Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Trupa te armatosura në kufirin Kosovë-Maqedoni

    Trupa te armatosura në kufirin Kosovë-Maqedoni,

    Dje pamje excluzive nga TOP-CHANNEL....ku banoret e disa fshatrave pereth kufirit Kosove-Maqedoni nuk jane te kenaqur me ndarjen e vijes kufitare.Ata pretendojne se Maqedonia i ka vjedhur Kosoves mbi 2000 hektare toke.
    Ata i kane shkulur piramidat apo guret ku eshte bere ndarja e vijes kufitare dhe i kane kapur armet per ndonje ballafaqim te mundshem me njesite speciale.

    Video Top-Channel
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot bëri të ditur se dhuna e shprehur në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë duke hequr një shtyllë kufitare është një rast i izoluar, e cili nuk do të vë në pikëpyetje zbatimin e suksesshëm të procesit të demarkacionit të kufirit.

    “Përkundrazi, sidomos në sektorin e katërt kufitar që ndodhi incidenti, janë vendosur të gjitha 16 shtyllat kufitare, të parapara sipas planit të Ahtisarit dhe Protokollit për bashkëpunim midis komisionit të përzier maqedono-kosovar.
    Rrëzimi i shtyllës kyçe kufitare ka ndodhur para tre ditëve në lokacionin Kopilaçë dhe bëhet e ditur se grupi që ka shkaktuar incidentin është i motivuar për interesa përfituese”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme në Shkup.
    Sipas MPJ, në këtë terren të pasur me pyje cilësore gjatë periudhës së kaluar disa herë janë vërejtur grupe të vogla nga banorët lokal që në mënyrë të paligjshme kanë bërë eksploatimin e drunjëve.

    MPJ bën të ditur se demarkacioni po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe ka mbështetjen e institucioneve të Prishtinës dhe Shkupit.

    Telvizioni “Top-Channel” ( video lart )njoftoi se trupa të armatosura janë shfaqur sërish në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë duke hequr piramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror.

    ************************************************** *********************

    Lëvizja e gurëve kufitarë në Kosovë, "rast i izoluar"

    Incidenti në të cilin janë lëvizur gurët kufitarë nga ana kosovare e kufirit me Maqedoninë është rast i izoluar që nuk do të ndikojë në procesin e demarkacionit.

    Kjo është konstatuar në takimin e Komisionit të përbashkët maqedonaso-kosovar për shënimin e kufirit, të mbajtur të martën në Shkup, transmetoi sot gazeta "Lajm".
    "Konstatuam se ato janë raste të izoluara që nuk ndikojnë në procesin e shënimit të vijës kufitare, që pritet të përfundojë më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm", deklaroi shefi i Komisionit kosovar, Murat Meha.
    Televizioni shqiptar "Top Channel" mbrëmë emetoi një kontribut se si disa persona të armatosur kanë hequr me forcë gurët kufitarë nga ana kosovare e kufirit me Maqedoninë, të vendosura para do kohë gjatë demarkacionit.
    Incidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Lubishtë, të Komunës së Vitisë, ku banorët lokalë pohojnë se patrullojnë vazhdimisht që të mos lejojnë që t`u merret territori.
    Televizioni bëri të ditur se banorët nga Kosova kundërshtojnë vendosjes së, "vijës së re kufitare" me të cilën, siç shprehen ata, "Kosovës i merret territor dhe i jepet Maqedonisë". /Makfaks/

    ************************************************** ****************

    Mehmeti mohon incidentet në kufi

    08/10/2008


    Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti deklaroi sot se në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka pasur incidente me rrënimin e piramidave kufitare të vendosura nga komisioni ndërshtetëror. Sipas saj, informacionet e plasuara në media janë vetëm spekulime.

    “Informacionet tona flasin se bëhet fjalë për një fabrikim, por sigurishtë për këtë çështje do të deklarohet Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është më përgjegjëse dhe kompetente për këtë rast. Informacionet e BDI-së dhe MPB-së flasin se kjo është një lloj afere, të mos e quaj spekulim me kamera”, tha Mehmeti.

    Edhe Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se nuk bëhet fjalë për një incident serioz dhe në anën e kufirit maqedonas aspak nuk janë dëmtuar piramidat kufitare të vendosura nga komisioni për demarkacionin kufitar.

    Telvizioni “Top-Channel” njoftoi se trupa të armatosura janë shfaqur sërish në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë.

    Sipas këtij informacioni, personat në fjalë kanë filluar të heqin edhe piramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror.

    Shumë prej tyre janë të armatosur e të maskuar dhe thonë se nuk i frikësohen një përballjeje ushtarake me forcat e sigurisë, njofton Top-Channel. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Po nga Tanusha a ka do nje lajm? Cfar po ndodh atije? a eshte kom-Hoxha atije?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Faik : 08-10-2008 më 13:39
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin

    ************************************************** *********************


    ************************************************** ****************

    Mehmeti mohon incidentet në kufi

    08/10/2008


    Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti deklaroi sot se në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka pasur incidente me rrënimin e piramidave kufitare të vendosura nga komisioni ndërshtetëror. Sipas saj, informacionet e plasuara në media janë vetëm spekulime.

    “Informacionet tona flasin se bëhet fjalë për një fabrikim, por sigurishtë për këtë çështje do të deklarohet Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është më përgjegjëse dhe kompetente për këtë rast. Informacionet e BDI-së dhe MPB-së flasin se kjo është një lloj afere, të mos e quaj spekulim me kamera”, tha Mehmeti.
    (INA)
    Kjo Hanemshajha eshte mesuar neper dhomat ngorhta te hoteleve te Mavroves me Musa Xhaferin dhe neper parkingje me ish zevendsministrin e MPB, ska pse te pyetet kjo se nuk eshte kompetente pasi kjo ka profesion tjeter - tele bambino para MTV-se.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    mire ja bejne ti vrasin sllavete e maqedonis duan dhe shtet ato kurva te serbise

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •