Nga ana tjetër, përfaqësuesi rus në treshen ndërmjetësuese, Alexander Botsan Kharchenko, ka deklaruar se vija e kuqe për Moskën vazhdon të mbesë miratimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i një rezolute që do të përkrahej nga të dyja palët e përfshira në proces.
Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Blic”, Kharchenko edhe një herë ka lavdëruar serbët dhe ka kritikuar shqiptarët. “Të gjitha propozimet që i ka dhënë deri tash pala serbe kanë qenë interesante dhe ka pasur elemente të dobishme në to. Ndërkohë, shqiptarët insistojnë vetëm në pavarësi dhe pikë. Ata nuk lëvizin fare nga ky qëndrim”, ka thënë Kharchenko. Ai madje nuk ka përjashtuar mundësinë e formimit të Shqipërisë së Madhe, nëse siç ka thënë, situata del jashtë kontrollit. Megjithatë, sipas tij, ende ka shpresë për përparime në këtë fazë të fundit të negociatave.
Krijoni Kontakt