Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263

    A ka dhe sa ka shqiptar te asimiluar ne Maqedoni?

    Ne RM shqiptaret paraqesin nje numer prej 25% (oficialisht) prej popullates se pergjithshe e cila numeron mbi 2 milion banor. Nga ana tjeter CIA del me statisitkat e veta se shqipataret jan 1 milion banor ne MK...


    Ceshtja qendron ne ate se sa shqipatert ne Maqedoni jan asimiluar? Sa shqiptar jan deklaruar maqedonas, serb, turq, vlleh ...? Dhe per cfar arsyje kan nderuar kombesine?



    Asimilim eshte sipas meje humbje identiteti. Harimi i gjuhes, deklarimi i ne komb tjeter, nderimi i emrave ... perfundojn ne asimilim.


    Por cilet jan faktoret e asimilimit?
    Politika shtetrore ka hartuar strategji te tille qe shqiptaret ne Jugosllavi te shkrihen ne komb tjeter. Me largimin e madh te shqiptareve ne Turqi asimilimi ishte me i lehte. Nga ana tjeter ndikimi i fese beri te veten dhe shume shqiptar ortodoks dhe katolik u shkrine ne maqedonas. Shumica e shqiptareve tjer u bene musliman te fort vetem si rrugedalje per ruajtjen e identitetit (islami ishte dicka cka i dallonte me shume me maqedonasit)
    Por kishte (dhe ka ) shume shqiptar ortodoks dhe katolik qe e ruajten identitetin e tyre... Strategjija sllave theks me te madh ju ka dhene qyteteve si Manastiri, Prilepi, Velesi, Shkupi ku me te madhe ka sjell maqedonas, bugar dhe shume serb per te bere spastrim etnik.
    Mos hapja e shkollave, tortura qe eshte ber patrioteve shqiptar, dhuna ndaj familjeve me me emer kan qene shkaktar qe shumica e patrioteve kan dhene doreheqe nga levizjet e tyre. Merreni shembull shkatrimin e Partis Politike Muslimane "Xhemijeti" e formuar ne Shkup nga patriotet shqiptar ne krye me familjen Draga, e cila rrenjesisht shkatrohet nga dora serbe dhe torturen qe e kan ndjer mbi supe famija Draga.
    Faktor tjeter eshte martesa e perzier. Shume shqiptare (dhe nje numer i konsiderueshem intelektual) merrnin gra sllave apo burra sllav, dhe me kete ndikimi nga bashkshorti(a) beri qe femijet mos te ndjehen shqiptar. Dhe nga keto martesa shumica e femijeve dolen nacionalist te medhej sllav ama (merreni fshatin Leshke, qe ka qen i banuar me shqiptar e asimilohen me vone).
    Shume patriot u dogjen per idealin kombetar, shume shqiptar ishin te brisht dhe u perkulen e shume mbijetuan.

    Dhe sot...
    Sot askush nuk e din se ka shqiptar ne Demir Hisar, te cilet mesojn vetem 4 vjet ne gjuhen amtare. Shqiptaret ne qytetin e alfabetit udhetojn ne Kercove per te mesuar shqip ne shkollen e mesme e disa te tjer thjeshte regjistrohen ne shkolle maqedonase. Shqiptaret e Prilepit jane te lene ne meshiren e Zotit. Per ato kujtohen kur eshte koha e zgjedhjeve per te shitur patriotizem. Te Velesit mbijetojn me te ardhura te pakta, me kushte te veshtira por prap kan guximin te deklarohen shqiptar.
    Dhe cka mundemi te presim nga keto shqiptar kur cdo dit eshte nje lufte e re. Eshte lehte per ne ne Tetove, Gostivar... Ku ka shumice shqiptaresh te jemi shqiptar. Nje plak nga nje fshat i Struges me tha, per ne ishte veshtire te jemi shqiptar, ndaj u asimiluam ne torbesh. Ne darsmen e djalit te vinte policija si per ne lufte meq ke leshuar kenge patriotike...

    Famija e Gonxhe Bojaxhiut nuk din te flasin shqip, miss maqedonija Sara Leshi sdi te flase shqip, Nora Shaqiri sdi te flase shqip..... Edhe sa shqiptar do asimilohen?

    Nje grua plake ku jetoja une me para, ishte bija e shqiptarit, nenen e kishte maqedonase, me fe ortodoks, vet e martuar me maqedons, dinte te flas shqip po asnjeher nuk foli. Per ate ishte turp te flase dikush shqip... Ajo nuk ishte shqiptare... E nga ana tjeter motra e saj e martuar per shqiptar ortodoks ne KS nuk flet maqedonisht.


    Cka bejme ne per te mbijetuar si te tille si nje Zot na ka falur? Cka bejme ne qe te tjeret te mbijetojn bashk me ne??


    Ju ftoj te mirni pjese ne kete teme. Me ide tuaja, fakte dhe botkuptimn tuaj ndaj kesaj teme.
    Do ishte mire te sillte dikush dhe statisitkat e shqiptareve ne qytete qe i permenda me lart, "zhdukjen" e shqiptareve ne kohen e komunizmit....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Mund te ket , ne fakt asimilimi pat fillu te na kape gjithve, gjuh e perzier me turqishten dhe me sllavishten , shif ka shum fshatra shqiptar por edhe ne qytete, qe e perzijn gjuhen dhe kan shum fjal sllave ne te folmen e tyre, ka shum shqiptar qe duke dasht te krenohen se jan familje te vjetra flasin gjuhen turke dhe mbahen gjo jan turq , edhe torbesht mendoj se jan asimilim prej shqiptarve, dhe ne fakt kan fillu te kthehen ne shqiptar edhe kto.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Gėzime* Lexo Postimin
    Ne RM shqiptaret paraqesin nje numer prej 25% (oficialisht) prej popullates se pergjithshe e cila numeron mbi 2 milion banor. Nga ana tjeter CIA del me statisitkat e veta se shqipataret jan 1 milion banor ne MK...


    Ceshtja qendron ne ate se sa shqipatert ne Maqedoni jan asimiluar? Sa shqiptar jan deklaruar maqedonas, serb, turq, vlleh ...? Dhe per cfar arsyje kan nderuar kombesine?



    Asimilim eshte sipas meje humbje identiteti. Harimi i gjuhes, deklarimi i ne komb tjeter, nderimi i emrave ... perfundojn ne asimilim.


    Por cilet jan faktoret e asimilimit?
    Politika shtetrore ka hartuar strategji te tille qe shqiptaret ne Jugosllavi te shkrihen ne komb tjeter. Me largimin e madh te shqiptareve ne Turqi asimilimi ishte me i lehte. Nga ana tjeter ndikimi i fese beri te veten dhe shume shqiptar ortodoks dhe katolik u shkrine ne maqedonas. Shumica e shqiptareve tjer u bene musliman te fort vetem si rrugedalje per ruajtjen e identitetit (islami ishte dicka cka i dallonte me shume me maqedonasit)
    Por kishte (dhe ka ) shume shqiptar ortodoks dhe katolik qe e ruajten identitetin e tyre... Strategjija sllave theks me te madh ju ka dhene qyteteve si Manastiri, Prilepi, Velesi, Shkupi ku me te madhe ka sjell maqedonas, bugar dhe shume serb per te bere spastrim etnik.
    Mos hapja e shkollave, tortura qe eshte ber patrioteve shqiptar, dhuna ndaj familjeve me me emer kan qene shkaktar qe shumica e patrioteve kan dhene doreheqe nga levizjet e tyre. Merreni shembull shkatrimin e Partis Politike Muslimane "Xhemijeti" e formuar ne Shkup nga patriotet shqiptar ne krye me familjen Draga, e cila rrenjesisht shkatrohet nga dora serbe dhe torturen qe e kan ndjer mbi supe famija Draga.
    Faktor tjeter eshte martesa e perzier. Shume shqiptare (dhe nje numer i konsiderueshem intelektual) merrnin gra sllave apo burra sllav, dhe me kete ndikimi nga bashkshorti(a) beri qe femijet mos te ndjehen shqiptar. Dhe nga keto martesa shumica e femijeve dolen nacionalist te medhej sllav ama (merreni fshatin Leshke, qe ka qen i banuar me shqiptar e asimilohen me vone).
    Shume patriot u dogjen per idealin kombetar, shume shqiptar ishin te brisht dhe u perkulen e shume mbijetuan.

    Dhe sot...
    Sot askush nuk e din se ka shqiptar ne Demir Hisar, te cilet mesojn vetem 4 vjet ne gjuhen amtare. Shqiptaret ne qytetin e alfabetit udhetojn ne Kercove per te mesuar shqip ne shkollen e mesme e disa te tjer thjeshte regjistrohen ne shkolle maqedonase. Shqiptaret e Prilepit jane te lene ne meshiren e Zotit. Per ato kujtohen kur eshte koha e zgjedhjeve per te shitur patriotizem. Te Velesit mbijetojn me te ardhura te pakta, me kushte te veshtira por prap kan guximin te deklarohen shqiptar.
    Dhe cka mundemi te presim nga keto shqiptar kur cdo dit eshte nje lufte e re. Eshte lehte per ne ne Tetove, Gostivar... Ku ka shumice shqiptaresh te jemi shqiptar. Nje plak nga nje fshat i Struges me tha, per ne ishte veshtire te jemi shqiptar, ndaj u asimiluam ne torbesh. Ne darsmen e djalit te vinte policija si per ne lufte meq ke leshuar kenge patriotike...

    Famija e Gonxhe Bojaxhiut nuk din te flasin shqip, miss maqedonija Sara Leshi sdi te flase shqip, Nora Shaqiri sdi te flase shqip..... Edhe sa shqiptar do asimilohen?

    Nje grua plake ku jetoja une me para, ishte bija e shqiptarit, nenen e kishte maqedonase, me fe ortodoks, vet e martuar me maqedons, dinte te flas shqip po asnjeher nuk foli. Per ate ishte turp te flase dikush shqip... Ajo nuk ishte shqiptare... E nga ana tjeter motra e saj e martuar per shqiptar ortodoks ne KS nuk flet maqedonisht.


    Cka bejme ne per te mbijetuar si te tille si nje Zot na ka falur? Cka bejme ne qe te tjeret te mbijetojn bashk me ne??


    Ju ftoj te mirni pjese ne kete teme. Me ide tuaja, fakte dhe botkuptimn tuaj ndaj kesaj teme.
    Do ishte mire te sillte dikush dhe statisitkat e shqiptareve ne qytete qe i permenda me lart, "zhdukjen" e shqiptareve ne kohen e komunizmit....

    Teme e shtjelluar dhe me pare,mirepo sa here qe te flitet per tema te tilla ndjen dhimbje.
    Shqiptareve ju ka munguar nje Shqiperi e zhvilluar, ju ka munguar nje Shqiperi qe drejtohet nga politikane te zot, ju ka munguar nje politike mbarekombetare e aresimit, kultures dhe shkences, ju ka munguar qarkullimi dhe levizja nga bunkerizimi stalinist i Enver Hoxhes, ju ka munguar dora e kujdesit nga shteti qe e ka patur per detyrim ta beje!
    Shqiptaret jashte kufinjve u lane ne meshire te fatit!
    Ata qe ishin brenda u shtypen si skllever duke ju dhene shansin propagandave antishqiptare te fqinjeve, qe permes kesaj te largoheshin shqiptaret nga njeri-tjetri, bile te urrehen.
    Nga keto shkaqe (ka dhe shume te tjera) shqiptaret jashte kufinjve, zgjodhen nje rruge ende dhe me gabuar, ate te lidhjes se fatit e tyre me "vellezerit" e fese.
    Myslimani shqiptar i Maqedonise mbante (tash nuk e di) portretet e Ataturkut dhe te flisnin mes veti turqisht dhe arabisht neper shtepi, ortodokset shqiptare ne mungese te nje kishe kombetare, nisen te behen "vellezer" me kombesite e tjera e te flisnin sllavisht a greqisht etj.
    Ndryshimi do te vije atehere kur shqiptaret te dijne te bejne politike, te zhvillojne ekonomine ne standarte europiane, te krijojne nje sistem aresimor dhe kulturor modern (jo tallava), te shpejtojne ritmet e ndertimit te infrastruktures se gjithanshme qe i lidh ato mes veti!

  4. #4
    Shqiptaret Ortodoks jane asimiluar me lehte, jane kta Shqiptaret e Aneve te Mavroves Reka e Keqe e Josif Bagerit. Kta kane fatin e Arvanitve.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    un sdi ca te them por ketu ne afganistan ku jam me sherbim un ndodhet ene 1 kompani e ushtris maqedonase ne te cilen sherbejn rreth30 shqiptar nga maqedonia te cilet len koken per hymnin ton dhe si kan harruar zakonet.le qe ene maqedonasit kan fillu me fol shqip ktu.shqiperia shqiptareve vdekje tradhtareve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Myslimani shqiptar i Maqedonise mbante (tash nuk e di) portretet e Ataturkut dhe te flisnin mes veti turqisht dhe arabisht neper shtepi,
    kush ta ka thene kete gje ti ,,SHQIPĖTARI (I VĖRTETĖ) MUSLIMAN I MAQEDONIS SE KA MBAJTUR KUREN E KURES PORTRETIN E ATATURKUT PERVEC ATA TE CILET KAN QENE TE ASIMILUAR NE TURQ, MES VETI TURQISHT KAN FOLUR PO ATA SHQIPETAR TE CILET KANE QENE TE ASIMILUAR , hehehe ARABISHT SA CUDI UNE ENDE NUK KAM HASUR ASNJE SHQIPETAR MUSLIMAN I CILI FLET ARABISHT , NJE NDER ATA JAM EDHE UNE SHQIPETAR MUSLIMAN ! PO AS QE ME KAN TREGUAR DIKUSHI ME I VJETER SE SHQIPETARET MUSLIMAN ME PERPARA KAN FOLUR ARABISHT .... me fal po ti ka te erdhi kjo info se na ketu kemi mbajtur portretin a hamamit e paskemi folur arabisht ??????

    ti je nga maqedonia apo ????

  7. #7
    Po po ka ca Shqiptare qe nga presioni Sllav kane deklaruar se jane Turq, dhe me kohen ata edhe Turqisht kane filluar te flasin ne shtepi si dhe kane llogaritur veten e tyre si Turq, mirpo kane punuar per Shqiptari dite e nate.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e magdalen
    Anėtarėsuar
    09-10-2007
    Postime
    28
    me sa kuptova behet fjal per asimilimin e shqiptarve ne maqedoni . ato qe jan asimilu vet kan dasht as kush nuk i ka detyru . po ajo qe i ka be qe shqiptaret e maqedonis te asimilohen eshte se nese nuk di maqedonisht nuk mund te regulosh shtetsin as nje dokumend dhe sot e kasj dite ka shumica jan shqiptar por kan turp te tregojn indetitetin e vet
    kaq kisha mos nenqmoni shkupin se i shkupit jam familja ime jeton prej vitit 1958 e deri me sot por asnje nuk u asimilua
    pershendetje nga shkupi

  9. #9
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shqiptareve ju ka munguar nje Shqiperi e zhvilluar, ju ka munguar nje Shqiperi qe drejtohet nga politikane te zot, ju ka munguar nje politike mbarekombetare e aresimit, kultures dhe shkences, ju ka munguar qarkullimi dhe levizja nga bunkerizimi stalinist i Enver Hoxhes, ju ka munguar dora e kujdesit nga shteti qe e ka patur per detyrim ta beje!
    Shqiptaret jashte kufinjve u lane ne meshire te fatit!
    Ata qe ishin brenda u shtypen si skllever duke ju dhene shansin propagandave antishqiptare te fqinjeve, qe permes kesaj te largoheshin shqiptaret nga njeri-tjetri, bile te urrehen.

    Eshte fakt se na ka munguar mbeshtetja nga Al. Izolimi i Enverit beri qe edhe vet shqiptaret te izolohen nga njeri tijetri. Ndaj seshte cudi qe ne kohen e 2001 shume shqiptare nga AL na pyetnin neve se per se luftoni ju?? Per flamuj?? Ja ne do ju japim me kamjona!
    Po lere kishte edhe te tille dhe fatkeqesisht ka te cilet na therasin maqedonas.
    Dhe kjo me frig mua se sa jemi ne te gateshem per nje ribashkim kombetar...

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nga keto shkaqe (ka dhe shume te tjera) shqiptaret jashte kufinjve, zgjodhen nje rruge ende dhe me gabuar, ate te lidhjes se fatit e tyre me "vellezerit" e fese.
    Myslimani shqiptar i Maqedonise mbante (tash nuk e di) portretet e Ataturkut dhe te flisnin mes veti turqisht dhe arabisht neper shtepi, ortodokset shqiptare ne mungese te nje kishe kombetare, nisen te behen "vellezer" me kombesite e tjera e te flisnin sllavisht a greqisht etj.
    Ndryshimi do te vije atehere kur shqiptaret te dijne te bejne politike, te zhvillojne ekonomine ne standarte europiane, te krijojne nje sistem aresimor dhe kulturor modern (jo tallava), te shpejtojne ritmet e ndertimit te infrastruktures se gjithanshme qe i lidh ato mes veti!
    E ketu ke sharuar... Do ta jap nje sugjerim, shkruaj deri ne ate kufi ku ke info te sakta.
    Asnje shqiptar skan mbajtur ataturkun (i cili ishte shqiptar by the way) si portret, dhe gjith muslimanet qe jan deklaruar turq ne v '60, jan deklaruar vetem per te patur (sipas tyre) nje jete me te mire ne Turqi. Ato nuk kan patur asnje lidhje me turqishten e lere me arabishten. Edhe sot turqishtja qe flitet ne MK ska kuptim ne Turqi. Sipas disa mendje lehteve (nje numer i vogel) jan "bere" turq per tu bere qytetar. Dhe per disa shqiptar, ka qene me lehte te jen turq, meq turqit jan me te pranuar nga ana e maqedonaseve, se sa te vriten edhe te malltretohen nga sllavet meq jan shqiptar (shembul me shqiptaret me Manastirit)
    Ndersa shumica e shqiptareve musliman u bene musliman te forte se me ate dalloheshin me sllavet.
    Dhe perseri ke te drejt, te krishteret u asimiluan nga mungesa e kishes se tyre.

  10. #10
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anėtarėsuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Shqiptaret Ortodoks jane asimiluar me lehte, jane kta Shqiptaret e Aneve te Mavroves Reka e Keqe e Josif Bagerit. Kta kane fatin e Arvanitve.
    E bash edhe kete desha ta ceki siper ama se di se pse me kishte dal nga mnedja. Cka eshte puna me shqiptaret e mavroves. Kur isha une atje ma vritnin veshin fjal si : e vrava moj NOGEN.
    A kan ata shkollim adekuat?? Dhe sa jan ne numer?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •