Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet.

    Sekreti i madh i bashkepunimit te nje ballisti me partizanet.

    Nga Ylli Polovina

    …Hysen Terpeza…Ne vitin 1976 ishte punonjes i ambasades amerikane ne Vjene. Njeriu qe pohon kete holesi nga jeta e Hysen Terpezes shton se ne kryeqytetin austriak ishte me detyren e nje punonjesi te CIA-s.
    Ky pohues me autoritet te plote per ta deklaruar kete te vertete per Terpezen quhet Dilaver Goxhaj.
    …Rrefyesi i kesaj historie, koloneli ne lirim Dilaver Goxhaj, nga disa vite jete e pune ne Kosove e vecanerisht pas bisedes intime me Terpezen ka kuptuar se “anetaret e Ballit Kombetar ne Kosove kane qene per ceshjen nacionale pothuaj si anetaret e Partise Komuniste ne Shqiperi. Kishin pikepamje te ndryshme ideologjike, por ne pasionin nacionalist gjenin ndermjet njeri-tjetrit shume pika te perbashketa”.
    Sipas ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se balistet bashkekombas ne Kosove ishin patjeter antikomuniste, ca me shume te tille edhe sepse komunizmi u vinte me pamjen e nje shteti shoven dhe antishqiptar si ai serb e jugosllav. Pertej kufirit, ne shtetin ame, vertet sundonte ideologjia e urryer prej tyre, por gjithsesi ne Tirane bashkekombasit komuniste ruanin pavaresine e vendit dhe nuk shkonin aspak mire me regjimin e Beogradit. Aq mjaftonte jo per ta bere te admiruar diktaturen shqiptare, por per ta iferencuar ate e rregullin e thjeshte se mes dy te keqijave nga halli zgjidhet e keqja me e vogel. Mes Beogradit dhe Tiranes, te frymezuar fort nga deshira per te zgjidhur sa me shpejt ceshtjen kombetare, nje aleance e perkohshme e ballisteve nacionaldemokrate me komunistet e Shqiperise mund te behej per te shpetuar nga sundimi sllav.
    Ishte ky nje kolaboracionizem i terthorte apojo?
    Besojme se pergjigja mohuese eshte me realja. Nuk mund te quhet kolaboracionizem nje alence e perkohshme me nje ideologji te papranueshme kur ajo behet per te shpetuar kombin nga nje pushtues.
    Ka qene teresisht ne manover. Ka qene patjeter venja ne jete e nje bashkepunimi te paster politik, i cili neser, pasi nga trojet e Kosoves te zbohej regjimi serb, mund te shkonte gjer ne nje ndarje e mosperputhje te plote e regjimin bolshevik te Tiranes.
    Hysen Terpeza me ate qe do te tregojme me poshte, gjithnje sipas rrefimit te sinqerte te zevendesshefit te Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, ka bere thjeshte je loje politike. Ai ka zbatuar idene e nje aleance taktike.
    Por sic do ta mesoni ne rrefimin e meposhtem, shume te shkurtuar per aresye te kufijve te natyrshem qe nje shkrim ne nje reviste mund te kete, pas tij nuk ka qene vetem ajo qe vete ai personalisht gjykonte. Kane qene te nje mendjeje edhe te tjere. E gjitha ka qene ne thelb nje manover e lojes se madhe, nga me intrigueset ne historine e Shqiperise e mbase te te gjithe periudhes se Luftes se Ftohte ne Ballkan.
    …Pas festes (mitingu i madh i mireseardhjes) Hysen Terpeza e ftoi « shqiptarin e Tiranes » qe te ishte mik i tij per dreke. Kur me ne fund u ulen prane njeri-tjetrit (dikush solli dhe nje mikrofon) ballisti nacionalist i cilesuar si nder atdhetaret me te medhenj te Kosoves, nisi t’u thoshte te pranishmeve te shumte : « Sot une po tregoj nje te vertete. Ne emigracion kam qene 54 vite dhe te pakten 54 intervista i kam bere. Ne 54 intervistat une kam genjyer vetem ne nje pike. Kur me thohin se kush ma ka djegur shtepine une pergjigjesha se ma ka djegur shkau. Por sot po e them per here te pare : shtepine ma dogjen partizanet e Enver Hoxhes. Ishin partizanet e brigades se Shefqet Pecit. Po e them ketu pas 54vitesh ».
    Keshtu nisi te tregonte.
    « Ne vitin 1976 isha me sherbim ne Vjene dhe nje dite te bukur ne kutine postare gjeta nje leter. Ajo nk kishte adresen e derguesit. Kishte vetem marresin dhe kjo me beri pershtypje. E grisa zarfin me te shpejte per te pare ne fund te letres se kush e bente, cili e kishte firmosur.
    Kur c »te shoh ? Letra nenshkruhej nga Mehmet Shehu dhe kadri Hazbiu, te cilet me ftonin te shkoja ne Shqiperi dhe per kete mund te takohesha me ambasadorin shqiptar ne Vjene ».
    Une thashe : « Ky eshte nje provokim, eshte kurth i jugosllaveve ». Dhe mund te jem menduar nje muaj apo dy. E analizoja letren ne cdo kend. Me ne fund vendosa te plotesoaj kureshtjen.
    Ishte kurth apo nje ftese serioze. Dhe vendosa te shkoj ne ambasade, por e bera kete dite te shtune, qe ishte pushim. Vajta. Roje ne ambaade ishte nje kosovar. E pyeta “Ka ardhur ambasadori?”. “Po” m’u pergjigj. “Ka mundesi t’i thoni ka ardhur nje plak nga Kosova dhe deshiron t’ju takoje?”.
    Rja me refuzoi, sic e kemi ne shqiptaret nga fodulleku. Me ne fund e binda dhe ai me kembet zvarre hyri brenda. Pas pese minutash pashe se po i zbriste shkallet me vrap.
    Kuptova se kishte dicka serioze. Ma hapi porten me butonin elektrik qe lart, ne katin e dyte dhe me beri shenje te hyja menjehere. Ne krye te shkalleve qendronte ambasadori.
    Me priti sikur ishim miq te vjeter, sikur kisha shkuar dhe here tjeter e jo sikur e shihja per here te pare. Me uli ne tavoline, me qerasi, beme goxha muhabet. Vetem pasi kaloi nje kohe e mire (ishte e shtune dhe nuk na bezdiste njeri) me beri te njejten kerkese e me tha te njejtat shprehje qe kishte letra. Dhe ne fund te propozimit shtoi: “Ne e dime se diku duhet te merrni leje. Ketu ne tavolinen time ka tre telefona, dy pergjohen, por ky tjetri jo » ;
    Dhe me vuri para nje situate qe une duhej te merrja vendimin ne cast. Nuk mund te thosha jo. Edhe pse manovrova dhe ja ndryshova biseden, ai perseri me tha « Mund te bisedojme ».
    Atehere ngrita telefonin qe nuk pergjohej dhe andej ku duhej te merrja leje me thane : »Gjykojeni vete ».
    Ne rrethana te tilla thashe me vete « Edhe ata, shefat e mi, dicka dine. Dicka luhet deri sa me thane menjehere se mund te vendosja vete. Nuk me thane dale ta mendojme kete pune, sepse mora ne telefon kryesorin, nuk mora ndonje nepunes te zakonshem. Sidoqofte nuk i thashe ambasadorit se cfare me thane, por nje “Do te mendohem”. Kur me percolli ambasadori me propozoi “Kur te vendosni mund te vini te takohemi, te takohemi qofte dhe per nje kafe”.
    “Faleminderit qe me pritet” ju pergjigja, shternguam duart dhe keshtu u ndame.
    Pas nje fare kohe vendosa qe te shkoj perseri. Vajta e kontaktova ambasadorin dhe ai me tha
    “ Faleminderit! Na duhet nje fotografi juaja”. Une e cova fotografine dhe pas ca kohesh me ftuan “Ejani te pijme nje kafe!”. Kur vajta me thane “Pasaporta eshte gati. Jeni me emer dhe mbiemer tjeter, i lindur ne Shkoder ne vitin 1921, tani emigrant ne Siri”. Ambasadori me tha edhe « Urdhero bileten ! Eshte e paguar. Vetem se do te shkoni ju ne agjenci per te iksuar daten ; Nga Vjena do te shkoni ne Stamboll ».
    Dhe keshtu bera, vendosa e ika ne Stamboll. Mirepo nuk sqarova dot se kush do te me priste, megjithate thashe me vete keta me siguri e kane organizuar pritjen. Zbrita ne Stamboll dhe pasi kalova doganen u bera kurioz se kush do te me priste. Dallova nje burre te gjate qe ma bente me dore nga larg dhe une u drejtova tek ai. Kur iu afrova pashe se ishte djali i axhes.
    Ishte refugjat ne Gjermani. Sa e takova, sa i dhashe doren, nuk vonova ta pyesja « Edhe ti me te kuqte qenke ? ». « Po » me tha « Me te kuqte ».
    « Epo ne dreq te veje kjo pune! ». thashe me vete. Kjo pritje me njeriun tim me beri te qarte se komunistet e Tiranes nuk do te me dorezonin te serbet. Djali i axhes me mori, me futi ne hotel dhe me porositi “Te lutem mos dil, sepse te njohin shume kosovaret. Ata nuk duan ta dine qe je ketu”. Dhe nuk dola nga hoteli. Pas tre ditesh me mori dhe me coi ne aeroport “Tani do te nisesh per ne Athine. Ne Athine do te shkosh ne filan hotel, te eshte prenotuar dhe dhoma e do te vijne te takojne persona qe do te shoqerojne aty ».
    Vajta ne Athne. Gjeta hotelin dhe sa bera nje dush e isha duke fshire trupin kur trokiti dera.
    Cela deren me ate zinxhirin qe e mban pak te hapur, kur pashe dy djem te rinj. Me folen ne emrin tim dhe me thane “Duam t’ju takojme”. Hapa deren dhe i futa. Me lane porosi “Shih te lutem, mos dil jashte se edhe ne Athine ka shqiptare qe mund te te njohin”.
    Ketu njelloj, mbeta ne hotel. Ata erdhen nje dite tjeter, prene bileten e me derguan ne aeroport. Mora avionin e linjes Athine-Tirane. Me shoqeruan dhe me thane “Rruga e mbare”.
    Me lane kete porosi “Te lutem kur te zbrisni ne Rinas do te hiqni kapelen, do ta mbani ne dore dhe do te kruani koken qe t’ju njohin personat e duhur”.
    Keshtu bera, por nuk na zbriten ne Rinas por ne nje aeroport afer Tiranes, ne ate te Laprakes. Ishte e organizuar ajo pune. Sapo zbrita me dolen perpara, me thane « Mireseerdhe ! » dhe me cuan ne Hotel Dajti. Me mbajten nje jave ne hotel, me than se diten nuk duhej te dilja, kurse ne mbremje, ora 20.00, me merrnin dhe me shetisnin ne Durres, ne Kruje dhe ne Elbasan.
    Nje nate te bukur, pasi me bene nje xhiro ne Tirane, me thane se « Tani do te shkojme te kryeministri ». Nga ora 10 deri ne dy te nates une kam bere bisede me Mehmet Shehun. Ne dyzet vite ne sherbim te CIA-s, mund te kemtakuar 40 burra shtetesh, por ajo bisede me ka mbetur ne mendje ne menyre te vecante. Ne fund me tha « Bace Hysen, kemi vendosur te shperthejme kryengritjen ne Kosove. Ne duam vetem sebepin qe te shpertheje kjo kryengritje, duam shkakun qe te mund te nderhyjme. Ndryshe nuk e justifikojme dot ne Kombet e Bashkuara. Kete kryengritje deshirojme t’ua ngarkojme juve. E merrni persiper ? Mbrapa keni shtetin shqiptar ». Dhe une pranova.

    Marre me disa shkurtime nga revista Shqip, Nr 56 (3) 2007.


    Une nuk e besoj permbajtjen e ketij shkrimi dhe ruaj bindjen se rrefimi eshte nje manipulim pasvdekjes se Hysen Terpezes.
    Eshte nje shkrim qe vetem te verteten nuk ka brenda, por ka vetem nje perpjekje per te lartesuar aktivitetin "patriotik" te komunisteve te vjeter dhe te rinj shqiptare ne te dy anet e kufirit!
    Kurre nuk e besoj se Hysen Terpeza, nje antikomunist i bindur, nje person i cili eshte ndjekur per t'u asgjesuar nga bandat komuniste shqiptaro-jugosllave, qe te kete ardhur ne Shqiperi e te jete takuar me Mehmet Shehun per te nisur nje "kryengritje" ne Kosove ne vitin 1976, kur marredheniet jugosllavo-shqiptare kane qene te zbutura dhe kur Kosova kishte fituar nje status me te larte autonomie ne ish-Jugosllavi.
    Viti 1976 ka qene nje vit i "zjarrte" i luftes se klasva ne Shqiperi dhe i luftes brenda llojit dhe rrefime te tilla kur nje agjent i CIA-s me aq lehtesi bindet qe te behet nje agjent i komunisteve shqiptare!

  2. #2
    Ne pranveren e vitit 1981 shperthyen demonstratat ne Kosove, me kerkesen e krijimit te Republikes se Kosoves, nen kuadrin e Jugosllavise.

    Ne pranvere te vitit 1981, ne ambasaden jugosllave ne Tirane shpertheu nje bombe dhe per kete qeveria jugosllave akuzoi shtetin shqiptar si organizues te kesaj ngjarje, ne bashkepunim me "kriminele shqiptare ne perendim" ne krye me Hysen Terpezen.

    Ne dimer te atij viti, Mehmet Shehu "vetevritet" dhe me pas i njejti fat do ta prese dhe Kadri Hazbiun.

    Enver Hoxha e akuzon Shehun si "poliagjent"!

    Cfare informacionesh ka derguar sherbimi sekret jugosllav tek Enver Hoxha? A i dinin ata levizjet e Hysen Terpezes? A i dinin ata takimet me Shehun dhe me Hazbiun? A ishte Hoxha ne dijeni te ketyre takimeve?


    Ka shume pikepyetje???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 24-11-2007 mė 10:56

  3. #3
    Pjese nga shkrimet e Enver Hoxhes:


    23 maj 1981
    Provokacioni i ambasadės jugosllave

    Sot nė mbrėmje ambasada jugosllave nė Tiranė bėri njė provokacion. Ambasadori njoftoi se nė orėn 21 e 17 nė tarracėn e kuzhinės sė ambasadės ndodhėn dy plasje bombe.

    Ai kėrkoi qė nė vendin e ngjarjes tė shkonin pėrfaqėsues nga Ministria e Jashtme dhe lejuan qė tė marrin pjesė edhe ekspertė nga tanėt, pėr hetime. Hetimet filluan dhe do tė vazhdojnė edhe nesėr, ditėn.



    24 maj 1981
    Do tė pėrballojmė me sukses provokacionet e armiqve revizionistė

    Hetimet e ekspertėve tanė rreth plasjes qė ndodhi dje mbrėma nė ambasadėn jugosllave vazhdojnė. Ato bėhen nė praninė e personelit tė diplomatėve dhe teknikėve tė vetė ambasadės jugosllave.

    Konstatimet e para vėrtetojnė se shpėrthimi nuk duhet tė jetė shkaktuar nga bomba, siē pretendon ambasadori jugosllav, por nga dy "llokume" dinamiti, plasja e tė cilave kishte shkaktuar gėrvishtjen e asfaltit tė ēatisė 1 cm, dhe rėnien e njė cope tė vogėl tė suvasė sė kuzhinės. Kuzhina ėshtė brenda oborrit 14 metra larg murit rrethues tė ambasadės, 2 metra i lartė. Nga tė dyja anėt e godinės sė ambasadės qėndrojnė roja policė, tė cilėt nuk kanė parė asnjė lėvizje nė rrugė, veē kanė dėgjuar plasjen. Pra, ekspertiza, e cila vazhdon punėn, vėrteton se nuk ėshtė fjala pėr plasje bombash.

    Ne besojmė se objektet qė plasėn janė vėnė nga vetė jugosllavėt pėr tė na akuzuar ne se, pėrderisa "sulmojmė ambasadėn e tyre kėtu nė Tiranė", jemi shkaktarė edhe tė gjithēkaje qė po ndodh nė Kosovė.

    Tė qarta janė qėllimet e tyre armiqėsore. Ambasadori jugosllav, sot, mė 24 maj, protestoi nė Ministrinė tonė tė Punėve tė Jashtme. Zėvendėsministri ynė ia hodhi poshtė protestėn si shumė tė nxituar pėrderisa ekspertiza qė kanė kėrkuar vetė ata vazhdon punėn.

    Jugosllavėve do t'ua hedhim poshtė protestėn edhe sikur njė pėr qind tė vėrtetohet mundėsia e hedhjes sė objekteve plasėse nga jashtė, pasi edhe ai qė mund ta ketė bėrė kėtė, nuk mund tė jetė tjetėr veēse njė agjent i jugosllavėve, i sovjetikėve ose i bullgarėve. Ēdo provokacion tė tyre ne do ta pėrballojmė me sukses. Kėto punė tė ndyra kanė bėrė kundėr Shqipėrisė tėrė jetėn kėta armiq tė egėr tė vendit e tė popullit tonė.



    27 maj 1981
    Pėrgjigje protestave tė revizionistėve jugosllave

    (Shėnime pėr pėrgjigjen qė duhet t'i japė njė pėrfagėsues i Ministrisė sonė tė Punėve tė Jashtme ambasadorit jugosllav nė pėrgjigje tė protestės jugosllave tė datės 27.5.1981, bėrė nė Beograd ambasadorit tonė Sokrat Plaka.)

    1. Ne hedhim poshtė me indinjatė protestat tuaja tė ripėrsėrirura e pa baza.

    2. Ne asnjėherė nuk kemi sulmuar dhe as do tė sulmojmė ambasadėn jugo-sllave nė Tiranė. Ēdo gjė nė kėtė drejtim ėshtė shpifje dhe trillim nga ana juaj dhe bėhet me qėllime tė paracaktuara qė nuk na trėmbin aspak.

    3. Ne jua dhamė pėrgjigjen tonė pėr ēka ju ngjau nė aneksin e ambasadės suaj dhe nuk lėvizim asnjė presje nga deklarata jonė, pse ėshtė hetuar, e kontrolluar dhe e faktuar.

    4. Pėr sa i pėrket Konventės sė Vjenės s'kemi nevojė tė na e pėrmendė kush, se e njohim dhe e zbatojmė me pėrpikmėri, e kemi zbatuar dhe do ta zbatojmė edhe ndaj ambasadės jugosllave nė Tiranė, ashtu kėrkojmė ta zbatoni dhe ju ndaj ambasadės sė Shqipėrisė nė Beograd.

    5. Ne pranojmė tė vijnė ekspertėt tuaj, po tė dėshironi, qė tė hetojnė pėr veten e tyre ngjarjen nė vend, me kusht qė nė kėtė ekspertizė qė do tė bėni pėr veten tuaj, duhet tė asistojnė dhe ekspertėt tanė qė u thirrėn nga ambasada juaj, si edhe ambasadori i juaj nė Tiranė tok me kėshilltarin, qė asistuan kur u bė ekspertiza e jonė. Nga ana e jonė ekspertiza ėshtė e plotė , e fotografuar dhe e filmuar.

    6. Artikujt e "Zėrit tė popullit" janė tre, mund tė bėhen edhe 33. Kjo ēėshtje ėshtė nė kompetencėn e KQ tė PPSH dhe jo tonėn. Ne theksojmė pėr tė njėmijtėn herė se as kemi ndėrhyrė dhe as do tė ndėrhyjmė nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė. Ne do tė mbrojmė kurdoherė tė drejtat e vėllezėrve tanė shqiptarė, kur kėto shkelen kaq brutalisht, derisa mbyten edhe me gjak.

    7. Pėr sa u pėrket pėrrallave tė Hanit tė Hotit dhe njė tullumbaceje tė lėshuar nė qiellin e Tiranės ditėn e 1 Majit dhe qė gjoja mbėrriti nė qiellin e Strugės, as qė dua t'i zė nė gojė, pse janė shumė qesharake.



    31 maj 1981
    Mbi ngjarjen e ambasadės jugosllave nė Tiranė

    Pėrgjigje gazetės "Politika" tė Beogradit

    - Shėnime -Teza

    1. Nė datėn 26 maj 1981 ju botuat njė artikull plot me trillime, shpifje e shtre-mbėrime tė paturpshme mbi ēka ju ngjau nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Asgjė politike nuk kishte nė kėtė artikull, pėrveē njė botimi tipik tė sigurimit tė shtetit jugosllav (UDB-sė). Pra "Politika" pasqyronte nė tė politikėn e kryepolicit serb Hėrljeviē.

    2. Ministria jonė e Punėve tė Jashtme ju ka deklaruar zyrtarisht se Konventėn e Vjenės ne e zbatojmė etj., etj., kurse ju nė shtypin tuaj shkruani krejt tė kundėrtėn. Ne themi se as e kemi sulmuar dhe as do ta sulmojmė kurrė ambasadėn jugosllave. Nė artikull shkruhet krejt e kundėrta. Ne themi se do ta mbrojmė ambasadėn jugosllave, ashtu siē kėrkojmė qė tė mbroni dhe ju tonėn nė Beograd.

    3. Gjithė kjo intrigė tragjike nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė duam tė theksojmė se u kurdis dhe u krye nė mungesėn e titullarit tė Sekretariatit tė Shtetit tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, zotit Verhovec. Dikush tjetėr i lėvizi fijet.

    Eshtė e qartė dhe e njohur se kryepolici jugosllav Hėrljeviē ishte i pari qė akuzoi publikisht ambasadėn shqiptare nė Beograd, si dhe ambasadat tona nė vendet e tjera tė botės dhe mė nė fund akuzoi RPS tė Shqipėrisė sikur ajo nxiti turbullirat nė Kosovė. Opinioni botėror dhe kancelaritė e botės nuk e hėngrėn kėtė gėnjeshtėr tė madhe tė jugosllavėve. Kjo tragjedi e tmerrshme e Kosovės, shkaqet e vėrteta tė sė cilės i analizoi cilido dhe nxori cilat ishin shkaktarėt e kėsaj gjėme qė ka emrin gjenocid, e diskreditoi keqas Jugosllavinė e Titos dhe vuri nė dukje rrezikshmėrinė e saj.

    Ministria e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė implikoi nė kėtė komplot tė madh gati gjithė udhėheqjen jugosllave dhe ēėshtjen e bėri ndėrnacionale pėr gjithė RSF tė Jugosllavisė. Kėtė komplot serb kundėr Kosovės, kundėr RSF tė Jugosllavisė dhe kundėr RPS tė Shqipėrisė asnjė udhėheqės jugosllav nuk u tregua i guximshėm ta dėnonte pėrveē rinisė dhe inteligjencies sė Kosovės, tė cilat pėrnjėherė u burgosėn.

    Nė kėtė komplot shumė tė rrezikshėm pėr tė ardhmen e Federatės Jugosllave kosovarėt dhe RPS e Shqipėrisė jo vetėm mbrojtėn tė drejtat e tyre, por ishin tė vetmit qė mbrojtėn edhe unitetin e Federatės Jugosllave. Kurse sulmi serbomadh ndoqi dy objektiva: gjenocidin nė Kosovė dhe sulmin kundėr RPS tė Shqipėrisė. Me njė tė goditur ai donte tė vriste dy zogj, por vrau veten dhe plaga do tė ketė konsekuenca tė rėnda.

    Politika famėkeqe plot bujė dhe falsitet u demaskua. Ēirakėt s'e ndoqėn dot ustanė qė u vdiq dhe vazhdojnė t'i kėndojnė himne tė padėgjuara kurrė nė botė pėr njė person qė e solli Jugosllavinė nė buzė tė greminės. Kultet e pompuara me zor, marrin fund shpejt dhe me lehtėsi. Dhe ata qė ishin tė gėnjyer nga parullat e politikės titiste "botėrore dhe tė brendshme" u zhgėnjyen. "Madhėshtia" jugosllave, qė rronte nė ėndėrrime se ishte bėrė "kėrthiza" e botės, u bė pluhur e hi.

    4. Megjithatė ne kemi menduar dhe mendojmė se duhet shpėtuar Jugosllavia. Por kėtė vepėr tė madhe nuk mund ta bėjnė as UDB-ja dhe as njerėz si Hėrljeviēi, Stamboliēi, Rankoviēi dhe Vukmanoviēi.

    "Zėri i popullit", organ i KQ tė PPSH, shkroi tre artikuj bazė, ku fliste tė vėrtetėn dhe bėnte thirrje pėr moderacion, pėr gjakftohtėsi, pėr meditime, qė tė uleshin gjakrat dhe tė vendosej qetėsia nė Kosovė, tė rishikoheshin me drejtėsi dhe me objektivitet kėrkesat e shqiptarėve.

    Organi i KQ tė PPSH theksonte shqip dhe botėrisht se "Shqipėria nuk kishte ndėrhyrė dhe nuk do tė ndėrhynte nė punėt e brendshme tė Jugosllavisė", se "nuk kishte bėrė kurrė rivendikime territoriale", se "populli shqiptar nuk ishte pėr minimin e RSF tė Jugosllavisė dhe se do tė luftonte krah pėr krah me popujt e Jugosllavisė, nė qoftė se kėta atakoheshin, nga kushdo goftė".

    U duk qė ne thoshim gjėra tė vėrteta dhe jetike, por nė shkretėtirė. Gjithė udhėheqja jugosllave e tė tėra rangjeve dhe e tė tėra llojeve dhe diplomacia jugosllave gjykonin dhe flisnin me kokėn dhe me gjuhėn e policisė sekrete jugosllave nėn drejtimin e dukshėm tė serbomėdhenjve.

    Ne ruajtėm gjakftohtėsinė pėrpara korit tė turpshėm anembanė Jugosllavisė qė ēirrej kundėr shqiptarėve: "Eureka!", e gjetėm fajtorin! Por kori ishte fals dhe opinioni botėror, deri dhe ato shtete qė s'na e duan tė mirėn, na dhanė hak neve dhe jo jugosllavėve. Vetėm armiqtė e betuar tė popujve, revizionistėt sovjetikė, heshtėn, kur gjithė bota fliste. pse heshtėn ata, do tė kthehemi njė herė tjetėr dhe do tė zbulojmė fijet e komplotit ruso-*serbomadh.

    Pėrpara kėsaj disfate tė bujshme, kryepolici Hėrljeviē organizoi me njerėzit e tij, nė mungesė tė sekretarit tė shtetit pėr Punėt e Jashtme tė RSF tė Jugosllavisė, Verhovec dhe pa dijeninė e ambasadorit jugosllav nė Tiranė, Komatina, ngjarjen nė ambasadėn jugosllave nė vendin tonė, pėr "tė lyer pak me flori" bakrin e tij, tė cilit i doli kallaji.

    Ekspertėt tanė, tok me nėpunės tė MP tė Jashtme tė RPS tė Shqipėrisė, tė thirrur nga ambasadori jugosllav, vajtėn nė vend dhe, nė praninė e gjithė personelit tė ambasadės jugosllave, bėnė imtėsisht ekspertizėn, tė cilėn Ministria jonė e Punė-ve tė Jashtme ia dorėzoi zotit Komatina. Kjo pėrgjigje dhe kjo ekspertizė nuk u pėlqeu jugosllavėve. Ata kėrkuan tė vinin nė Tiranė ekspertėt e tyre, qė ne i lejuam. Por kanė kaluar kaq ditė dhe ata s'po duken. Nė vend tė tyre u duk artikulli nė fjalė i gazetės sė Beogradit "Politika". Ne i themi gazetės "Politika", organ i UDB-sė, nė pėrgjigjen tonė ekskludohej kategorikisht qė lėndėt plasėse, dy llokume TNT speciale dhe me djegie speciale, qė s'ka Shqipėria, tė ishin hedhur nga jashtė. Ne, pėr politesė, nuk deklaruam se ato janė vendosur nga brenda. Jugosllavėt s'deshėn tė reflektonin nė deklaratėn tonė. Atėherė, meqenėse ju kėrkoni tė na e hidhni fajin neve pėr tė gėnjyer opinionin botėror, ne po ju themi se nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė gjenden dy veta dhe njė e tretė me origjinė ruse qė i kanė bėrė kėto gjėra. Emrat i gjeni vetė. Theksojmė, gjithashtu, se ēdo gjė qė ka lidhje me ngjarjen e 23 majit nė ambasadėn jugosllave ėshtė e dokumentuar, e fotografuar dhe e filmuar.

    Ne i themi, po ashtu, gazetės "Politika" se faktet e pėrditshme tregojnė se fryma e Helsinkit ishte njė flluskė sapuni. Kėto fakte i dhanė tė drejtė Shqipėrisė socialiste. Po ashtu me fakte do t'i tregojmė botės se Shqipėria socialiste nuk ėshtė njė rrezik pėr Evropėn, siē pretendoni ju, kasnecė tė Beogradit, por ėshtė Jugosllavia titiste njė rrezik pėr Ballkanin, pėr Evropėn dhe pėr botėn.

    http://www.enver-hoxha.net/content/content_shqip/librat/kosova_eshte_shqiperi/librat-kosova_eshte_shqiperi-09.htm

Tema tė Ngjashme

  1. Cili ėshtė sekreti yt?
    Nga Poeti nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 10-10-2010, 07:13
  2. Nderi dhe turpi i Vlorės
    Nga {FIGO} nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 12:51
  3. Sekreti i tyre...
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 12:37
  4. Genocidi komunist mbi malesoret shqiptare
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 21:34
  5. Ballisti per MUKJEN
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2002, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •