RD
--
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mjediset e shkollës private "Medicom" në Elbasan
Vret studenten dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në mjediset e shkollës private "Medicom" në Elbasan. Sipas burimeve të policisë, ka qenë ora 09:45 minuta e paradites së djeshme kur 25-vjeçari Dritan Tefiku nga qyteti i Elbasanit goditi me plumb në kokë të dashurën e tij, Gentiana Kllogjeri, 19-vjeç, banuese në të njëjtin qytet, që në atë moment ndodhej në një nga klasat e shkollës private "Medicom", ku mësonte në vitin e parë, dega Infermieri. Më pas 25-vjeçari ka qëlluar mbi veten me një plumb në kokë. Sipas policisë që shkoi në vendngjarje, dy të rinjtë u gjetën në jetë, të shtrirë pranë njëri-tjetrit, ndërsa gjetën vdekjen disa minuta, pasi u transportuan në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.
Studentët që mësojnë në shkollën private "Medicom", e cila ndodhet përballë gjykatës së rrethit, kanë treguar se janë terrorizuar nga ajo që ndodhi në mjediset e këtij institucioni, ku 25-vjeçari hyri me pistoletë në dorë dhe ka shtënë një herë në ajër. Studentja e vitit të parë, dega Infermieri, Donika Asllani, tregon se, "ishim në leksion, kur dëgjuan në korridor një zhurmë të madhe. Si fillim menduam se ishte shpërthimi i një bombule gazi, por më pas djali hyri në klasë dhe filloi të debatonte me profesorin e biologjisë, Admirin, i cili përreth 3 minuta tentoi të qetësojë djalin". Sipas saj, më pas të gjithë studentët kanë dalë nga klasa, kurse Gentiana mbeti aty. "E ndiem veten krejt të pambrojtur në momentin që djali bërtiste në klasë, me armë në dorë", rrëfen Donika.
Letra
Një letër e lënë nga 25-vjeçari Dritan Tefiku, që të martën në mëngjes vrau Gentiana Kllogjerin, 19-vjeç, dhe më pas veten, duket se ka zbardhur këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në mjediset e një shkolle në qytetin e Elbasanit. Përmes kësaj letre, Dritani i drejtohej Behijes, nënës së Gentianës, me të cilën nga hetimet e deritanishme të policisë rezulton se kishte pasur një lidhje dashurie. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur përmbajtjen e kësaj letre në të cilat shkruhej "...Po e bëj këtë veprim, pasi ti nuk dëshiron, që unë të martohem me vajzën tënde dhe të jetoj me të. Unë e dua shumë dhe jeta ime pa të nuk ka kuptim. Ti e dije që unë kisha katër vjet që isha i lidhur me vajzën tuaj dhe po e bëj këtë akt, pasi dua që të shkoj në parajsë bashkë me njeriun që desha më shumë në jetë. Jeto t'i znj. Behije, që të na përcjellësh ne të dyve për në banesën e fundit".
Policia
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë si dhe grupi hetimor, të cilët fillimisht transportuan me urgjencë në spital dy të rinjtë e qëlluar me armë, që ishin ende në jetë. Sipas ekspertizës, "djali pasi ka vrarë vajzën, ka qëlluar me një plumb në kokë mbi veten e tij, duke rënë pothuajse sipër trupit të saj, e cila në ato momente ishte duke dhënë shpirt". Një grup hetimor i policisë ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj vrasjeje të dyfishtë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të rinjtë e dashuruar ishin ndarë kohët e fundit, për shkak të refuzimit të familjes së vajzës. Ky refuzim duket se e ka shtyrë 25-vjeçarin në këtë tragjedi të dyfishtë.
---------
..
cfar dashurie more gazetar..
eshte mentaliteti primitiv i katundarhanes shqiptare qe nje vajze e tjeterkujt.. qe mezi e ka rritur nje familje e thjeshte e qe ty xhahilit ta ka qejfi eshte pron e jotja private.. me te cilen mund te beje cte doje monstra kriminele...
nuk eshte hera e pare qe gangot livadhisin neper shkolla te elbasanit..
pra armet jan sheshit dhe vrasesit sheshit..
ai qe dashuron.. kur e lene..qan a ben poezi a vete ne mal a mbillet ne shpi.. po kurre nuk mendon ta vrase ate qe do..
Media menjihere kriminelet i merr ne mbrojtje..i trajton si otello e romeo..
turp..
Krijoni Kontakt