Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Letër e hapur Jozefina Topalli (Çoba)

    Tiranë, me 25 nëntor 2007



    Letër e hapur

    Sot merr udhë Java Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje.

    Parlamenti Shqiptar është angazhuar prej kohësh në një fushatë që unë e konsideroj aksion politik kundër këtij fenomeni që fatkeqësisht vazhdon të vrasë.

    Ne do të koordinojmë çdo iniciativë kombëtare që fokusohet në këtë aksion.

    Sigurisht, që mua nuk do të më pëlqente që këto fenomene, që vrasin gra dhe fëmijë të pafajshëm të luftohen në ditë, apo javë të caktuara, ja pse në axhendën politike të Parlamentit Shqiptar, lufta ndaj këtij fenomeni është një aksion i përditësuar, jo vetëm me miratimin e projektligjeve që e dënojnë atë, ku veçoj atë "Kundër Dhunës në Familje", por edhe me angazhimin tonë qytetar në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi efektet negative të këtij fenomeni dhe të heshtjes ndaj tij.

    Por unë jam gjithashtu e ndërgjegjshme që fushata të përcaktuara në kohë dhe të mirë organizuara ndërkombëtarisht rrisin intensitetin e ndërgjegjësimit të shoqërive në tranzicion dhe të shoqërive më të zhvilluara për t'u fokusuar në këtë luftë.

    Siç e kam theksuar edhe më parë, familja është vatra e dashurisë dhe jo e abuzimit me të.

    Në të duhet të edukohet dashuria dhe jo të rriten fëmijë me kompleksin e dhunës.

    Besoj se ne kemi ende te mirëruajtur vlerën tradicionale të familjes dhe dashurisë në të.

    Besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e prindërve shqiptarë, unë besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e mësuesve shqiptarë.

    Besoj se shoqëria jonë nuk mund të pranojë integrimin e dhunës në të, sepse ne jemi një shoqëri tradicionalisht vlerësuese ndaj femrës, respektuese ndaj saj.

    Ne, parlamentarët shqiptarë, do të përdorin të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të dënuar dhunën në familje, do të mobilizojmë të gjithë organizmat që të punojmë jo vetëm për sensibilizimin e shoqërisë, po edhe për të promovuar ndryshimet e nevojshme ligjore në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.

    Ndaj ju ftoj të gjithëve të reagojmë ndaj dhunës.

    Dhuna vret, nëse ti hesht! Reago dhe ti, thuaj Ndal Dhunës në Familje!



    Ju faleminderit!

    Jozefina Topalli (Çoba)


    Takohemi Ditën e Gjykimit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Bëhet fjalë dhe problem "Dhuna fizike".Shum e drejtë.Po dhuna psikologjike dhe shoqërore? Secili lufton me armët që disponon,që ka.!Mashkulli ka forcën fizike.Femra ka dredhinë dhe djallëzinë,d.m.th.psikologjike.Kush është më dominuese dhe më e rrezikshme nga këto?Është një pëllëmbë apo një shthurje?Analizojini mirë këto gjëra.Më duket mëndjelehtësi dhe injorancë të mbrosh periodiken para standartit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    uh e vertete qe kjo letra e hapur??
    Na jane mbush emailet .
    edhe mua me erdhi,
    habitem se si dreqin e gjejne se ca emailesh kemi ne shqiptaret.

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Dhuna ne familje ka qene dhe eshte nje fenomen shume problematik ne vendin tone.
    Une kam hapur nje teme per kete ceshtje, por nuk shikoj ndonje interesim te madh te shqiptareve apo aq me teper shtetit perreth ketij problemi.

    Dhuna ne familje dhe ndaj femijeve
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Jozefina asht Ikona me e bukur shqiptare pas Teutes

    Kjo femer shqiptare do e lulezon Ilirin e harruar ne shkambij te bregdetit Jon
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Jozefina esht qka i duhet trojeve tona Femer me ermer e me pendel
    "ne kryqzata u kryquan shpatat ne Nazareth,ne demokraci po luftohet me dituri .

    ec me kohen se koha te shkel...................
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Une te kuptoj ty mir eshe pse nuk flet mirê, jam femer normal, lepisen merre ti te duhet pasi sqenke me "trup rroje"
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    S'ka aq shume dhune ne Shqiperi. Ku jane shifrat? N France, psh, ne ç'do 3 dite vdes nje grua nga dhuna qe i shkakton burri i vet. Por jo ne Shqiperi (per fat te mire).

  9. #9
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Nese Keni Per Te Diskutu Beni Diskutim E Jo Te Kaloni Me Banalitet

    Bar/bunja Te Lutem Ne Radhe Te Pare Dorontina Eshte Femer Dhe Duhet Respektu
    Do Te Lutesha Qe Mos Kalonte Ne Ndonje Fjalor Te Papelqyeshem Vlla


    Faleminderit Per Mirekuptimin...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga EDUARDI Lexo Postimin
    Tiranë, me 25 nëntor 2007



    Letër e hapur

    Sot merr udhë Java Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje.

    Parlamenti Shqiptar është angazhuar prej kohësh në një fushatë që unë e konsideroj aksion politik kundër këtij fenomeni që fatkeqësisht vazhdon të vrasë.

    Ne do të koordinojmë çdo iniciativë kombëtare që fokusohet në këtë aksion.

    Sigurisht, që mua nuk do të më pëlqente që këto fenomene, që vrasin gra dhe fëmijë të pafajshëm të luftohen në ditë, apo javë të caktuara, ja pse në axhendën politike të Parlamentit Shqiptar, lufta ndaj këtij fenomeni është një aksion i përditësuar, jo vetëm me miratimin e projektligjeve që e dënojnë atë, ku veçoj atë "Kundër Dhunës në Familje", por edhe me angazhimin tonë qytetar në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi efektet negative të këtij fenomeni dhe të heshtjes ndaj tij.

    Por unë jam gjithashtu e ndërgjegjshme që fushata të përcaktuara në kohë dhe të mirë organizuara ndërkombëtarisht rrisin intensitetin e ndërgjegjësimit të shoqërive në tranzicion dhe të shoqërive më të zhvilluara për t'u fokusuar në këtë luftë.

    Siç e kam theksuar edhe më parë, familja është vatra e dashurisë dhe jo e abuzimit me të.

    Në të duhet të edukohet dashuria dhe jo të rriten fëmijë me kompleksin e dhunës.

    Besoj se ne kemi ende te mirëruajtur vlerën tradicionale të familjes dhe dashurisë në të.

    Besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e prindërve shqiptarë, unë besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e mësuesve shqiptarë.

    Besoj se shoqëria jonë nuk mund të pranojë integrimin e dhunës në të, sepse ne jemi një shoqëri tradicionalisht vlerësuese ndaj femrës, respektuese ndaj saj.

    Ne, parlamentarët shqiptarë, do të përdorin të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të dënuar dhunën në familje, do të mobilizojmë të gjithë organizmat që të punojmë jo vetëm për sensibilizimin e shoqërisë, po edhe për të promovuar ndryshimet e nevojshme ligjore në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.

    Ndaj ju ftoj të gjithëve të reagojmë ndaj dhunës.

    Dhuna vret, nëse ti hesht! Reago dhe ti, thuaj Ndal Dhunës në Familje!



    Ju faleminderit!

    Jozefina Topalli (Çoba)


    E pershendes zonjen Topalli per kete nisem por do shtoja qe nisma te tilla me letera te hapura nuk kane patur efekt as nuk do kene efekt ndonjehere te perdhunuesit. Nisma te tilla bejne shoqata dhe organizata te pa fuqishme per te bere dicka ne realitet qe ta ndryshojne kete realitet te hidhur.

    Zonja Topalli kujt ja drejton kete leter? Mua apo ndonje studenti qe studojon ne Angli? Nuk besoj se kjo leter do lexohet apo do kete efekt te ai mashkulli qe shkakto dhunen.

    Perdhunuesit kane frike vetem nga ligji dhe jo nga letra te hapura.

    Znj. Topalli ka pushtet . Ne vend te letres le nxjerr ligje te forta kunder dhunes si ne cdo shtet tjeter te botes. Le te influencoj ne qeveri per programe dhe asistenca qe ti parandalojne dhunen.Ne Shqiperi ne cdo drejtim te jetes kriteret e dhunes plotesohen me shumice. Pastaj pasi ndodh e keqja ne kujtohemi. ..por athere eshte shume vone.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jozefina Topalli
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:02
  2. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  3. Jozefina Topalli shkarkon Aleksandër Biberaj
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 05:44
  4. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  5. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •