Gjeta kete artikull interesant qe sjell shume informacion demografik me popullin shqiptare ne fillim te shekullit 20 po edhe me pare. Shumica e informacionit eshte bazuar nga nje census austriak i vitit 1918. Artikulli eshte i pasuruar me shum harta te zonave te perfshira ne census.

Disa pika interesante:

- Ne disa raste jan rekorduar martesa ne moshe shum te re: 12 vjec per vajza e 15 per djema. Mosha e re e marteses ndodh per shkak te rasteve te shpeshta te vdekjes se foshnjeve, vrasjeve ne hakmarrje, nevoje per krah pune dhe vazhdimin e emrit te familjes te burrit.

-Mosha e burrit ishte mesatarisht 9.6 vjet me e madhe se e gruas.

-30.1% e grave ne moshen 40 vjec ishin te veja.

-6.2% e burrave muslimane kishin me shum se nje grua. Censusi gjeti 13 burra te krishtere qe kishin me shum se nje grua.

-Martesa midis njerzve te feve te ndryshme ose etniciteti te ndryshem ishin nen 1%

-Gjysma e popullates ishte me e re se 23 vjec.

-Vetem Shkodra dhe Korca identifikohen si qytete te shtetit Shqiptar me mbi 20 mije banore ne 1918

-Ne qytete 28.8% burra e 8.8% gra dinin shkrim/lexim. Ne fshat 1.8% burra dhe 0.1% gra dinin shkrim/lexim .

http://www-gewi.kfunigraz.ac.at/sued..._patterns.html