Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Jo negociata vetevendosje; Konferenc Albin kurti Glauk Konjufca

    Konferenca e mbajtur me 16.11.07 Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

    1. http://youtube.com/watch?v=5nPT-k9nbWI
    2. http://youtube.com/watch?v=WyMI1LaFvAQ
    3. http://youtube.com/watch?v=SX7jOGkMHgc

    JO NEGOCIATA, VETĖVENDOSJE!
    20 Nentor 2007

    nga konferenca e djeshme pėr shtyp


    Akterėt qė kanė marrur pjesė nė organizimin e zgjedhjeve tė 17 nėntorit,
    qofshin qeveritar apo joqeveritar, janė duke gėnjyer dhe duke i fryrė pėrqindjet e pjesėmarrjes sė qytetarėve tė Kosovės nė zgjedhje. Sipas informatave qė na janė dhėnė nga njerėzit brenda koalicionit "Demokracia nė veprim" pjesėmarrja ka qenė vetėm 37%. 40 deri nė 45% ėshtė pėrqindje e cila ėshtė vendosur mė vonė.
    Kjo pėrqindje ėshtė vendim politik pra jo vullnet i qytetarėve, por dėshirė e imponuar nga regjimi politik.

    Nė zgjedhjet e kaluara nė vitin 2004 patėn dalur 49.5% nė zgjedhje. Edhe
    atėherė tė dhėnat preliminare flisnin pėr njė pėrqindje mė tė madhe, deri nė
    53%. Mė vonė, pasi qė u krijua pėrshtypja se shumica e qytetarėve iu paska
    pėrgjigjur daljes nė zgjedhje, u publikua shifra e vėrtetė e pjesėmarrjes. Tė
    njėjtėn gjė po e bėjnė edhe kėtė herė: qėllimi ėshtė qė tė krijohet efekti
    psikologjik dhe nga qytetarėt fillimisht tė pranohet shifra 45%, qė pastaj e
    vėrteta tė mos ketė vend nė mendjet e njerėzve.



    Megjithatė tash ėshtė mė vėshtirė: njerėzit po e dinė se pjesėmarrja ka qenė
    e ulėt, pėr shkak se vetėm ēdo i treti ka dalur tė votojė. Vetė KQZ-ja nuk po e
    tregon numrin e vėrtetė tė votuesve. Nė konferencėn e fundit pėr shtyp zyrtarėt
    e KQZ-sė katėr here i ikėn pyetjes sė gazetarėve pėr mosshpalljen e numrit tė
    vėrtetė tė pjesėmarrjes nė zgjedhje. KQZ-ja tha qė rezultatet nuk do tė shpallen
    deri mė 1 dhjetor. Kjo po bėhet qėllimisht nė mėnyrė qė shpallja e rezultatit tė
    bėhet aq vonė kur efekti i pjesėmarrjes sė ulėt tė qytetarėve nė zgjedhje tė
    jetė mbuluar plotėsisht prej ēėshtjes kush i fitoi kėto zgjedhje, cilat do tė
    jenė koalicionet, kush e fitoi cilėn komunė…



    Kjo ėshtė hera e parė qė nga qytetarėt e Kosovės u kėrkua njė mendim, sado
    formal, pėr procesin politik qė e ka karakterizuar skenėn politike nė Kosovė
    qysh prej vitit 2006. Dhe qytetarėt e Kosovės i thanė JO kėtij procesi politik.
    Qytetarėt e Kosovės i thanė JO decentralizimit dhe ‘eksterritorialetit’. Ata i
    thanė JO negociatave me Serbinė. Qytetarėt e Kosovės i thanė JO cilėsdo lidhje (federale
    apo konfederale qoftė ajo) me Serbinė. Mirėpo, mosdalja nė zgjedhje ėshtė
    pėrmbushja e aspektit negativ.



    Kjo JO nė zgjedhje nuk e ndal procesin. Tash ėshtė koha t’i themi PO
    vetėvendosjes dhe referendumit. Kėtė do e bėjmė me demonstrata masive,
    gjithėherė paqėsore, tė pėrqendruara dhe tė vendosura. Kjo do tė jetė pėrmbushja
    e aspektit pozitiv tė luftės pėr drejtėsi dhe dinjitet.



    Sipas analizės sonė, kėto janė arsyet pse qytetarėt e Kosovės nuk i janė
    pėrgjigjur ftesės sė zhurshme pėr tė dalur nė zgjedhje:







    Politikanėt bashkėpunėtorė me Serbinė
    – kjo ėshtė hera e parė
    qė po dilet nė zgjedhje pas fillimit tė negociatave dhe pas koncesioneve
    marramendėse qė kėto politikanė ia kanė bėrė Serbisė, duke ia rrezikuar kėshtu
    tė ardhmen secilit qytetar tė Kosovės. E tėra kjo nė emėr tė pavarėsisė e cila
    nuk po duket gjėkundi. Nė kėtė aspekt nuk kanė dalluar asnjėri prej politikanėve
    pėr shkak se ata ose kanė qenė drejtpėrdrejt tė pėrfshirė nė procesin
    negociator, ose nuk e kanė kundėrshtuar atė nė parim, por e kanė kundėrshtuar
    rrallėherė vetėm ndonjė modalitet tė negociatave, apo vendin ku janė mbajtur
    ato! Njėkohėsisht aferat korruptive tė tė gjithėve pa dallim, si dhe potenciali
    korruptues i ‘politikanėve’ tė rinj, kanė bėrė qė qytetarėt e Kosovės tė
    neveriten nga kjo ofertė politike.



    Fushata e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! –
    ne kemi qenė kundėrshtarė tė tė gjitha tė kėqijave qė iu kanė pėrgatitur Kosovės
    pėrmes kėtyre negociatave, dhe kemi qenė pranė popullit pėr ta vetėdijėsuar atė
    pėr kėto tė kėqija. Kjo fushatė vetėdijėsimi mė shumė se dyvjeēare po i jep
    frytet e veta.



    Natyrisht se nuk jemi duke deklaruar se tė gjithė qė nuk kanė dalė nė
    zgjedhje pajtohen plotėsisht me Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, por gjithsesi secili qė
    nuk ka dalė nė zgjedhje nuk pajtohet me kėta politikanė dhe kėto institucione.



    Kėto zgjedhje kanė qenė zgjedhje pėr tri shtresa tė ‘pushtetit’ (kuvendi i
    Kosovės, kryetari komunal, kuvendi komunal). Kjo ėshtė bėrė qėllimisht. Nė
    bashkėpunim me listat e hapura, kėto tri palė zgjedhje kanė angazhuar shumė mė
    shumė kandidatė tė agjitojnė pėr zgjedhjet. Kanė qenė diku afėr 8000 kandidatė
    qė kanė punuar qė t’i masovizojnė kėto zgjedhje. Nėse secili prej tyre i ka nga
    50 vetė farefis ose tė njohshėm tė cilėt i ka bindur tė dalin nė zgjedhje,
    atėherė fitohet numri 400 000. Shtoja kėsaj shumat marramendėse tė parave pėr
    fushatė (tė cilat shumė mė tė dobishme kishin qenė po tė investoheshin nė
    bujqėsi), ndihmėn maksimale tė mediave, pjesėn mė tė madhe tė shoqėrive civile,
    tė gjitha zyrat e huaja –
    asgjė nuk e bindi qytetarin tė dal nė zgjedhje. Pėr shkak se dėshtimet e kėsaj
    politike janė shumė mė tė mėdha, dhe natyrisht se nuk mund tė fshihen me
    fotografi dhe video me ngjyra tė mira.



    Qėllimi kryesor i kėtyre zgjedhjeve ka qenė legjitimimi i institucioneve si
    tė tilla, pėrmes tė cilave strukturat e pushtetit shpresonin qė rrejshėm ta
    legjitimojnė procesin politik. Kėtu u votua pėr Rezolutėn 1244 (sovranitetin e
    Serbisė) dhe Kornizėn Kushtetuese (pushtet tė UNMIK-ut dhe institucione pa
    sovranitet). Prandaj e keni vėrejtur se gjatė fushatės, veēanėrisht gjatė ditės
    sė zgjedhjeve shumė mė shumė ėshtė folur pėr domosdonė e daljes nė zgjedhje se
    sa pėr atė se kush po fiton. Me 37% humbėn tė gjithė. Kjo ėshtė e rėndėsishme.
    Prandaj janė dėshpėruar akterėt e zgjedhjeve. E ky dėshpėrim po shpėrfaqet nė
    deklaratat kuturu dhe nė paaftėsinė e tyre pėr t’u ballafaquar me tė vėrtetėn
    (LDK thoshte 40%, Demokracia nė veprim 45%! A nuk ishte dashur tė jetė e
    kundėrta, partitė ta fryejnė e OJQ-tė tė jenė reale? Kush ka dal nė zgjedhje:
    partitė apo OJQ-tė?).



    UNMIK-ut dhe faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtar u duhej njė legjitimitet
    formal i freskėt pėr deputetėt, ministrat, kryeministrin dhe presidentin e
    Kosovės para marrėveshjes pėr kompromis fatal me Serbinė. Tė nėnshkruhej njė
    marrėveshje e tillė me njerėz pėr tė cilėt kanė votuar mė pak se gjysma e trupit
    zgjedhor para 3 viteve thjeshtė nuk pinte ujė.



    Fatmirėsisht kėto zgjedhje dėshmuan se tash kjo pi ujė edhe mė pak.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    --



    REFERENDUM PER LIRI!



    LIRI PER ALBIN KURTIN!
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ORE DOST KY ARTIKULL DUHET POSTUAR TE TEMA, LEVIZJA VETVENDOSJA hahahahahahahaha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 26-11-2007 mė 17:47
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Kam Me Postu Ne Qdo Nentem Dhe Flaken Ka Me Ja Shti Krejt Forumit Nese Dojn Edhe Ne Mejdan Ka Me I Dal Se Askuj Si Frigohem Se Shqiptar Jam
    Rrnoft Aksh_vetvendosja E Shqiptarve
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #4
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    ABytyqi. Kam Me Postu Ne Qdo Nentem Dhe Flaken Ka Me Ja Shti Krejt Forumit.

    O Bytyq ēa pate me forumin

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kam Me Postu Ne Qdo Nentem Dhe Flaken Ka Me Ja Shti Krejt Forumit Nese Dojn Edhe Ne Mejdan Ka Me I Dal
    Rri aman mos e bej...

    Ore na fute friken se jemi njerez me zemer te dobet, ca na ben muhabete vrasjesh djegies therjesh etj etj.. rri aman se skemi gjak per kte pune ne, e kemi gjakun uje.. lol

    viva la revolusion.. viv le liberte
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Citim Postuar mė parė nga dibrani2006 Lexo Postimin
    ABytyqi. Kam Me Postu Ne Qdo Nentem Dhe Flaken Ka Me Ja Shti Krejt Forumit.

    O Bytyq ēa pate me forumin



    Po e sheh se si naj largoj shkrimet, gjdo shkrimč qč čshte Kunder armiqve ton dhe tradhtarve ton largohet nga Moderatoret me urdhra te armiqve te shqiptarve
    qe quhet Staf i ambasades greke .

    Dhe ju kam then edhe prap po e perseris shikoni shkrimet atje cfar ju kam then dhe cfar do ju pret ,per interesa e juaja shitene edhe bothen por per interesat shqiptare Globale nuk te lejon Kombi !!!

    E komb quhet gjdo njeri qe esht shqiptar,pra plumbi te vjen prej shqiptari e jo prej serbit e grekut kaq .
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Tema tė Ngjashme

  1. Dule: PS nuk mbrojti votat tona
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 15:13
  2. Rikthehet Fatos Nano, negociata me PS-nė dhe partinė e Petro Koēit
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •