Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Shume merakoseni per FYROMIN sepse fyromi duhet te perbush shume standarte ndaj shqiptareve ne trojet e tyre,FYROMI mendon se gjithçka do te jet e lehte duke vjedhur gjithçka nga historia deri te emri i ketij vendi "kopil do te thosha"per deri sa ske nje indetitet "JE KOPIL" ata duhet pranuar qe jane bullgare,por jo e kunderta duan indetitet "KOPIL"duke vjedhur nga te gjithe nga nje histori pra me mire keshtu eshte per ne Shqiptaret e ketij vendi "KOPIL".


    Dhe duhet te pranojne se ne ket shtet ekzistojne dhe Shqiptaret qe ky shtet "KOPIL"duhet ti ve te gjitha gjerat perpara botes se pa shqiptaret s'mund te ket shtet ne ket shtet PA INDETITET.







  2. #62
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Thjesht me ngjal nje neveri kur permendet kjo thenje.
    Kam nje frike dhe nje pasiguri.
    C'ka pozitive dhe c'ka negative kjo ceshtje.
    Mare nga kendi Shqiptar, them realisht me pengon qe Maqedonia te hyje ne Nato, me pengon per shume arsye, por do doja te theksoj ato me kryesoret, sic jane te Drejtat e Shqiptarve, me pengon forcimi i Maqedonise dmth forcimi i Sllaveve per te pasur me lehte dominimin mbi ne, ku do te kishin edhe garanci se ky Shtet do mbijetoje, c'fare do ishe jeta jone ne nje Shtet te tille te pranuar ne Nato dhe cfare do benim ne pa pasur lirine e mjaftueshme, si do sillen Sllavet me pastaj, cfare hakmarjeje do benin, sa do jene te afte Partite tona Politike te gjenden ne situaten e krijuar, do arijne te bashkerendisin kerkesat e Popullit te tyre per te qene te Barabarte, apo do arijne Sllavet te futen ne Nato edhe pse nuk do sigurohet Barazia.
    Ne nje Samit ne Oher qe u mbajt gjate veres, vete Shefi i Natos e beri te ditur qe pranimi i treshes se Atllantikut do behet sipas meritave dhe ndaras, para ca ditesh erdhen dhe detyrat qe duhet te plotesoj Maqedonia, u hapen debate se a mjafton koha per ti realizuar ato detyra, askush nuk tha se kta detyra nuk jane ne regull, shenje pozitive nga pala Sllave, por besoj se trysnia Nderkombtare e ka bere punen saje, doli Gruevski dhe nga nje kendveshtrim tjeter duke hedhur topin nga problemi me emrin theksoi se edhe po ti plotsojm kushtet tjera Greqia do na beje probleme si dhe Nato do gjeje arsye tjera per te na refuzuar, mendoj se ka gjetur kohen per ta dhene kete deklarate, e para ka alarmuar Nderkombtaret, dhe e dyta deshirone qe ti forcojne garancat nga Nderkomtaret, qe neser te jete i sigurte se pranimi do ndodhe, ajo se seshte ceshtja e emrit ne agjende besoj se ai e ka ditur, por deshiroi qe te hudh debatin tek Greqia qe te mos debatohet per dy ligjet e kontestushme nga Sllavet Gjuha dhe Deshmoret.
    Jane momente Historike dhe duhet te peshohen mire gjerat, pastaj mund te jete vone, Shqiptaret patjeter te Bashkerenditin gjerat mes VETE.
    Me pengon ENDRA e Bashkimit, pse te vdesin Endrat Tona.
    Po citej veten time, ishalla ENDRAT NUK NA PRISHEN.


    Eshte shkruar 4 muaj me pare.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Postime
    21
    Tani eshte momenti qe politikanet tane te levizin do pune e do ide alternative... Shqiptaret nuk duhet te fundosen bashke me sllavet ... U treguam te matur e demokrate dhe zgjatem doren e pajtimit ne 2001 kur u be marevershja e Ohrit me synimin qe se bashku te ndertojme kete shtet multietnik si qytetare te barabarte... Gjithsesi tani shohim se gjithnje do mbizotron ajo popullorja " ne shkaun bese nuk ka" prandaj nuk kemi me cte meremi me sllavet, ne nuk mund te fundosemi bashke me ato por duhet te vazhdojme integrimin jo me sllavet por integrim ne shtetin tone ame ...

  4. #64
    bej ashtu si bej!
    Anëtarësuar
    20-12-2005
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    306
    Per mua eshte shume pozitive kjo qe ndodhi dhe prandaj tashi duhet qe te pervihen punes Politikanet tone e vecanerisht PDSH-ja ne qeveri per perfundimin dhe realizimin e pikave sa me shpejt!

  5. #65
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mendoj se nuk e ka meritu dhe nuk e meriton maqedonia te hyj ne Nato...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpërthen "mllefi" maqedonas: Vetoja do t‘i kushtojë Greqisë

    Reagojnë ashpër mediat dhe liderët e Maqedonisë pas "shuplakës" në Bukuresht


    Vetoja greke ndaj pranimit të Maqedonisë në NATO është pritur me irritim nga liderët politikë maqedonas dhe qytetarët e këtij vendi, që aq shumë kishte shpresuar për një përgjigje pozitive nga Samiti i Bukureshtit. Por, ndërsa gjithçka tashmë ka përfunduar dhe delegacioni maqedonas është kthyer në shtëpi, mllefi shfryhet pa rezerva. Sipas mediave vendase, vetoja greke përbën një telash jo të vogël edhe për vetë aleancën. Ajo cenoi rolin prej lideri të SHBA-së dhe, në anën tjetër, nxori në pah indiferencën dhe dallimet mes BE-së. "Humbësja më e madhe, pas gjithë kësaj katrahure, është Greqia", shkruan dje mediat vendase, duke shtuar: "Me veton e saj, Athina tregoi më në fund hapur rolin e saj destruktiv në politikat ndërkombëtare, veçanërisht në rajon". E duke u përpjekur të përmbysin situatën, shtypi maqedonas vazhdon: "Me një lëvizje ironike, vetoja greke, pas 17 vitesh përpjekjeje, e bën Maqedoninë fitimtare. Me veton e saj, Greqia ka humbur përfundimisht betejën absurde mbi emrin, të imponuar nga një pozicion i pushtetshëm. Maqedonia, tani ka gjasa të hedhë poshtë marrëveshjen e firmosur në 1995-ën dhe të ndërpresë përfundimisht negociatat apo diskutimet me Greqinë". "Maqedonia duhet të ruajë gjakftohtësinë, ashtu siç ka bërë për 17 vitet e shkuara. NATO-ja është thjeshtë një organizatë tek e cila, pas kësaj që ndodhi, Maqedonia nuk do të dojë më të aderojë". Dhe heroi i vërtetë i kësaj situate, në sytë e maqedonasve të irrituar, është Kryeministri Nikolla Gruevski, që nuk është thyer para presionit për ndryshimin e emrit. "Greqia përdori të drejtën e saj të vetos. Vetoja është artileri e rëndë në botën diplomatike. Kjo do t‘i kushtojë Greqisë", thotë Kryeministri Gruevski që gjithsesi, përpiqet të shfaqet optimist për të ardhmen e Maqedonisë. "Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për arritje më të mëdha në të gjitha sferat e jetës. Maqedonia do të vazhdojë të zhvillohet, ne kemi qytetarë të fortë, miq të fortë, shumë aleatë, përfshirë SHBA-në dhe Turqinë. Ne kemi kaluar shumë situata, edhe më të vështira se kjo. Dhe kjo, jam i sigurt se do të kalojë. Ajo që nevojitet, është që të gjithë të punojmë për të mirën e Maqedonisë", përfundon Gruevski. "Pengesa e vetme që sot ne nuk u bëmë anëtarë të NATO-s, ishin frustracionet e fqinjit tonë jugor, Greqisë, e cila pozitën e saj irracionale e ngriti deri në atë nivel sa të keqpërdorte të drejtën e vetos si anëtare e NATO-s", deklaroi edhe Presidenti Branko Cërvenkovski. Ai tha se vendimi për të mos ftuar Maqedoninë në Aleancë është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, por theksoi se kjo nuk duhet ta paralizojë vendin dhe as ta largojë nga rruga e nisur. "Do të vazhdojmë rrugën që vetë ne e përcaktojmë dhe kushdo që mendon që në këtë mënyrë do të na pengojë si popull, ose si shtet, të arrijmë atë ardhmëri që dëshirojmë, gabon rëndë", tha Cërvenkovski.


    Shqip

  7. #67
    Amerikanet do ta garantojne sigurine ne Maqedonine e pas Bukureshtit.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e refet2008
    Anëtarësuar
    02-04-2008
    Vendndodhja
    TETOVE
    Postime
    12

    po e vertet eshte

    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Po vazhdon diskriminimi i shqiptareve , prej 46 pjesmaresve te FYROM-it ne samitin e Natos vetem 1 esht shqiptar.
    e vertet eshte sipas disa lajmeve. por partite shqiptare te cilet ende akuzojn njera tjetren pa fare turpi nuk po e shikojn te ardhmen por me akuza per te kaluaren.Dhe mburen se goja po tregojn maturi politike duke hudh hir syve te popullates se ajo parti ne Turqi nuk paska dergue sanje shqiptar e keto paskan arite te genjejn shkaun e kan dergue nje.A te kunderen nuk po ulen qe te behen unik ne kerkesat e tyre te jen te perbashketa qe njeher ti thon shkaut NDAL te forte se ta sheh se ende ka shqiptar te bashkuar por mjerim se ua ka mbulu syte te ghithe partive shqiptare me para te mos bashkohen

  9. #69
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shqiptaret as qe ishin faktor per Maqedonine kete here,as e ndalen dhe as mund ta futnin Maqedonine ne NATO.
    Ketu eshte dallimi mes Thacit te Kosoves(i cili e ndegjoi Ameriken se si mund te behet Kosova Shtet) dhe Grueskit te Maqedonise(i cili nuk dine origjinen e vet dhe mbron me fanatizem emrin qe ne fakt nuk eshte i veti):nderro emrin qe nuk eshte as emri yt, te behesh antare ne NATO ...Grueski.
    Kjo eshte politika per te arritur qellimin: e jep edhe emrin qe e ke mbajtur dhe e mbane me ndere gjithe jeten derisa te fitosh dhe pastaj ..kush mund ta ndale nje shtet te bashkohet dhe te ndahet nga te doje....Kosova.
    Politikisht dhe realisht eshte jetike per popullaten e Maqedonise ne pergjithesi,dhe per shqiptaret ne vecanti.Do te thote ndihme nderkombetare dhe investim i huaj, do te thote ringjallje dhe do te thote vete jeta per shtetin me te varfer ne Ballkan.
    Te gjithe kete gjendje pozita dhe opozita shqiptare nuk e shfrytzuan per zgjedhje perfundimtare te ceshtjes shqiptare ne Maqedoni bile jane anashkaluar.
    Sidoqoft Maqedonia ne NATO do te thote nje integrim modern shqiptar(Serbia jasht Maqedonise),Maqedonia jasht NATO s do te thote krize e pergjithshme ekonomoke, politike...varferi e skajshme deri sa edhe vdekje e shtetit dhe nje konflikt tjeter qe nuk do te kete fitues fatlum..(popullata e Maqedonise pa dallim kombesie)
    Maqedonia ne NATO ? "PO"
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-04-2008 më 12:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #70
    A ka ndonje shtet Sllav ne NATO ?

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Cilët janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 13:21
  5. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •