Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Ferit Hoti
U nda nga jeta ish-deputeti i Partisė Demokratike dhe kirurgu i njohur Ferit Hoti. Ish-deputeti i PD, Ferit Hoti, ndėrroi jetė nė moshėn 64-vjeēare, nė shtėpinė e tij nė Shkodėr, mesditėn e tė premtes, pas njė sėmundje tė rėndė. Megjithėse ai u kurua nė njė spital tė Romės, nuk mundi tė mbijetojė. Ferit Hoti njihej nė qytetin e tij pėr aftėsitė profesionale nė fushėn e kirurgjisė dhe si njė njeri human dhe i dashur, ndėrsa nuk mund tė harrohet kontributi i tij nė fushėn e politikės. Ferit Hoti ka qenė deputet i Partisė Demokratike nė vitet 2001-2005 dhe drejtonte Komisionin parlamentar tė Shėndetėsisė. Pas kėsaj periudhe, nė qeverinė e re tė pas 3 korrikut, Hoti u emėrua kėshilltar i kryeministrit Sali Berisha pėr shėndetėsinė. Ndėrkohė, Presidenti Bamir Topi kishte firmosur emėrimin e tij si ambasador tė vendit tonė nė Mal tė Zi, por vdekja e parakohshme e bėri tė pamundur realizimin e kėsaj detyre.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu ngushėllimet mė tė thella familjes sė ish-deputetit Ferit Hoti pėr ndarjen e tij nga jeta. "Ndarja e parakohshme e kolegut me tė cilin kemi punuar pėr vite tė tėra, na hidhėroi tė gjithėve. Bashkohem me ju nė dhimbjen tuaj pėr humbjen e mikut tė mirė dhe njeriut me vlera tė mėdha, Ferit Hoti", u shpreh Topalli.
Ferit Hoti lindi mė 21 nėntor tė vitit 1943, nė qytetin e Shkodrės. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fėmijė. Nė vitin 1967 diplomohet "Mjek i Pėrgjithshėm", Fakulteti i Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės, ndėrsa nė vitin 1971 kualifikohet si "Kirurg i Pėrgjithshėm", Ministria e Shėndetėsisė, Tiranė. Ai ka kryer disa specializime si: nė vitin 1993 - Kirurgji tė Pėrgjithshme dhe Kirurgji Vaskulare, Centre Hospitalier Avraches - Granville, Francė. 1986 - Kirurgji Urologjike, Spitali Nr. 2, Tiranė. Nė vitin 1981 - Kirurgji Torakale, Departamenti i Kirurgjisė Torakale, Sanatorium, Tiranė. Nė vitin 1977 - Kirurgji Urologjike, Spitali Nr.2, Tiranė. 1975 - Anestezi Endotrakeale, Klinika Nr.1, Tiranė. Nė vitet 1986-1990 -ka qenė Pedagog i Jashtėm, Fakulteti i Mjekėsisė, Universiteti i Tiranės. Nė vitet 1977-1981 ka qenė anėtar i Kėshillit Shkencor, Ministria e Shendetesise, Tiranė. Ai shquhet pėr disa veprimtari kėrkimore nė fushėn e mjekėsisė. Nė vitin 1983 ka publikuar njė material shkencor. "Adenomektomi e prostatės me teknike tė modifikuar" dhe mjaft artikuj tė tjerė me vlera si "Flebekstraktori Degni", "Dy rezeksione stomaku me anastomoze Y tė modifikuar tek njeriu", "Rezeksion stomaku nė qen me anastomoze tė modifikuar", "Eksperimentim i narkozave endotrakeale nė qen", "Pėrbėrja kimike e gureve tė vijave urinare", prezantuar nė sesionin shkencor, Spitali Kirurgjik, Tiranė, etj.
Vdekja e parakohshme e mjekut tė njohur dhe ish-deputetit tė PD, Ferit Hoti, ėshtė njė humbje e madhe pėr familjen e tij, miqtė, tė afėrmit dhe pėr Partinė Demokratike.
RD
Krijoni Kontakt