Clirimit"... Mirepo, sic e dime kjo date as heren e pare me 28 nentor 1443, nuk qe nje "Dite Clirimi", as heren e dyte me 28 nentor 1912 nuk ishte nje "Dite Clirimi" nga okupacioni turko-osman dhe as heren e trete nuk ishte "Dita e Clirimit". Eshte mjaft e cuditshme e paradoksale qe Republika e Shqiperise as sot e kesaj dite nuk e ka caktuar se paku nje dite thjesht kalendarike te "Clirimit nga Turqia"!?

    Nuk besoj se me "Diplomacine e Takies" me "Diplomacine e Anetaresimit dhe Integrimit" si "fakt i kryer", nate pa hene, me aprovimin "sy me sy" me oportunizem-heshtje dhe pa asnje parameter demokratik do te mund te shkohet fort larg, aq me teper kur genjejme sheshit se tere pasionin e kemi per Evropen...
    Sui generis

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    ishalla behemi me te vertet shtet se ka 18 vjet qe skemi me shtet

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Shfrytzoj rastin ti uroj te gjith shqiptaret an e mban botes festen e flamurit.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  10. #20
    Gezuar te gjitheve festen me te bukur te popullit tone. Pacim nje 28 Nentor te dyte edhe ne Kosove sa me shpejt qe te jete e mundur.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •