MREKULLIA
Falenderoj Allahun per cdo miresi qe me ka dhuruar.
Vetem Ai meriton te lavderohet dhe vetem prej tij ndihme e falje kerkoj.
Deshmoj se ska zot tjeter pervec tij gjithashtu deshmoj se Muhamedi eshte rob dhe i derguar i Tij te cilin e dergoi Allahu i madheruar si pishtar ndricues per mbare njerezimin megjithese mosbesimtaret nuk pajtoheshin me dicka te tille.
Mrekullia eshte dicka qe i kalon te gjithe kufijte dhe parametrat e kesaj bote dhe qe askush pervec Allahut nuk eshte ne gjendje ta relizoje.
Gjate gjithe historise njerezore jane njohur shume mrekulli te cilat kane ardhur kryesisht tek profetet.Qe ti permend te gjitha do me duhet te shkruaj gjithe jeten por po permend vetem disa sa per te vertetuar ate cka thame me siper.
Dihet qe nje nga 28 profetet e permendur ne kuran eshte edhe Musai apo Mojsiu sic e kemi degjuar te therritet .Kete profet allahu e dergoi te shpetoje popullin e izraelit te cilin egjiptjanet e kishin skllaveruar dhe nuk e linin te shprehte hapur besimin e tij.
Bashke me profetsine Ai i dhuroi Musait edhe shkopim qe shenderrohej ne gjarper.
Pra dicka qe i kalon parametra e kesaj bote sepse po te marresh nje shkop ne ditet e sotme nuk shenderrohet as ne gjarper e as ne mize.
Sic dihet pas gjithe atyre fatkeqesish qe goditen Egjptin faraoni u detyrua qe ti lente Musain dhe popullin e tij .
Nuk kaloi shume kohe dhe faraoni u pendua per cka beri dhe filloi ti ndiqte nga pas duke shpresuar qe do ti arrije sepse para tyre ndodhej deti.
Kur e pane Izraelitet poziten ku ndodheshin thane jemi te humbur por Musai I sigurt tek ndihma e Zotit tha: Me mua eshte Zoti im dhe do me udhezoje.Pasi goditi detin me shkop ALLAAAH! deti u nda ne dy pjese dhe u be udhe per besimtaret.
Por cndodhi me pas pasi faraoni filloi ti ndiqte ne det duke menduar se ajo ish dicka natyrale. Pasi musai e pa qe ushtria me faraonin po vinin me shpejtesi drejt tyre fiiloi duke goditur detin me shkop qe te mbyllej por cudi sa me shume e godiste aq me e gjere hapej rruga ne det me ne fund musai e pa qe ne kete menyre deti nuk mbyllej dhe e la ceshtjen ne dore te Allahut dhe porsa pushoi se rrahuri detin rruga e hapur u mbyll dhe faraoni me ushtrine e tij u mbyt.
Tani lind pyetja pse Zoti e beri kete qe ne fillim deti u hap me ane te shkopit dhe me pas nuk u mbyll?Mos valle qe te poshteroje Profetin e Tij dhe besimtaret?
Jo nuk e beri per te turperuar askend por deshi ti tregonte Musait ndjekesve te tij dhe gjithe njerezimit se mrekulline nuk e ben shkopi por ate e ben te mundur vetem Allahu i cili eshte i plotefuqishem per gjithcka.
Mrekullite ndahen ne dy lloje: te perkohshme dhe te perhershme. Nga mrekullite e perkohshme mund te permendim shkopin e Musait , menyren se si Isai [Jezui] ringjallte te vdekurit me lejen e Zotit ,menyra se si sheronte te verberit etj.
Kurse nga mrekullite e perjeteshme po permend kuranin per te cilin do te flasim ne vazhdim te kesaj teme.
Ceshte kurani? Sa do qe te mundohem ta shpjegoj nuk do te mundesha te gjeja ndonje perkufizim per te dhe meqe veten e ndjej te pa afte po ju tregoj se cthote Zoti yne per te.Liber i begate te cilin ta zbritem ty[Muhamedit] me qellim qe te hulumtojne ne te dhe te marin mesime prej tij ata qe kane mend.
Nga ajeti i mesiperm kuranor del se megjthese kurani eshte liber i Zotit megjithese eshte mrekulli dhe i begate nuk mund te marrin mesime dhe nuk mund te perfitojne prej tij pervec se te mencurit.
Ketu po e nderpres kete teme duke pritur sugjerimet paqartesite dhe pyetjet tuaja per ta vazhduar ate ne ditet e ardhshme.
Falenderoj te gjithe ato qe do ta lexojne kete teme dhe gjithashtu ju kerkoj ndjese nese jam zgjatur.
Krijoni Kontakt