Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 109

Tema: Vetėvrasja

  1. #21
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga bar/bunja Lexo Postimin
    vettrasje bejn vetem njerezit e dobet qe skan fuqi te shohin para dhe te perballojn realitetin
    skam cfare shtoje me !!! ky postim i ve vulen te gjitha gjerave edhe statistikave te kota qe mund te jene !!! pergezime per postimin !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #22
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga i miri lind i keqi e nga i keqi i miri...
    Atėherė pse i keqi tė bėjė vetėvrasje, pėrderisa nga ai mund tė lind njė njeri i mirė, apo i fortė.

  3. #23
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Atėherė pse i keqi tė bėjė vetėvrasje, pėrderisa nga ai mund tė lind njė njeri i mirė, apo i fortė.
    Jo i keqi,por i dobeti ben vetevrasje e sidoqofte ke te drejte,i dobeti eshte edhe i keqi ne njefare menyre...

    Sepse i dobeti,ka ngelur i dobet per shkak te mosthithjes se urtesise popullore e sigurisht edhe per arsye dytesore gjenetike...

    Per mua i dobeti ne shpirt,apo shpirtdobeti ben vetevrasje....

    Kur e tha Leka ate u kundershtua nga i Madhi Skenderbe,vecse Leka i tha:
    Pyet tet'eme nese yt ate ishte i mire apo i keq....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #24
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pyet tet'eme nese yt ate ishte i mire apo i keq....
    Sikur i ati i tij i dobėt, tė kishte ba vetėvrasje nuk do ishte Skenderbeu.

  5. #25
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Sikur i ati i tij i dobėt, tė kishte ba vetėvrasje nuk do ishte Skenderbeu.
    ishte i keq...i dobet sepse ngeli pa femije mashkull,fati e shpetoi skenderbeun...
    pastaj nuk eshte matematike ...Mes shpirtdobetve gjendet ata qe bejne vetevrasje....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    ishte i keq...i dobet sepse ngeli pa femije mashkull,fati e shpetoi skenderbeun...
    pastaj nuk eshte matematike ...Mes shpirtdobetve gjendet ata qe bejne vetevrasje....
    e di qe ja ke fut pordhes kot ketu, me gjithe respektin qe kam per ty.

    po ai qe ka vetem femije vajza, eshte i dobet?
    Po njeriu nuk ka kontroll mbi gjinine e femijes qe do lindi.

  7. #27
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga shakespeare Lexo Postimin
    Jashtezakonisht shume analitike shkrimet e tua J@mes_Douglas, nuk di se a jane punime tua apo te dikujt tejter, por te uroj dhe te falenderoj per keto postime "fantastike"!
    Flm shakespeare per vleresimin.
    Jane punime te bera nga une gjate periudhes se universitetit.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  8. #28
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ndikimet gjenetike

    Rreziku pėr vetėvrasje ėshtė rreth katėr herė mė i lartė se mesatarja nė tė afėrmit e njė personi qė ka kryer vetėvrasje dhe gjashtė herė mė i lartė nė fėmijėt e adoptuar tė njė prindi biologjik qė kryen vetėvrasjen. Mendohet se kjo lidhet dhe me neurotransmetuesin serotoninė.
    Njerėzit e depresuar kanė nivele tė ulta tė serotoninės dhe kanė tendenza tė larta pėr suicid.
    Mendohet se njė kombinim i impulseve tė agresivitetit dhe ndjenjės sė pashpresshmėrisė, shoqėruar kėto edhe me defiēiencėn e serotoninės, qė ndodh mė tepėr te burrat se te gratė, shpjegon faktin se pse burrat vetvriten mė shpesh se gratė edhe pse kėto tė fundit kanė njė probabilitet mė tė madh tė vuajnė nga depresioni.

    Klasifikimi kryesor i vetėvrasjeve; Arsyet/Motivet e tyre.

    Nė studimin e parė bashkėkohor lidhur me vetėvrasjen, sociologu i njohur francez Emil Durkheim ka theksuar tri motive tė vetėvrasjeve, tė gjitha prej tyre janė tė lidhura ngushtė me mėnyrėn se si njė person e gjen vendin e tij nė shoqėri.
    Durkheim kėto motive i ka quajtur anomike, egoiste, altruiste dhe fataliste.
    Vetėvrasja anomike karakterizohet me ērregullime tė rėnda dhe shpėrthen nga prishja e marrdhėnieve tė njė individi me shoqėrinė e tij; humbja e vendit tė punės, depresionit ekonomik, pasurimit tė papritur, ndėrrimi i sistemit shoqėror etj.
    Vetėvrasja egoiste ndodh atėherė kur personi ka shumė pak lidhje me shoqėrinė e tij. Kėrkesat shoqėrore, ndėr to kryesisht kėrkesa pėr tė jetuar, nuk e arrinė individin egoist.
    Vetėvrasja altruiste, ėshtė vetėvrasje qė kėrkohet nga shoqėria, nga grupi social ku individi ėshtė i integruar. Individi e jep jetėn e vet nė mėnyrė qė shoqėria e tij tė pėrfitojė. Hara-kiri ėshtė njė lloj prej vetėvrasjeve altruiste. Murgėt budistė qė dogjėn veten e tyre deri nė vdekje si shenjė e protestės ndaj padrejtėsive tė luftės sė Vietnamit janė pėrkujtues tė atyre individėve qė bėjnė vetėvrasje altruiste. Ka edhe kulte tė ndryshme (disa sekte sataniste, “Tempulli i Davidit” etj) tė cilat si pjesė tė ritualeve tė tyre kanė vetėvrasjet.
    Nė fund tė kėtij klasifikimi kemi edhe vetėvrasjen fataliste. Ky lloj i vetėvrasjes tė cilin Durkhemi e kishte pėrshkruar nė njė fusnotė, karakterizohet me njė mėnyre tė rregullacionit apo tė tė rregulluarit tė shtuar apo tė tepėrt. Kėto janė shumė tė rralla dhe ndodhin atėherė kur individi e vlerėson se rrethanat nė tė cilat ai jeton janė bėrė thjeshtė tė papėrballueshme. Kėshtu p.sh. shėrbėtorėt dhe skllevėrit tė cilėt nuk mund tė pėrballojnė rregullat e imponuara mbi ta, ushtari i cili nuk i pėrballon urdhėrat etj. mund tė vetvriten.
    Mendimtarėt bashkėkohorė shohin edhe dy motive tė tjera fondamentale qė shtyejnė nė vetėvrasje:
    Dhėnia fund (mbarimi) dhe manipulimi. Ata qė dėshirojnė mbarim, thjeshtė janė dorėzuar. Shtrėngimi / vuajtja e tyre emocionale ėshtė e patolerueshme dhe ata nuk shohin asnjė zgjedhje tjetėr. Vdekjen e shohin si pėrfundim tė tė gjitha problemeve tė tyre. 56% tė tentativave tė vetėvrasjes tė shqyrtuara nė studime sistematike janė klasifikuar se si kėta persona kishin tentuar tė arrijnė njė ndalje/ fund ( angl: surcease). Kėto tentime tė vetėvrasjes kanė qenė tė pėrcjella me depresion, pesimizėm tė madh dhe gjithashtu viktimat kanė qenė tė prirė qė tė jenė mė vdekjeprurės se sa tė mbeten vetėm nė tentim-vetėvrasje (Beck, 1976).
    Si motivim tjetėr pėr tė bėrė vetėvrasje (apo pėr tė tentuar vetėvrasjen) ėshtė edhe dėshira pėr tė manipuluar njerėzit e tjerė me tentim-vetėvrasjeje. Disa dėshirojnė tė manipulojnė botėn qė mbetet pas vdekjes: tė kenė fjalėn e fundit si argument, t’i hakmerren dikujt pėr shkak tė dashurisė sė refuzuar, t’ia shkatėrrojė jetėn ndonjė personi etj. Zakonisht me anė tė vetėvrasjes sė manipuluar, personi ka pėr qėllim tė mbetet gjallė, mirėpo pėrmes seriozitetit tė dilemės sė tij, ai thėrret nė ndihmė ata tė cilėt janė tė rėndėsishėm tek ai.
    13% e tentativave tė vetėvrasjeve janė vetėvrasje manipulative; kėto vetėvrasje janė tė pėrcjellura me mė pak depresion, me mė pak pesimizėm dhe mė me pak metoda vdejkjeprurėse se sa tentativat tek vetėvrasjet me motive tė dhėnies fund apo mbarimit (surcease) (Beck 1976). Vetėvrasjet manipuluese qartazi janė thirrje pėr ndihmė, por duhet pasur tė qartė se jo tė gjitha vetėvrasjet janė njėkohėsisht edhe thirrje pėr ndihmė. Ata persona qė dėshirojnė tė ikin ngaqė jeta nuk ėshtė diēka qė ia vlen pėr tė jetuar, janė persona qė nuk thėrrasin pėr ndihmė, por pėr t’i dhėnė fund telasheve tė tyre. 31% e tentativave tė vetėvrasjeve janė “tė kombinuara”; kombinim i motiveve pėr tė dhėnė fund dhe i qėllimeve manipulative. Kėtu personi nuk ėshtė i sigurt se a dėshiron tė jetojė apo tė vdes, a dėshiron “surcease” apo ndryshim nė botėn e tij. Nė kėtė grup tė pavendosur, sa mė shumė pesimizėm dhe depresion qė e godet personin aq mė tė forta do tė jenė motivet “surcease” pėr tė tentuar vetėvrasje (Beck, Rush Shaw dhe Emery; 1979).
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  9. #29
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Sidoqofte kush ka shpirt te forte nuk e vret veten per probleme personale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 29-11-2007 mė 21:30 Arsyeja: Pjesa e fshire eshte totalisht jasht temes se vetevrasjes.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #30
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Vetėvrasjet aktive dhe pasive

    Pėr disa njerėz zgjedhja e mėnyrės pėr tė kryer vetėvrasjen ėshtė njė vendim i shqyrtuar me kujdes pėrderisa tė tjerėt marrin spontanisht mjetet mė tė afėrta kur tė mbėrrijnė nė pikėn e dėshpėrimit tė skajshėm. Bazuar nė mėnyrėn e kryerjes sė tyre, shpesh pėrmendet njė ndarje e vrazhdė e vetėvrasjeve nė dy kategori qė janė emėrtuar “vetėvrasje aktive” dhe “vetėvrasje pasive”.
    Metodat aktive tė vetėvrasjes konsiderohen; e shtėna me armė zjarri, kėrcimi nga lartėsitė etj, pra metoda kėto qė prijnė tė jenė tė rrėmbyeshme (tė shpejta) dhe efektive dhe lejojnė fare pak hapėsirė pėr ndonjė ndėrprerje apo kohė pėr rishqyrtim.
    Metodat pasive pėrfishjnė mbidozimin, gazimin (helmimin me gaz), ngulfatjen nė ujė etj. Pra metoda tė cilat janė mė pak tė tejdhunshme dhe tė cilat mund tė lejojnė hapėsirė pėr intervenim, apo kohė pėr rikonsiderim.

    Dilemat dhe motivet nė vetėvrasjen e tė rinjėve

    Vetėvrasja e tė rinjėve ėshtė nje problem nė rritje nė shoqėrine bashkėkohore. Ka shumė faktorė qė kontribojnė dhe shumė mėnyra qė mund ta ndalojnė vetėvrasjen. Nėse shoqėria mundohet tė parandalojė, atėherė numri i vetėvrasjeve do tė zvogėlohet shumė.
    Ka shumė faktorė qė kontribojnė nė vetėvrasjen e tė rinjėve. Disa prej kėtyre faktorėve janė ērregullimet psikologjike, varėsia nė substanca kimike, dhe pasiguria nė identitetin seksual. Ėshtė vėrtetuar qė tek tė rinjtė tė cilėt kanė ērregullime psikologjike numri i atyre qė tentojnė tė vetėrvriten ėshtė shumė mė i madh se i atyre qė nuk kanė ērregullime. Gjithashtu ėshtė gjetur se tė rinjtė qė tentojnė vetėvrasje vijnė nga familjet jo funksionale qė kanė pėsuar trauma tė vazhdueshme. Kėta tė rinjė janė nė depresion tė vazhdueshėm dhe ekstrem dhe kanė probleme tė sjelljes. Tek tė rinjtė qė kanė pėrjetuar abuzim fizik dhe seksual ėshtė gjetur se numri i vetėvrasjeve ėshtė shumė mė i madh se i atyre qė nuk kanė pėrjetuar kėto abuzime. Tė rinjtė qė kanė elemente vetėvrasjeje nė veten e tyre shumė shpesh kanė notė mesatare tė ulėt ne shkollė. Nė vitin 1987 ėshtė bėrė njė studim pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe ėshtė vėrtetuar se statusi akademik i tė rinjėve me tendenca suicidale ka qenė shumė i ulėt. Ėshtė gjetur se prindėrit e kėtyre fėmijėve kanė probleme bashkėshortore, probleme nė lidhje me profesionin e tyre dhe probleme me tė qenurit prind.
    Shkenctarėt A.F. Henry dhe J.F. Short kanė ardhur nė njė konkluzion interesant: se vetėvrasja ndodh tek ata persona tė cilėt nuk janė tė lumtur, pa pasur ndonjė burim tė jashtėm pėr fajėsim. Ata dallojnė nga personat tė cilėt kanė ndonjė burim tė jashtėm, siē ėshtė varfėria, pėr ta fajėsuar. Kėta tė fundit tentojnė tė jenė agresivė ndaj forcave tė jashtme sesa tė mendojnė pėr vetėvrasje. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė gjithnjė duhet ta kemi parasysh se krahasuar me tė kaluarėn tė rinjtė e sotėm kanė shumė mė pak faktorė tė jashtėm qė t’u shkaktojnė vuajtje. Zvogėlimi i varfėrisė, edukimi mė i mirė, ruajtja e bėrthamės familjare dhe shpenzimet pėr mirėqenien e pėr shėrbimet e fėmijėve qė janė rritur dukshėm, janė disa prej kėtyre faktorėve. Edhe pėrkundėr kėtyre, numri i vetėvrasjeve tek tė rinjtė ėshtė rritur.
    Disa ngjarje shpesh ndodhin nė jetėn e tė riut tė cilat kanė potencial tė shpiejnė personin jashtė arsyes racionale. Nė kėto ngjarje numėrohen humbjet personale, problemet me shkollėn, apo konfliktet me familjen. Nė humbjet personale nėnkuptohet; vdekja e prindit, humbja e shokut, mbarimi i lidhjes romantike. Kėto ngjarje mund tė jenė shkatėrrimtare pėr keqėsimin e gjendjes emocionale tė njė tė riu duke e ēuar atė nė depresion tė thellė.
    Konflikti mes familjes dhe tė rinjėve pėrkatėsisht konflikti mes gjeneratave ėshė njė problem i shoqėrisė moderne. Shpeshherė adoleshentet do t’i keqkuptojnė kėto konflikte dhe do ta ndiejnė veten vazhdimisht tė poshtėruar. Kjo ndjenjė konstante e tė qenurit i poshtėruar ka tendenca qė ta shpie adoleshentin nė njė gjendje vetėvrasjeje.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse po vetėvriten njerėzit nė Shqipėri?
    Nga EdiR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-11-2011, 08:09
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  3. Vetevrasja !
    Nga phyro nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 20:19
  4. Vetevrasja
    Nga rabija nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 10:00
  5. Vetevrasja per dashurine
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •