Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Dashuria dhe miqėsia

    DASHURIA dhe MIQESIA


    1.Ē’eshte dashuria ?!
    2.Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar?
    3.Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ?
    4.Ēdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

    Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.
    Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.
    “Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.
    Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te ēmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush...
    Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.
    Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perēmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithēka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.
    Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.
    Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne ēdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.

    Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithēka behet e mundshme.
    Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.
    Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj ēdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.
    Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se ēdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.
    Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.
    Ēdo premtim i shpirtit ka ēdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e ēon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.
    “Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme... Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.
    Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Miqesia

    MIQESIA


    1.Ē’fare eshte miqesia ?
    2.Ē’fare rendesie ka ajo ne shoqerine tone ?
    3.A eshte ajo e shenjte ashtu siē kunder eshte dashuria ?

    Nje pike e ashper gjaku njerezor
    Peshon me shume se deti i trazuar
    E pasigurt bota shkon e vjen,
    I paepur rri dashnori i rrenjezuar.
    Mendova se kish marre arratine,
    Po dhe kur kishin shkuar aq e aq vite
    Ai rrezellinte miresi te pashtershme
    Njelloj si lindje dielli e perditshme.
    Zemra ime tash qe perseri e lire, -
    O mik, me tha kraharori im,
    Veē prej teje trendafili eshte i kuq
    Veē prej teje qielli ben harkim.
    Gjithēka prej teje merr nje forme me fisnike,
    Ndaj pertej tokes kundro me vemendje,
    Aty ku ndodhet mokra e mullirit te fatit tone,
    E gjej nje shteg diellor per dobine tende.
    Se une prej fisnikerise tende kam mesuar
    Ta qeveris deshperimin tim;
    Saqe dhe shatervanet e jetes sime te fshehte
    Te kendshem me duken kur ta ndjej miqesine.

    Jam i sigurte se te jetosh pa asnje mik eshte sikur te te mungoje nje ngta nevojat njerezore me te vlershme dhe nxitese. Por ēdo dite ka njerez qe jetojne dhe vdesin te rrethuar nga te huaj, te vetmuar, pa e njohur miqesine e vertete.
    Per ne njerezit te kesh dike prane eshte nje nevojee domosdoshme. Praktikisht gjendemi gjithnje te rrethuar nga njerez qe I kemi njohur rastesisht apo ne takime te shkurtra te perditshme. Ndonjerin prej tyre e quajme mik, por ai qe vertet eshte nje mik, a eshte ai qe e quajtem te tille ? Te kesh nje mik nenkupton plotesisht nje gje tjeter, eshte nje gje mjaft e shenjte. Aristoteli e pershkruan miqesine: “Nje shpirt ne dy trupa”.
    Miqesia lidh dy persona qe i kushtohen njeri-tjetrit prej shume kohesh, duke kaluar konflikte, gezime, veshtiresi, trishtime dhe ndryshime. Shume prej nesh i quajne miqesite e tyre te pandara. Behemi pasive ne kultivimin e miqesise dhe nuk e veme re faktin se, perkundrazi, duhen perpjekje te vazhdueshme, kujdes e vemendje per te ruajtur miqesine
    Emerson, me urtesi ne menyre te mrekullueshme tek “Of friendship” (Per miqesine) shkruan: “Kujdesemi per shendetin tone, luftojme te sigurojme nje ēati dhe te shtojme garderoben, por cili eshte ai qe shqetesohet qe te mos i mungoje me e mira pasuri- miqte ?” Me pas shton: “menyra me e mire te kesh miq, eshte te jesh nje mik”. Nese vertet do te deshironim ta mbanim miqesine, do te perpiqeshim me shume per te bere, qe keto lidhje kaq te domosdoshme dhe te mrekullueshme, te rriteshin dhe te forcoheshin. Jane te pakta rastet ne jete qe mund te na japin shperblim me te madh.

    Ka dy elemente qe ndikojne ne formimin e miqesise, secili prej tyre kaq Sovran sa qe nuk mund te shoh ndonje superioritet tek tjetri. Njeri eshte e e verteta. Nje mik eshte dikush me te cilim mund te jem i sinqerte. Para ti mund te mendoj me ze te larte. Kam arritur ne pranine e nje njeriu kaq te vertete dhe te barabarte, sa mund te shfaq edhe shenjat me te thella te davaritjes, miresjelljes dhe mendimit te dyte, te cilin njerezit nuk e fshijne asnjehere, dhe mund te flas me te me thjeshtesine dhe plotesine, me te cilen nje atom kimik takon nje tjeter.
    Sinqeriteti eshte luksi qe i lejohet, si diademat dhe autoriteti, vetem rangut me te larte, qe lejohet te thote te verteten, sikur te mos kete asnje tjeter mbi vete, me te cilin te perballet. Ēdo njeri i vetem eshte i sinqerte. Me hyrjen e nje njeriu te dyte, nis hipokrizia. Ne mbrohemi dhe kthejme prapa perpjekjen e shokut me ane te komplimentave, thashethemeve, mahnitjeve,
    ēeshtjeve. E mbulojme mendimin tone prej tij nen njeqind shtresa. Per shumicen prej nesh shoqeria nuk shfaq fytyren e saj, por shpinen. Per te qendruar ne lidhje te sinqerta me njerezit ne nje kohe te genjeshtert, ia vlen nje cope marrezie. Pothuaj ēdo njeri qe takojme, kerkon pak qyteterim, kerkon miresjellje; ai ka nje lloj fame, ka talent, nje hije filantropizmi dhe feje ne koken e tij, qe nuk duhen vene ne pikepyetje dhe qe prishin gjithe bisedat me te.
    Por nje mik eshte nje njeri i shendoshe, i cili nuk ushtron paditurine time, por mua. Miku me zbavit pa kerkuar shperblim. Nje mik, pra, eshte nje lloj paradoksi ne natyre. Une qe jam vetem, qe nuk shoh gje ne natyre, ekzistencen e se ciles mund ta pohoj me prova te njejta me timen, shoh tani ngjashmerine e qenies sime ne gjithe lartesine e saj, ndryshueshmerine dhe kuriozitetin te tiparizuara ne nje forme te huaj; Keshtu qe nje mik mund te shihet mjaft mire si kryevepra e natyres.
    Elementi tjeter i miqesise eshte butesia. Ne jemi te lidhur me njerzit me lidhje te ndryshme gjaku, krenaria, frike, shprese, zilie, urrejtjeje, adhurimi, me ēdo rrethane , shenje dhe vogelsi, por nuk mund te besojme se kaq shume karakter mund te gjendet tek nje tjeter, aq sa te na drejtoje nga dashuria. Ne e qortojme qytetarin sepse ai e kthen dashurine ne nje mjet. Eshte nje shkembim dhuratash, borxhesh te nevojshme; eshte fqinjesi e mire; ajo qendron me te semuret; mban mantelin ne funerale; dhe pothuaj humbet pamjen e miresive dhe fisnikerise se lidhjes. Por edhe pse nuk mund ta gjejme zotin nen kete maske, nga ana tjeter, nuk mund ta falim poetin nese ai rrotullon fijen shume ngadale dhe nuk e ploteson romancen e tij me virtyte te perbashketa te drejtesise, perpikmerise, besnikerise dhe meshires. E urrej prostituimin e emrit te miqesise per te nenkuptuar nje lidhje moderne boterore. Fundi i miqesise eshte nje tregti, me e ashpra, me e njohura, se ciles mund ti bashkohesh; me ashper se te gjitha ato qe kemi provuar. Eshte per ndihme dhe ngushellim permes gjithe lidhjeve dhe kalimeve te jetes dhe vdekjes. I pershtatet diteve te qeta, dhuratave te hijshme, mbledhjeve te fshatit, por edhe rrugeve te ashpra dhe udhetimeve te veshtira, fundosjes se anijes, varferise dhe perndjekjes. I ben shoqeri sulmeve te papritura te talentit dhe ekstazave dhe fese. Duhet t’i lartesojme njeri tjetrit nevojat e perditshme dhe detyrat e jetes se njeriut dhe ta rrethojme ate me guxim, zgjuarsi dhe bashkim. Ajo asnjehere nuk duhet te behet di
    ēka e zakonshme dhe e percaktuar, por duhet te jete e kujdesshme dhe shpikese dhe t’i shtoje rime dhe arsye asaj qe ishte pune e rende.

    Sa me I larte te jete stili qe kerkojme nga miqesia, sigurisht aq me pak e lehte eshte ta percaktosh ate me mish e me gjak. Ne ecim vetem ne bote. Miqte, te tille siē i deshirojme ne jane endrra dhe perralla. Por nje shprese sublime gezon gjithmone zemren besnike, qe kudo ne rajone te tjera te fuqise universale, shpirtrat jane tashme ne veprim, po durojne edhe po guxojne, ata qe mund te na duan dhe qe ne mund ti duam. Mund ta pergezojme veten qe periudha e miturise, marrezive, endjeve dhe e turpit, ka kaluar ne vetmi dhe kur ndihemi plotesisht forte do te vendosim duar heroike ne duar heroike.
    Lere madheshtine tende te edukoj shokun e ashper dhe te ftohte. Nese ai eshte i barabarte, atehere do te vdese; por ti zgjerohesh nga shkelqimi yt dhe nuk je me mik i bretkosave dhe krimbave, ngrihesh dhe digjesh me zotat e perandorise. Kjo mendohet si nje fatkeqesi per dashurine e pashkembyer. Por madheshtia do te shohe se dashuria e vertete nuk mund te jete e pashkembyer. Dashuria e zbret nga objekti i pavlere dhe jeton eperhapet ne perjetesi dhe, kur maska e varfer therrmohet, ajo nuk trishtohet, por ndjehet e ēliruar nga kaq shume toke, dhe e ndjen akoma me te sigurt pavarsine e saj. Megjithate keto gjera rralle mund te thuhen pas asnje tradhti ndaj lidhjes.
    Thelbi i miqesise eshte plotesia, nje shpirtmadhesi dhe besim i plote. Ajo nuk duhet te dyshoje apo te prodhoje paqendrueshmeri. Ajo e trajton objektin e vet si nje zot, ne menyre qe te mund t’i hyjnizoje te dy.

    Nga J@mes Douglas
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  3. #3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Cila ėshtė pėr ju miqėsia?!

    Miqesia per mua eshte si prushi,ku ne te cilin secili nga ne,rradhe per rradhe duhet ti fryje siper me qellim qe zjarri te ndizet.
    Neqoftese nuk kemi aq fryme atehere dikush mund te mbytet dhe zjarri ngelet i fikur...
    Por ku flaka ndizet,atehere duhet qe prape te gjithe ata qe e rrethojne ta ushqejne per te mos ta fikur kurre...
    Dhe kur kjo flake zjarri ndriēon me gjithe shkelqimin dhe bukurine magjike,atehere ajo arrin te ndeze dhe zemren tone per gjithe jeten...
    Keshtu do ta pershkruaja une miqesine...Kjo gje kaq e shtrenjte dhe e domosdoshme per secilin nga ne...

    Po per ju cili eshte pershkrimi qe do i benit miqesise?!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    miqesia e vertete ka te bej me dashurin emocionale dhe energjine e pavetedijshme...

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •