Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Duke u kacavjerrë përmes tarracës i ka kushtuar jetën!

    Tentativa për të hyrë në shtëpi, duke u kacavjerrë përmes tarracës i ka kushtuar jetën një 32-vjeçarjeje nga Gjirokastra. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e gurtë, ndërkohë që viktima e aventurës së rrezikshme është Majlinda Ponde. Gruaja, nënë e dy fëmijëve, është kthyer nga puna për në banesën e saj, në lagjen "Puntore" të Gjirokastrës. Sipas dëshmitarëve që janë gjendur krejt rastësisht në vendin e ngjarjes ora shënonte 16.35 minuta, kur gruaja është shfaqur në tarracën e pallatit ku banonte. Gruaja, mësohet se kishte humbur çelësat e shtëpisë dhe për këtë është kujtuar kur ka mbërritur në afërsi të hyrjes. Duke mos menduar tjetër zgjidhje më të shpejtë për të hyrë në apartament, nuk e ka bërë të gjatë. Kështu, pasi është ngjitur në tarracë, sipër katit të pestë është munduar të zvarritet poshtë, për të hyrë në ballkon. Për fatin e saj të keq, gjërat nuk shkuan si i kishte menduar. Ka qenë një moment, kur është gjetur gati në rënie dhe ka kërkuar ndihmë. Për disa çaste është mbajtur në kabllot që gjendeshin në këtë anë të tarracës, por kjo nuk ka zgjatur shumë. Pesha e trupit e ka tërhequr poshtë, ndërkohë që gjithçka ka ndodhur sa hap e mbyll sytë dhe 32-vjeçarja fill pas rënies nuk kishte më shenja jete. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i 32-vjeçares si dhe shumë fqinjë të gruas. Sipas burimeve zyrtare të policisë dhe dëshmisë që babai i Pondes dha për policinë, vajza e tij nuk ka pasur asnjë arsye që t'i jepte fund jetës. Pas marrjes së dëshmive nga familjaret dhe të dëshmitarëve që kanë parë skenën e tmerrshme, grupi i ekspertëve që punon për këtë ngjarja ka arritur në përfundimin se vdekja ka qenë aksidentale.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    zot na rrujt????

    shume filma paska pa e shktera, gjynaf

  3. #3
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    gjynaf e shkreta. ka ikur per nje dicka te kote.
    futja nje shkelm portes ose thirr ndonje komshi te gjente menyren per ta hapur.

    duket kaq e pabesueshme kjo ndodhje. pa llogjike.
    ndjese paste.
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #4
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    E kam ber dhe un ate dikur....klas 8 kam qen..vi ne shpi skishte njeri...futem nga taraca pastaj te streha e ballkonit kapem te kabllat e antenave dhe futem ne ballkon.

    Truri esht gje e madhe, po un kalama kam qen po kjo me dy femije ncncnc
    .

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    truri esht gjo e madhe.si puna e kosheres.na rujt zoti nga te papergjegjshmit

  6. #6
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Unhappy

    Ka hypur ne tarracen e katit te peste dhe eshte munduar te zvarritet poshte?

    Pse kush o kjo, zhapiku kshu? A kto jan ftof.
    As qe du me dit!

Tema të Ngjashme

  1. Edgar Allan Poe
    Nga Veshtrusja në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 05-06-2013, 21:07
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Justin Dëshmori: Apologjia e parë
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. Si te komentohen keto vargje?
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 18-06-2006, 10:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •