Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Turqia: 100 milionë euro për ndërtimin e një universiteti në Prishtinë

    Turqia ndan 100 milionë euro për ndërtimin e një Universiteti në Prishtinë

    Prishtinë, 11 janar - Turqia është e gatshme të mbështesë Prishtinën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa qeveria e saj ka ndarë rreth 100 milionë euro për ndërtimin e Universitetit Teknik të Evropës Juglindore, tha sot shefi i zyrës së Turqisë në Prishtinë Mustafa Sarniç pas takimit me kryetarin e ri të Prishtinës, Isa Mustafën. Kryetari i Komunës se Prishtinës tha se me shefin e zyrës turke në Prishtinë ka diskutuar për ndërtimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Prishtinë, i cili do të financohet nga qeveria turke. "Diskutuam edhe për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve. Shefi i zyrës turke më ftojë që të vizitoj shtetin turk, meqenëse kryeqyteti ynë është i binjakëzuar më Ankaranë", tha Mustafa. Kjo vizitë tha Mustafa do të përdorej për shkëmbimin e përvojave të përbashkëta lidhur me zhvillimin e mëtutjeshëm. Mustafa tha se shprehu gatishmërinë që të ofrojë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, regjenerimit dhe ndërtimit të objekteve që paraqesin një të kaluare të përbashkët historike. "Diskutuam edhe për pjesën e vjetër të kryeqytetit, për të cilën ne jemi duke përgatitur planin rregullues urbanistik, e për të cilën ne do të kemi kujdes të veçantë, në mënyrë që të ruhet kultura jonë e përbashkët", tha Mustafa. Duke ju përgjigjur interesimit të shefit turke rreth ndarjes se 250 hektarëve, që nevojiten për ndërtimin e Universitetit të Evropës Juglindore, Isa Mustafa tha se për këtë çështje do të diskutojë edhe me nivelin qendror të qeverisjes dhe Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), e cila aktualisht menaxhon me pronën publike në Kosovë. Ndërkaq, shefi i Zyrës turke në Prishtinë Mustafa Sarniç tha se gjatë takimit me kryetarin Isa Mustafa kanë këmbyer edhe ide lidhur me bashkëpunimin kulturor, ekonomik dhe të aktiviteteve humane të qeverisjes lokale. "Kam shpjeguar se ndërmarrjet e Turqisë, që merren më ndërtimtari. Infrastrukturë dhe bankari mund të krijojnë mundësi të mira në Prishtinë përmes investimeve. Po ashtu i kam theksuar se Turqia është e gatshme të mbështes Prishtinën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore", tha Sarniç. Shefi i Zyrës turke tha se qeveria e Turqisë ka ndarë rreth 100 milionë euro për ndërtimin e Universitetit Teknik të Evropës Juglindore. "Eshtë një veçori jona që përfaqësia jonë politike në Prishtinë është e para që ka blerë truall në Prishtinë dhe në një të ardhme të afërt do të fillojmë edhe ndërtimin e përfaqësisë sonë këtu", tha diplomati turk.

    QIK

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    lajm i mir per kosoven.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Shume lajm i mire,
    po veç shpresoj qe turqia me kete rast te mos perfitoje te perhape propagande anti-skenderbe siç e kane zakon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    100 milion euro , huuh , shum me duken per nje universitet , e pabesushme
    Me siguri ktu dot studjojn student nga i gjith Balkani. Shum mir

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    100 milion euro , huuh , shum me duken per nje universitet , e pabesushme
    Me siguri ktu dot studjojn student nga i gjith Balkani. Shum mir
    shume jane, po me siguri nuk kane per te tepruar,
    nje universitet i mire ka nevoje per ndertesa te reja, pajisje te reja, laboratore etj etj.

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Do te kete shume studente te huaj, veçanerisht prej dynja ... stani.

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Do te kete shume studente te huaj, veçanerisht prej dynja ... stani.
    Ashtu mendoj edhe une. Te gjithe qafiro-stanezet e Turkmenise do vijne atje. Mire do qe te ishte dicka me europiane
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    shum jan per nje universitet me 100 milion euro behn shum gjera te tjera i bie qe ky universiteti te ket konvikte me hidromasazh fusha tenisi futbolli , palester , restorant , disko , universitet me 7 yje

  9. #9
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anëtarësuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Albo mos e ke degjuar gabim se ska munci verifikoje dhe njher informacionin

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    100 milione euro per nje univerzitet te madh e te cilesise se larte nuk jane asgje. Natyrisht, qe do jete nje nga me te medhenjte ne rajon, nese qeveritaret tane pranojne kete oferte. Une mendoj qe eshte gje e mire por me disa kushte, qe te ligjerohet vetem ne anglisht e shqip dhe te respektohet historia shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •