Tironse, si heroina dhe kokaina mund te "snort (thithet nga hunda), smoked (ta pish si cigare), or injected (ose me shiringe)". Te dyja mund te jene pluhur i bardhe, si shkumes, sidomos nese kokaina eshte pastruar mire. Kshuqe nese do te dish se c'po pin ai, pyete. Menyre tjeter eshte nga simptomat qe ka pasi drogohet, sepse jane diferencuese.
Si te sillesh me nje njeri te tille? Ndryshimi duhet t'i vije nga vetja; shoqeria pak rol luan, sidomos nese ai ka kohe qe e perdor. Megjithate egzistojne programe per njerez te tille por nga ajo qe kam pare, shumica i futen programit shume here, behen clean per pak kohe dhe pastaj i futen zanatit prape. E vazhdojne avazin deri ne te dyzetat dhe pastaj e lene. Te gjithe ato qe kemi intervistuar thone qe as ato nuk e kuptojne se pse organizmi nuk ua kerkon me drogen ne ate moshe.
Ilace qe programet rehabilituese perdorin per keta njerez jane: Naloxone/Naltrexone (keto i perdorin dhe per alkoliket). Kurse per perdorim te gjate eshte Methadone 30 mg q day, qe eshte tip droge por me efekt me te ngadalshem. Nuk merret me recete sepse eshte shume i kontrolluar; pacienti regjistrohet ne nje qender mjekesore ku i japin nje numer dhe cdo dite duhet te shkoje atje te mare dozen e asaj dite.
Me kujtohet rasti i nje burri ne te dyzetat i cili kishte 10 vjet qe merrte Methadone. Ne fillim e kishte filluar nga trishtimi se i vdiq gruaja nga kanceri dhe s'e kishte hequr dot huqin. Shume njeri i mire dhe i urte. Atij nje dite nuk ja sollen ilacin ne kohe dhe gati kishte thyer c'kishte gjetur perpara. Pasi i dhane ilacin, u qetesua dhe kerkonte falje. Talk about dependence!!
Droga, mjere atij qe i bie sepse eshte veshtire ta heqesh.
Krijoni Kontakt