Dy te rinjte Fatjon Luka dhe Antoneta Tanushi kane qene brenda ne makine kur jane qelluar me bresheri automatiku. Si pasoje ka gjetur 18 vjecarja Tanushi
Nje person ka vdekur dhe nje tjeter eshte plagosur ne nje atentat te ndodhur rreth ores 1:00 te mengjesit te sotem ne rrugen Velipoje- Shkoder. Dy te rinjte Fatjon Luka dhe Antoneta Tanushi kane qene brenda ne makine kur jane qelluar me bresheri automatiku. Si pasoje e te shtenave ka gjetur vdekjen e menjehershme 18 vjecarja Tanushi, ndersa eshte plagosur 20 vjecari qe e shoqeronte, i cili eshte derguar me pas drejt spitalit te Shkodres. Menjehre pas ngjarje policia e Shkodres ka organizuar operacionin per kapjen e autorit. Policia ka identifikuar si autor te ketij krimi shtetasin Klodian Marinaj, per arrestimin e te cilit jane duke u kryer disa operacione. Mendohet se shkak per kete ngjarje ka qene nje grindje mes te plagosurit Luka dhe nje te riu nga Velipoja disa dite me pare, cka sipas policise tregon qe ne shenjester te autorit te krimit ka qene Fatjon Luka dhe jo 18 vjecarja.
Krijoni Kontakt