Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ndërroi Jetë Atdhetari I Shquar Xhavit Hoxha



    Këshilli për organizimin e ceremonive mortore kushtuar atdhetarit Xhavit Hoxha, në takimin e mbajtur në

    Prishtinë - lëshon këtë:

    N J O F T I M



    Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se, sot me dt 20.11.2007 në Vintertur të Zvicrës nga një sëmundje e shkurtër por e rëndë ndërroj jetë aktivisti i madh i çështjes kombëtare Xhavit Hoxha nga Juniku, vëllai i dëshmorit të kombit Edmond Hoxha.



    Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Anëtar i organizatës LNÇKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit në atdhe dhe në diasporë, pinjoll i derës Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur për atdhetarizëm, për pleqëri të drejtë dhe për tradita luftarake.



    Xhavit Hoxha u lind në Junik më 18.10.1952 dhe gjatë gjithë jetës së tij ishte në shërbim të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Ai ishte i dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tij për çlirimin e vendit, ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së. Pas lufte ishte anëtar i kryesisë së PDK-së për Diasporë.



    Këshilli i Vinterturit ku vepruan Xhavit Hoxha e Jashar Salihu, ishte iniciues i themelimit të Fondit “Vendlindja thërret”



    Mbledhja Komomorative mbahet më dt 21.11.2007 (e markur) në ora 15.00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ndërsa ceremonia e varrimit organizohet në Junik më dt 22.11.2007 (e enjte) në ora 15:00 në varrezat e Junikut.



    Prishtinë, 20.11.2007



    Këshilli Organizativ



    1. Smail Haradinaj

    2. Xhavit Haliti

    3. Kudusi Lama

    4. Safete Hadërgjonaj

    5. Hasan Ukëhaxhaj

    6. Ibish Neziri

    7. Bedri Islami

    8. Artan Nimani - 044 540 111
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Bisedë me veprimtarin atdhetar Xhavit Hoxha

    ntrevistoi: Kadri REXHA


    Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Anëtar i organizatës LNÇKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit në atdhe dhe në diasporë, pinjoll i derës Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur për atdhetarizëm, për pleqëri të drejtë dhe për tradita luftarake, vëlla i dëshmorit të kombit, gjeneralmajorit Edmond Hoxha


    Xhavit Hoxha u lind në Junik më 18. 10. 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, në Gjakovë. Në vitin 1976, në afat rekord, i përfundon studimet për Gjeografi në Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore të Universitetit të Kosovës. Nga viti 1976 e deri në vitin 1981, si profesor i gjeografisë, punon në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Më 10 maj 1981, si njëri ndër veprimtarët më aktiv të LNÇKVSHJ-së, burgoset dhe dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime të njëpasnjëshme dhe me përcjellje të vazhdueshme nga ana e UDB-esë. Për t’i ikur arrestimit të serishëm në vitin 1989 emigron në Zvicër. Ashtu si në atdhe, edhe në Zvicër, Xhavit Hoxha nuk kërkon komoditet, por gjendet në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme atdhetare. Në radhë të parë, për dhjetë vjet rresht, pa asnjë kompenzim material, ushtron detyrën e pedagogut në arsimin plotësues me nxënësit shqiptarë të rrethit të Winterthurës. Pastaj, për pesë vjet me radhë, vepron si kryetar i Bashkimit të Sindikatave në Zvicër, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre në atdhe, grumbullon ndihma të mëdha për Kosovën. Veprimtarinë politike një kohë të gjatë e zhvillon si anëtar i këshillit drejtues të LPK-së, dega jashtë vendit. Edhe pse pa pasaportë, Xhavit Hoxha gjen mënyra për kalimin e kufijve dhe merr pjesë në të gjitha demonstratat jashtë Zvicre, si në Austri, Gjermani, Belgjikë e deri në shtetet Skandinave. Një ndihmë të jashtëzakonshme Xhaviti e dha edhe për nxjerrjen nga atdheu të veprimtarëve të rrezikuar si dhe të ushtarëve që e braktisnin frontin e luftës nga hapësirat jugosllave. Por kontributi më i rëndësishëm i Xhavit Hoxhës i dedikohet UÇK-së, qoftë si njëri ndër themeluesit e Fondit “Vendlindja thërret” e qoftë si njëri ndër veprimtarët më të suksesshëm të logjistikës së luftës së UÇK-së.



    ****



    Kundërrevolucionarë, armiq të bashkim-vëllazërimit, nacionalistë, separatistë, irredentistë, shqiptaromëdhenjë...Këto ishin vetëm disa nga epitetet me të cilat pushteti komunist jugosllav, përfshirë këtu edhe atë të Kosovës, zhvillonte luftën e vet propagandistike kundër pjesëmarrësve në demonstratat e mars-prillit të vitit 1981 në Kosovë dhe kundër kërkesave të tyre të ligjshme për liri dhe të drejta kombëtare. Një qasje të veçantë ndaj disa prej këtyre epiteteve, qasje që përkundër torturave të egra të përjetuara në të shumtën e rasteve është dëshmuar me guxim dhe vendosmëri edhe para gjykatave dhe në burgje brenda e jashtë Kosovës nga ish-të burgosur politikë, qoftë grupisht qoftë individualisht, gjatë bisedës sonë, me rastin e 25-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, na e sjell Xhavit Hoxha. “Kur na kanë quajtur nacionalistë dhe irredentistë nuk kanë hyrë në hak me ne sepse të tillë edhe kemi qenë. Njëherë e përgjithmonë kemi dashtë të çlirohemi dhe të bashkohemi me shtetin amë, me Shqipërinë e ëndrrave dhe të realitetit tonë. Fatkeqësisht, nuk kishim armë më të madhe se mendimin, letrën dhe grushtet tonë të thatë”, thotë me këtë rast Hoxha.



    REXHA: Zoti Hoxha, na flisni diçka ju lutem për fillimet e veprimtarisë suaj politike?


    HOXHA: T’i përgjigjesh kësaj pyetje është njësoj si t’i përgjigjesh pyetjes: pse kam lindur. Fillimisht oda e burrave. Bisedat për gjërat më të thjeshta. Legjendat dhe historitë e ndryshme. Këngët dhe rrëfimet për trimat. Analizat politike të burrave më të urtë. Dëgjimi me derë të mbyllur i Radio Tiranës dhe Radio Kukësit. Fjalët e mësuesit në klasën e parë. Lojërat në shkollë. Përqafimi i butë i nënës. Ofshamat e thella të babës... Është zor të zihet filli i gjithë kësaj...Konkretisht këtë punë mund ta lidhi me miqësinë time të hershme me Jashar Salihun dhe shokë të tjerë, qysh si nxënës. Bisedat tona të pashtershme dhe preokupimi ynë rinorë për të kaluarën, për krimet e mëdha që kishin bërë serbët në trevën tonë, për librat e ndaluara, për Adem Demaçin, për Naimin, Fishtën...Këngët që i këndonim për trimat dhe sidomos kënga për Oso Kukën. Në bisedat tona dashur pa dashur hynte edhe emri Shqipëri, Kosovë, Lidhje e Prizrenit, Luftëra Ballkanike, Traktati i Londrës, ndarje, bashkim... Pos me shokët e mi të rinisë, rrethi me njerëz të ngjashëm më këtë ide po rritej me kohën. Vazhdimisht gjëja shokë të brezit tim që mirëfilli kuptoheshim se çiftelitë tona rrihnin të njëjtin tel. Në këto rrethana, disi, preokupim yni zuri të bëhej organizimi i mirëfilltë ilegal për çështje të çlirimit të Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë. Busull orientuese në këtë drejtim e kishim Adem Demaçin dhe Lëvizjen e tij legjendare. Në derën e preokupimit tonë më vonë trokiti edhe i madhi Jusuf Gërvalla.



    REXHA: Pra, kyçja juaj në aktivitetin patriotik nuk është e rastit?

    HOXHA: Në aktivitetin tim patriotik nuk ka pasur rastësi. Në këtë drejtim çdo gjë e kam bërë me paramendim dhe me bindje të plotë. Së pari i kam peshuar gjërat mirë e mirë me vetveten: e kam ditur se veprimtaria atdhetare kërkon përkushtim, bindje të fortë, vendosmëri, ideal të lartë kombëtar, përcaktim të qartë politik dhe gatishmëri deri në flijim për sfidat që paraqiten. Dhe, isha i bindur se të gjitha këto virtyte i kam. Pra, përcaktimi im për këtë veprimtari ishte i hershëm dhe qëndrimin dhe qëllimin e kisha të qartë.


    REXHA: Si u bëtë anëtar i LNÇKVSHJ-së, përkatësisht Komitetit të Deçanit? A e gjetët Ju Lëvizjen apo Lëvizja iu gjeti Ju?

    HOXHA: Unë mendoj se vetë puna e shpie individin te organizata. Pra, puna e përditshme, sjellja dhe sidomos bisedat qofshin ato të rastit apo të qëllimshme e zbulojnë individin dhe përcaktimin e tij sipas shembullit: gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Kështu organizatës i mbetet të interesohet për të dhe me barometrat që ka të bëjë matjen e karakterit dhe të disa veçorive të individit dhe në bazë të testimit bëhet edhe shkalla e afrimit të tij deri te anëtarësimi. Kështu disi ka ngjarë edhe me mua. Unë, për shembull, kishte kohë që punën propagandistike e kisha bërë edhe pa qenë anëtar i organizatës ilegale, bile pasi u bëra anëtar më duhej të isha shumë më i matur ngase më nuk i përkisja vetvetes. Më nuk mund të thosha le të bëhet çka të bëhet, e paguaj vetë me lëkurën time, por duhej të kisha parasysh Organizatën, qëllimin e saj, ruajtjen e shokëve dhe kështu me radhë. Dhe, pikërisht në këtë çështje mendoj se ka qëndruar edhe dobësia e Organizatës sonë.


    REXHA: Më konkretisht, ju lutem?


    HOXHA: Shumica e anëtarëve të Komitetit të Deçanit për orientimin politik të tyre njiheshin si nga populli ashtu edhe nga UDB-ja. Disa nga ta ishin edhe të përcjellë nga spiunët, si bie fjala Ismail Haradinaj, Hasan Ukhaxhaj, Muhamet Rugova, etj. Unë dhe Muhamet Rugova shoqëroheshim shumë, bile dilnim dhe vizitonim shumë fshatra të Dukagjinit. Bisedat tona me nxënës dhe me njerëz të ndryshëm si në rrugë, si në shëtitore, si në odat e burrave dhe gjetiu kishin për temë çështje historike, probleme kombëtare, kulturore, traditën tonë, gjendjen ekonomike dhe sociale të popullit, duke mos lënë anash politikën e përgjithshme botërore. Pos theksimit të robërisë së Kosovës dhe çështjes së pazgjidhur kombëtare në përgjithësi, ne propagandonim edhe për luftën, përgatitjen e gjithanshme për të, sepse lufta jonë për liri ishte në prag. Prandaj, ky propagandim yni i hapur, me shpatë mbi setër, ka pasë edhe tagrin e vetë të lartë. Shkruanim parulla, shpërndanim pamflete, gazeta ilegale dhe libra të ndaluar.


    REXHA: A s’na thuani me pak fjalë historikun e Komitetit të Deçanit? Formimin, platformën, anëtarësinë dhe shtrirjen gjeografike të veprimtarisë?

    HOXHA: Në bazë të programit dhe të statutit Komiteti i Deçanit ishte vazhdimësi e LNÇKVSHJ-së, me zanafillë në vitin 1963, e themeluar nga Adem Demaçi me platformë politike “çlirimin e krahinave shqiptare dhe bashkimin e tyre me nënën e vetë-Shqipërinë”. Themelimi i Komitetit daton menjëherë pas zbulimit dhe rënies në burg të aktivistëve të organizatës LNÇKVSHJ në vitin 1979. Udhëheqës i Komitetit në Kosovë ishte Ismail Haradinaj, ndërsa jashtë atdheut ishte Jusuf Gërvalla, i cili në vitin 1979 kishte arritur t’i ikë arrestimit nga UDB-ja dhe ishte vendosë në Ludwigsburg të Gjermanisë. Lidhjet e Jusufit me Komitetin e Deçanit mbaheshin përmes veprimtarëve tanë të besueshëm. Pas demonstratave të mars-prillit 1981 edhe Organizata jonë e përkrahu kërkesën taktike gjithëpopullore “Kosova Republikë”, por nga aspirata dhe strategjia jonë për bashkimin kombëtarë nuk kemi hequr dorë asnjëherë. Veprimtaria e tërësishme e Komitetit është e shumanshme dhe për të shpalosë atë nuk mjafton kjo bisedë e rastit. Detyrat e anëtarëve dhe qëllimi i veprimtarisë së tyre ishin të përcaktuara me status dhe program, por për ngritjen e anëtarëve të organizatës shfrytëzohej edhe literaturë e gjerë teorike, historike dhe revolucionare. Anëtarët zgjidheshin në bazë të njohjes paraprake, në bazë të bindjes së fituar për personin e caktuar, në bazë të provave, në bazë të qëndrimit, vendosmërisë dhe të sakrificës familjare... Anëtarët përgatiteshin që të jenë të aftë sa armikun ta tërheqim në fushën që donim ne e jo aty ku donte armiku. Anëtarët duhej të përgatiteshin për qëndresë, për konspiracion dhe për burg të rëndë. Ata përgatiteshin që luftën e ardhshme që ishte e pashmangshme mundësisht ta orientonim dhe ta bënim vetëm me Serbinë, sepse armiqësimi me popujt tjerë për ne ishte i papranueshëm. Demonstratat e vitit ’81 Organizatën tonë, përkatësisht ne, Komitetin e Deçanit, na gjetën të lidhur edhe me komitetet në formim, si ai i Drenicës me Bajram Gashin në krye, i Gjakovës me Muhamet Rugovën, i Mitrovicës me Bislim Bajramin, i Llapit me Beqir Hajrizin, pastaj me ato në Gjilan, në Shkup, në Shtutgard dhe Stamboll si dhe disa celula të tjera të themeluara dhe në themelim e sipër. Anëtarësia e Komitetit ishte e gjerë. Sidomos në prag të demonstratave dhe gjatë demonstratave erdhi deri te një masivizim shumë i gjerë i anëtarësisë. Në kuadrin e Komitetit të Deçanit vepronte edhe grupi i të rinjve i quajtur “Shqiponjat”, i cili me celulat e veta të shumta zhvilloi një aktivitet të dendur dhe shumë të çmuar. Celulat e anëtarësisë vepronin në formën e treshit.


    REXHA: Anëtarët e parë të Komitetit u arrestuan. Ju kishit pasaportë. Shqipërinë e kishit vetëm dy hapa larg. Pse nuk u arratisët?

    HOXHA: Demonstratat e detyruan Organizatën tonë të dalim hapur. Propagandonim, shkruanim parulla, shpërndanim pamflete, gazeta ilegale (“Lajmëtari i lirisë”, “Liria”, “Bashkimi”) dhe libra të ndaluar, organizonim bojkotimin e mbledhjeve diferencuese, sabotonim veprimtarinë e armikut, thërrisnim punëtorët që të fillojnë grevat, merrnim pjesë në demonstrata...Me një fjalë ishim kudo, fytafyt me armikun. Dalja jonë haptazi na kushtoi. U zbuluam dhe filloi burgosja jonë. Vërtetë unë kisha pasaportë dhe kisha mundësi të arratisesha në Perëndim. Sa për kalimin e kufirit dhe ikjen në Shqipëri nuk e kisha asnjë problem sepse atë zonë e njihja si pëllëmbën e dorës. Lidhur me këtë çështje Organizata kishte qëndrim të prerë. Nga arrestimi mund të përjashtohej vetëm ndonjë rast i veçantë. Përndryshe, kishte ardhur koha kur burgjet jugosllave duhej të mbusheshin ding me atdhetarët shqiptarë që edhe në këtë mënyrë të dëshmohej para botës lufta jonë e drejtë për liri. Arrestimi masiv i anëtarëve të Organizatës tonë u bë në mëngjesin e hershëm të datës 10 maj 1981. Atë ditë u arrestova edhe unë. Forca të mëdha të milicisë, të rezervistëve të shumtë dhe të udbashëve të ardhur nga SPB-ja e Pejës, kishin rrethuar shtëpinë time dhe mbarë Junikun. Fillimisht, si mua ashtu edhe anëtarët tjerë, na dërguan në Burgun e Pejës, me përjashtim të Drita Kuçit, të cilën e mbyllën në pavionin e grave në Burgun e Mitrovicës. Ismail Haradinaj dhe Hasan Ukhaxhaj janë marrë në pyetje edhe nga inspektorët federativ të ardhur nga Beogradi. Hetuesit silleshin si bisha të çmendura. Por për dajak, mjerisht, ishin vendorët, shqipfolësit. Maltretimi bëhej sipas pozitës së të burgosurit. Dajak merrnin edhe ata që qëndronin të fortë, si Islam Mustafaj që pohonte: unë i di të gjitha, por nuk flas. Torturat më barbare janë zhvilluar sidomos mbi Ismail Haradinajn. Gjykata e Pejës na dënoj me burg të rëndë me kohëzgjatje nga 3 deri në 14 vjet. Unë u dënova me katër vjet burg dhe dënimin e mbajta në burgjet namzeza në Leskovc dhe në Nish. Anëtarët tjerë të Organizatës morën këto dënime me burg: Ismail Haradinaj, 14 vjet; Hasan Ukëhaxhaj, 11vjet; Abdullah Hasanmetaj, 9 vjet; Jashar Salihu, 7 vjet; Shkurte-Drita Kuçi, 6 vjet; Nazmi Selmanaj, 5 vjet; Ali Dërvishaj, 4 vjet; Din Ahmetaj,3 vjet; Muhamet Haklaj,3 vjet dhe Niman Mustafaj, 3 vjet. Vlen të cekët këtu se nga grupi “Shqiponjat” u dënuan Nasim Haradinaj, Bajram Mehemeti, Shaqë Qerimi, Isa Hasanaj, Islam Mustafaj, Ali Selmanaj, Mustafë Bajrami, Sokol Mustafaj, Ramë Hasanmetaj, dhe të tjerë më dënim me më shumë se një vit burg.


    REXHA: Në cilin burg u zhvilluan hetimet? Për çka akuzoheshit? Kush iu mori në pyetje?

    HOXHA: Hetimet kundër Organizatës tonë u zhvilluan nga organet e udëbesë së Pejës. Akuza na ngarkonte për veprimtari armiqësore kundër popullit dhe shtetit jugosllav, sipas nenit 136 dhe 114, pra bashkim dhe kundërrevolucion. Me akuzën e parë u pajtuam të gjithë ngase me vetëdije kishim vepruar për rrënimin e shtetit jugosllav, ndërsa me akuzën e dytë nuk u pajtuam sepse ajo ishte shumë e pabazë dhe nuk përmbante kurrfarë elementesh me çka u dëshmua edhe gjatë gjykimit. Hetuesit ishin shqiptarë, serbë dhe malazezë nga Peja, Prishtina dhe Beogradi. Se ishte bërë kiameti. Hej, kishim guxuar të ngrinim zërin kundër Jugosllavisë, kundër shtetit më të përkëdhelur të botës, sipas tyre shtetit më të fortë në Evropë! Po na dhimbeni se po i bini murit me kokë, i thanë Jashar Salihut gjatë hetimeve. Po shkoni dëm. Nuk e dini se Jugosllavia është superfuqi botërore. Jashari, siç ishte gjithmonë i qetë, ua kthen urtë: ne nuk ngutemi e as ndalemi, një tullë sivjet, një tullë vitin tjetër e kështu deri sa të jemi gjallë, deri sa të rrënojmë përfundimisht këtë shtet okupues. Konkretisht unë akuzohesha për zhvillimin, zgjerimin dhe formimin e komiteteve të reja, për detyra speciale, për mbledhjen e informatave me qëllim publikimi, si dhe për iniciativën time lidhur me sigurimin e armatimit për luftën që shihej në horizont.

    REXHA: Demonstratat mendoheshin të ishin faza e parë e kryengritjes së armatosur Veprimtaria e Organizatës suaj fillon një vit para shpërthimit të demonstratave të mars-prillit ’81. Sa keni punuar për këtë ditë? Shpërthyen ato para kohe apo me kohë? Sa dhe si i përkrahët demonstratat?

    HOXHA: Kemi punuar shumë që një ditë ta ngritim popullin në demonstrata masive, të cilat sipas Jusuf Gërvallës mendoheshin të ishin faza e parë e kryengritjes së armatosur të popullit shqiptar të robëruar në trojet e veta në Jugosllavinë tashmë të shkatërruar. Veprimtaria jonë ishte shumë e gjerë dhe karakterizohej nga shtimi i shkallës së aktivitetit. Në fillim puna jonë u dëshmua në mbarë Rrafshin e Dukagjinit dhe vetëm për pak muaj arritëm të zgjerohemi deri në Besianë, Gjilan dhe Shkup. Caku ynë kryesor ishte Universiteti i Kosovës. Veprimtaria jonë i mbulonte të gjitha trojet e robëruara shqiptare. Në prag të shpërthimit të demonstratave Jusuf Gërvalla përmes udhëzimeve që na i dërgonte si dhe përmes gazetës “Lajmëtari i lirisë” jepte lajmin kushtrim: “Po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe. Do ta derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë dhe mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë...Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt...”. Demonstratat shpërthyen në kohën e duhur dhe ne na gjetën në krye të detyrës. Edhe pse nuk ishim organizatorë të drejtpërdrejtë të demonstratave ato na mobilizuan hala më shumë. Forca jonë duhej ta godiste pa mëshirë armikun. Për këtë ditë ishin flijuar me mijëra atdhetarë dhe me dhjetëra organizata atdhetare. Koha nuk priste më...


    REXHA: Klasa politike, atëherë dhe sot, pohojnë se u zunë në befasi nga demonstratat e mars-prillit ’81. Mendimi juaj?

    HOXHA: Është e vërtetë se klasa politike e Kosovës u zu në befasi nga demonstratat e atij viti të madh si dhe nga rezistenca mbarëpopullore që pasoi gjatë viteve në vijim. Kishte kohë që klasa politike e Kosovës po jetonte në luks dhe po bënte jetë të shkëputur larg krajatave, skamjes, padrejtësive të shumta dhe robërisë së padurueshme të popullit të vet. Duket se kjo klasë vasale e frymëzuar edhe nga padroni i tyre serbian kishte ardhur në përfundim se rinia shqiptare tashmë ishte tjetërsuar, ishte degjeneruar dhe ishte zhveshur nga çdo element kombëtar. Ata, pjesëtarët e kësaj klase, së bashku me padronin, mendonin se nuk ka më rini shqiptare, se rinia ka filluar të bëjë një mënyrë tjetër jete, jetë qejfesh dhe shfrimesh banale sa nuk i bie më ndërmend Shqipëria, të cilës, sipas tyre, i mungonin edhe shporetat dhe televizorat. Kjo klasë ende u frikësohej vetëm veprimtarëve të vjetër të cilët i kishte mbyllur nëpër kazamatet mesjetare jugosllave dhe dukej se kishte harruar se në Kosovë po rritej një rini e uritur për bukë, për dituri dhe për liri, e cila vetëm po e priste momentin që të hidhej në beteja për t’i pushtuar të gjitha këto deri në një. Rinia jonë, asokohe, kishte ideale, mësonte, kërkonte rrënjët e historisë, ishte edukuar me përvojën e vuajtur të baballarëve të tyre, me përvojën e lavdishme të historisë së gjallë shqiptare, me mësimet kombëtare dhe revolucionare të Enver Hoxhës, ishte rritur me këngët e trimërisë të kënduara nga rapsodi i popullit Dervish Shaqa dhe me emisionet mbi heroizmin e popullit tonë ndër shekuj të Radio Kukësit dhe të Radio Tiranës.


    REXHA: Gjykatat e Kosovës të burgosurit politikë i dënuan në emër të popullit. Prokurorët, gjykatësit dhe hetuesit kanë bërë krime të mëdha në emër të ligjit të armikut. Ka kërkesa për rehabilitimin e ish të burgosurve politikë si dhe për dënimin moral të të gjithë atyre që morën pjesë në tragjedinë e Kosovës. Mendimi juaj?

    HOXHA: Është e vërtetë se Serbia me ndihmën e argatëve të vetë shqipfolës ka bërë kërdi mbi popullin e Kosovës. Ky mal me krime është i pafalshëm. Të paktën, këto krime patjetër duhet të mbeten të shënuara në analet e historisë. Brezat e ardhshëm duhet të mësojnë për këtë gjëmë. Lidhur me rehabilitimin tonë, me siguri, në kohëra më të mira, Kuvendi i Kosovës do të thotë fjalën e meritueshme. Sot kjo është e pamundur të bëhet. Ende jetojmë nën sundimin e të huajve. Sa u përket dënimeve, e kemi ditur edhe atëherë: na ka dënuar armiku dhe ne nuk kemi kërkuar mëshirë. Në bazë të punës sonë, shpërblim tjetër nuk kemi pritur nga armiku: na kanë burgosë, na kanë rrahë, na kanë vrarë, por krenohemi se kemi luftuar për fitoren e lirisë sonë, kundër shtetit armik shekullor. Dhe, këtë e kemi bërë me zemër dhe me të gjitha forcat që i kemi pasur. Kur na kanë quajtur nacionalistë dhe irredentistë nuk kanë hyrë në hak me ne sepse të tillë edhe kemi qenë. Njëherë e përgjithmonë kemi dashtë të çlirohemi dhe të bashkohemi me shtetin amë, me Shqipërinë e ëndrrave dhe të realitetit tonë. Fatkeqësisht, nuk kishim armë më të madhe se mendimin, letrën dhe grushtet tonë të thatë. Them për fat të keq, sepse punët do t’i kishim përfunduar qysh në muajin prill të vitit 1981 dhe sot do të kishim një shtet të zhvilluar, stabil dhe faktor i fortë paqeje në rajon dhe më gjer. Sot shqiptarët do të këndonin një këngë tjetër dhe nuk do të tërhiqeshim kështu zvarrë me zorrë nëpër këmbë, si lypsarë të botës. Sikur ta kishim përfunduar revolucionin tonë në vitin 1981, nuk do të vinin në situatën e rëndë të poshtërimit gjatë viteve të 90 kur populli i manipuluar nga udbashët dhe nga bijtë e udbashëve na fyenin me lloj-lloj emrash: si kuqalosha, komunista, etj. Qëllimi i udbashëve ishte i qartë: ta thyenin tehun revolucionar dhe shpirtin luftarak të atdhetarëve të devotshëm, të njerëzve të sakrificës si dhe ta dobësonin përkrahjen e popullit ndaj nesh, me çka edhe patën sukses. Ky sukses i udbashëve u pa sidomos me rastin e organizimit të luftës çlirimtare të Kosovës, kur nga ta u sabotua çdo nismë e mbarë organizative. Personalisht mendoj se historia do t’i dënojë të gjithë individët që ishin në shërbim të Serbisë dhe që në mënyra të ndryshme morën pjesë në dënimin tonë dhe në tragjedinë e Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta. Ajo do t’i dënojë edhe individët dhe partitë të cilat jo vetëm nuk e përkrahën luftën e UÇK-së, por ishin kundër saj me të gjitha forcat. Nuk thotë kot populli: pushka atdhetare i mbyllë të gjitha shtigjet e ligësisë, pushka atdhetare pajton edhe gjaqe. Dhe, pushka për atdhe kërciti në vitet e fundit të shekullit të kaluar. Pushka për të cilën ishin flijuar shqiptarët një shekull të plotë. Dhe, për ironi, të gjithë ata që e shanë luftën e UÇK-së, në Kosovë dhe anë e mbanë botës, të gjithë ata që e sabotuan luftën deri në fund, u turrën pas mbarimit të saj, o burrani, dhe i zunë kulltuqet udhëheqëse, plaçkitën çka mund të plaçkitej dhe sërish filluan sulmin kundër frontit që e bëri luftën. Kur jem te rehabilitimi, t’i them edhe dy fjalë. Vetëm në këtë qytet të vogël të Evropës ku jetoj unë jemi më tepër se dhjetë ish të burgosur politikë dhe të gjithë me fakultete të kryera. Kemi ndihmuar luftën dhe djemtë e UÇK-së me të gjitha mundësitë. Me djersën tonë mbajmë familjet tona dhe ende ndihmojmë nevojtarët në Kosovë. Por, kur po i shoh udbashët dhe bijtë e tyre në pushtet, prokurorët dhe gjykatësit e dikurshëm në vende të njëjta të punës, pseudointelektualët e dikurshëm pushtetarë dhe bijtë e tyre në vende udhëheqëse po më dhëmbë shpirti. Dikur si shërbëtorë besnikë të armikut ata i kanë shfrytëzuar të gjitha të mirat e pushtetit komunist jugosllav. Sot i shfrytëzojnë të gjitha të mirat që ua dha demokracia ndërkombëtare: vila, hotele, tendera, rroga të majme, ryshfete, hajni, etj. etj. Më bëhet se kjo botë qenka e krijuar për të mirën e gjakësorëve dhe për vuajtjen e të mirëve. Turp. Megjithatë, turpi nuk po çelte varrë askënd. Ne që jemi dergj burgjeve dhe hetuesive, të rrahur dhe të fyer në mënyrën më çnjerëzore, ne që nuk na lanë ta vuajmë dënimin me burg as në Kosovë, ne që me dhunë u detyruam ta braktisim atdheun dhe u degdisëm meridianeve në internim të përjetshëm nuk i ramë në qafë Kosovës për asgjë personale. Ne, në parim, iu përmbajtëm urtisë së Xhon Kenedit. Dhe kemi mbetur të njëjtit idealistë me gatishmërinë që deri në vdekje të punojmë dhe të flijohemi për lirinë, për gjuhën, për flamurin, dhe për bashkimin e kombit në një shtet. Kosovën as e kemi gënjyer, as e kemi vjedhur ndonjëherë. Prandaj as kërkojmë shpërblime prej saj. Kemi vetëm një lutje: Zot dhe Popull, na pranoni ashtu sikur na keni lindur, ashtu sikur na keni mësuar, ashtu sikur na keni edukuar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Në përkujtim të atdhetarit Xhavit Hoxha

    Shkruan: Sylë ARIFI

    Bazel, 21. 11. 2oo7



    Atdhetari i devotshëm, Xhavit Hoxha pjesë e historisë kombëtare, nderi dhe krenaria i takon njerëzve të sakrificës. Veprimtari i çështjës Shqiptare Xhaviti, profesor i nderuar, ish i burgosur politik, i angazhuar në periudha historike në çelulat e para për çlirim dhe bashkim kombëtar, pra i takonte atyre trimatve të orve të para të lirisë.



    Në familjen Hoxha nga babë Hysniu, në fshatin Junik u lindan dy trima të pendës dhe pushkës, vllezarit Xhavit dhe Edmond Hoxha të cilët janë ndarë nga nga jeta vetëm fizikisht, ndërsa vazhdon të jetoi vepra dhe ideali i tyre kombëtar, që mbetët detyrë dhe synim i vazhdueshëm për Popullin Shqiptar.



    Xhaviti i jonë apo siç kishte deshirë të na thoshte neve bashkëveprimtarëve të tij „SHOQ“, ishte inspirim dhe frymzim jo vetëm për kolegët e tij por dhe për gjenerata të tëra.



    I brymosur me guxim intelektual, dëshironte dhe vepronte duke qenë në bashkëveprim me të gjitha shtresat me synime ndihmëse të mirfilltë kombëtare, për ta afirmuar dhe ndimuar zgjidhjen e çështjës kombëtare e në veçanti çlirimin e Kosovës nga falanga serbe.



    Nga vitet e 70-ta Xhaviti ishte pjesë e Lëvizjes Nacional-çlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në ish Jugosllavi. Duke qenë anëtarë aktiv i grupëve ilegale të asajë kohe që vepronte mbrenda organizatës ilegale “Komiteti i Deçanit”, në kudër të lëvizjës se udhëhequr nga ideologu i çështjes kombëtare, Jusuf GËRVALLA.



    Xhaviti ka punuar si profesor i shkollës së mesme në Gjakovë, si njeri nga mësimdhënësit më të nderuar në ate kohë, kishte shoqëri të gjerë jo vetëm me personelin arsimorë por dhe me nxënësit e shkollës. Me tu zbuluar veprimtaria ilegele e “Komitetit për Deçan”, pasuan arrestimet me ç´rast edhe veprimtari Xhavit Hoxha arrestohet, i dyshuar për vepër penale e kualifikuar si armiqsore kundër shtetit Jugosllavë. Pra, nga ish bandat sllavo-komunite të asaj kohe, vazhduan fushatat e ndjekjeve dhe arrestimeve të anëtarëve të kësaj organizate ilegale “Komiteti i Deçanit” si bashkautor të veprimeve ilegale për rrënim dhe shkatrrim të sistemit juridik dhe ligjor të ish jugosllavis, veprimtarët Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj,Jashar Salihu, Xhavit Hoxha, Din Ahmetaj, Drita Kuqi etj.



    Ishin Vërtytet e një intelektuali të guximshëm, që me sakrifica sublime ju kundërvu një sitemi shtetror, vetëm e vetëm për hirë të përpjekjeve dhe të ndihmës për organizime politike nga të gjitha format e mundshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. Prandaj, i ndjeri Xhavit, dhe familja e tij u persekutuan nga regjimi gjenocidal nominklaturës komuniste.



    Persekutimi nga masat e tilla të rënda ideo-politike dhe policore, kishte synim që shumicën e veprimtarve dhe familjeve të tyre, t´i friksonin politikisht, dhe me masa të rënda nga dhuna fizike me burgosje ti gjynjezonin duke menduar në largimin e tyre nga idealet kombëtare



    Mirëpo, me kurrfarë çmimi, atdhedashuria e trimave dhe familjeve të tyre, nuk u lëkund, përkundrazi mori përmasat e zgjerimit nga shumë gjenerata, si frymzim dhe brymosje për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serbë.



    Veprimtari Xhavit Hoxha, nën kushte të një trysnie politiko-policore edhe pas daljës nga vujtja e denimit me disa vite burg të rënd, ishte detyruar të arratisej nga vendlindja në mërgim. Ky veprimtar i devotshëm dhe atdhetar i përkushtuar gjithë jetën e tij, edhe në Zvicërr si emigrant politik e vazhdoi veprimtarinë.



    Fillimisht ishte njëri nga kreatorët e organizimit të Sindikatës së pavarur të Shqiptarve në Zvicërr, që ishte e mandatuar nga Sindikata e pavarur e Kosovës në atë kohë e udhëhequr nga Dr. Harulla Gorani.



    Si intelektual dhe veprimtar i shquar pati detyrua dhe ushroi veprimtari në kuadër të kesaj levizje sindikaliste, që për më shumë kishte synime kombëtare për të ndikuar tek shumica e Shqiptarve për gjendjen jo vetëm ekonomike por dhe politike të popullit të Kosovës që ishte i atakuar tani më në të gjitha fushat nga pushteti i instaluar serb në Kosovë. Kishte organizuar tryezën e përbashkët të bashkimit të gjitha organizimeve dhe asociacioneve, që bëheshin nga Shqiptarët në shtetin e Zvicrrës. Ishte njëri nga ideatorët e formimit të Fondit „Vendlindja Thërret“ si financuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



    Angazhimet e profesorit Xhavit Hoxha, në Institucionin e UÇK-së , ishin të veçanta në fushën intelektuale dhe politike që në bashkveprim me ish Kryetarin e Fondit “Vendlindja thrret” të madhin Jashar Salihu, dhe me bashkthemeluesit Agush Buja, Mehemet Bislimi, Zenun Bajrami e shumë të tjerë, bënë që kjo luftë çlirimtare e bërë nga UÇK të jetë e suksesshme, në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serbë.



    Si emisar i segmenti të luftës çlirimtare, në kuadër të UÇK-së, ishte i angazhuar intenzivisht në përgatitjen e veprimeve konkrete në mombilizimin e përgjithshëm morao-shpirtror,politiko-diplomatik, matrial dhe veprimeve nga artit ushtarak, për ta bërë luftën e UÇK-së më të suksesshme kundër forcave fashiste serbe. Sigurisht i frymzuar dhe i brymosur nga idealet atdhetare të familjes dhe nga vetë profesor Xhaviti, vllau Edmond Hoxha dëshmor i kombit, ishte luftëtari dhe komandanti i orve të para të luftës çlirimtare që ra në fushbetejë kundër forcave policore e ushtarake Serbe dhe bashkpunëtorve të tyre.



    Fjalimet e shumta që i bënte nëpër shumë tubime të organizuara kudo në shtete të ndryshme dhe në veçanti Zvicërr, para gjatë dhe pas luftës çlirimtare, ishin të sinçerta e burrnore duke apeluar gjithnjë në mombilizim të përgjithshëm të gjitha vlerave shpirtrore, matrijale e fizike në mbështetje të luftës së drejtë që e bënte UÇK-ja.



    Pra, atdhetari Xhavit kishte qëndrim parimor dhe korrekt në raport shoqëror në nivele të ndryshme, ishte shumë njerzor me miqtë dhe dashamirët e çeshtjës kombëtare, ndërsa me kundërshtarët e çështjes kombëtare apo thën troç me hyzmeqarët e shërbimeve të huaja ishte shumë konkret i drejtëpërdrejt e i pa kompromisë. Gjithëmon, dhe gjithkund, prezenca dhe fjala e tij krijonte atmosferë mirëkuptimi vllaznor e korrektsi,në frymën e mombilizimit të gjitha forcave kombëtare pavarsisht përcaktimet e tyre politike e ideoligjike. Apelonte vazhdimisht te të gjithë shqiptarët të jenë unik e të bashkuar rrethë forcave reale kombëtare, që me pend e pushkë janë në shërbim të atëdheut.



    Pas, përfundimit të luftës çlirimtare, me krijimin e partive politike fillimisht ishte i angazhuar në formimin e partisë demokratike në Mërgim dhe në veçanti në Zvicërr, duke qenë i zgjedhur në hierarkin e PDK, dega në Zvicërr. Të gjitha këto veprime, sakrifica dhe kontribute të çmuara nga veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, në periudhat e ilegalitetit dhe e legalitetit politiko-diplomatik dhe ushtarak, janë pjesë e historisë

    së lavdishme të popullit Shqiptar. Vepra e Xhavit Hoxhës pa dyshim se do të radhitet në vendin e merituar në historinë tonë kombëtare
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Fjala e veprimtarit Bedri Islami, e mbajtur sot në tubimin përmortor ( në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ), me

    rastin e vdekjes së atdhetarit Xhavit Hoxha



    XHAVIT HOXHA ISHTE NJË NGA VEPRIMTARËT E ORËVE TË PARA

    TË LËVIZJES ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, DHE JETA E TIJ KISHTE SHKËLQIMIN E SAJ TË RI TË LIDHUR NGUSHTË ME UÇK-në…

    Të nderuar vllezër e motra,

    - pjestarë të dashur të Familjes së atdhetarit të shquar Xhavit Hoxha,

    - të afërm të familjeve të dëshmorëve,



    Ne jemi mbledhur sot për të nderuar njërin ndër bijtë më të nderuar të popullit shqiptar në Kosovë, burrin e paepur dhe trim, atdhetarin Xhavit Hoxha, i cili, dje, u nda prej nesh. Ne jemi mbledhur për ti bërë homazhe jetës dhe veprës së tij të lavdishme, për të kujtuar njërin ndër vizionarët e herëshëm të lëvizjeve patriotike ilegale, birin e dashur të Junikut dhe të krejt Kosovës.



    Për të gjithë, jo vetëm për ne që jemi në këtë sallë, emëri i Xhavit Hoxhës është i njohur dhe i respektuar, pasi ai ka mbartur mbi vete disa nga cilësitë më të vyera të njeriut të përkushtuar ndaj Kosovës dhe shqiptarizmës. Ai e ka bërë emërin e tij me punë shembullore, me mendim vizionar, me ndjenjën e pakufishme që kishte për vendin e tij, me mundimet që ka hequr, me rrugën që nuk e ka ndalur kurrë, me veten dhe me familjen e tij, me kujtimin e të parëve dhe me brezat që i nderuan ato.



    E kemi të vështirë të gjejmë të gjitha fjalët që duam të themi për Xhavit Hoxhën, pasi, secila prej tyre, veç e veç e të gjitha bashkë, janë pak, janë të pamjaftueshme, për të sjellë edhe një herë këtu, para nesh e mes nesh, figurën e burrit që kurrë nuk i është skuqur faqja se nuk e kishte bërë detyrën e tij fisnike, për të sjellë këtu portretin e njeriut gjithnjë të qetë, burrë fjale e vepre, mik e dashamir me të gjithë ato që ishin ngritur për të bërë një Kosovë ndryshe, të pavarur dhe të lirë, por edhe i paepur ndaj atyre që shkonin kundër interesave të popullit që i takonte.



    Xhavit Hoxha, të cilin e nderojmë sot me dhimbje, është njeriu që e bëri emërin e tij përmes rrugës së ilegalitetit për Republikën e Kosovës, që nuk u tërhoq nga mundimi i burgjeve për një Shqipëri të bashkuar, që nuk u tremb nga torturat nëpër burgjet e Nishit, që nuk e ktheu rrugën e tij edhe kur ndjeu dhimbjen më të madhe në jetën e tij martire, vrasjen si herojtë të të vllait të tij, gjeneralmajor Edmond Hoxhës.



    Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Anëtar i organizatës LNÇKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit në atdhe dhe në diasporë, pinjoll i derës Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur për atdhetarizëm, për pleqëri të drejtë dhe për tradita luftarake. Xhavit Hoxha do të kishte përjetsisht në memorjen e tij rrugën që kishte bërë në breza Kulla e Junikut, duke nisur që nga katragjyshi i tij Ymer Hoxha, prijës i Odës, për të vazhduar me gjyshin e tij, Abdyl Hoxhën e njohur, i cili, edhe në prag të pushkatimit, sëbashku me të birin, Ymerin, në vjeshtën e vitit 1944, nuk e jep idenë e tij për Kosovën e lirë dhe e ka më të lehtë të japë jetën. Ideja e sakrificës për vatanin e tyre do të përcillet brez pas brezi, do të lërë shenjën e saj në kujtesën e kombit tonë, dhe nuk ka qenë e rastësishme që djemtë e kësaj kulle e çikat e saj, u bënë ndër të parët që u rrjeshtuan në rradhët dhe në përkrahje të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



    Xhavit Hoxha u lind në Junik më 18. 10. 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, në Gjakovë. Në vitin 1976, në afat rekord, i përfundon studimet për Gjeografi në Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore të Universitetit të Kosovës. Nga viti 1976 e deri në vitin 1981, si profesor i gjeografisë, punon në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Më 10 maj 1981, si njëri ndër veprimtarët më aktiv të LNÇKVSHJ-së, burgoset dhe dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime të njëpasnjëshme dhe me përcjellje të vazhdueshme nga ana e UDB-esë. Për t’i ikur arrestimit të sërishëm në vitin 1989 emigron në Zvicër. Ashtu si në atdhe, edhe në Zvicër, Xhavit Hoxha nuk kërkon komoditet, por gjendet në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme atdhetare.



    Në radhë të parë, për dhjetë vjet rresht, pa asnjë kompenzim material, ushtron detyrën e pedagogut në arsimin plotësues me nxënësit shqiptarë të rrethit të Winterthurës. Pastaj, për pesë vjet me radhë, vepron si kryetar i Bashkimit të Sindikatave në Zvicër, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre në atdhe, grumbullon ndihma të mëdha për Kosovën. Veprimtarinë politike një kohë të gjatë e zhvillon si anëtar i këshillit të përgjithshëm drejtues të LPK-së, dega jashtë vendit. Edhe pse pa pasaportë, Xhavit Hoxha gjen mënyra për kalimin e kufijve dhe merr pjesë në të gjitha demonstratat jashtë Zvicre, si në Austri, Gjermani, Belgjikë e deri në shtetet Skandinave. Një ndihmë të jashtëzakonshme Xhaviti e dha edhe për nxjerrjen nga atdheu të veprimtarëve të rrezikuar si dhe të ushtarëve që e braktisnin frontin e luftës nga hapësirat jugosllave. Por kontributi më i rëndësishëm i Xhavit Hoxhës i dedikohet UÇK-së, qoftë si njëri ndër themeluesit e Fondit “Vendlindja thërret” e qoftë si njëri ndër veprimtarët më të suksesshëm të logjistikës së luftës së UÇK-së.



    Në njerën nga bisedat e tij të fundit Xhavid Hoxha do të thonte se "në aktivitetin tim patriotik nuk ka pasur rastësi. Në këtë drejtim çdo gjë e kam bërë me paramendim dhe me bindje të plotë. Së pari i kam peshuar gjërat mirë e mirë me vetveten: e kam ditur se veprimtaria atdhetare kërkon përkushtim, bindje të fortë, vendosmëri, ideal të lartë kombëtar, përcaktim të qartë politik dhe gatishmëri deri në flijim për sfidat që paraqiten. Dhe, isha i bindur se të gjitha këto virtyte i kam. Pra, përcaktimi im për këtë veprimtari ishte i hershëm dhe qëndrimin dhe qëllimin e kisha të qartë".



    Fillesa e aktivitetit politik të Xhavit Hoxhës është pikërisht Kulla e njohur e Junikut. Përmes saj ai kalon njohjen e natyrshme të besës dhe të fjalës së dhënë, kërkon dhe gjen idealin për të cilin kanë menduar, luftuar e dhënë jetën të parët e tij; mendon në se është i aftë dhe i denjë për të mbartur mbi vete peshën që i kanë lënë prindërit dhe gjaku i tij, dhe kur e ndjen se edhe ai mund të bëjë atë që kërkon Kosova prej tij, i lë pas gjithë të tjerat, lë pas komoditetin e arsimtarit, rehatinë e shtëpisë dhe të jetës pa telashe dhe futet në rrugën që do të kishte mundime, vuajtje, sakrifica e ndoshta edhe rënie në fushën e betejës. Ai i kishte bërë mirë të gjitha përllogaritjet: në njerën anë ishte jeta e zakonshme, në tjetrën ishte rruga e mundimshme, por e denjë. Xhavit Hoxha zgjodhi rrugën e dytë, nuk u luhat asnjëherë dhe erdhi deri në këtë ditë ndarje prej nesh, si njëri nga shembujt më të ndritshëm të lëvizjes patriotike ilegale dhe çlirimtare.



    Bëhet pjesë e Komitetit të njohur të Deçanit, i cili filloi të shtrihej në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj. Futet në rrugën e hapur nga Adem Demaçi dhe Jusuf Gërvalla dhe bëhet pjesë e organizimeve të tyre. Janë një forcë shokësh , të cilët, ndryshe nga sa shpifej në Beograd, se ishte ngritur harbutëria, ishin të shkolluar, profesorë të nderuar, njerëz që do të bënin emër në krahinën e tyre dhe në Kosovë, përmes ideve që kishin dhe forcën e karakterit.



    Do të rrjeshtohet krahas me:

    - Ismail Haradinajn,

    - Hasan Ukhaxhajn,

    - Abdulla Hasanmetajn,

    - Jashar Salihun e pavdekshëm,

    - Shkurte - Drita Kuqin,

    - Nazmi Selmanajn,

    - Ali Dervishajn,

    - Din Ahmetin etj.



    Demonstratat e vitit ’81 organizatën, Komitetin e Deçanit, e gjetën të lidhur edhe me komitetet në formim, si ai :



    - i Drenicës me Bajram Gashin në krye,

    - i Gjakovës me Muhamet Rugovën,

    - i Mitrovicës me Bislim Bajramin,

    - i Llapit me Beqir Hajrizin,

    - pastaj me ato në Gjilan,

    - në Shkup,

    - në Shtutgard dhe

    - Stamboll si dhe disa celula të tjera të themeluara

    dhe në themelim e sipër.



    Anëtarësia e Komitetit ishte e gjerë. Sidomos në prag të demonstratave dhe gjatë demonstratave erdhi deri te një masivizim shumë i gjerë i anëtarësisë. Në kuadrin e Komitetit të Deçanit vepronte edhe grupi i të rinjve i quajtur “Shqiponjat”, i cili me celulat e veta të shumta zhvilloi një aktivitet të dendur dhe shumë të çmuar.



    Menjëherë pas demonstratave të vitit 1981 do të ndodhë edhe goditja e Komitetit të Deçanit. Xhavit Hoxha do të arrestohej me 10 maj të vitit 1981, do e burgosin në burgun e Qarkut të Pejës, dhe do të dënohet me katër vite burgim. Fillon, edhe një herë, për Kullën e Junikut, një kohë e vështirë, luftë për mbijetesë, luftë për të mbajtur gjallimin, fillojnë ditë kur torturat e tmerrshme të burgjeve serbe bashkohen edhe me leçitjen e familjes nga pushteti i kohës dhe zagarët e tij. Ishte një burgim i rëndë, plot mllef dhe veprime shtazarake, prej të cilit ishte e vështirë të dilje gjallë. Pasojat e atij burgimi i hoqën edhe pas shumë viteve dy nga shokët më të mirë që kemi pasur, të dy bashkëluftëtarë dhe miq të ngushtë, të dy profesorë dhe antarë të Komitetit të Deçanit, të dy idealistë dhe të gatshëm për të dhënë jetën, Jashar Salihu dhe Xhavit Hoxha.



    Pas burgimit do të jetë edhe periudha kur, edhe më shumë, do të shndritë figura e Xhavit Hoxhës. Ai nuk ishte thyer prej burgimit, nuk kishte ndërruar mendje dhe nuk e kishte ndër mend të lëshonte rrugën e sakrificave.



    I detyruar të lërë vendlindjen e tij,dhe të vendoset në perëndim, ai ishte nga ata njerëz, që kudo që shkonte, krijonte një copë atdhe, krijonte një vatër, një bazë. Ai nuk ishte kurrë i kënaqur me atë që kishte bërë, mendonte përherë se mund e duhet të bëhet më shumë, përpiqej të rindizte zjarrin e idealizmit dhe të mendimit të mirë, bënte gjithçka që njerëzit të mos ishin të ndarë, por të lidhur me njeri tjetrin.



    Xhavit Hoxha ishte përsonifikimi më i saktë i njeriut të odave karakteristike shqiptare. Kurrë nuk fliste me zë të lartë, as kur kishte hall e brenga të mëdha; kurrë nuk të ndërpriste fjalën e të mburrej se dinte shumçka; kurrë nuk bëhej urë për të lënë pas dore mendimin e tij, por edhe e respektonte mendimin e tjetrit. Shtëpia ku banonte në Winterthur u bë shtëpia e shokëve, të cilët e ndjenin veten aty si në shtëpinë e tyre; u bë vendi ku diskutohej me zjarr, por edhe me urti; ku nuk kishte sherre e fjalë të rënda; ku punët merreshin me rradhë dhe e pastaj edhe bëheshin me rradhë; ishte vendi ku ndjehej se ishe në një Kullë të Junikut, megjithëse ishe mijra kilometra larg. Shokët, miqtë, dashamirët dhe bashkëveprimtarët e tij do e mbajnë mend përherë të folurën e tij të qetë, të saktë, dashamirëse, pajtuese, por reale; do i mbajnë mend këshillat dhe fjalët e mënçura të Xhavit Hoxhës, do e mbajnë mend se si bënin vend në çdo kuvend fjalët e tij.



    Pse ndodhte kështu? Sepse Xhavit Hoxha, veç dhuntive që i kishte falur jeta, kishte edhe mendimin vizionar, kishte miqtë e shokët e tij të lidhur ngushtë me luftën për lirinë e Kosovës, kishte besimin se vetëm përmes luftës mund të bëhej një Kosovë e lirë dhe e pavarur. Shok dhe mik i afërt i Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, Bardhyl Mahmutit dhe Ali Ahmetit, Adem Demaçit dhe Hajrulla Goranit, ai ishte bashkuar me to sepse kishin të njëjtat bindje, të njëjtën rrugë, dhe ishin të gatshëm për të njëjtat sakrifica.



    Jeta e Xhavitit kishte shkëlqimin e saj të ri të lidhur ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të bëhej njëri ndër promotorët e saj, jo vetëm nga fakti se me UÇK-në ishte e lidhur e gjithë familja e tij; por edhe ai vetë do të ishte pjesë e strukturave më të larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Me nismën e tij dhe me mbështetjen e shokëve që drejtonin sektorin e veçantë ai do të bëhet njëri ndër nismëtarët për krijimin e fondit "Vendlindja thërret" dhe është i pari, krejt i pari, që bën derdhjen e parë të ndihmës së tij financiare në këtë fond. Fondi u krijua në bazë të një vendimi të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së me 12 dhjetor të vitit 1993, dhe tri ditë më vonë, ai shkon te Jashar Salihu, i zgjedhur si drejtues i fondit dhe bën dorëzimin e tri mijë frangave zviceriane, në dobi të luftës. Shtëpia e tij në Durrës do të bëhet njëra ndër bazat më të rëndësishme të logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishte vendi nga ku do të merrnin rrugë shumë punë të mbara dhe në të mirë të Kosovës.



    Xhavit Hoxha nuk u mjaftua me kaq. Përmes lidhjeve të tij të shumëanshme dhe respektit që kishin ndaj tij dhe përsonalitetit të tij, ai bëhet promotor i ndihmës shëndetsore të dërguar në Kosovë, merr pjesë aktive në ngritjen e strukturave në dobi dhe në drejtimin e luftës; dhe nuk e thyen asgjë. Qëndron stoik kur merr vesh lajmin për vrasjen heroike të të vllait, Edmondit, por nuk e lë rrugën që kishte nisur. E vazhdon edhe më tej, pa kursyer asgjë, as veten e tij.



    Xhavit Hoxha ishte njeriu i domosdoshëm në strukturat drejtuese të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, sepse fjala e tij e matur ishte gjithnjë në kohën dhe vendin e duhur; sepse dinte të gjente atë që ishte më e rëndësishmja, më jetikja, dinte të dilte mbi çdo lloj ndarje dhe harrimi.



    Xhavit Hoxha u nda nga ne. Ai i kaloi vitet e pasluftës gjithnjë me ndjenjën e pritjes së ditës kur forcat e vërteta politike reformuese dhe vizionare do të kishin të drejtën dhe besimin për të qeverisur Kosovën. Ai i takonte plejadës së luftëtarve që deri në ditën e fundit mes nesh mendojnë për të ardhmen, megjithëse e ndjejnë se janë të lodhur nga sëmundja. Xhavit Hoxha la pas vetes një ngrehinë të madhe të kujtesës së kombit tonë, ndaj së cilës ne do të përkulemi gjithnjë me respekt. Ai ngriti në jetën e tij dy monumente: Përmendoren e heroit të lavdishëm Edmond Hoxha dhe Memorialin që nuk shuhet kurrë të jetës dhe të Veprës së tij.



    Para këtyre dy monumenteve ne do të përkulemi gjithëherë me ndjenjën e respektit më të thellë, me ndjenjën e mirënjohjes dhe do të kemi përherë mes nesh luftëtarin e palodhur, ilegalin e jashtëzakonshëm, burrin e fjalës dhe të bashkimit, të paharruarin Xhavit Hoxha.



    I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

    Lavdi dëshmorëve të atdheut.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

    Lavdi dëshmorëve të atdheut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 21-11-2007 më 22:42
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Xhaviti ishte aty kur atdheu kishte nevojë më së shumti

    Me rastin e ndarjes nga jeta të njërit nga veprimtarët e orëve të para të lëvizjes çlirimtare të Kosovës, Xhavit Hoxha, të mërkurën në Teatrin Kombëtar në Prishtinë është mbajtur një mbledhje komemorative, me ç’rast të pranishmit vlerësuan lart jetën dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare. Xhavit Hoxha do t’u bashkohet në botën e amshuar veprimtarëve tjerë të mëdhenj të çështjes kombëtare Jashar Salihu, Xheladin Gashi, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Adrian Krasniqi, Bekim Berisha dhe shumë të tjerë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    I paharruar qofte kujtimi tij po me sa shoh e paske vendosur, do t'a cosh tek pull kete teme 10 postime!!!LOL
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tubim komemorativ për veprimtarin Xhavit Hoxha

    Tubim komemorativ për veprimtarin Xhavit Hoxha



    Njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta në moshën 55 vjeçare të veprimtarit, mikut, bashkëpunëtorit dhe shokut Xhavit Hoxha (me 20 nëntor në Winterthur) dega PDK - së në Zvicër, bashkëpunetorët dhe miqët e Xhavitit organizojnë tubim komemorativ.

    Tubimi mbahet të dielen më 16.12. 2007 në restorant Winkelried që gjendet në Landstrasse 39, Wettingen dhe fillon në orën 14.00.




    Fjalim përmortor i Kodusi Lames, mbajtur në akademinë përkujtimore kushtuar Xhavit Hoxhës, më 21. 11. 2007 në Prishtinë



    XHAVIT HOXHA NË ÇDO RAST E PËRÇMOI VDEKJEN PËR INTERESAT E ATDHEUT E TË KOMBIT


    Gjeneral Kudusi LAMA


    E nderuar familja Hoxha!

    Të nderuar pjesëmarres!

    Një zemër e madhe që rrahu vetëm për lirinë e trojeve dhe të popullit të tij, pushoi së rrahuri. Shqiptari i madh, Xhavit Hoxha, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë.


    Biri i odës së Junikut, që me jetën e tij bëri epokë, po ulet tashmë në tokën e Kosovës, për të qëndruar përjetësisht pranë saj. Janë momente prekëse kur vejnë një kohë që jemi të detyruar të ndahemi nga më të dashurit tanë. Por më prekëse bëhen ato momente kur jemi të detyruar të ndahemi nga djemtë të cilët gjithë jetën e tyre ua kushtuan popullit, atdheut dhe çështjes kombëtare. I tillë ishte edhe Xhavit Hoxha, prej të cilit, detyrohemi të ndahemi sot me dhembje.


    Por kjo dhembje, për familjen, për shokët e veprimtarisë atdhetare e të luftës, për gjithë popullin e Kosovës e mbarë kombin shqiptar duhet të kthehet në forcë të pathyeshme sepse, me gjithë vuajtjet, veprimtarinë, përpjekjet, sakrificat, luftën dhe mundin e gjakun e derdhur, në këtë moment të mbylljes jetësore të Xhavit Hoxhës, ne, të gjithë, kemi të drejtën të deklarojmë pa mëdyshje se lufta jonë ka triumfuar. Se të gjitha sakrificat e familjes Hoxha dhe të gjithë familjeve të tjera të Kosovës nuk kanë shkuar kot, se gjaku i vëlla Edmondit është kthyer në një trëndafil të përjetshëm që do të lulëzojë sa të ekzistojë historia njerëzore e kombi shqiptar mbi këto troje të Kosovës, duke dhënë garanci se mbi këtë tokë kurrë me nuk ka për të shkelur pushtuesi i huaj.


    Ndaj, ne, sot, duke përcjell me dhembje të madhe në zemër e në shpirt, shokun tonë të luftës, të pamposhturin dhe të kudondodhurin Xhavit Hoxhën, deklarojmë me bindje se kauza kombëtare ka fituar, se shqiptarët në jetën evropiane nuk do të jenë më shërbyes të askujt, por zot të vetvetes.


    Unë i them me dhembje, por me siguri, familjes Hoxha dhe gjithë bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Xhavitit, se shoku ynë i dashur, biri i shtrenjtë i Kosovës dhe mbarë viseve shqiptare, djali, bashkëshorti, vëllai, babai dhe i dashuri juaj, veprimtari dhe luftëtari i shquar i çështjes kombëtare, Xhavit Hoxha, lindur dhe rritur në një vatër të thjeshtë malësori, njohu që në fëmijëri shfrytëzimin, e mbi të gjitha ndjeu kolonizimin serbosllav. Prandaj, ai përqafoi pa ngurrim të gjitha idetë e lëvizjeve për çlirimin kombëtar. Kjo bëri që ai të ishte në gjithë rrjedhën e lëvizjeve për luftë, pa kompromis kundër pushtuesit e çlirimin përfundimtar nga pushtuesi shekullor, pa marrë në konsideratë se çfarë sakrificash duhen bërë.


    Në asnjë moment Xhavitit, ashtu si Edmondit e gjithë familjarëve të tjerë, nuk u mungoi trimëria për të qenë në krye të detyrës, atje ku atdheu kishte nevojë më së shumti për punën, përpjekjet, sakrificat, luftën dhe jetën e tij. Në zbatimin e çdo detyre që mori në interes të atdheut, ai në çdo rast e përçmoi vdekjen duke vënë mbi gjithçka interesat e atdheut e të kombit. Ai veproi e luftoi me guximin e një atdhetari, patrioti e luftëtari të madh të çështjes shqiptare, i papërkulur për të arritur të shihte të realizuar atë vepër të madhe të kombit, siç ishte çlirimi i Kosovës nga pushtimi serbosllav.


    Xhavitin vërtet po e shkëput sot nga ne sëmundja e rëndë, por ai në luftën për çështjen kombëtare luftoi dhe fitoi. Ai luftoi dhe fitoi sepse ishte trim, sepse të tillë e kishte rritur atë familja, sepse në djepin e atdheut kishte marrë atë ushqim të zgjedhur atdhetar, për të qenë në front për lirinë dhe identitetin.


    Duke përjetuar dhembjen e thellë për humbjen e Xhavitit, të familjarit, prindit, bashkëshortit, mikut, shokut, veprimtarit dhe luftëtarit të devotshëm të atdheut, kemi të drejtë të deklarojmë se me veprimtarë e luftëtarë të tillë siç ishte Xhavit Hoxha, krenohen populli e atdheu, krenohet kombi mbarë e me të drejtë duhen të jenë krenarë edhe familjarët e të gjithë bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij.


    Jeta dhe vepra e Xhavitit janë të pavdekshme. Jeta e tij, si jeta e dëshmorëve të atdheut, ashtu edhe të gjithë ish-veprimtarëve e luftëtarëve të tjerë, do të mbeten përjetë pishtarë qe do t’u ndriçojnë rrugën brezave të sotëm dhe të ardhshëm të Kosovës e gjithë kombit e trojeve shqiptare për vepra më të mëdha e të devotshme për rritjen e atdheut e të kombit.


    Unë e nderoj qëndrimin burrëror të gjithë familjeve të Kosovës kur humbin bijtë e burrat. Edhe familja Hoxha me humbjen e parakohshme të Xhavitit është goditur rëndë, por ajo familje heroike asnjëherë nuk e ka lëshuar veten, ajo gjithnjë ka qëndruar krenare në respekt të jetës dhe veprës së djemve dhe burrave të saj, të cilët përjetësisht do të mbeten në memorien e kombit, si vlera të veçanta e të shenjta për sigurinë e të ardhmes.


    Të gjithë familjarët, shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Xhavit Hoxhës, në nderim të tij, prej sot duhen të jenë më të fortë, me kurajozë, me dinjitozë, me dinamikë, me energjikë dhe me forca e vendosmëri të shumëfishuar, duke dhënë sigurinë se do të jemi kurdoherë ushtarë besnikë të atdheut, ashtu siç ishte edhe ai. Unik në mendim e veprim për të mirën e të ardhmes shqiptare.


    Duke qenë i pranishëm, në këtë ceremoni me vlera nderi, vlerësoj se Xhaviti vërtet fizikisht nuk është sot mes nesh, për t’i gëzuar frytet e luftës së tij, por ne do ta trashëgojmë krenarinë e veprës së tij. Ne do të japim siguri se gjithë jetën tonë nuk do të bëjmë asnjë lëshim kur të kemi të bëjmë me çështjen kombëtare e lirinë dhe sovranitetin e atdheut e të kombit.


    Duke qenë bashkëluftëtarë të lirisë, të gjithë ata që kanë bashkëvepruar me Xhavitin si kolegë, eprorë apo vartës, kanë ndjerë në çdo moment një dorë të ngrohtë mbi supe, një fjalë të sigurt, një raport të saktë. Xhaviti i ka takuar asaj pjese të shqiptarëve që moralin kombëtar jo vetëm e kanë mbajtur në nivelin më të lartë, por kanë ditur ta injektojnë atë edhe te gjithë ajo mase shqiptaresh që e kanë ditur çfarë është atdheu.


    I dashur Xhavit!

    Ne sot të përcjellim ty në jetën e amshuar. Me të vërtetë kemi shumë dhembje për ikjen tënde të parakohshme, por të përcjellim me bindjen se do të ulesh në dheun e Kosovës, aty ku e kishe dëshirën dhe se pranë varrit tënd nuk do të shkel më kurrë pushtuesi. Atdheu do të rrojë në jetë të jetëve e brenda tij edhe ti i dashur Xhavit.



    - Do ta kesh pranë vëllain e, njëkohësisht,gjeneralin e lavdishëm - dëshmorin e kombit, Edmond Hoxhën.

    - Do t’i gjesh ish-bashkëluftëtarët tashmë dëshmorë të atdheut,

    - do të jesh me të lavdishmin Jashar Saliun,

    - me të madhin Xheladin Gashin,

    - me të pavdekshmit Luan Haradinaj,

    - Skënder Çekun,

    - Zahir Pajazitin,

    - Hakif Zenullahun,

    - Adrian Krasniqin,

    - Bekim Berishën etj.

    - Atje do të bëhesh prapë bashkë me më të lavdishmin e trojeve shqiptare, me më të madhin e luftëtarëve të këtyre luftërave, me komandantin e lavdishëm legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës heroin e kombit - Adem Jasharin.


    Nderim dhe përkulje për të gjithë dëshmorët.

    I përjetshëm kujtimi i Xhavit Hoxhës, veprimtar dhe luftëtar i shquar i çështjes kombëtare.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Fjala e veprimtarit Bedri Islami,

    Fjala e veprimtarit Bedri Islami, e mbajtur sot në tubimin përmortor ( në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ), me

    rastin e vdekjes së atdhetarit Xhavit Hoxha


    XHAVIT HOXHA ISHTE NJË NGA VEPRIMTARËT E ORËVE TË PARA

    TË LËVIZJES ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, DHE JETA E TIJ KISHTE SHKËLQIMIN E SAJ TË RI TË LIDHUR NGUSHTË ME UÇK-në…

    ( Fotografia )



    - Të nderuar vllezër e motra,

    - pjestarë të dashur të Familjes së atdhetarit të shquar Xhavit Hoxha,

    - të afërm të familjeve të dëshmorëve,



    Ne jemi mbledhur sot për të nderuar njërin ndër bijtë më të nderuar të popullit shqiptar në Kosovë, burrin e paepur dhe trim, atdhetarin Xhavit Hoxha, i cili, dje, u nda prej nesh. Ne jemi mbledhur për ti bërë homazhe jetës dhe veprës së tij të lavdishme, për të kujtuar njërin ndër vizionarët e herëshëm të lëvizjeve patriotike ilegale, birin e dashur të Junikut dhe të krejt Kosovës.



    Për të gjithë, jo vetëm për ne që jemi në këtë sallë, emëri i Xhavit Hoxhës është i njohur dhe i respektuar, pasi ai ka mbartur mbi vete disa nga cilësitë më të vyera të njeriut të përkushtuar ndaj Kosovës dhe shqiptarizmës. Ai e ka bërë emërin e tij me punë shembullore, me mendim vizionar, me ndjenjën e pakufishme që kishte për vendin e tij, me mundimet që ka hequr, me rrugën që nuk e ka ndalur kurrë, me veten dhe me familjen e tij, me kujtimin e të parëve dhe me brezat që i nderuan ato.



    E kemi të vështirë të gjejmë të gjitha fjalët që duam të themi për Xhavit Hoxhën, pasi, secila prej tyre, veç e veç e të gjitha bashkë, janë pak, janë të pamjaftueshme, për të sjellë edhe një herë këtu, para nesh e mes nesh, figurën e burrit që kurrë nuk i është skuqur faqja se nuk e kishte bërë detyrën e tij fisnike, për të sjellë këtu portretin e njeriut gjithnjë të qetë, burrë fjale e vepre, mik e dashamir me të gjithë ato që ishin ngritur për të bërë një Kosovë ndryshe, të pavarur dhe të lirë, por edhe i paepur ndaj atyre që shkonin kundër interesave të popullit që i takonte.



    Xhavit Hoxha, të cilin e nderojmë sot me dhimbje, është njeriu që e bëri emërin e tij përmes rrugës së ilegalitetit për Republikën e Kosovës, që nuk u tërhoq nga mundimi i burgjeve për një Shqipëri të bashkuar, që nuk u tremb nga torturat nëpër burgjet e Nishit, që nuk e ktheu rrugën e tij edhe kur ndjeu dhimbjen më të madhe në jetën e tij martire, vrasjen si herojtë të të vllait të tij, gjeneralmajor Edmond Hoxhës.



    Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Anëtar i organizatës LNÇKVSHJ, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit në atdhe dhe në diasporë, pinjoll i derës Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur për atdhetarizëm, për pleqëri të drejtë dhe për tradita luftarake. Xhavit Hoxha do të kishte përjetsisht në memorjen e tij rrugën që kishte bërë në breza Kulla e Junikut, duke nisur që nga katragjyshi i tij Ymer Hoxha, prijës i Odës, për të vazhduar me gjyshin e tij, Abdyl Hoxhën e njohur, i cili, edhe në prag të pushkatimit, sëbashku me të birin, Ymerin, në vjeshtën e vitit 1944, nuk e jep idenë e tij për Kosovën e lirë dhe e ka më të lehtë të japë jetën. Ideja e sakrificës për vatanin e tyre do të përcillet brez pas brezi, do të lërë shenjën e saj në kujtesën e kombit tonë, dhe nuk ka qenë e rastësishme që djemtë e kësaj kulle e çikat e saj, u bënë ndër të parët që u rrjeshtuan në rradhët dhe në përkrahje të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



    Xhavit Hoxha u lind në Junik më 18. 10. 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, në Gjakovë. Në vitin 1976, në afat rekord, i përfundon studimet për Gjeografi në Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore të Universitetit të Kosovës. Nga viti 1976 e deri në vitin 1981, si profesor i gjeografisë, punon në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Më 10 maj 1981, si njëri ndër veprimtarët më aktiv të LNÇKVSHJ-së, burgoset dhe dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime të njëpasnjëshme dhe me përcjellje të vazhdueshme nga ana e UDB-esë. Për t’i ikur arrestimit të sërishëm në vitin 1989 emigron në Zvicër. Ashtu si në atdhe, edhe në Zvicër, Xhavit Hoxha nuk kërkon komoditet, por gjendet në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme atdhetare.



    Në radhë të parë, për dhjetë vjet rresht, pa asnjë kompenzim material, ushtron detyrën e pedagogut në arsimin plotësues me nxënësit shqiptarë të rrethit të Winterthurës. Pastaj, për pesë vjet me radhë, vepron si kryetar i Bashkimit të Sindikatave në Zvicër, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre në atdhe, grumbullon ndihma të mëdha për Kosovën. Veprimtarinë politike një kohë të gjatë e zhvillon si anëtar i këshillit të përgjithshëm drejtues të LPK-së, dega jashtë vendit. Edhe pse pa pasaportë, Xhavit Hoxha gjen mënyra për kalimin e kufijve dhe merr pjesë në të gjitha demonstratat jashtë Zvicre, si në Austri, Gjermani, Belgjikë e deri në shtetet Skandinave. Një ndihmë të jashtëzakonshme Xhaviti e dha edhe për nxjerrjen nga atdheu të veprimtarëve të rrezikuar si dhe të ushtarëve që e braktisnin frontin e luftës nga hapësirat jugosllave. Por kontributi më i rëndësishëm i Xhavit Hoxhës i dedikohet UÇK-së, qoftë si njëri ndër themeluesit e Fondit “Vendlindja thërret” e qoftë si njëri ndër veprimtarët më të suksesshëm të logjistikës së luftës së UÇK-së.



    Në njerën nga bisedat e tij të fundit Xhavid Hoxha do të thonte se "në aktivitetin tim patriotik nuk ka pasur rastësi. Në këtë drejtim çdo gjë e kam bërë me paramendim dhe me bindje të plotë. Së pari i kam peshuar gjërat mirë e mirë me vetveten: e kam ditur se veprimtaria atdhetare kërkon përkushtim, bindje të fortë, vendosmëri, ideal të lartë kombëtar, përcaktim të qartë politik dhe gatishmëri deri në flijim për sfidat që paraqiten. Dhe, isha i bindur se të gjitha këto virtyte i kam. Pra, përcaktimi im për këtë veprimtari ishte i hershëm dhe qëndrimin dhe qëllimin e kisha të qartë".



    Fillesa e aktivitetit politik të Xhavit Hoxhës është pikërisht Kulla e njohur e Junikut. Përmes saj ai kalon njohjen e natyrshme të besës dhe të fjalës së dhënë, kërkon dhe gjen idealin për të cilin kanë menduar, luftuar e dhënë jetën të parët e tij; mendon në se është i aftë dhe i denjë për të mbartur mbi vete peshën që i kanë lënë prindërit dhe gjaku i tij, dhe kur e ndjen se edhe ai mund të bëjë atë që kërkon Kosova prej tij, i lë pas gjithë të tjerat, lë pas komoditetin e arsimtarit, rehatinë e shtëpisë dhe të jetës pa telashe dhe futet në rrugën që do të kishte mundime, vuajtje, sakrifica e ndoshta edhe rënie në fushën e betejës. Ai i kishte bërë mirë të gjitha përllogaritjet: në njerën anë ishte jeta e zakonshme, në tjetrën ishte rruga e mundimshme, por e denjë. Xhavit Hoxha zgjodhi rrugën e dytë, nuk u luhat asnjëherë dhe erdhi deri në këtë ditë ndarje prej nesh, si njëri nga shembujt më të ndritshëm të lëvizjes patriotike ilegale dhe çlirimtare.



    Bëhet pjesë e Komitetit të njohur të Deçanit, i cili filloi të shtrihej në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj. Futet në rrugën e hapur nga Adem Demaçi dhe Jusuf Gërvalla dhe bëhet pjesë e organizimeve të tyre. Janë një forcë shokësh , të cilët, ndryshe nga sa shpifej në Beograd, se ishte ngritur harbutëria, ishin të shkolluar, profesorë të nderuar, njerëz që do të bënin emër në krahinën e tyre dhe në Kosovë, përmes ideve që kishin dhe forcën e karakterit.



    Do të rrjeshtohet krahas me:

    - Ismail Haradinajn,

    - Hasan Ukhaxhajn,

    - Abdulla Hasanmetajn,

    - Jashar Salihun e pavdekshëm,

    - Shkurte - Drita Kuqin,

    - Nazmi Selmanajn,

    - Ali Dervishajn,

    - Din Ahmetin etj.



    Demonstratat e vitit ’81 organizatën, Komitetin e Deçanit, e gjetën të lidhur edhe me komitetet në formim, si ai :



    - i Drenicës me Bajram Gashin në krye,

    - i Gjakovës me Muhamet Rugovën,

    - i Mitrovicës me Bislim Bajramin,

    - i Llapit me Beqir Hajrizin,

    - pastaj me ato në Gjilan,

    - në Shkup,

    - në Shtutgard dhe

    - Stamboll si dhe disa celula të tjera të themeluara

    dhe në themelim e sipër.



    Anëtarësia e Komitetit ishte e gjerë. Sidomos në prag të demonstratave dhe gjatë demonstratave erdhi deri te një masivizim shumë i gjerë i anëtarësisë. Në kuadrin e Komitetit të Deçanit vepronte edhe grupi i të rinjve i quajtur “Shqiponjat”, i cili me celulat e veta të shumta zhvilloi një aktivitet të dendur dhe shumë të çmuar.



    Menjëherë pas demonstratave të vitit 1981 do të ndodhë edhe goditja e Komitetit të Deçanit. Xhavit Hoxha do të arrestohej me 10 maj të vitit 1981, do e burgosin në burgun e Qarkut të Pejës, dhe do të dënohet me katër vite burgim. Fillon, edhe një herë, për Kullën e Junikut, një kohë e vështirë, luftë për mbijetesë, luftë për të mbajtur gjallimin, fillojnë ditë kur torturat e tmerrshme të burgjeve serbe bashkohen edhe me leçitjen e familjes nga pushteti i kohës dhe zagarët e tij. Ishte një burgim i rëndë, plot mllef dhe veprime shtazarake, prej të cilit ishte e vështirë të dilje gjallë. Pasojat e atij burgimi i hoqën edhe pas shumë viteve dy nga shokët më të mirë që kemi pasur, të dy bashkëluftëtarë dhe miq të ngushtë, të dy profesorë dhe antarë të Komitetit të Deçanit, të dy idealistë dhe të gatshëm për të dhënë jetën, Jashar Salihu dhe Xhavit Hoxha.



    Pas burgimit do të jetë edhe periudha kur, edhe më shumë, do të shndritë figura e Xhavit Hoxhës. Ai nuk ishte thyer prej burgimit, nuk kishte ndërruar mendje dhe nuk e kishte ndër mend të lëshonte rrugën e sakrificave.



    I detyruar të lërë vendlindjen e tij,dhe të vendoset në perëndim, ai ishte nga ata njerëz, që kudo që shkonte, krijonte një copë atdhe, krijonte një vatër, një bazë. Ai nuk ishte kurrë i kënaqur me atë që kishte bërë, mendonte përherë se mund e duhet të bëhet më shumë, përpiqej të rindizte zjarrin e idealizmit dhe të mendimit të mirë, bënte gjithçka që njerëzit të mos ishin të ndarë, por të lidhur me njeri tjetrin.



    Xhavit Hoxha ishte përsonifikimi më i saktë i njeriut të odave karakteristike shqiptare. Kurrë nuk fliste me zë të lartë, as kur kishte hall e brenga të mëdha; kurrë nuk të ndërpriste fjalën e të mburrej se dinte shumçka; kurrë nuk bëhej urë për të lënë pas dore mendimin e tij, por edhe e respektonte mendimin e tjetrit. Shtëpia ku banonte në Winterthur u bë shtëpia e shokëve, të cilët e ndjenin veten aty si në shtëpinë e tyre; u bë vendi ku diskutohej me zjarr, por edhe me urti; ku nuk kishte sherre e fjalë të rënda; ku punët merreshin me rradhë dhe e pastaj edhe bëheshin me rradhë; ishte vendi ku ndjehej se ishe në një Kullë të Junikut, megjithëse ishe mijra kilometra larg. Shokët, miqtë, dashamirët dhe bashkëveprimtarët e tij do e mbajnë mend përherë të folurën e tij të qetë, të saktë, dashamirëse, pajtuese, por reale; do i mbajnë mend këshillat dhe fjalët e mënçura të Xhavit Hoxhës, do e mbajnë mend se si bënin vend në çdo kuvend fjalët e tij.



    Pse ndodhte kështu? Sepse Xhavit Hoxha, veç dhuntive që i kishte falur jeta, kishte edhe mendimin vizionar, kishte miqtë e shokët e tij të lidhur ngushtë me luftën për lirinë e Kosovës, kishte besimin se vetëm përmes luftës mund të bëhej një Kosovë e lirë dhe e pavarur. Shok dhe mik i afërt i Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, Bardhyl Mahmutit dhe Ali Ahmetit, Adem Demaçit dhe Hajrulla Goranit, ai ishte bashkuar me to sepse kishin të njëjtat bindje, të njëjtën rrugë, dhe ishin të gatshëm për të njëjtat sakrifica.



    Jeta e Xhavitit kishte shkëlqimin e saj të ri të lidhur ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të bëhej njëri ndër promotorët e saj, jo vetëm nga fakti se me UÇK-në ishte e lidhur e gjithë familja e tij; por edhe ai vetë do të ishte pjesë e strukturave më të larta drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Me nismën e tij dhe me mbështetjen e shokëve që drejtonin sektorin e veçantë ai do të bëhet njëri ndër nismëtarët për krijimin e fondit "Vendlindja thërret" dhe është i pari, krejt i pari, që bën derdhjen e parë të ndihmës së tij financiare në këtë fond. Fondi u krijua në bazë të një vendimi të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së me 12 dhjetor të vitit 1993, dhe tri ditë më vonë, ai shkon te Jashar Salihu, i zgjedhur si drejtues i fondit dhe bën dorëzimin e tri mijë frangave zviceriane, në dobi të luftës. Shtëpia e tij në Durrës do të bëhet njëra ndër bazat më të rëndësishme të logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishte vendi nga ku do të merrnin rrugë shumë punë të mbara dhe në të mirë të Kosovës.



    Xhavit Hoxha nuk u mjaftua me kaq. Përmes lidhjeve të tij të shumëanshme dhe respektit që kishin ndaj tij dhe përsonalitetit të tij, ai bëhet promotor i ndihmës shëndetsore të dërguar në Kosovë, merr pjesë aktive në ngritjen e strukturave në dobi dhe në drejtimin e luftës; dhe nuk e thyen asgjë. Qëndron stoik kur merr vesh lajmin për vrasjen heroike të të vllait, Edmondit, por nuk e lë rrugën që kishte nisur. E vazhdon edhe më tej, pa kursyer asgjë, as veten e tij.



    Xhavit Hoxha ishte njeriu i domosdoshëm në strukturat drejtuese të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, sepse fjala e tij e matur ishte gjithnjë në kohën dhe vendin e duhur; sepse dinte të gjente atë që ishte më e rëndësishmja, më jetikja, dinte të dilte mbi çdo lloj ndarje dhe harrimi.



    Xhavit Hoxha u nda nga ne. Ai i kaloi vitet e pasluftës gjithnjë me ndjenjën e pritjes së ditës kur forcat e vërteta politike reformuese dhe vizionare do të kishin të drejtën dhe besimin për të qeverisur Kosovën. Ai i takonte plejadës së luftëtarve që deri në ditën e fundit mes nesh mendojnë për të ardhmen, megjithëse e ndjejnë se janë të lodhur nga sëmundja. Xhavit Hoxha la pas vetes një ngrehinë të madhe të kujtesës së kombit tonë, ndaj së cilës ne do të përkulemi gjithnjë me respekt. Ai ngriti në jetën e tij dy monumente: Përmendoren e heroit të lavdishëm Edmond Hoxha dhe Memorialin që nuk shuhet kurrë të jetës dhe të Veprës së tij.



    Para këtyre dy monumenteve ne do të përkulemi gjithëherë me ndjenjën e respektit më të thellë, me ndjenjën e mirënjohjes dhe do të kemi përherë mes nesh luftëtarin e palodhur, ilegalin e jashtëzakonshëm, burrin e fjalës dhe të bashkimit, të paharruarin Xhavit Hoxha.



    I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

    Lavdi dëshmorëve të atdheut.




    [B]Bedri Islami

    Prishtinë, 21. 11. 2007, e mbajtur sot në tubimin përmortor ( në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ), me

    rastin e vdekjes së atdhetarit Xhavit Hoxha
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Tubim komemorativ për veprimtarin Xhavit Hoxha



    Njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta në moshën 55 vjeçare të veprimtarit, mikut, bashkëpunëtorit dhe shokut Xhavit Hoxha (me 20 nëntor në Winterthur) dega PDK - së në Zvicër, bashkëpunetorët dhe miqët e Xhavitit organizojnë tubim komemorativ.

    Tubimi mbahet të dielen më 16.12. 2007 në restorant Winkelried që gjendet në Landstrasse 39, Wettingen dhe fillon në orën 14.00.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ke figure historike preferoni?
    Nga Eda H në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:24
  2. Paradox
    Nga deep_blue në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 15:15
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •