Fismos edhe ti peticionin
Britanikja mbron burrin shqiptar
Jayne Heaven nis fushatėn e sensibilizimit dhe harton njė peticion on-line. Deri tani kanė firmosur 162 persona
Nga Londra
Muhamed Veliu
Bashkėshortja britanike e njė shqiptari ka nisur njė fushatė sensibilizuese, me qėllim bllokimin e dėbimit tė burrit tė saj nė Shqipėri, pasi ai tė pėrfundojė dėnimin prej 17 muajsh burg. Jayne Heaven ka ndėrtuar njė peticion on-line tė firmosur deri tani nga 162 persona, tė cilėt janė kundėr dėbimit tė emigrantit shqiptar, "pasi kjo do tė sillte shkatėrrimin e njė familjeje". Jayne kujton se ata u takuan pėr herė tė parė nė njė ditėlindje tė mikes sė saj nė Londėr, nė vitin 2003. Njė vit mė pas ata vendosėn tė jetonin sė bashku nė Birmingham.
Zonja Heaven, e cila punon si sekretare legale, u martua me Altin Kipėn nė Tiranė, mė 17 shkurt 2006. Disa muaj mė pas lindi djali, tė cilit ia vunė emrin Talan. Ata jetonin nė qytetin e Birminghamit, ku Altini punonte nė ndėrtim. "Ishim njė familje e lumtur para se tė ndodhte arrestimi i Altinit. Nga njė lidhje e mėparshme unė kam njė vajzė 13-vjeēare, e cila ėshtė shumė e lidhur me Altinin dhe Talanin", shprehet Jayne. Por Ministria e Brendshme Britanike, Home Office, ka qenė e ashpėr nė pėrgjigjen e saj dėrguar zonjės Heaven. "Home Office mė ka thėnė se mund ta lė vajzėn time 13-vjeēare me babain e saj nė Angli dhe tė shkoj nė Shqipėri me burrin tim. Unė dhe fėmijėt e mi jemi viktima tė pafajshme, tė cilėt po ndėshkohemi me dėbimin e burrit tim", shkruan ajo nė letrėn hyrėse tė peticionit on-line. Jayne apelon pėr ndihmė nga publiku britanik: "Ne kemi njė djalė tė vogėl, tė cilin ai e do shumė. Altini bėri njė gabim dhe me sinqeritet kėrkon ndjesė. Ai kurrė nuk ka pasur probleme me policinė kėtu apo nė Shqipėri. Ju lutem, na ndihmoni! Dėbimi i tij do tė shkatėrrojė familjen tonė.
Pėr kėtė firmosni peticionin nė adresėn:
www.thepetitionsite.com/1/stop-thedeportation-of-my-husband.
Altin Kipa ėshtė shpallur fajtor pėr konspiracion nė grabitje tė sendeve me njė vlerė prej 172 mijė sterlina nga njė magazinė nė zonėn Stepney, nė lindje tė Londrės. Sė bashku me Kipėn janė dėnuar edhe Elidol Sula me 18 muaj burg, ndėrsa Enver Morina 16 muaj. Nė fund tė dėnimit, tre shqiptarėt do tė dėbohen nė Shqipėri. Sipas Jayne, bashkėshorti i saj shqiptar bėri njė gabim tė madh, kur mori nė makinė njė mikun e tij, i cili nuk i tha se ēkishte bėrė. Kipa do tė arrestohej mė 2 tetor 2006. Sipas prokurorisė, tre shqiptarėt tentuan tė grabisin njė depo nė zonėn Stepney nė lindje tė Londrės, nė tė cilėn ishin magazinuar sende me vlerė 172 mijė paund. Fillimisht ata kanė lidhur kėmbė e duar rojėn e sigurisė. Megjithatė grabitja dėshtoi, pasi personi i brendshėm nė magazine, bashkėpunėtor i shqiptarėve, u kishte dhėnė njė kod tė gabuar pėr tė hapur derėn nga do tė largoheshin pas grabitjes. Me fjalė tė zgjedhura dhe prekėse, tė shkruara me kujdes, vajza 13-vjeēare e zonjės Jayne Heaven bėn apel pėr mosdėbimin e njerkut tė saj shqiptar. "Fatkeqėsisht, disa njerėz po pėrpiqen tė ndajnė familjen tonė, pasi njerku im ėshtė nga njė tjetėr grup etnik. Ai ėshtė shqiptar", thotė ajo.
Mos e shkatėrroni familjen tonė
Me fjalė tė zgjedhura tepėr prekėse tė shkruara me kujdes vajza 13 vjeēare e zonjės Jayne Heaven bėn apel pėr mos dėbimin e njerkut tė saj shqiptar.
Disa vite mė parė mamaja ime u martua. Nga kjo martesė pėrfitova njė baba tė ri he njė vėlla tė vogėl i cili tani ėshtė njė vjeē. Fatkeqėsisht disa njerėz janė duke u munduar tė ndajnė familjen tonė pasi njerku im ėshtė nga njė tjetėr grup etnik. Ai ėshtė shqiptarė.
Jo mė larg se dhjetė mė parė imazhet e spastrimeve etnike nga Kosova u shfaqėn nė tė gjitha stacionet televizie nė botė ku njerėzit detyroheshin tė linin shtėpitė nėn terrorin policor dhe qeveritar.
Por tani vėmėndja rreth ndarjes sė njė familje ku burri shtėpisė ėshtė shqiptar, ėshtė larg vėmendjes mediatike.
Qeveria jonė kėrkon ta dėbojė atė vetėm e vetėm nga origjina e tij. Ju lutem mos e leni familjen tonė Kica tė ndahet.
Mos na detyroni ne tė shkojmė e tė jetojmė nė Shqipėri nė njė vėnd ku kurrė nuk kemi qėnė dhe nuk flasim gjuhėn e atij vėndi. Si guxon kjo qeveri tė ndėrrmarrė njė spastrim etnik ndaj nesh pasi njerku im ėshtė shqiptar dhe vėllai gjysėm shqiptarė?
Pėrse kjo qeveri nuk po bėn diēka? Nė fakt ata po tentojnė dėbimin e njerkut tim shkruan ajo duke ja bashkangjitur kėtė letėr peticionit tė inicuar nga nėna e saj.
Britanikėt, nė mbėshtetje tė shqiptarit
Jayne Adkins
Qeveria angleze duhet tė bėhet promotore e jetės familjare dhe duhet tė tregojė tolerancė pėr tė tilla raste, pa provokuar ndarje familjare, qė shkaktojnė mė shumė probleme sociale. Duket se praktika qė kėrkohet tė ndiqet nė kėtė rast nga qeveria ėshtė njė dėnim i dytė pėr Altinin, gjithashtu njė dėnim i padrejtė pėr njė grua tė pafajshme dhe fėmijėt.
Philip Griffiths
Mendoj se kjo praktikė qeveritare ėshtė e gabuar. Ēdo rast duhet tė shqyrtohet nė bazė tė meritės dhe vendimi duhet marrė me drejtėsi dhe humanizėm. Ky ėshtė njė rast kur dėbimi ėshtė totalisht i papėrshtatshėm, pasi nuk merr nė konsideratė familjen e tė dėnuarit, qė janė shtetas britanikė, tė cilėt po ndėshkohen vetėm e vetėm qė qeveria tė duket e ashpėr me azilantėt.
Rachel Taylor
Lėreni atė tė qėndrojė nė Angli. Nėse nuk mendoni pėr atė dhe familjen e tij, mendoni pėr djalin qė do tė rritet pa baba, apo vajzėn qė do tė rritet pa nėnėn e saj. Ai e ka paguar rėndė ēmimin pėr gabimin e bėrė. Mos e dėboni!
Chantelle Morgan
Sa kriminelė britanikė janė nė kėtė vend? Pėrse ndėshkoni kėtė njeri vetėm se ai ėshtė shtetas i huaj? Qė Home Office tė tregojė se numri tė dėbuarve ka arritur shifrat e duhura? Fėmija i tij ka tė drejtė tė rritet me baba. Pėr Altinin, jam i sigurt, se dėnimi i marrė pėr dyshimin si pjesėmarrės nė kėtė krim ėshtė i mjaftueshėm.
Krijoni Kontakt