E Marte, 27 Nentor 2007
Aleksander Ndoja
Nje 14-vjecar, nga qyteti i Rreshenit, ka rene ne priten e dy personave te maskuar, mbremjen, duke u gdhire dita e djeshme. Valentin Gjeleshi eshte rrahur e masakruar barbarisht vetem disa metra ne te dale te qytetit te Rreshenit, nga dy kapucone te zinj dhe, pasi e kane menduar te vdekur, i kane grabitur parate e xhiros ditore te bilardos, ku ai ishte i punesuar dhe telefonin celular. Adoleshenti, nje nder femijet me te rregullt dhe te edukuar te njeres prej lagjeve me te varfra te qytetit, pasi ka qendruar per disa kohe ne gjendje koma, ka mundur qe te zvarritet nga vendi ku ishte lene gjysme i vdekur.
I mituri i masakruar eshte pikasur nga disa te rinj, qe luanin ne nje prej kalcetove te Rreshenit, te cilet e kane derguar ne spital, ku i eshte dhene ndihma e pare dhe po mbahet ne observacion. Ndersa policia e Mirdites e ka klasifikuar si ngjarje tejet te rende dhe eshte hedhur ne aksion per identifikimin e autoreve dhe ndalimin e tyre. Burime prane uniformave blu konfirmojne se jane vene ne gjurme te autoreve, per te cilet dyshohet se kane pasur precedente penale gjate koheve te fundit. Megjithate, operacionet po mbahen shume sekret, per te mos demtuar hetimet e metejshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes, duke u gdhire dita e djeshme ne afersi te nje fushe minifutbolli. Dy persona te maskuar i kane dale para 14-vjecarit Valentin Gjeleshi, ndersa ai udhetonte per te shtepia, rreth 2 km larg nga qyteti i Rreshenit, ku ai jeton me familjen e tij, ne te quajturat geto te qytetit. Sipas rrefimeve te 14-vjecarit, per arsye te gjendjes se veshtire ekonomike, ne te cilen jetonte familja, ai e kishte lene shkollen per tiu bere krah dy prinderve te moshuar dhe punonte ne nje lokal bilardoje te qytetit. Para se ti ndodhte ngjarja e rende, ka qene ne pune. Ndersa ka mbaruar turnin rreth ores 21:00 te darkes, eshte kthyer si zakonisht per ne shtepi. Por, sapo kalon kalceton Vorfi, ndane aksit nacional, qe lidh uren e Fanit me Rreshenin, ai eshte sulmuar krejt papritur nga dy persona, te cilet e kane goditur me shishe te thyera, dhe pasi e kane vene poshte, i kane marre rreth 7 mije leke te reja qe kishte ne xhep nga xhiroja, si dhe aparatin celular qe mbante me vete.
E gjeten te mbytur ne gjak
I mituri nuk ka mundur te reagoje, ndersa eshte mbytur ne pellgun e gjakut qe i rridhte. Dritat e nje automjeti kane bere qe agresoret te largohen dhe te mos e hedhin tej rruges ne ca gemusha dhe nje kanal. I plagosur rende, 14-vjecari ka mundur te ruaje vetedijen dhe te ece disa metra deri te kalcetoja, ku luanin disa te rinj. Ai eshte afruar duke bertitur, ndersa ashtu te mbytur ne gjak, e kane marre dhe e kane derguar ne spital, ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Mjeket kane vene re dy goditje te forta me shishe birre, ne balle dhe ne pjesen anesore te kokes, por qe nuk i kane rrezikuar jeten. Pasi e kane futur ne operacion, tashme gjendet ne spital ne observacionin spitalor. Nderkohe, policia ka kontaktuar femijen dhe te emen e tij, qe i rri te koka ne dhomen e kirurgjise, por nuk eshte mesuar ende emri i autoreve te ketij akti te dhunshem ndaj nje femije te pafajshem, nderkohe qe jane shoqeruar disa te rinj te dyshuar.
Nga Koha Jone
Krijoni Kontakt