Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Do dalim në protesta nëse lirohet monstra 13- vjeçar

    Prindërit e nxënësve që janë në një shkollë me 13- vjeçarin vrasës kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të izolimit të tij



    BERAT- Mundësia e lënies së lirë të 13- vjeçarit vrasës nga policia e Beratit ka bërë që menjëherë në qytet të përhapet panik. Të parët që kanë reaguar tepër të frikësuar janë prindërit e fëmijëve që mësojnë në një klasë me të por edhe banorët e lagjes. Ata kanë dëgjuar drejtorin e policisë që ka pohuar se "monstra" nuk mund të mbahet më në izolim dhe menjëherë kanë kërkuar nga shteti që të gjejë një zgjidhje për këtë problem tepër serioz. Madje ata kanë kërkuar edhe nga drejtoria arsimore e Beratit që në asnjë mënyrë të mos e lejojë djalin të rifillojë shkollën. Në rast të kundërt, prindërit kanë paralajmëruar se do të arrijnë deri në protesta.

    Pas deklaratës së pak ditëve më parë të drejtorit të policisë së Beratit, Shemsi Premçi, kanë reaguar ashpër për gazetën, prindërit e fëmijëve që mësonin në një klasë me 13-vjeçarin R.H. Ata kanë kërkuar menjëherë një zgjidhje të këtij problemi tepër serioz për fëmijët e tyre. Kësaj ankese i janë bashkuar edhe prindërit e fëmijëve që mësojnë në të njëjtën shkollë me të si dhe banorët e lagjes ku jeton monstra 13-vjeçar. Drejtori i Policisë së Beratit, gjatë deklaratës së bërë në media ka pohuar se 13-vjeçari nuk mund të mbahet më i izoluar dhe nën ruajtjen e policisë në ambientet e spitalit rajonal të qytetit edhe pse është autor i disa veprave penale, përfshirë këtu vrasjen e Ëngjëllushe Sinjarit. Kjo pasi qendrimi i tij në spital është një shkelje e të drejtave të njeriut sepse "fëmija-vrasës" nuk merr asnjë mjekim që nga dita kur ai është sistemuar në një nga dhomat e sigurta të këtij spitali dhe mbajtja e tij në këtë mënyrë është një shkelje flagrante e ligjit. Premçi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga ana e organeve të Drejtësisë, pasi në të kundërt lirimi i monstrës, për shkak të moshës së vogël që ka, do të shndërrohej në një rrezik serioz për shoqërinë dhe shkollën ku ai mësonte. Menjëhërë pas kësaj deklarate, kanë qënë vetë prindërit e fëmijëve që mësojnë në të njëjtën klasë, por edhe ata që i kanë fëmijët në këtë shkollë,të cilët nëpërmjet prononcimeve të bëra për gazetën, kanë pohuar se nëqoftëse 13-vjeçari do të lihej i lirë nga drejtësia, ata do ti largojnë fëmijët nga shkolla "Shyqyri Lakra". "Ne do t'i dërgojmë fëmijët në një shkollë tjetër pasi qendrimi i tyre në një ambient me 13- vjeçarin është tepër e rrezikshme. Ai fëmijë duhet të qëndrojë i izoluar pasi ka kryer disa vepra penale, por ndërkohë edhe në lagje ka sjellë probleme mjaft shqetësuese për shkak të agresivitetit të tij të tepruar",- thanë dje prindërit e shokëve të shkollës së 13- vjeçarit. Ata kanë theksuar se në lidhje me këtë problem duhet të reagojë edhe Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, por edhe vetë drejtori i shkollës "Shyqyri Lakra", të cilët nuk duhet të lejojnë rikthimin e këtij monstre në shkollë. "Ne jo vetëm që do të heqim fëmijët nga shkolla por edhe do të dalim në protesta përpara çdo institucioni për izolimin e 13-vjeçarit, R.H",- thanë prindërit e fëmijëve të tjerë.

  2. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne emer te ligjit, jeta e qytetareve po vihet ne rrezik. Deri kur do te duhet qe qytetaret te perballen me monstra?

  3. #33
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    edvin ky eshte kodi penal ne shqiperi !!! nen moshen 14 vjec nuk denohet as nje krim sado i rende te jete !!! me sa dime ne ai eshte 13 kshu qe nuk ka cbej njeri se fusin dot ne burg !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po kodi duhet te behet ne sherbim te njerezve jo kunder tyre, nese nje monster eshte 13 apo 30 cfare rendesie ka. E rendesishme eshte qe njerezit te jetojne te lire e pa frike se do te vriten e perdhunohen nga nje i padenueshem si ne rastin tone.

  5. #35
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po kodi duhet te behet ne sherbim te njerezve jo kunder tyre, nese nje monster eshte 13 apo 30 cfare rendesie ka. E rendesishme eshte qe njerezit te jetojne te lire e pa frike se do te vriten e perdhunohen nga nje i padenueshem si ne rastin tone.
    thjeshte te shpjegova qe tani per tani nuk e denon dot asnje njeri edhe asnje ligj !!! cfare ti besh ky eshte kodi !!! megjithse eshte shume i mire si kod por per keto
    raste duhet te kishte te pakten mbylljen ne ndonje institucion te posacem !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    Kodi nuk eshte i pathyesesh, si ne ligje, dhe ne gjithcka ka perjashtime per raste te vecanta, per ekzemplare. por mund te qendroje edhe mundesia qe drejtori i policise te jete i korruptuar, ose te kete ndonje lidhje me familjen e djalit.
    mendoj se banoret sduhet ta lene me kaq, duhet ti drejtohen gjykatave, prokurorise.... po e lane me kaq, atehere ky sdo jet i pari rast, por ka per te patur edhe te tjere....
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Pranej Duhej Xhaxhi Se Kishte Shkolla Riedukimi.tani Ta Shohi Ai Qoftja Se Ne Burg Te Njejtin Fat Me Viktimat E Tij Do Ket Vac Se Sdo Ta Vrasin.hahaha

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. 77 vjeçari martohet me një grua 60 vjet më të re
    Nga Hyllien në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 18:41
  2. Vetëvaret 13- vjeçari, “Dëshmitar i Jehovait”
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 05:20
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11
  4. Humor:11 Vjecari
    Nga PaMeLaA në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-12-2003, 23:55
  5. Qëllohet për vdekje 25 vjeçari, në Tiranë
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 19:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •