Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Hera pare me ka bere shume pershtypje sepse pata fatin te shikoja Manhattanin naten duke udhetuar me makine nga Queensborough Bridge. Pamje spektakolare naten. Megjithate mbetet ende kenaqesi e vecante te vesh ne kete zone te qytetit ne fundjave per te bere ndonje pazar, vizituar muzeume e parqe, apo per te ngrene ndonje dreke e darke.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #32
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin



    PS: sa lek kushton bileta direkt per manhatan nga shqipria kush e di ?!!
    round trip asht aty ke $1500, dmth vajtje ardhje, po gjithmon ndryshojn cmimet nga sezoni qe shkon!
    aeroporti ku shkon asht JFK.

  3. #33
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    ‘Doruntina’ e Kadaresë në teatrin e Nju Jorkut

    Oliverta Lila (Gazeta Shqiptare)

    Legjenda shqiptare e Doruntinës i kalon kufijtë. Së fundmi, rrëfimi mitik vjen si një shfaqje teatrore që do të realizohet në Amerikë. Është një bashkëprodhim i teatrit “Oda” të Prishtinës dhe teatrit të pavarur “Blessed Unrest” në Nju Jork. Stafi artistik është kompletuar, puna ka nisur dhe shfaqja do të ngjitet për tri javë në “Interart Theatre”, nga data 9 deri më 26 shtator. Teatri “Oda” ka komunikuar këtë produksion të ri, ndërkohë që edhe faqja online e teatrit “Blessed Unrest”, ka të gjitha të dhënat, përfshirë edhe shitjen e biletave. Frymëzuar nga libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Kush e solli Doruntinën”, i përkthyer në disa gjuhë, në skenë do të ngjitet një teatër bilinguist, interpretuar nga një kast aktorësh kosovarë dhe amerikanë. Një martesë që refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që sfidon varrin. Legjenda shqiptare, një rrëfim mitik i dashurisë së ndaluar dhe rrezikut të besës që nuk mund thyhet kurrë, do të tregohet në skenë në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Për këtë, “Doruntine” do të ketë dy bashkëregjisorë, nga drejtorët artistikë të dy teatrove, Jessica Burr nga ‘Blessed Unrest’ dhe Florent Mehmeti nga Teatri ‘Oda’, dhe do të ketë ekip aktorësh nga të dy vendet. Justin Badger, Zenzele Cooper, Dave Edson, Jason Griffin, Kelly Hayes, Laura Wickens, do të jenë aktorët e teatrit amerikan dhe Ilire Vinca Çelaj, Lirak Çelaj, Nëntor Fetiu, Njomëza Ibraj, prej Prishtinës. Teksti është shkruar nga Matt Opatrny i ‘Blessed Unrest’ dhe Lirak Çelaj, nga Teatri ‘Oda’.
    Bashkëpunimi
    Puna për të vënë në skenë një “Doruntinë” kosovare-amerikane ka filluar. Bashkëprodhimi i teatrit “Oda” të Prishtinës me teatrin amerikan “Blessed Unrest” do të sjellin një rrëfim ndryshe të legjendës shqiptare të Kadaresë. Ndonëse do të ngjitet në Nju Jork, pritet që të ketë interes edhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ndërsa duke marrë parasysh që Kadare është mjaft i njohur në lexuesin e huaj, përfshirë dhe atë amerikan, publiku do të përjetojë vënien skenike të këtij rrëfimi të lidhur ngushtë me psikologjinë e shoqërisë së dikurshme shqiptare. “Blessed Unrest” do të jetë teatri i parë amerikan që do të bashkëpunojë me një teatër nga Kosova në Shtetet e Bashkuara. Urat e komunikimit në fakt kanë nisur që në 2006-ën. Në maj të këtij viti, “Blessed Unrest” shfaqi në Kosovë produksionin e tyre origjinal “Lying”, në të cilin ishte pjesë dhe një aktor dy-gjuhësor nga teatri “Oda”. Nisur nga suksesi i këtij bashkëpunimi të parë, lindi një plan bashkëpunimi i dy teatrove në New York City. “Doruntina” është bashkëproduksioni i parë i mirëfilltë pas kësaj marrëveshje. “Arti ka fuqinë e thyerjes së barrierave kulturore, dhe luan një rol qenësor në krijimin e identitetit të një vendi. Duke shkuar në Nju Jork dhe duke vënë në vëmendje kulturën, historinë dhe gjuhën shqipe, teatri “Oda” bëhet një ambasador krenar i Kosovës”, - shprehet Lirak Çelaj, drejtori i këtij teatri. “Teatri “Oda” po angazhohet në zhvillimin e shfaqjeve teatrore për të ndërtuar një mbështetje bazë për gjeneratat që vijnë e për të pasur një ndikim të fuqishëm për krijimin e një Kosove të hapur dhe demokratike”, - komentojnë drejtuesit e teatrit amerikan. Ndërsa ky bashkëpunim me aktorët kosovarë, komentohet si një mundësi e mirë për të punuar me artistë të një kohe kur arti ka një ndikim të fuqishëm në krijimin e një komuniteti artistik në një vend si Kosova, i cili është ende duke marrë veten nga një kohë e gjatë ngjarjesh të tensionuara. Ende nuk është njoftuar nëse pas shfaqjes në Nju Jork, “Doruntina” do të udhëtojë drejt Prishtinës apo jo, por duket se tashmë rruga është e hapur për bashkëprodhime të tilla.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #34
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    I papare eshte, ske c'thua. U bera kaq vite ketu dhe prape sa here dal nga Brooklini dhe vej ne Manhattan, me duket ndryshimi si Kombinati me Bllokun ne Tirane.
    Ngaqe nuk e ke pare Kombinatin kur ka pasur kryetar blloku Mehmet Shehun e Adil Carcanin, atehere ishte ndryshe loja... por nejse, Kominacit edhe me vone nuk dolen keq... kur filloi t'i prishet fytyra Kombinatit disa kominaca nga inati morren nje Ifa e mbushen plote e perplote dhe i'a futen murit te ambasades gjermane...

    cfare vijoi me pas lexo Historine e Shqiperise (ate qe po shkruhet akoma).

    flm

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Ngaqe nuk e ke pare Kombinatin kur ka pasur kryetar blloku Mehmet Shehun e Adil Carcanin, atehere ishte ndryshe loja... por nejse, Kominacit edhe me vone nuk dolen keq... kur filloi t'i prishet fytyra Kombinatit disa kominaca nga inati morren nje Ifa e mbushen plote e perplote dhe i'a futen murit te ambasades gjermane...

    cfare vijoi me pas lexo Historine e Shqiperise (ate qe po shkruhet akoma).

    flm
    Dale Kryeplak, merre shtruar se nuk ta shau njeri Kombinatin. Edhe te duam ta shajme, s'kemi sesi, se s'ka te share si vend . Gjithsesi une e kisha fjalen per Bllokun dhe Kombinatin e pasvitit 00'. Ndoshta ne nje kohe si kjo e sotmja kur njerezit e kalojne kohen me kendshem, pa ndjere nevojen te marrin ifa dhe t'ia fusin murreve te ambasadave.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #36
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Do rri nje dite ne New York.Kethehem nga Bahamas dhe do fleje ne New York.Te nesermen udhetoj per ne Chicago,por i bie qe te rrije nje dite te plote.
    Ka mundesi ndonjeri te me jape ndonje keshille ,ne cilin hotel te rrije(Manhattan),ndonje restorant luksoz dhe karakteristik,
    falemnderit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 23-05-2010 më 23:11

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

  9. #39
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Kisha nje pyetje: Nga Tirana ne boston ( logan) c'fare kompanjie fluturimi perdorni? Nisja per nga Shtatori mendoj., flm?
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ka karroca me kuaj fluturues,

    sic ka edhe lakuriq nate HD.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fraza të famshme nga filmat Shqiptarë.
    Nga Ariene në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 06:18
  2. Hollanda mbyll lokalet e famshme te marijuanes.
    Nga ☆Angie☆ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 18:46
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •