Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    ngushellimet e mija shkojne per te dyja familjet,,, nuk mund te gjykojme vetem nga nje artikull gazete(i cili edhe ai vete eshte cope.cope)...
    vertet qe eshte nje fatkeqesi qe mund te ishte evituar dhe per kete faji i takon te dyja familjeve thuajse ne menyre te barabarte,,, kujtoj ketu se ne nje konflikt nuk ndodh asnjehere qe njeri te jete plotesisht i pafajshem,,, edhe ai djali qe ka bere kete nuk eshte se ka mundur te llogjikoje ne ato momente,,, nuk jane pak kater vjet te qendrosh me nje person dhe pastaj te perfundoje ashtu sikur ska patur lidhje asnjeher,,, vertet qe vajza nuk eshte prone as e familjes se saj as e ndonje te dashuri kamikaz, por ama si shume me duken mua 4 vite per te kuptuar qe nuk ke te ardhme me nje person??! vertet me shokoi ky lajm pasi tashi ka filluar te behet i zakonshem,,, edhe para 2 diteve ka ndodhur nje vrasje e ngjashme ne Shkoder,,, njerezit duhet te marrin secili pergjegjesite e veta para se te kerkoje llogari te tjereve...
    edhe nje here ngushellimet e mija te dyja familjeve...
    .....................................

  2. #12
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    sapo degjova nje lajm tjeter ku thuhej qe goca e donte akoma ate cunin por se lejonte ta takonte me familja e kesaj te fundit !!! familja e goces ishte bere shkas qe te prishej fejesa para nje muaji !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    "S’me dhate vajzen, po ikim ne parajse"

    ELBASAN - I zhytur ne deshperim te thelle, ne pamundesi per t’u fejuar me vajzen qe deshi, Dritan Tefiku, 27 vjec, ka ekzekutuar me nje plumb pistolete ne koke te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, studente ne vitin e pare ne nje shkolle te larte private ne Elbasan. Me pas 27-vjecari eshte veteqelluar, duke u shtrire perkrah vajzes qe deshi. E gjithe skena ka ndodhur ne sy te klases, e cila eshte terrorizuar nga veprimet e djalit te helmuar nga dashuria. Paralajmerimi, letra e gjetur ne xhep, lamtumira per ne boten e pertejme dhe gjithe detajet e ngjarjes qe shokoi dje qytetin e Elbasanit.

    ***

    Ai donte ta kishte te tijen me cdo kusht. Ishte fiksimi i tij ne kete jete. Dashuria ia kishte helmuar shpirtin, ndaj nuk e ka pranuar kurre humbjen. Per nga perfundimi ngjarja ngjason me Romeon dhe Xhulieten. Por per nga subjekti eshte dicka krejt e njeanshme. Vrasja e dyfishte ka terrorizuar studentet e shkolles se larte per infermieri dhe ka shokuar qytetin e Elbasanit. Dritan Nevzat Tefiku, 27 vjec, me banim ne lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ka ekzekutuar ne sy te klases ish-te dashuren e tij, Gentiana Kllogjeri, 19 vjec, me banim ne lagjen “Clirimi” ne Elbasan. 27-vjecari ka kryer vrasje me paramendim, pasi ka siguruar me pare nje pistolete, tip “TT”, dhe ka shkruar nje leter, ku njoftonte per fundin dhe parajsen qe nuk do t’i ndante kurre.

    ***

    Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09.30, kur nxenesit e shkolles se larte per infermieri sapo kishin hyre ne mesim. Dritan Tefiku arrin te depertoje nga dera kryesore dhe sapo hyn ne korridor nxjerr pistoleten, ku qellon njehere ne ajer. Pastaj me pistoleten qe mbante ne dore ka hyre ne laborator dhe aty ka kercenuar me jete studentet dhe pedagogun. Ai ka kerkuar qe ata te dalin jashte. Me duart qe i dridheshin dhe i verdhe ne fytyre ai eshte afruar tek ajo qe donte, i ka thene: “pse nuk me ktheve pergjigje?”, e ka kapur per flokesh dhe e ka qelluar me nje plumb te vetem ne koke. Pasi eshte siguruar per vdekjen e se dashures ka kthyer pistoleten nga vetja, duke u veteqelluar ne koke. Dritani eshte shtrire ne krah te Gentianes.

    ***

    I gjithe veprimi ka terrorizuar studente dhe pedagoge te shkolles, zyrat e avokateve dhe notereve dhe me tej, edhe vete gjykatesit dhe prokuroret, godinen e te cileve vetem nje rruge e ndan. Studentet kane braktisur shkollen te alarmuar, nderkohe qe dikush ka lajmeruar policine. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg godines se Prokurorise dhe Gjykates, pikerisht ne rrugen ku jane sistemuar institucionet me te rendesishme te Elbasanit, si policia, gjykata, prokuroria, materniteti, kirurgjia, konviktet e universitetit,

    spitali etj. Pas pak castesh ne shkolle ka ardhur policia dhe ambulancat, qe kane transportuar trupat e viktimave per ne kirurgji. Por edhe pse mjeket kane nderhyre me shpejtesi Gentiana Kllogjeri dhe Dritan Tefiku nuk kane mundur t’i shpetojne vdekjes. Vajza duket se ka vdekur qe ne klase, ndersa djali ka vdekur pas pak castesh ne spital. Kufomat jane transportuar per ne morgun e qendres spitalore, ku i jane nenshtruar ekspertimit mjeko-ligjor.

    Letra e plote, drejtuar nenes se Gentes

    “Ne oren 8.30 do te jemi ne parajse”

    Vendimi per aktin makaber duket se eshte bere me paramendim. Kete e verteton edhe letra ne xhepin e pantallonave te Dritan Tefikut, e gjetur nga oficere te policise gjyqesore. Ne letren e amanetit, e cila eshte administruar ne cilesine e proves materiale, citohet tekstualisht: “Kete leter qe po shkruaj, dua qe ta lexoje mamaja e Gentes. Ia le amanet asaj, qe te vuaje gjithe jeten. Ne oren 8.30 une dhe Genta do te ndahemi nga kjo bote dhe do te shkojme ne parajse. Atje do te na gjeni, ne parajse, pasi nuk deshet qe ne te jemi bashke ne kete jete. Une te kisha thene, se kemi kater vjet qe njihemi me Genten, te pata paralajmeruar, te dola borxhit!”.

    Koha
    Sui generis

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    “Kete leter qe po shkruaj, dua qe ta lexoje mamaja e Gentes. Ia le amanet asaj, qe te vuaje gjithe jeten. Ne oren 8.30 une dhe Genta do te ndahemi nga kjo bote dhe do te shkojme ne parajse. Atje do te na gjeni, ne parajse, pasi nuk deshet qe ne te jemi bashke ne kete jete. Une te kisha thene, se kemi kater vjet qe njihemi me Genten, te pata paralajmeruar, te dola borxhit!”.
    Koha
    Kokeshkret!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    “Kete leter qe po shkruaj, dua qe ta lexoje mamaja e Gentes. Ia le amanet asaj, qe te vuaje gjithe jeten. Ne oren 8.30 une dhe Genta do te ndahemi nga kjo bote dhe do te shkojme ne parajse. Atje do te na gjeni, ne parajse, pasi nuk deshet qe ne te jemi bashke ne kete jete. Une te kisha thene, se kemi kater vjet qe njihemi me Genten, te pata paralajmeruar, te dola borxhit!”.
    do vuaje gjithe jeten ajo nene e shkrete tani...e pse, se nuk e la gocen te fejohej me nje cope rrugaci. por kur jane vajzat torrollake, c'te beje prindi i shkrete.

  6. #16
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    eshte hap ne vend tjeter kjo tem rapsoul
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #17
    Aman se na i futet friken me keto qe po thoni

  8. #18
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    hic fare sna u fut frika !!! fajin e ka kanuni qe nuk zbatohet gjithkund !!! se me kanun eshte mesuar ky milet !!! nuk do shtet te se drejtes !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #19
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga KozyShack Lexo Postimin
    do vuaje gjithe jeten ajo nene e shkrete tani...e pse, se nuk e la gocen te fejohej me nje cope rrugaci. por kur jane vajzat torrollake, c'te beje prindi i shkrete.

    rrugac qe e donte edhe nje cop injorante sic qe e ema e vajzes si la te fejoheshin megjithse kjo goca e donte !!! hajde mendje hajde !!! ti do i thoje bravo mami qe nuk me le te fejohesha me ate qe doja !!!




    sa per vrasjen nuk ka ber hic mire qe e ka vrare ate gocen !!! gjynaf se nuk ka pas faj ajo e shkreta !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #20
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ca tmerri.. Kur duhen lerini te martohen dreqi ta haje, se ska vdek njeri nga martesa, po vetem vdesin nga kto budallalleqe prinderore.. pffffff njerez te trashe.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Protesta e komuniteteve fetare për kthimin e pronave
    Nga King_Arthur në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  4. Polici grek ekzekuton emigrantin
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:49
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •