Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Parafjala

  1. #1
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Parafjala

    Parafjala


    Parafjalė janė fjalėt e pandryshueshme qė qėndrojnė pėrpara emrave, pėremrave, numėrorėve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrėdhėnie vartėsie ndėrmjet fjalėve :

    Punoj me lopatė.
    E njoha nga zėri.
    U rreshtuan pėr tre.
    Ka ardhur njė ftesė pėr ty.
    Beni ėshtė i dashur me tė gjithė.
    E njohin pėr mirė.



    Parafjalėt, sipas strukturės morfologjike, janė tė thjeshta, tė pėrngjitura dhe shprehje :

    - tė thjeshta: me, nė, nga, afėr, brenda, larg, para etj.;
    - tė pėrngjitura: nėpėr, pėrmbi, pėrveē, sipas, etj.;
    - shprehje: ballė pėr ballė, rreth e qark, nė kundėrshtim me, nė lidhje me etj.



    Parafjalėt sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen nė :


    - parafjalė tė rasės emėrore: nga, te (tek):

    Ėshtė nga Tirana.
    U rrėzua nga lodhja.
    Nga darka do tė dukemi.
    Ėshtė i madh nga trupi.
    Shtėpitė u ndėrtuan nga vetė banorėt.
    Nė krye doli njė nga ish tė burgosurit.
    Rrinte te pragu i derės dhe vėshtronte avionėt qė fluturonin.


    - parafjalė tė rasės gjinore : me anė, me anėn, nė sajė, nė vend, pėr arsye, pėr shkak, etj.:

    Me anė tė njė miku arrita ta kapėrcej kufirin.
    Ekonomia e vendit mbahet nė sajė tė kontributit qė jep populli.
    Ju kemi nė vend tė prindėrve.
    Shtėpia mbeti pėrgjysėm pėr shkak tė largimit tė vėllait.


    - parafjalė tė rasės kallėzore: nė, me, pa, pėr, mė, mbi, nėn, ndėr, etj.:

    Erdhi vonė shtėpi.
    U takua me vėllain Prishtinė.
    Nuk rrihet pa punė.
    Mira u nis dje pėr Bruksel.
    10 qershor kam ditėlindjen.
    Mos u ul mbi divan.
    U shkau dheu nėn kėmbė.
    Parisi ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukura.


    - parafjalė tė rasės rrjedhore: prej, ndaj, pėr, etj.

    Ishte prej Durrėsi.
    Ndaj tij u morėn masa tė rrepta.
    E kapi pėr gryke.

    Burimi: Theranda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 23-11-2007 mė 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •