Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Elbasan: Ekzekuton të dashurën dhe veten në mes të klasës

    RD

    --

    Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mjediset e shkollës private "Medicom" në Elbasan


    Vret studenten dhe më pas veten


    Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në mjediset e shkollës private "Medicom" në Elbasan. Sipas burimeve të policisë, ka qenë ora 09:45 minuta e paradites së djeshme kur 25-vjeçari Dritan Tefiku nga qyteti i Elbasanit goditi me plumb në kokë të dashurën e tij, Gentiana Kllogjeri, 19-vjeç, banuese në të njëjtin qytet, që në atë moment ndodhej në një nga klasat e shkollës private "Medicom", ku mësonte në vitin e parë, dega Infermieri. Më pas 25-vjeçari ka qëlluar mbi veten me një plumb në kokë. Sipas policisë që shkoi në vendngjarje, dy të rinjtë u gjetën në jetë, të shtrirë pranë njëri-tjetrit, ndërsa gjetën vdekjen disa minuta, pasi u transportuan në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

    Studentët që mësojnë në shkollën private "Medicom", e cila ndodhet përballë gjykatës së rrethit, kanë treguar se janë terrorizuar nga ajo që ndodhi në mjediset e këtij institucioni, ku 25-vjeçari hyri me pistoletë në dorë dhe ka shtënë një herë në ajër. Studentja e vitit të parë, dega Infermieri, Donika Asllani, tregon se, "ishim në leksion, kur dëgjuan në korridor një zhurmë të madhe. Si fillim menduam se ishte shpërthimi i një bombule gazi, por më pas djali hyri në klasë dhe filloi të debatonte me profesorin e biologjisë, Admirin, i cili përreth 3 minuta tentoi të qetësojë djalin". Sipas saj, më pas të gjithë studentët kanë dalë nga klasa, kurse Gentiana mbeti aty. "E ndiem veten krejt të pambrojtur në momentin që djali bërtiste në klasë, me armë në dorë", rrëfen Donika.


    Letra

    Një letër e lënë nga 25-vjeçari Dritan Tefiku, që të martën në mëngjes vrau Gentiana Kllogjerin, 19-vjeç, dhe më pas veten, duket se ka zbardhur këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në mjediset e një shkolle në qytetin e Elbasanit. Përmes kësaj letre, Dritani i drejtohej Behijes, nënës së Gentianës, me të cilën nga hetimet e deritanishme të policisë rezulton se kishte pasur një lidhje dashurie. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur përmbajtjen e kësaj letre në të cilat shkruhej "...Po e bëj këtë veprim, pasi ti nuk dëshiron, që unë të martohem me vajzën tënde dhe të jetoj me të. Unë e dua shumë dhe jeta ime pa të nuk ka kuptim. Ti e dije që unë kisha katër vjet që isha i lidhur me vajzën tuaj dhe po e bëj këtë akt, pasi dua që të shkoj në parajsë bashkë me njeriun që desha më shumë në jetë. Jeto t'i znj. Behije, që të na përcjellësh ne të dyve për në banesën e fundit".


    Policia

    Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë si dhe grupi hetimor, të cilët fillimisht transportuan me urgjencë në spital dy të rinjtë e qëlluar me armë, që ishin ende në jetë. Sipas ekspertizës, "djali pasi ka vrarë vajzën, ka qëlluar me një plumb në kokë mbi veten e tij, duke rënë pothuajse sipër trupit të saj, e cila në ato momente ishte duke dhënë shpirt". Një grup hetimor i policisë ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj vrasjeje të dyfishtë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të rinjtë e dashuruar ishin ndarë kohët e fundit, për shkak të refuzimit të familjes së vajzës. Ky refuzim duket se e ka shtyrë 25-vjeçarin në këtë tragjedi të dyfishtë.





    ---------


    ..


    cfar dashurie more gazetar..
    eshte mentaliteti primitiv i katundarhanes shqiptare qe nje vajze e tjeterkujt.. qe mezi e ka rritur nje familje e thjeshte e qe ty xhahilit ta ka qejfi eshte pron e jotja private.. me te cilen mund te beje cte doje monstra kriminele...
    nuk eshte hera e pare qe gangot livadhisin neper shkolla te elbasanit..
    pra armet jan sheshit dhe vrasesit sheshit..

    ai qe dashuron.. kur e lene..qan a ben poezi a vete ne mal a mbillet ne shpi.. po kurre nuk mendon ta vrase ate qe do..

    Media menjihere kriminelet i merr ne mbrojtje..i trajton si otello e romeo..
    turp..

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    shume patetik ky de..lli.... mjere ajo vajze qe iku dhe ata qe lane pas....
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e tmerrshme
    ngushellime familjes se vajzes
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Ngushellime per te dy familjet ,e tmershme ,ska fjale te flasesh eshte veprim i bere nga nje person pa horizont, qe e ka kujtuar ate goce gjithmon pronen e tij deri sa arriti ne marjen e jetes se saj kur donte ai
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    mos shikoni vetem ate budallin qe e gjeti forcen tek armet po flisni edhe pak per vjerren se te rrish kater vjet nuk besoj se ka qendruar per te kaluar kohen !!! edhe te thote vjer rrushja qe nuk ke per te marr vajzen time edhe shket i shkreti tru !!! nejse ata iken edhe nuk kthehen me por policia duhet te bej edhe nje fushate tjeter sensibilizimi per armet qe ti dorezojne !!! shume keq !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    shume tragjike, per ate vajzen me shume, po ai, po te donte te ikte ne parajse le te shkonte vetem.
    Larga nga ca qe thone "nuk jetoj dot pa ty", njerez te semure.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    mos shikoni vetem ate budallin qe e gjeti forcen tek armet po flisni edhe pak per vjerren se te rrish kater vjet nuk besoj se ka qendruar per te kaluar kohen !!! edhe te thote vjer rrushja qe nuk ke per te marr vajzen time edhe shket i shkreti tru !!! nejse ata iken edhe nuk kthehen me por policia duhet te bej edhe nje fushate tjeter sensibilizimi per armet qe ti dorezojne !!! shume keq !!!
    duhet te sensibilizohen gjithashtu te vendosin roje te armatosura ne shkolla, si ato publike dhe private.
    Ashtu si ruajne bankat, ashtu ti ruajne dhe njerezit, po ne fakt, ai ishte nisur per ta bere , brenda apo jashte shkolles , do e gjente momentin.

  8. #8
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    shume tragjike, per ate vajzen me shume, po ai, po te donte te ikte ne parajse le te shkonte vetem.
    Larga nga ca qe thone "nuk jetoj dot pa ty", njerez te semure.
    jam shume dakort me ty x-files por ne momente depresioni cfare nuk i punon mendja te shkretit njeri !!! e ka pas fajin edhe mamaja e nuses se ajo e ka trajtuar si prone gocen e vet perderisa ka hedhur poshte kater vjet lidhje te vajzes se tyre me ate djalin !!! nejse kjo nuk e justifikon veprimin mizor te atij 'romeos'!!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #9
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    mos shikoni vetem ate budallin qe e gjeti forcen tek armet po flisni edhe pak per vjerren se te rrish kater vjet nuk besoj se ka qendruar per te kaluar kohen !!! edhe te thote vjer rrushja qe nuk ke per te marr vajzen time edhe shket i shkreti tru !!! nejse ata iken edhe nuk kthehen me por policia duhet te bej edhe nje fushate tjeter sensibilizimi per armet qe ti dorezojne !!! shume keq !!!
    SaS se kishte 4 vjet dhe ca? nuk e donte me mbaroj nuk ndjente me per te
    Ai kerkonte ta mbante kjo me lek ,detyrimisht e jema e goces do ndehynte.
    Mos gjukoni nene e vajzes kote sepse goca po ta donte ne vazhdimesi nuk ndahesh nga ai nga mosdashja e mamit te saj. Ajo ka kuptuar me sakte kush ishte ky djal qe donte dhe i ka dhen duar ,se puna ka shkuar deri ne polici muaj me pare(nese ke lexuar artikullin).E keqa e kesaj ngjarje eshte se shume meshkuj e mendoj te dashuren e tyre pronen e tyre
    SaS ti thua se e donte seriozisht ai eee ? Po se donte kjo mo ta kishte si donte ai
    njeriu shef shume larg per jeten duke u ritur kupton me sakte cfare po jeton......
    Thuaj mjer ajo goca ,,,, e gocat ne pergjithsi qe lidhen me keta tipa te cmendurish.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #10
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    bebushja lexoje pak fjaline e fundit qe kam shkruajtur se me duket se nuk e ke lexuar ti postimin tim !!! nejse kjo nuk e justifikon veprimin mizor te atij 'romeos'!!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Protesta e komuniteteve fetare për kthimin e pronave
    Nga King_Arthur në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 18:05
  4. Polici grek ekzekuton emigrantin
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:49
  5. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
    Nga Kallmeti në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2004, 22:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •