Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35

Tema: Erdhi

  1. #31
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin
    Eshte nje torture e vertete per syte te lexosh postime te tilla.

    Me kujtohet gjyshja ime, ndjese paste, pinte nje here ne vit nje pluhur te tretur ne uje, bar vreri i thoshte ajo si e pashkolle qe ka qene. Kjo behej per zbrazjen e rropullive. Zorret beheshin paq. Pastaj fillonte nje jete e re. Eagle, ndihesh me mire tani ? Je liruar ndopak ? Te uroj nje vit te mbare deri vitin tjeter.

    Me vjen keq qe postuesi me lart kalon pernjehere nga shkrimi tek autorja. Megjithese shkrimi mund te kete gjera qe ēalojne, askush nuk e merr mundimin te komentoje te metat. Nuk eshte mire qe te perbaltet nje anetare keshtu, aq me teper nje anetare qe krijon, dhe nga kush ? Nga nje jo-krijues. Nuk eshte serioze kjo.

    Ne lidhje me debatin mes dy krijuesve, do te thosha qe nuk ka ndonje gje te keqe. Jane normale keto ne nje bote letrash. Dita duhet ta kete degjuar "ēeshtjen Goll". Keto gjera, megjithese te padeshirueshme, ekzistojne. Mire eshte qe kete ta zgjidhin vete dy anetaret ne fjale, Engjellorja dhe Dita. Jane aq te pjekura sa te mirekuptohen. Ne te tjeret mund vetem te lexojme ē'na serviret.

    Pune te mbare, Engjellorja dhe Dita.
    zzzz njifena gjo bashke...se po flet sikur me ke pre kulacin. une spo perflas diten si njeri, ajo padiskutim eshte nga vajzat me serioze e te mira ketu, por ne ket fushen e letrave eshte dobet, ti zzz ose je krejt injorant ne kete drejtim, dhe ne kete rast me mire hesht, ose e ben qellimisht per te pare gallate sesi torturohet dikush krejt i patalentuar te pretendoje te ndertoje ne kur ska as teknike e sdi te perzgjedhe materialet.
    thuajini gjerat cope, eshte me mire keshtu, sesa ti jepni zemer kot ne nje gje qe ska per te dale gjekundi. normalisht nje krijues duhet te vije ne rritje, ne mos duhet te paraqitet krejt i rritur. mirepo me diten e forumit shqiptar kjo seshte pare te ndodhe, tregimet qe ajo hedh njeri pas tjetrit nuk kane as koke as kembe, as dine nga vijne, as dijne ku shkojne,,,per nje arsye fare te thjeshte, sepse shkruhen nga nje dore e patalentuar ose me keq akoma, nje dore e mesuar me skema hartimesh nga shkolla tetevjecare. dita nuk eshte e vetmja qe shkruan keshtu, dmth dobet. ka me dhjetra e qindra te vetequajtur shkrimtare sot, qe jo vetem skan asgje te perbashket me letersine, le qe skane cte thone, por dhe ato qe thone i thone keq. po te ulesh e te citosh fragmente nga prozat e dites, te ze ngerci...tani, puna eshte keshtu, sa kohe dikush qe shkruan, vetem shkruan per qejfin e vet pa i prish terezine te tjereve, eshte ok....mirepo kur fillon e merr kot, pretendon se meriton publikime e lexime vend e pa vend, me keq kur fillon e pretendon se e kane vjedhur, kur ske cvjedh, merr vesh ti zzzzz tani, ja une ta zeme jam hajdut nga tepelena, dhe me shkrep te vjedh sot, dhe hyj ke tregimi Liria, po cfare te vjedhesh aty o lumemadh, aty vetem fjalet jane shqip, se ajo qe thuhet eshte nje katrahure tingujsh....se mendim e ide harroje ...e keshtu e keshtu punet.
    e pata llafin qe skam diskutu karakterin, larg qofte, te askujt. nejse ndonjeri qe pelqen dhe sheh vlera te papara ne vepren e dites, le te flasi e te na ndricoje dhe ne te tjereve

    per sa i takon krahasimit te dy tregimeve, shigjetarja ka te drejte. e ne qofte se ngjashmeria eshte vetem ne fjalet e perdorura, engjellorja duhet ti vere gishtin kokes, e ta marre me seriozisht letersine, meqe eshte shkrimtare e re, se nese Truku eshte si Erdhi per nga niveli, kot qe grindet per te drejta autoriale. me mire pa veper, sesa me veper te dobet
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  2. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Eagle, as njihemi as kemi per t'u njohur. Shkruaj nga burgu. Kam ende nja 17 vjet brenda. Postimin tim mund ta marresh dhe "Leter nga burgu".

    Puna eshte qe kalova kendej dhe pashe "goditjet" e tua dhene nje anetare qe shkruan. Nuk e njoh autoren. Edhe une e lexova pjesen. Ka gjera qe mund te diskutohen. Dhe qe po te kisha kohe (roja kalon shpesh neper koridor dhe ben zhurme kot, sa per te na terhequr vemendjen), do t'i thosha dy fjale ne lidhje me tregimin. Ndoshta nuk eshte mrekulli, madje une mendoj se mund te ishte shkruar ne nje menyre me terheqese. Gjithsesi, nuk shkoj deri aty sa te nxjerr lloj-lloj anatemash nga lart, tip rrufesh Zeusi. Keto jane pa lidhje dhe nuk i sherbejne askujt.

    Pse nuk i nxjerr pikat nje nga nje, ku ēalon shkrimi ?

    Urte e bute, duke argumentuar zgjedhjet e tua, dhe madje duke kerkuar paraprakisht ndjese per ndonje lendim te tepert te ndjenjave te autores (asnje nuk ndjen njelloj).

    E ne fund, ideja jote qe autorja nuk di te shkruaje do te dilte si me e qendrueshme dhe do ta bente autoren te rimendohej mbi udhen e vet. Por ne vend te kesaj, ē'ben ti zotrote ?

    Po ja, ti ia keput qe me mire shko ruaj dhite sesa merresh me shkrime, jo po keshtu e jo po ashtu. Sinqerisht, nje kritike e tille vetem sa do ta perforcoje autoren ne mendimin qe shkrimi i saj nuk ia vlen nje lexues si ti. Dhe pak nga pak, ti kthehesh etaloni i vleresimit te nje shkrimi : E ka share Eagle ? Ah, ok, eshte ne rregull pra ē'kam shkruar. Po ta lavderosh, do te futeshim ne mendime.

    Sidoqofte, kjo ishte dhe hera e fundit qe pergjigjem ketu.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Postime
    33
    te dashurat e mia dita dhe engjellore...ne emrin e nje nene qe i pelqen te lexoj krijmtari...do tju lutesha ti lini akuzat per njera tjetren ...sepse ky debat ka perfunduar ne nje nivel shume te ulet ...i cili nuk ju ka hije krijuseve te letersis...sepse te krijosh do te thote te sjellesh ne jete dicka te re ..qe ti zhvilloj dhe ti coj perpara brezat e ardhshem..ide ka plot...problemi eshte tek notat.. por kjo qe ju po sillni ketu eshte si puna e atyre deputetve ne parlament...????????koha e kerkon dhe e gjene vet talentin...faleminderit te dyjave per mirkuptimin...more ti eagle mos jemi kusherinj ne te dy...haaahaaa

  4. #34
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin
    Eagle, as njihemi as kemi per t'u njohur. Shkruaj nga burgu. Kam ende nja 17 vjet brenda. Postimin tim mund ta marresh dhe "Leter nga burgu".

    Puna eshte qe kalova kendej dhe pashe "goditjet" e tua dhene nje anetare qe shkruan. Nuk e njoh autoren. Edhe une e lexova pjesen. Ka gjera qe mund te diskutohen. Dhe qe po te kisha kohe (roja kalon shpesh neper koridor dhe ben zhurme kot, sa per te na terhequr vemendjen), do t'i thosha dy fjale ne lidhje me tregimin. Ndoshta nuk eshte mrekulli, madje une mendoj se mund te ishte shkruar ne nje menyre me terheqese. Gjithsesi, nuk shkoj deri aty sa te nxjerr lloj-lloj anatemash nga lart, tip rrufesh Zeusi. Keto jane pa lidhje dhe nuk i sherbejne askujt.

    Pse nuk i nxjerr pikat nje nga nje, ku ēalon shkrimi ?

    Urte e bute, duke argumentuar zgjedhjet e tua, dhe madje duke kerkuar paraprakisht ndjese per ndonje lendim te tepert te ndjenjave te autores (asnje nuk ndjen njelloj).

    E ne fund, ideja jote qe autorja nuk di te shkruaje do te dilte si me e qendrueshme dhe do ta bente autoren te rimendohej mbi udhen e vet. Por ne vend te kesaj, ē'ben ti zotrote ?

    Po ja, ti ia keput qe me mire shko ruaj dhite sesa merresh me shkrime, jo po keshtu e jo po ashtu. Sinqerisht, nje kritike e tille vetem sa do ta perforcoje autoren ne mendimin qe shkrimi i saj nuk ia vlen nje lexues si ti. Dhe pak nga pak, ti kthehesh etaloni i vleresimit te nje shkrimi : E ka share Eagle ? Ah, ok, eshte ne rregull pra ē'kam shkruar. Po ta lavderosh, do te futeshim ne mendime.

    Sidoqofte, kjo ishte dhe hera e fundit qe pergjigjem ketu.
    oiseau en vol ,

    ke bere gabim qe ke hyre per tu konfrontu me mu, une e kisha me shkrimet e dites dhe engjelloren, po ti ca kerkon ketu.. jena sqaru e kena debatu edhe n'vene te tjera, ty ste do kaplloqja te kuptosh, mos me bej teorira koti ketu, cfare analize do ti, une po te them qe ska as nivel as mendim, ti me thua ku calon... o zogu, po e ben si kembana e napelonit dhe ti: per ata qe se dine, ne nje fshat nuk ra kembana sic e kerkoi napoleoni, i sollen priftin dhe ky filloi: naltmadhnia juj, kambana s'ra per 40 arsye...e para s'kishim kembane, e dyta...- te dhjefsha 39 arsyet e tjera,i tha napoleoni... kshu dhe kjo puna ketu.
    s'ka talent or mik, pike.

    po ja nga ca si puna jote qe aprovojne cdo cicerime a mjaullime te cjerre, lexojme kto traplliqe lart e poshte...

    viktoria, me thuj mbiemrin dhe emrin e katunit te them a jena kushurinj ...lol
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #35
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne lidhje me temen... :

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Te pervetesosh krijimin e dikujt tjeter dhe ta paraqesesh si tendin eshte e papranueshme, por edhe te akuzosh te tjeret, pa e mbeshtetur me prova se e kane bere dicka te tille, eshte e njejta gje.

    Me aq sa une lexova nga pjeset qe jane sjelle ne teme, nuk mund te thuash qe eshte e vjedhur. Nese hyrja e nje pjese per dy krijime fillon me " Ishte vjeshte, ... ", tjetra me " vjeshta sapo ka hyre... " dhe njera mbaron me "...shiu sapo pushoi,.." dhe tjetra me "..ra pika e fundit e shiut..." nuk mund te thuash qe keto dy krijime jane kopje te njera tjetres.

    Nese nuk keni ndermend te sillni krijimin, qe do krijonte nje gjykim me te vlefshem per kedo qe do i lexonte, atehere e mira eshte te mos behen akuza kot.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •