Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Presidenti shkarkon Sollakun, kuvendi aprovon Ina Ramën në postin e Kryeprokurorit

    TOPI DEKRETOI SHKARKIMIN E SOLLAKUT


    11:00 22/11/07


    Presidenti Bamir Topi ka dekretuar shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Lajmin e beri te ditur keshilltari I presidentit Artur Metani. Ne baze te informacioneve te para, kreu i shtetit ka propozuar gjyqtaren nga Durresi, Ina Rama, si pasardhese te kreut te prokurorise. Ina Rama eshte e bija e regjizorit te mirenjohur durrsak dhe autorit te mirenjohur te disa veprave Haxhi Rama, prej disa vitesh gjuqtare e krimeve te renda. Dekreti per shkarkimin dhe propozimi i presidentit dot e kalohet per votim ne parlament.vendimi i Topit erdhi pas takimit me berishën para nisjes se presidentit per ne Kroaci.



    Kuvend, miratohet kandidatura e kryeprokurores se re


    (Dërguar më: 22/11/07) Te pranishem ne sale ishin 121 depuete. Votimi eshte bere me kuti ku gjithesecili prej deputeteve te pranishem dha voten e tij te fshehte.



    Theodhori Sollaku reagon: Shkarkimi im, pazar politik si ai i zgjedhjes se Topit

    Ora 11:58-Theodhori Sollaku ka reaguar menjehere pas dekretimit te shkarkimit te tij nga Presidenti Bamir Topi. “Shkarkimi im procedure false”, e ka quajtur Sollaku dekretimin e sotem. Sipas tij Sollakut, Presidenti duhet te kishte pritur vendimin e Gjykates Kushtetuese. “Vendimi per shkarkimin tim eshte rezultat i pazareve qe cuan Topin ne krye te shtetit. Nuk kisha iluzion qe do te ndodhte ndryshe duke pare dhe ardhjen e Topit ne pushtet. Presidenti nuk pati kuraje te diskutonte me mua” , u shpreh Sollaku duke shtuar se Topi e ka ratifikuar gjate nates raportin e hartuar nga mazhoranca, frut i Komisionit Hetimor te zhvilluar para pak kohesh. "Eshte per te ardhur keq qe shkeljet e renda te kushtetues qe nga nisja e Komisionit Hetimor e deri ne miratimin e raportit te tij ne parlament jane miratuar e ratifikuar naten", tha Sollaku duke shtuar se Topi s'beri gje tjeter vecse plotesoi kapricon e shefit te tij.

    Theodhori Sollaku ne kete dalje te pare publike pas shkarkimit te tij nga Presidenti falenderoi ish-presidentin Meidani qe dekretoi kryeprokuror, ish-Presidentin Moisiu qe nuk dekretoi raportin per shkarkim te Komisionit te pare. Sollaku drejtoi falenderime edhe ne adrese te familjes se tij per mbeshtetjen ne profesionin e tij, median dhe prokuroret qe sic theksoi ai “edhe ne kushtet e presionit politik e ndihmuan dhe nuk rane pre e pazarlleqeve”.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sikur ishin llafe apo emra te tjere per prokuror.

    po fatosi me brare ku mbene? Jasht pazarit?

    siç duket saliu mund tia prishe bamirit e tos-brarit, por jo edit!

    apo do te ndermjetesoje midis tosit edhe edit?

    sa mire qe edhe nje tjeter grua, siç porositi shoki enver me '68, te kemi edhe nje tjeter shoqja lenka ne udheheqje!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    http://www.president.al/shqip/info.asp?id=3660




    Njoftim për shtyp i Zyrës së Presidentit të Republikës.


    22 nëntor 2007

    Në datë 05.11.2007 Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit të Republikës vendimin nr.141 të tij, me të cilin është miratuar raporti i komisionit hetimor parlamentar për shqyrtimin e kërkesës për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe dokumentacionin shoqërues mbi të cilin është mbështetur ky vendim.

    Në pozicionin e kreut të shtetit, Presidenti ka monitoruar çdo marrëdhënie institucionale në rrafshin kushtetues dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale të krijuara prej disa kohësh ndërmjet Kuvendit Popullor dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Në boshtin e të gjithë analizës juridike të kësaj çështjeje Presidenti ka vendosur respektin ndaj parimeve kushtetuese dhe pavarësisë së pushteteve.


    Në deduksionet ligjore të kësaj analize, Presidenti është njohur dhe ka marrë në konsideratë edhe disa vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, kanë komentuar dhe interpretuar praktika të njohura më parë, në lidhje me kërkesa të ngjashme për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe procedurave të ndjekura nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Presidenti.


    Presidenti i Republikës e ka ndjekur me shumë vëmendje të gjithë procesin e ndjekur nga Kuvendi i Shqipërisë për të hetuar veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe për të arritur në konkluzione objektive lidhur me të. Kjo, për rëndësinë e posaçme që ka figura e Prokurorit të Përgjithshëm përsa i përket funksionit kushtetues të organit të prokurorisë, si organ i ushtrimit të ndjekjes penale. Funksionimi i organit të akuzës ka një impakt të drejtëpërdrejtë në luftën kundër krimit, i cili në kushtet e Shqipërisë, ndikon në funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Nga ana tjetër, kjo procedurë parlamentare për hetimin e veprimtarisë së z.Theodhori Sollaku, si Prokuror i Përgjithshëm, kërkonte vëmendje të posaçme edhe për arsyen se ndaj tij është zhvilluar një procedurë e njëjtë, një vit më parë. Gjithashtu, Presidenti pa me vëmendje vendimmarrjen e Kuvendit dhe dokumentacionin mbi të cilin ky vendim është marrë, si dhe studioi me të njëjtën vëmendje kundërshtimet e Prokurorit të Përgjithshëm lidhur me konkluzionet e Kuvendit dhe pasi u konsultua me specialistë të njohur, arriti në përfundimin se duhet të dekretojë shkarkimin e z.Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm.


    Presidenti i gjen të mbështetura argumentimet mbi të cilat është bazuar Kuvendi i Republikës për propozimin e tij lidhur me përgjegjësinë që ka Prokurori i Përgjithshëm në shkeljet e konstatuara dhe pasojat e ardhura. Në gjykimin e Presidentit të Republikës, pa dashur të shmangen përgjegjësitë e prokurorëve për çështjet konkrete, fakti që prokuroria në Republikën e Shqipërisë, sipas nenit 148 të Kushtetutës, është organ i centralizuar dhe autoriteti i Prokurorit të Përgjithshëm është ruajtur pikërisht për të kontrolluar dhe verifikuar veprimtarinë e prokurorisë në të gjithë sistemin e saj, e bën figurën e Prokurorit të Përgjithshëm mjaft imperative si në arritjet ashtu dhe në mosrealizimet apo mossukseset e organit në tërësi. Në vlerësimin e Presidentit të Republikës është fakt i pamohueshëm se veprimtaria e prokurorisë nuk i është përgjigjur sa dhe si duhet fenomeneve të zhvilluara të krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit në tërësi, gjë që ka ndikuar në funksionimin e shtetit dhe në pasigurinë e jetës së qytetarëve.

    Elementë të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm me pasojat e mësipërme, të parashtruara në mbështetje të propozimit për shkarkimin e tij, Presidenti i gjen të tilla sikurse parashikon neni 149 i Kushtetutës, të interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.75, datë 19.04.2002, e cila arsyeton se «kuptimi i saktë dhe i drejtë i shprehjes shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, të përdorura në këtë dispozitë kushtetuese, por edhe në të tjera, duhet të vlerësohet dhe analizohet në tërësi nga disa faktorë që kanë të bëjnë me rëndësinë e shkeljes së ligjit, pasojat e ardhura apo që mund të vinin nga kjo shkelje, kohëvazhdimin e këtyre pasojave dhe të vështirësive për riparimin e tyre si dhe vetë qëndrimin subjektiv që mban personi konkret ndaj shkeljes së kryer dhe pasojës së ardhur ».


    Presidenti vlerëson se prokurori aktual, Z.Theodhori Sollaku, nuk i ka përmbushur funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore. Ai nuk ka arritur të ndikojë me autoritetin dhe kompetencën e tij për të evituar shkeljet e konstatuara nga komisioni hetimor parlamentar në veprimtarinë e organit të akuzës dhe nuk ka siguruar dot një bashkëpunim me strukturat e tjera të shtetit për të luftuar dhe parandaluar sa duhet krimin në vend. Për këtë arsye, Presidenti çmon se propozimi i Kuvendit për shkarkimin e z. Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm është i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe si President i Republikës, në zbatim të Kushtetutës dhe në mbrojtje të saj, ai dekretoi shkarkimin e tij.


    Gjithashtu, dëshiroj t’ju informoj se sot Presidenti i Republikës ka dekretuar emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, e cila është
    znj.Ina Rama, e vitlindjes 1972, e vendbanimit Durrës, dhe status civil e martuar. Znj.Rama ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës me rezulate të shkëlqyera. Më pas, zj, Rama ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, në të cilën është klasifikuar e para ndër kandidaturat e tjera. Zj Rama është në sistemin gjyqësor prej vitit 1996 dhe prej janarit 2005, është anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe zotëron shumë mirë gjuhët anglisht dhe italisht.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297
    Si Krye Prokurore paskan zgjedh nji Manikene partiake,urime"drejtsis" Shqiptare.A do behemi shtet ligjor ndo njihere?

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    doni luizen e vlores ju prokurore ose imelden tasho.

    iken ato kohera.

    nuk jemi zaire as kampoxhia as bashkim sovietik i stalinit.

    urime kesaj vajzes.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Paska hik Brari me pushime n'Florida m'ngjan...
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    doni luizen e vlores ju prokurore ose imelden tasho.

    iken ato kohera.

    nuk jemi zaire as kampoxhia as bashkim sovietik i stalinit.

    urime kesaj vajzes.
    o Kora,

    pjete pak Brarin, goca e atij Haxhi Rames se estrades se Durrsit eshte kjo?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Rama, femra e pare Kryeprokurore

    Rozeta Rapushi
    E Premte, 23 Nentor 2007

    Ina Rama do te drejtoje qe nga sot institucionin e Prokurorise se Pergjithshme. E para femer ne historine e vendit qe merr nje post te tille, duke drejtuar organin e akuzes, mjaft i akuzuar deri me tani nga te gjitha krahet e politikes dhe qe ka qene nje “patate” e nxehte per te gjithe titullaret. Qe diten e pare, biondja e Prokurorise se Pergjithshme, tashme eshte cilesuar nga kreu i qeverise nje “Silvia Konti” shqiptare, megjithese ende nuk ka dhene proven e pare per dosjet e nxehta, perfshi dhe ate te ministrit Basha, qe i ka lene “trashegim” paraardhesi i saj. Pas nje lufte dyvjecare, mazhoranca arriti te shkarkoje dje Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku dhe cuditerisht te miratoje bindshem me 83 vota kreun e ri dhe kete here me ndihmen e opozites se majte.

    Perfundimi i votimit te fshehte te zhvilluar per emerimin ne detyren e Kryeprokurores Ina Rama cuditi te gjithe deputetet. Rama arriti te marre jo pak, por 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim. Rezultat ky qe tregon qartazi se dhe deputete te majte kane mbeshtetur zgjedhjen e Kryeprokurores, ndersa te tjere preferuan te qendrojne neutrale, duke abstenuar, por nuk dhane voten kunder. Ne rastin me te mire, mazhoranca e djathte ne pushtet numeron 82 vota ne Kuvend, por dje ne votim mungonin pese deputete te mazhorances ne pushtet si Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Leonard Solis e Vangjel Dule, Genc Sharku. Me zbritjen e tyre, mazhorances i mbeteshin 78 deputete e per cudi Ina Rama u votua me 83 vota. E para qe votoi per te ishte Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila nuk mundi te prese radhen per te dhene voten. Pas saj, votoi Kryeministri Sali Berisha, qe duke qeshur pergezonte deputetet e djathte per Kryeprokurorin e ri.

    Deputetet e opozites, votuan me pertese e bashkerisht, duke mos e respektuar dhe dhomen e fshehte. Njeri pas tjetrit, deputetet e opozites e quajten procesin antikushtetues dhe jo transparent. Madje, nenkryetari Erion Brace foli per renie te demokracise dhe sistemit te drejtesise. Kryeprokurorja e re, Ina Rama, aktualisht eshte gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, por njekohesisht dhe anetare e Kolegjit Zgjedhor. Rama eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise dhe ka perfunduar edhe shkollen e Magjistratures, ku eshte renditur e para. Ajo e nisi karrieren e saj si gjyqtare ne Durres, vendin e lindjes, ku u punesua si gjyqtare e shkalles se pare. Rama punon dhe si pedagoge e jashtme ne universitetin “Aleksander Moisiu”, po ne Durres dhe zoteron mire dy gjuhe te huaja, anglisht dhe italisht. Pasardhesja e Sollakut, ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe per nje periudhe dyvjecare ka punuar dhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Lushnje. Nga janari i ketij viti, gezon statusin e ekspertes ne programin e trajnimit vazhdues per gjyqtaret, te realizuar nga shkolla e magjistratures.


    Votimi

    121 deputete votuan
    83 vota pro
    33 vota kunder
    5 vota abstenim


    Munguan ne votim

    Fatos Nano
    Sadri Abazi
    Diana Culi
    Vangjel Dule
    Skender Gjinushi
    Flamur Hoxha
    Blendi Klosi
    Luan Memushi
    Ilir Meta
    Nard Ndoka
    Spartak Ngjela
    Genc Sharku
    Leonard Solis
    Neritan Ceka
    Marko Bello
    Durim Lamaj
    Bukurosh Stafa
    Valentina Leskaj
    Paskal Milo



    Berisha: Eshte zgjedhja me e studiuar qe ka bere Presidenti, si Silvia Konti. Sepse eshte nje gjyqtare me profesionalizem te larte dhe i duhet vendit nje Silvia Konti.

    Bejtaj: Jam dakord qe vendit i duhet nje Silvia Konti, por jo te prezantohet nga nje Tano Karrizi.

    Numrat Te majtet, vote per Ina Ramen

    Opozita percahet ne zgjedhjen e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Ashtu si ne zgjedhjen e Presidentit, deputete te majte ndihmuan dje per zgjedhjen e Rames ne krye te organit te akuzes. Ndonese votimi u krye i fshehte dhe me kuti, numri i larte i votave qe mori Rama, tradhtoi te majtet. Te pakten pese deputete te opozites kane votuar pro zgjedhjes se Rames ne Prokurorine e Pergjithshme, nderkohe qe pese te tjere preferuan te abstenojne dhe jo te japin voten kunder. Rama u zgjodh me 83 vota, ne nje kohe kur mazhoranca ne rastin me te mire merr 82 vota ne Kuvend dhe dje mungonin jo pak, por pese deputete: Nard Ndoka, Vangjel Dule, Leondard Solis, Spartak Ngjela dhe Genc Sharku. E me keto mungesa, te djathtet arriten te kapin jo pak, por 83 vota. Sapo ne salle numri i votave pro Rames si Kryeprokurore i kaloi te 70-tat deputetet e mazhorances brohoriten e duartrokiten per drejtuesen e ri te prokurorise.



    Jeteshkrimi

    Emri Ina
    Mbiemri Rama
    Ditelindja 1972
    Vendbanim Durres
    Status E martuar
    Studimi Diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise, Tirane
    1999-2002 Perfundon shkollen e Magjistratures renditet e para

    Eksperienca

    1996 Nis si ndihmesgjyqtare ne Durres
    2001 Punesohet si gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres
    2005 - 2007 Gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per krime te renda
    2005 – 2007 Anetare e Kolegjit Zgjedhor
    Pedagoge e jashtme ne Universitetin “Aleksander Moisiu”, Durres

    Anglisht Shume mire
    Italisht Shume mire


    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2007 më 06:25

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    E po shyqyr qe rane me ne fund dakord.
    Fundja te gjithe kryeprokuroret tek ne , te korruptuar jane.
    Tani te pakten nuk kane pse te zihen me per sollakun, se ka kaq kohe, u fiksuam sollaku sapllaku.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Duhet te them urime per prokuroren, ndonese si fet e fet u gatua gjella. Meqe deri me sot pengese ka qene ky vend per luften kunder korupsionit te larte ne vend(sic thuhej shpesh), pres te degjoj dhe shikoj beteja te drejtesise ne luften kunder te koruptuarve. Shendet te kemi, pa ditet perpara jane.
    --------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •