Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Byroja Politike e PPSH-së, në 38 vjet 24 anëtarë

    Nga viti 1948 deri në vitin 1986 nuk kanë ndryshuar shumë emrat në organin më të lartë partiak

    Byroja Politike, në 38 vjet 24 anëtarë

    Sonila Yzeiri

    Gjithsej janë 24 anëtarë të Byrosë Politike të zgjedhur në 9 Kongrese të PPSH-së. I përhershëm anëtar i Byrosë Politike deri në vitin 1985, kur edhe vdiq ishte Enver Hoxha. Pas tij, më të “votuar” si të tillë kanë qenë Rita Marko, që ka qenë në organin më të lartë të KQ të PPSH-së plot 7 herë, e më pas Beqir Balluku, Mehmet Shehu, Spiro Koleka dhe Manush Myftiu. Këta kanë qenë në këtë forum partiak 6 herë të zgjedhur. Të tjerë emra të pëlqyer nga Hoxha për të qenë në krah të tij kanë qenë Gogo Nushi, me të cilin Enveri kishte krushqi, Ramiz Alia, po mik i tij, Adil Çarçani dhe Hysni Kapo. Për të vijuar më tej, Kadri Hazbiu dhe Haki Toska kanë qenë të zgjedhur në Byronë Politike të KQ të PPSH-së tri herë, ndërsa kolegët e tyre, Liri Belishova, Pali Miska, Hajredin Çeliku, Muho Asllani, Lenka Çuko kanë qenë të zgjedhur në Byro vetëm dy herë. Vetëm njëherë provuan Byronë, duke qenë anëtarë të saj, Tuk Jakova, Petrit Dume, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi.

    Enver Hoxha

    Nga historiografia e sistemit të kaluar, Enver Hoxha konsiderohet si “udhëheqës i madh dhe i lavdishëm i PPSH-së, i RPSSH-së dhe i popullit shqiptar.
    Enver Hoxha qëndroi në krye të lëvizjes komuniste të vendit të tij për gati gjysmë shekulli dhe, në kohën kur vdiq, ishte njeriu që kishte qëndruar në krye të një regjimi më gjatë se kushdo tjetër në botë, me përjashtim të një monarku trashëgimtar, perandorit japonez. Rëndësia e kësaj arritjeje del në pah akoma më tepër, po të mbajmë parasysh se ai e ruajti postin, duke përballuar tri nga forcat destabilizuese më të tmerrshme që mund të imagjinohen: intrigën fisnore ballkanike, subversionin, ndërhyrjet anglo-amerikane dhe komplotet e Kremlinit. Rruga e Hoxhës drejt marrjes së pushtetit, si dhe gjatë pasjes së pushtetit, u mbush me kufomat e armiqve të tij të vjetër e të miqve të tij të rinj. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar të tilla spastrime të vazhdueshme e vrasje si regjimi shqiptar. Por po ashtu, asnjë parti komuniste nuk e ka arritur ndonjëherë suksesin aq shpejt, sa PKSH-ja e udhëhequr nga Hoxha. Nga themelimi i saj në nëntor 1941 e deri në nëntor 1944, pikërisht për tre vjet, PKSH-ja e udhëhoqi popullin shqiptar drejt fitores së plotë, si ndaj armiqve të tij të jashtëm e të shumtë, ashtu edhe ndaj armiqve të brendshëm djathtistë. Madje, forcat shqiptare ndihmuan për të çliruar një vend tjetër, Jugosllavinë.

    Pas themelimit të partisë

    Në nëntor 1941, e deri nga fillimi i vitit 1942, veprimet e armatosura kundër pushtuesve italianë ishin të pakta. Një Front Nacionalçlirimtar (FNÇ), vërtet i gjerë, u krijua në shtator 1942, ndërsa në korrik 1943, mbi bazën e njësive ekzistuese, u formua Ushtria Nacionalçlirimtare; në gusht të këtij viti u formua Brigada e Parë Sulmuese, e cila drejtohej nga Mehmet Shehu, komandanti ushtarak më i aftë i partizanëve. Kur Italia kapitulloi, në shtator 1943, rreth 2000 ushtarë italianë kaluan me partizanët, të cilëve gjithashtu po u jepej njëfarë ndihme ushtarake nga Britania. Vendin e pushtuesve italianë e zunë ata gjermanë. Aty nga mesi i vitit 1944, partizanët kishin vendosur një kontroll të konsiderueshëm politik në zona të gjëra të Shqipërisë Jugore e Qendrore dhe i shpartalluan kundërshtarët e tyre djathtistë, Ballin Kombëtar dhe Legalitetin, gjatë një lufte civile të shkurtër (në të cilën oficerë britanikë kishte në të dy krahët). Në fund të nëntorit 1944, partizanët erdhën në pushtet në Tiranën e çliruar.
    Nga koha e çlirimit e deri në qershor 1948, Shqipëria ishte jo vetëm pjesë e bllokut komunist, por dhe në aleancë shumë të ngushtë me Jugosllavinë, e cila donte ta integronte Shqipërinë si Republikë të shtatë të Jugosllavisë, apo së paku si pjesë të një federate ballkanike të udhëhequr nga Tito. Kjo aleancë me Jugosllavinë dhe ndarja me sherr në fund të lidhjeve me të, ishte i pari ndër tre episode të tillë, që janë shenjë karakteristike, por edhe demarkacion, në historinë e Shqipërisë prej vitit 1944.

    Të zgjedhurit në tridhjetë e tetë vjet

    1- Enver Hoxha, anëtar i Byrosë Politike në 8 kongrese
    2- Rita Marko, anëtare e Byrosë Politike më:
    1956
    1961
    1966
    1971
    1976
    1981
    1986
    3- Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1951
    1961
    1956
    1966
    1971
    4- Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1961
    1966
    1971
    1976
    1981
    5- Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politike më:
    1961
    1966
    1956
    1976
    1981
    1986
    6- Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1951
    1961
    1966
    1971
    1976
    7- Gogo Nushi, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1951
    1956
    1961
    1966
    8- Ramiz Alia anëtar i Byrosë Politike më:
    1966
    1971
    1976
    1981
    1986
    9- Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike më:
    1966
    1971
    1976
    1981
    1986
    10- Hysni Kapo, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1951
    1961
    1966
    1976
    11- Kadri Hazbiu, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971
    1976
    1981
    12- Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike më:
    1966
    1971
    1976
    13- Bedri Spahiu, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1951
    14- Liri Belishova, anëtar i Byrosë Politike më:
    1948
    1956
    15- Pali Miska, anëtar i Byrosë Politike më:
    1976
    1981
    16- Hajredin Çeliku, anëtar i Byrosë Politike më:
    1981
    1986
    17- Muho Asllani, anëtar i Byrosë Politike më:
    1981
    1986
    18- Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike më:
    1981
    1986
    19- Tuk Jakova, anëtar i Byrosë Politike më: 1948
    20- Hekuran Isaj, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971
    21- Abdyl Këllezi, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971
    22- Koço Theodhosi, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971
    23- Petrit Dume, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971
    24- Pilo Peristeri, anëtar i Byrosë Politike më:
    1971



    Anëtarët e byrosë në 9 kongrese


    Kongresi I (1948)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 8 veta

    1- Enver Hoxha
    2- Tuk Jakova
    3- Mehmet Shehu
    4- Bedri Spahiu
    5- Hysni Kapo
    6- Liri Belishova
    7- Spiro Koleka
    8- Beqir Balluku


    Kongresi II (1951)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 7 veta

    1- Mehmet Shehu
    2- Bedri Spahiu
    3- Enver Hoxha
    4- Beqir Balluku
    5- Hysni Kapo
    6- Gogo Nushi
    7- Spiro Koleka


    Kongresi III (1956)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 9 veta

    1- Beqir Balluku
    2- Enver Hoxha
    3- Gogo Nushi
    4- Hysni Kapo
    5- Liri Belishova
    6- Manush Myftiu
    7- Mehmet Shehu
    8- Rita Marko
    9- Spiro Koleka


    Kongresi IV (1961)

    Anëtarë e Byrosë Politike, 8 veta

    1- Beqir Balluku
    2- Enver Hoxha
    3- Gogo Nushi
    4- Hysni Kapo
    5- Manush Myftiu
    6- Mehmet Shehu
    7- Rita Marko
    8- Spiro Koleka


    Kongresi V (1966)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 11 veta

    1- Adil Çarçani
    2- Beqir Balluku
    3- Enver Hoxha
    4- Gogo Nushi
    5- Haki Toska
    6- Hysni Kapo
    7- Manush Myftiu
    8- Mehmet Shehu
    9- Ramiz Alia
    10- Rita Marko
    11- Spiro Koleka


    Kongresi VI (1971)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 10 veta

    1- Enver Hoxha
    2- Adil Çarçani
    3- Beqir Balluku
    4- Haki Toska
    5- Ramiz Alia
    6- Rita Marko
    7- Spiro Koleka
    8- Abdyl Këllezi
    9- Kadri Hazbiu
    10-Petrit Dume
    11-Pilo Peristeri


    Kongresi VII (1976)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 12 veta

    1- Enver Hoxha
    2- Adil Çarçani
    3- Haki Toska
    4- Hekuran Isaj
    5- Hysni Kapo
    6- Kadri Hazbiu
    7- Manush Myftiu
    8- Mehmet Shehu
    9- Pali Miska
    10-Ramiz Alia
    11-Rita Marko
    12-Spiro Koleka


    Kongresi VIII (1981)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 12 veta

    1- Enver Hoxha
    2- Adil Çarçani
    3- Hajredin Çeliku
    4- Kadri Hazbiu
    5- Lenka Çuko
    6- Manush Myftiu
    7- Mehmet Shehu
    8- Muho Asllani
    9- Pali Miska
    10-Ramiz Alia
    11-Rita Marko
    12-Simon Stefani


    Kongresi IX (1986)

    Anëtarët e Byrosë Politike, 13 veta

    1- Enver Hoxha
    2- Adil Çarçani
    3- Hajredin Çeliku
    4- Hekuran Isaj
    5- Lenka Çuko
    6- Manush Myftiu
    7- Mehmet Shehu
    8- Muho Asllani
    9- Pali Miska
    10-Ramiz Alia
    11-Rita Marko
    12-Simon Stefani


    Tirana Observer
    4 dhjetor 2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-11-2007 më 02:20

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Marko, komunisti që ishte zgjedhur plot shtatë herë në organin më të lartë partiak

    Rita Marko, byroisti i simpatizuar nga Enveri


    Sonila Yzeiri

    Enver Hoxha ishte i vetmi personalitet i sistemit të kaluar i zgjedhur në tetë legjislatura me radhë në Byronë Politike, të cilën e ka drejtuar deri në vitin 1985. Pas Enverit më të “votuarit” në organin më të lartë partiak kanë qenë Rita Marko dhe Beqir Balluku, i pari mrekullisht diti të qëndrojë i tillë deri në fundin e PPSH-së, ndërsa i dyti u ekzekutua në vitin 1975, si gjoja pjesëtar i grupit armiqësor të ushtarakëve. Marko ishte ndoshta i vetmi që nuk u “ndie”, pra nuk u prek nga asnjë “furtunë” që frynte shpesh në PPSH dhe kishte për ideator të vetmin njeri, Enver Hoxhën. Ende nuk dihen lidhjet që Hoxha kishte me Rita Markon, ose burimi i simpatisë që kishte për të, por një gjë është e sigurt, Marko ishte dhe nënpresident i Shqipërisë, dy detyra këto që e blindonin dhe e bënin atë të paprekshëm.

    Rita Marko

    Nga të 24 anëtarët e Byrosë të zgjedhur në 9 kongrese të PPSH-së, duke përjashtuar Hoxhën, më i votuari ka qenë Rita Marko, i cili ka marrë pjesë në organin më të lartë partiak plot 7 herë. Marko, mbetej një nga njerëzit më të preferuar të Enver Hoxhës, edhe pse nuk dihej se cilat ishin arsyet që e favorizonin këtë person. Marko njihet si pasardhësi i Ramiz Alisë në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Pas përfundimit të spastrimeve në radhët e PPSH-së, pas rreth 30 vjetësh Haxhi Lleshi i la vendin Ramiz Alisë, i cili do të zgjidhte si zëvendës të tij, Rita Markon. Pra, përveçse i zgjedhur në Presidiumin e Kuvendit, Marko kishte dhe detyra të rëndësishme partie, ai ishte për vite të tëra i palëvizshmi i Byrosë. Duket se ka qenë një nga servilët e sistemit të kaluar dhe sigurisht që nuk i prishte punë drejtuesve të lartë partiakë të asaj kohe.

    Beqir Balluku

    Beqir Balluku, mund të ishte rekordmeni i të zgjedhurve në Byronë Politike, nëse nuk do të ishte ekzekutuar si pjesëtar i “grupit armiqësor të ushtarakëve” në vitin 1975. Ishte një nga njerëzit më interesantë të sistemit të kaluar, idealist dhe besnik i vijës së ndjekur nga komunistët. Praktikisht në postin e lartë të ministrit të Mbrojtjes dhe anëtarit të Këshillit të Mbrojtjes, Beqir Balluku ishte fatlum, sepse kishte një shef Shtabi të Përgjithshëm dhe zv/ministër si Gjeneral lejtnant Petrit Dumja, i cili me talentin e mjeshtërinë e tij të jashtëzakonshme natyrale përballonte një volum aktivitetesh profesionale thuajse të paimagjinueshme dhe ndihmonte ministrin dhe komandantin e përgjithshëm si askush.

    Enveri dhe masakra e tij në ushtri

    Kur shteti-parti drejtohej nga norma e njohura diktatoriale tipike moniste do të rridhnin ato veprime ekstremiste, të cilat shpunë në asgjësimin e nevojshëm e të pamotivuar juridikisht të arrestimeve, dëbimeve e persekutime të egra e të pamoralshme që shkelën rëndë parimet e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Në këtë valë masakrimi të ushtarakëve u pushkatuan gjeneralët dhe kuadrot Beqir Balluku, Petrit Dume, e Hito Çako dhe arrestuan shumë të tjerë. E gjithë kjo goditje masive e egër u finalizua me asgjësimin e të ashtuquajturit “puç ushtarak” të kryesuar nga Balluku, Dume, e Çako që do të pasohej më pas me asgjësimin e “kryepoliagjentit” M. Shehu dhe “agjenteve” Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Pecini, Llambi Ziçishti etj. Rrënojat e kësaj katastrofe aspak spontane, por të studiuar doemos që zunë nën vete shumë kuadro dhe specialistë të mrekullueshëm që u cilësuan e u stigmatizuan si ithtarë të B. Ballukut, adhurues e pasues të Petrit Dumes e Hito Çakos, të përkëdhelur apo besnikë të Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut etj.

    Tirana Observer
    6 dhjetor 2005

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ish-kryeministri Mehmet Shehu, i zgjedhur për gjashtë vjet me radhë në Byronë Politike

    Myftiu, karrierë me mbështetjen e Kapos

    Sonila Yzeiri

    Mehmet Shehu dhe Manush Myftiu ishin gjashtë herë të zgjedhur në Byronë Politike. Mehmeti mund të ishte zgjedhur edhe më pas, nëse nuk do të vdiste në 17 dhjetorin e vitit 1981, pas mbledhjes së Byrosë Politike që merrte në shqyrtim “gabimin”, fejesën e djalit të tij. Ndryshe nga i pari, Manush Myftiu, i cili njihet si person i përkrahur nga klani Kapo mrekullisht i ka shpëtuar furtunave dhe po ashtu për një kohë të gjatë ka qenë në detyrën e zëvendëskryeministrit.

    Myftiu, byroisti zëvendëskryeministër

    Manush Myftiu u lind më 16 janar 1919, në Vlorë. Ai rridhte nga një familje e pasur vlonjate, por që përkrahu e ndihmoi luftën kundër pushtuesit të huaj. Gjatë Luftës Antifashiste, Myftiu ishte zëvendëskomisar i Brigadës V Sulmuese. Po më parë, ai kishte kryer një tjetër detyrë partie, atë anëtarit të Komitetit Qarkor të Vlorës. Duket qartë se Manush Myftiu kishte përkrahjen e Hysni Kapos. Kjo i siguroi për një kohë të gjatë postin e zëvendëskryeministrit. Vlonjati për tre vjet me radhë kreu detyrën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pas detyrave të ministrit pa portofol dhe kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit në vitin 1952, Myftiu ngjitet më lart, në postin e zëvendëskryeministrit, të cilin e kreu deri në vitin 1966, por e rimori përsëri 10 vjet më pas. Myftiu ka qenë i përshtatshëm edhe për detyra të tjera, të cilat i janë ngarkuar në besim të plotë dhe një nga këto ishte ajo e sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së Tiranës apo dhe funksione të tjera në qeveri e më konkretisht ministër i Arsimit e i Kulturës, apo dhe kryetar i Kontrollit të Shtetit. Ndërkohë, qeveria drejtohej nga Mehmet Shehu.

    Kryeministri Shehu

    Mehmet Shehu është një nga figurat më interesante të politikës shqiptare gjatë regjimit komunist. Pas shkarkimit të Koçi Xoxes nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe pushkatimit të tij, Mehmet Shehu mori detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, prej vitit 1948 deri në vitin 1953. Ky post i rëndësishëm për të, u bë si trampolino për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë për 30 vjet me radhë. Mehmet Shehu gjatë tërë jetës së tij politike ka kaluar peripeci të shumta. Çorushjoti nga Mallakastra e Eger, me këtë emër është pagëzuar kjo zonë, për shumë kohë ka qenë krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Spanjës dhe sipas Hoxhës, pas thyerjes së luftës antifashiste shkoi në një kamp refugjatësh në Francë, ku ndenji tre vjet. Mehmet Shehu gjatë luftës kishte shprehur shenja pakënaqësie, sepse në Konferencën e Parë të vendit në Labinot, në mars 1943, u zgjodh vetëm kandidat i Komitetit Qendror dhe në Kongresin e Përmetit, në maj 1944, atij nuk iu dha grada gjeneral si disa të tjerëve.

    Akuzat absurde për Mehmet Shehun

    Nga analizat që u bënë nga përkrahësit e Enver Hoxhës, Mehmet Shehun e akuzuan se gjoja që gjatë luftës, kur Divizioni i Parë do të kalonte në veri të Shkumbinit bënte lojën e anglo-amerikanëve, të cilët donin ta mbanin Shqipërinë e Veriut nën ndikimin e tyre. E akuzuan gjithashtu për masakrën e fshatarëve të Myzeqesë. E kjo, sipas tyre, bëhej për të goditur vijën që ndiqte Partia Komuniste, që më vonë do të merrte pushtetin.
    Mehmet Shehut iu thanë dhe iu vunë etiketime të ndryshme, duke e cilësuar agjent të anglo-amerikanëve, të gjermanëve, italianëve, jugosllavëve, të sovjetikëve e të tjera zbulime që e paskëshin rekrutuar atë! Është e kuptueshme se pse u hodh kaq baltë mbi këtë personalitet që gjithnjë e quanin “hero legjendar”, kur i thureshin e i këndoheshin këngë heroike për trimëritë e treguara. Fill pas Kongresit të 8-të të PPSH-së, në mitingun përpara Pallatit të madh të Kulturës, në vend të fliste Mehmeti, Enveri i dha fjalën Kadriut. Shumëkush e kuptoi se rruga e Kadriut për karrierë ishte e hapur dhe ai do të ishte figura numër 2 e shtetit shqiptar. Po atë ditë, një informacion i fshehtë bënte fjalë për një pjesëz të një dialogu midis shokut Ramiz dhe Nexhmijes, ku i pari thotë: “…. Po ky Kadriu çfarë do këtu? Nexhmija i përgjigjet: “…. Do ta marrësh vesh më vonë!….”


    Tirana Observer
    7 dhjetor 2005

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nga Enver Hoxha te Ramiz Alia, ja krushqitë e funksionarëve të sistemit të kaluar

    Dashuritë dhe martesat e Bllokut

    Sonila YZEIRI

    Martesat e Bllokut

    Enver Hoxha
    Gogo Nushit i jep mbesën për vëllain
    Ramiz Alisë i merr mbesën për djalin

    Hysni Kapo
    Alqi Kondit, i merr motrën, Viton, për grua

    Pirro Kondi
    Baxhanak me Manush Myftiun, gratë motra

    Pilo Peristeri
    Kunat i Manush Myftiut, i merr motrën për grua

    Reiz Malile
    Kunat i Ramiz Alisë, i merr motrën për grua

    Xhaferr Spahiu
    Kunat i Reiz Maliles, i merr motrën për grua

    Bilbil Klosi
    Baxhanak me Ramiz Alinë, gratë motra

    Vajza e Adil Çarçanit
    Martohet me djalin e Manush Myftiut

    Kanë qenë të pleksur aq keq me njëri-tjetrin për të siguruar trashëgiminë e pushtetit brez pas brezi. Ish-bllokmenët i nisën miqësitë e tyre në fund të viteve shtatëdhjetë. Rrjeta e lidhjeve miqësore, nëpërmjet martesave, tregonte se po të prishej njëra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi të gjithë. Kjo ishte arsyeja që funksionarët e sistemit të kaluar e ruanin njëri-tjetrin. Njerëzit e thjeshtë nuk i dinin “sekretet” e miqësive të tyre.

    Enver Hoxha i kishte ndaluar lidhjet miqësore

    Kishte një urdhër të Hoxhës, që ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarëve të tjerë të lartë të PPSH-së, por kjo nuk i pengoi këta të fundit të realizonin planin e tyre për të qenë të forcuar miqësitë e tyre. Edhe pse kishte dhënë një urdhër të tillë, Enveri nuk i rezistoi as vetë tundimit për të bërë miqësi brenda “llojit”. Ai ishte ndër të parët që u lidh miqësisht me Gogo Nushin, kur vëllait të këtij të fundit i dha për grua mbesën e tij. Pas kësaj, një tjetër martesë do të lidhte ngushtë familjen Hoxha me Ramiz Alinë. Dashuria mes Ilir Hoxhës dhe Teuta Alisë do të pritej mirë në Bllok, por në veçanti do të gëzonte dy familjet e njohura.

    Të tjera lidhje miqësore

    Një nga lidhjet më të vjetra miqësore të Bllokut do të ishte ajo e Hysni Kapos me familjen Kondi. Personazhi i njohur i luftës, që më pas do të ngjitej në majat e PPSH-së u martua me Vito Kondin. Për Kapon, kjo do të ishte martesa e dytë. Nga ana tjetër, Pirro Kondi, anëtar i KQ të PPSH-së, ishte baxhanak me Manush Myftiun, që më pas do të ngjitej në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e drejtuar nga Mehmet Shehu. Pilo Peristeri, i njohur si pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, një nga anëtarët më të vjetër të grupit komunist të Korçës ishte kunati i Manush Myftiut, kishte për grua motrën e tij. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan një rrjete merimange të thurur mirë e me kujdes. Kështu, Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, kishte marrë për grua motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje. Nuk do të ngelej prapa në krushqitë e Bllokut edhe Adil Çarçani. Një nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Familja Hazbiu

    Kishte rënë në sy shoqëria e djalit të Kadri Hazbiut me vajzën e Enver Hoxhës. Kjo lidhje flitet të jetë ndaluar nga Hoxha, që e urdhëron të bijën të mos shoqërohej më me djalin e familjes Hazbiu. Më pas, vajza e E. Hoxhës do të martohej me një mik të afërt të familjes Hazbiu. Ky ishte rasti i parë dhe i fundit i familjes së ish-ministrit të Brendshëm për të pasur një lidhje miqësore në Bllok. Më pas, në vitin 1982 familja vlonjate mori të tatëpjetën. Hazbiu u arrestua dhe të gjithë pjesëtarët e saj u internuan.

    Familja Shehu s’bëri miqësi as me Ramizin e as me Nexhmijen

    Ndërsa disa nga anëtarët e KQ të PPSH-së apo dhe të Byrosë Politike kishin bërë miqësi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar këtë “modë”. Ajo kishte mbetur jashtë martesave në Bllokun e udhëheqjes. Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, të mbetej jashtë “çorbës së gatuar nga ustallarët”. Ishte folur, por kjo mbeti në kuadrin e tregimeve brenda për brenda rrethit vicioz, për një fejesë të djalit të mesëm të Mehmet Shehut me një nga vajzat e Ramiz Alisë. Megjithatë, kjo lidhje miqësore nuk u arrit, siç duket nuk u pëlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do të preferonte as miqësinë e servirur nga Nexhmije Hoxha, që një nga djemtë e Shehëve të martohej me mbesën e saj. Pas këtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja që nuk i kishte të sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vërtetua edhe më pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund të pranonte që nëpërmjet krushqive të mbahej fort në pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty, sa të besohet se vetëm puna mund t’ia siguronte një gjë të tillë. Kështu, asnjë nga djemtë e familjes shehu nuk u martua me vajzat e funksionarëve të lartë partiakë. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesë me vajzën e familjes Shyti, kryefamiljari i së cilës nuk kishte ndonjë post të lart shtetëror apo partiak. Një krushqi e dytë, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzën e një shoferi nga Durrësi. Ndërsa e treta, që nuk përfundoi asnjëherë, e që i solli mbrapsht ë gjitha gjërat për familjen Shehu ishte ajo e Skënderit me vajzën e Turdive. Fejesa zgjati vetëm pak kohë, pasi u prish pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Për këtë fejesë, Mehmet Shehu u kritikua në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit të vitit 1981, nga ku erdhën dhe pasojat për të. Në ditë më pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Një vdekje mister dhe e pazbardhur ende.

    (Vijon)

    Tirana Observer
    16 nëntor 2005

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Disa byroistë ishin pleksur aq shumë, sa zor se mund të kritikoje në mbledhje

    Klani Kapo - Myftiu dhe lidhjet mes tyre

    Funksionarët e lartë shtetërorë dhe partiakë të sistemit të kaluar, mendonin si e si t’ia zgjasnin jetën sistemit të tyre. Përveç të tjerave, ata praktikuan maksimalisht lidhjet miqësore dhe martesat brenda llojit. Enver Hoxha, edhe pse hiqej parimor e lejoi fejesën e djalit të tij me mbesën e Ramiz Alisë, në vitin 1973. Në këtë kohë, Hoxha sapo kishte pësuar një atak kardiak dhe familjarët e tij menduan të nxitonin, duke mos e ditur fatin e shëndetit të tij, ta gëzonin me fejesat e shpejta të dy djemve. Sokoli, djali i vogël i Hoxhës, e kishte zgjedhur i pari vajzën e zemrës, jo nga Blloku, por nga një familje e thjeshtë, ndërsa Iliri jetonte çastet më të bukura të jetës së tij rinore në dashurinë me Teuta Alinë, një vajzë simpatike me sy të kaltër. Kjo ishte mbesa e Ramiz Alisë, vajza e vëllait të këtij të fundit.
    Në vitin 1973, Hoxha kritikon sektorin e artit dhe të kulturës, përgjegjës për mangësitë e të cilit ishte edhe Ramiz Alia. Alia u bë objekt i kritikave të ashpra. Megjithatë, nuk ndodhi kështu. Në momentet më kritike të veprimtarisë politike të Alisë, atij i erdhi në ndihmë Nexhmija, që përveç se e kishte të klanit të saj, në këtë kohë ishin lidhur edhe me krushqi. Në vitin 1973, Enver Hoxha e humbi ekuilibrin dhe nuk ishte më në gjendje ta drejtonte vendin. Në këtë mënyrë, Ramiz Alia, pasi erdhi nga Vlora, gradualisht mundi t’i kapërcejë pengesat dhe të marrë poste të rëndësishme.

    Një klan i fuqishëm

    Në vitin 1973 thuhet se ka pasur një klan drejtues e në përbërje të tij ishin Hysni Kapo, Nexhmie Hoxha, Manush Myftiu.
    Kapo kishte qenë një nga njerëzit më të njohur në Qarkun e Vlorës gjatë luftës. Manush Myftiu, zëvendësministri më jetëgjatë i vendit kishte miqësi me Hysni Kapon, e njohur kjo nga të gjithë. Vlonjati Myftiu ishte martuar Nefon, çupën kaniniote.
    Manush Myftiu i kishte dhënë motrën për grua Pilo Peristerit, duke forcuar kështu influencën e klanit në Korçë. Ndërsa Hysni Kapo i dha motrën për grua Xhelil Gjonit. Lidhja Kapo Myftiu ishte edhe në një pikë tjetër, Manushi ishte baxhanak me Pirro Kondin, motrën e të cilit, Viton, e kishte për grua Hysni Kapo.

    Miqësi të vazhduara

    Ish-bllokmenët i nisën miqësitë e tyre në fund të viteve shtatëdhjetë. Rrjeta e lidhjeve miqësore, nëpërmjet martesave, tregonte se po të prishej njëra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi të gjithë. Kjo ishte arsyeja që funksionarët e sistemit të kaluar e ruanin njëri-tjetrin. Njerëzit e thjeshtë nuk i dinin “sekretet” e miqësive të tyre. Kishte një urdhër të Hoxhës, që ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarëve të tjerë të lartë të PPSH-së, por kjo nuk i pengoi këta të fundit të realizonin planin e tyre për të qenë të forcuar miqësitë e tyre. Edhe pse kishte dhënë një urdhër të tillë, Enveri nuk i rezistoi as vetë tundimit për të bërë miqësi brenda “llojit”. Ai ishte ndër të parët që u lidh miqësisht me Gogo Nushin, kur vëllait të këtij të fundit i dha për grua mbesën e tij. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan një rrjete të thurur mirë e me kujdes. Kështu, Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje. Nuk do të ngelej prapa në krushqitë e Bllokut edhe Adil Çarçani. Një nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Familja Shehu jashtë çdo miqësie

    Ndërsa disa nga anëtarët e KQ të PPSH-së apo dhe të Byrosë Politike kishin bërë miqësi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar këtë “modë”. Ajo kishte mbetur jashtë martesave në Bllokun e udhëheqjes. Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, të mbetej jashtë “çorbës së gatuar nga ustallarët”. Ishte folur, por kjo mbeti në kuadrin e tregimeve brenda për brenda rrethit vicioz, për një fejesë të djalit të mesëm të Mehmet Shehut me një nga vajzat e Ramiz Alisë. Megjithatë, kjo lidhje miqësore nuk u arrit, siç duket nuk u pëlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do të preferonte as miqësinë e servirur nga Nexhmije Hoxha, që një nga djemtë e Shehëve të martohej me mbesën e saj. Pas këtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja që nuk i kishte të sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vërtetua edhe më pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund ta pranonte që nëpërmjet krushqive të mbahej fort në pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty sa të besohet se vetëm puna mund t’ia siguronte një gjë të tillë. Kështu, asnjë nga djemtë e familjes Shehu nuk u martua me vajzat e funksionarëve të lartë partiakë. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesë me vajzën e familjes Shyti, kryefamiljari i së cilës nuk kishte ndonjë post të lart shtetëror apo partiak. Një krushqi e dytë, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzën e një shoferi nga Durrësi. Ndërsa e treta, që nuk përfundoi asnjëherë, e që i solli mbrapsht ë gjitha gjërat për familjen Shehu ishte ajo e Skënderit me vajzën e Turdive. Fejesa zgjati vetëm pak kohë, pasi u prish pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Për këtë fejesë, Mehmet Shehu u kritikua në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit të vitit 1981, nga ku erdhën dhe pasojat për të. Një ditë më pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Një vdekje mister dhe e pazbardhur ende.

    Pse iu tha ndal një miqësie Kishte rënë në sy shoqëria e djalit të Kadri Hazbiut me vajzën e Enver Hoxhës. Kjo lidhje flitet të jetë ndaluar nga Hoxha, që e urdhëron të bijën të mos shoqërohej më me djalin e familjes Hazbiu. Më pas vajza e E. Hoxhës do të martohej me një mik të afërt të familjes Hazbiu. Ky ishte rasti i parë dhe i fundit i familjes së ish-ministrit të Brendshëm për të pasur një lidhje miqësore në Bllok. Më pas në vitin 1982, familja vlonjate mori të tatëpjetën. Hazbiu u arrestua dhe të gjithë pjesëtarët e saj u internuan.

    Tirana Observer
    17 nëntor 2005

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Martesat e Bllokut, si forcoheshin lidhjet mes funksionarëve të lartë të PPSH-së

    Krushqitë e Spiro Kolekës dhe Haxhi Lleshit

    Ish-bllokmenët i nisën miqësitë e tyre në fund të viteve shtatëdhjetë. Rrjeta e lidhjeve miqësore nëpërmjet martesave, tregonte se po të prishej njëra prej tyre, automatikisht pasojat binin mbi të gjithë. Kjo ishte arsyeja që funksionarët e sistemit të kaluar e ruanin njëri-tjetrin. Njerëzit e thjeshtë nuk i dinin “sekretet” e miqësive të tyre. Megjithatë, kjo nuk kishte shumë rëndësi, pasi ato ishin aq të sofistikuara sa ishte e vështirë të dilnin jashtë “oborrit”.

    Urdhri i Enverit

    Kishte një urdhër të Hoxhës, që ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarëve të tjerë të lartë të PPSH-së, por kjo nuk i pengoi këta të fundit të realizonin planin e tyre për të qenë të forcuar miqësitë e tyre. Edhe pse kishte dhënë një urdhër të tillë, Enveri nuk i rezistoi as vetë tundimit për të bërë miqësi brenda “llojit”. Ai ishte ndër të parët që u lidh miqësisht me Gogo Nushin, kur vëllait të këtij të fundit i dha për grua mbesën e tij. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan një rrjete të thurur mirë e me kujdes. Kështu Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje. Nuk do të ngelej prapa në krushqitë e Bllokut edhe Adil Çarçani. Një nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Vajza e Haxhi Lleshit martohet me djalin e Baba Fajë Martaneshit

    Një martesë interesante ishte dhe ajo e vajzës së Haxhi Lleshit me djalin e Baba Fajë Martaneshit, klerikut të njohur që ishte lidhur me lëvizjen antifashiste. Haxhi Lleshi u bashkua me lëvizjen komuniste në vitin 1942. Ai njihet si drejtuesi i Çetës së Dibrës, e më pas të batalionit të këtij rrethi. Më pas, ai do të ishte edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në Kongresin e Përmetit, nga ku doli dhe qeveria e parë komuniste, Lleshi ishte ministër i Punëve të Brendshme. Në vitin 1953, Haxhi Lleshi me porosi të Enver Hoxhës mori detyrën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të cilën deri në këtë kohë e mbante, i urti Omer Nishani. Për të forcuar miqësinë e tij, me porosi nga lart bëri një krushqi interesante. Vajza e tij u fejua me mjekun urolog, Mustafa Xhani, që më pas do të gëzonte privilegje, përveçse ato nga i ati Baba Faja, tani edhe nga vjehrri. Xhani u specializua në Francë për Urologji.

    Spiro Koleka dhe miqësia me skulptorin Kristaq Rama

    Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike, një komunist i vjetër kishte qenë anëtar i grupit të “Zjarrit”, i kritikuar aq shumë nga Enver Hoxha. Koleka do të largohej nga qeveria vetëm në vitin 1976. Miqësia e tij me skulptorin e talentuar, Kristaq Rama, nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Komunistët afronin talentet në miqësi. Vajza e tij u martua me skulptorin, i cili më pas do të ngjitej edhe në shkallët e karrierës deri në deputet i Kuvendit Popullor i votuar nga populli i Durrësit.

    Klani Hoxha - Alia

    Ramiz Alia është treguar ndoshta njeriu më i zgjuar i nomenklaturës së lartë të sistemit të kaluar. Ai diti të mbijetonte në kushtet e një rivaliteti të lartë mes klaneve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Shpesh, ai cilësohej dhe shefi i policisë sekrete të Hoxhës, pas vdekjes së Hysni Kapos. Alia njihet si njeri i dredhave. U ngjit në krye të organit më të lartë drejtues të PPSH-së, në Byronë Politike në vitin 1961. Alia, në vitet ‘70 u bë një prej njerëzve më të besuar të familjes Hoxha. Lidhjet mes familjes Hoxha dhe asaj Alia do të finalizoheshin me një miqësi, kur mbesa e Ramizit u martua me djalin e madh të Enver Hoxhës, Ilirin.

    Familja Shehu jashtë çdo miqësie

    Ndërsa disa nga anëtarët e KQ të PPSH-së apo dhe të Byrosë Politike kishin bërë miqësi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar këtë “modë”. Ajo kishte mbetur jashtë martesave në Bllokun e udhëheqjes. Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, të mbetej jashtë “çorbës së gatuar nga ustallarët”. Ishte folur, por kjo mbeti në kuadrin e tregimeve brenda për brenda rrethit vicioz, për një fejesë të djalit të mesëm të Mehmet Shehut me një nga vajzat e Ramiz Alisë. Megjithatë, kjo lidhje miqësore nuk u arrit, siç duket nuk u pëlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do të preferonte as miqësinë e servirur nga Nexhmije Hoxha, që një nga djemtë e Shehëve të martohej me mbesën e saj. Pas këtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja që nuk i kishte të sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vërtetua edhe më pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund ta pranonte që nëpërmjet krushqive të mbahej fort në pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty sa të besohet se vetëm puna mund t’ia siguronte një gjë të tillë. Kështu, asnjë nga djemtë e familjes Shehu nuk u martua me vajzat e funksionarëve të lartë partiakë. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesë me vajzën e familjes Shyti, kryefamiljari i së cilës nuk kishte ndonjë post të lart shtetëror apo partiak. Një krushqi e dytë, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzën e një shoferi nga Durrësi. Ndërsa e treta, që nuk përfundoi asnjëherë, e që i solli mbrapsht ë gjitha gjërat për familjen Shehu ishte ajo e Skënderit me vajzën e Turdive. Fejesa zgjati vetëm pak kohë, pasi u prish pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Për këtë fejesë, Mehmet Shehu u kritikua në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit të vitit 1981, nga ku erdhën dhe pasojat për të. Një ditë më pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Një vdekje mister dhe e pazbardhur ende.

    Tirana Observer
    18 nëntor 2005

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Si lidhnin miqësi të reja, funksionarët e nomenklaturës së vjetër komuniste

    Adili e Manushi, krushqit që drejtonin shtetin

    Byroistët dhe funksionarë të lartë shtetërorë i forcuan lidhjet e tyre edhe më, ndërsa filluan të bënin edhe krushqi. Ishin të pleksur me njëri-tjetrin për të siguruar trashëgiminë e pushtetit brez pas brezi. Thuhet se ish-bllokmenët i nisën miqësitë e tyre në fund të viteve shtatëdhjetë. Rrjeta e lidhjeve miqësore, nëpërmjet martesave, tregonte se po të prishej njëra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi të gjithë. I vetmi që nuk iu nënshtrua këtij “ligji” të pashkruar ishte Mehmet Shehu. Më parë ai ishte “djegur”, ndërsa një njeriu i tij kishte prishur një krushqi. Enveri kishte dhënë porosi që të eliminoheshin lidhjet brenda llojit, ndërsa vetë kishte bërë disa krushqi, ku më e spikatura ishte ajo me pasardhësin e tij, Ramiz Alinë. Po kështu, u lidh edhe më klani Kapo - Myftiu. Personazhi i njohur i luftës, që më pas do të ngjitej në majat e PPSH-së, Hysni Kapo u martua me Vito, motrën e Pirro Kondit. Ky i fundit, nga ana tjetër, ishte baxhanak me Manush Myftiun, që më pas do të ngjitej në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e drejtuar nga Mehmet Shehu.

    Lidhja e Adil Çarçanit me Manush Myftiun

    Përveç lidhjeve të vjetra, Manush Myftiu krijoi edhe miqësi të reja. Kështu, djali i tij u martua me një nga vajzat e Adil Çarçanit. Miqësia e re u mirëprit edhe nga drejtuesit më të lartë të PPSH-së, madje mori menjëherë bekimin e tyre. Adili ishte kryeministër dhe Manushi kryente detyrën e zëvendësit të tij. Pra, në qeveri drejtonin dy krushqit, ndaj dhe patën jetëgjatësi në krye të atij dikasteri, Këshillit të Ministrave.
    Myftiu ishte lidhur me krushqi me Pilo Peristerin, pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, një nga anëtarët më të vjetër të grupit komunist të Korçës, të cilit i kishte dhënë motrën. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan rrjete të thurur mirë e me kujdes. Kështu, Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje.

    Tirana Observer
    19 nëntor 2005

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Operacionet luftarake të UCK-së (1998-1999)
    Nga SHKOZA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •