Me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare shqiptare, nën kujdesin dhe iniciativën direkte të SH.T. Ambasadorit dot. Llesh Kola në bashkëpunim me artistin Alfred Mirashi Milot, ambasada në Romë kthehet në një muze të vogël ku të gjithë artistët kanë dhuruar një vepër për këtë rast.Ekspozita kolektive e organizuar me rastin e Festës së Pavarësisë së banorëve të vendit të shqi-ponjave është e ftuar në seline e Ambasades ku dhe do te behet inaugurimi me dt.26 nentor 2007,ne oren 16:00 me pranine e vete Sh.T ambasadoritshqiptar z.Llesh Kola : Festa do te vazhdoje mepas ne ambjentet eGrand Hotel Parco dei Principi. Në këtë ekspozitë kanë sjellë veprat e tyre arti-stë shqiptarë, por edhe artistë italianë, algjerinë, irakenë, libaneze, peruvianë, për pjesmarrjen e tëcilëve ka mjaftuar një ftesë nga ana e piktorit Alfred Milot Mirashi. Edhe prof. Massimo Guastella,docent i historisë së artit në Universitetin e Lecces ka ftuar miqtë e tij artistë, të cilët me kënaqsimarrin pjesë në këtë event të rëndsishëm.Ambasadori shqiptar SH.T. dot. Llesh Kola, përfaqësues shqiptar në Itali, ka vënë në dispoziciongjithë stafin e Ambasadës në Romë. Cdo artist pjesmarres ne kete ekspozite shprehet në stile e gjini të ndryshme të artit figurativ: pik-turë, fotografi, skulpturë, incizim, etj. Shumë artistë shqiptarë janë studentë në akademitë italianeose kanë studiuar në Firenze, Milano, Roma, ose në Akademinë në Tiranë. Të gjithë ekspozojnë nëItali dhe në Europë. Nderojne kete feste shqipatare edhe artiste te huaj, profesore e kolege te arti-steve shqiptare qe me pjesmarrjen e tyre deshmojne per miqesine e tyre ndaj Shqiperise dhe vlere-simin e respektin ndaj Historise se saj te lavdishme. Mes tyre jane figura te rendesishme professo-re te akademive italiane qe kane dhene kontributin e tyre ne ne formimin artistik e vleresimin etalentit te artisteve tane.Skulptori Helidon Xhixha nga Durrësi, i cili punon kryesisht në Milano, Dubai e Nju York ka ekspo-zuar në shumë vende. Sjellim si shembull skulpturën e tij "Kali në Vrapim" i ekspozuar para stabili-menit Ferrari, në Maranello. Kur e takojmë flet për veprat e tij, ndër të cilat e fundit është e lartë 15metër dhe do të vendoset në Nju Jork, afër vendit të Kullave Binjake. Në ekspozitën e fundit nëVenezia, Young Artists Foundation është prezantuar nga prof. Andrea B. Del Guercio.Edhe vëllai i tij Ilirjani me bashkëshorten Ilira i përkasin kësaj familje të madhe artistësh që ka stu-diuar ne Brera. Milano. Tani jetojnë në Novara.Armando Xhomo jeton prej vitesh ne Firenze. Nese hyn në studion e tij kudo sheh kuadro e skica,akuarele, vizatime epunime në vaj. Ai spjegon me kujdes pejsazhet e kërkimet e tij. Punimet e fundittrajtojnë temën e pejsazhit urban të trajtuar me liri. Linjat janë të pikturuara me penelatë individuale.Everest Tikvina, artist që jeton e punon në Firenze, pas përfundimi të studimeve për skulpturë pranëAkademisë në Firenze, prej vitesh ka realizuar skulptura monumentale në shumë bashki tëItalisë.Qëllimi i tij nuk është të predikojë të vërtetën, por të shtroj pyetje: pyetje mbi dhimbjen e tëtjerëve.Alfred Kedhi jeton për artin, ecën me një bllok skicash nën krah dhe vizaton gjithnjë e kudo: nëmetro, në tren me idet e tij te reja e kurajose.Vladimir Llakaj docent i Akademise në Tiranë, i diplomuar ne Bolonje dhe ne Rome, ekspozon njpejsazh plot me penelata të shpejta tq të Beratit, qytetit unik ne botë e antik me rreth 2300 vjet jete.I riu Parlind Prelashi pikturon, bën video art e fotografi. Në ekspozitën e fundit të tij, në Brindisi kaprezantuar një video me 12 minuta ku tregon historinë e një familje në veri të Shqipërisë, ku prota-gonisti marton motrën duke krijuar emocione të forta që nuk kontrollohen. Në foton që ekspozon nëRomë paraqet një shkrepje bardh e zi në një moment të fortë e sensibël.
Artisti Alkan Nallbani, është shumë biografik në kujtimet e tij dhe thotë: Nga ajo kohë vjen edhelidhja ime e fortë me temat e jetës shqiptare, por protagonistët janë anonim; secili prej nesh mund tegjejë vehten në këto figura njerëzore që komunikojnë me pejsazhin rrethues. Piktura ime është ajo esugjestionimeve te reja - ekspresioniste kromatike, zgjedhja e ngjyrave dhe e energjise, e tonalitetve te ndezuara dhe të ndritshme. Puna ime "Nëna" është një frymëzim nga një moment historik ijetës shqiptare. Në 1998, shumë familje kosovare janë shpërngulur. Kam kërkuar të fiksoj përqafmin e tyre të fundit me Tokën- Nënë para nisjes për rrugë të gjatë. Në këtë punë kërkoj të shprehreagimin e fortë që krijon një event negativ si lufta në jetën e njerëzve.Albana Temali që sot jeton në Bolonjë, prej vitesh per pasion pikturon, fotografon e ekspozon neItali e jashte saj. Ne ekspozite sjell "Vjeshten" ku me ngjyra te gjalla pikturon kodrat e Toskanes.Prej vitesh impenjohet ne promovimin e artisteve shqiptare nepermjet internetit dhe si korrisponden-te per shtypin shqiptar.Zafina Vasa me një pikturë të dendur e të dëshëruar ku ngjyra luan gjithë lojën , duke krijuar nëmënyrë të lirë kufijtë e pejsazhit të saj emocional.Mark Gera me origjine nga nje familje artistësh shkodranë jeton prej vitesh në Torino ku ka vazh-duar te merret edhe me pikture, pasionin e tij te perhershem. Ne pikturat e tij kontrollon me senskrijues shumllojshmërne e ngjyrave si në pikturat kompozime figurative apo ne ato astrate.Ferdinand Bjanku, nga familje artistësh shkodranë kohët e fundit është impenjuar në fushën e foto-grafisë edhe si fotoreporter i shtypit shqiptar: Ai sjell në ketë ekspozitë një nga fotografitë e fundit tërealizuara në qytetin e tij te lindjes në Shkodër " Këmbana e Katedrales së Shkodrës" duke evokuarkeshtu lirinë fetare të fituar pas rënies së diktaturës në Shqipëri.Alfred Mirashi Milot nuk është vetëm organizator i ekspozitës por edhe pjesmarrës i saj me njëpunim -dittico të kuq të titulluar "Angolo Mediterraneo" ku mbi telajo janë celësat e vizatuar në senssimbolik që ftojnë botën e sotme të hapë dyert e të jetojë në paqe pa frikën e përballimit me "tendryshmen". Pas vlerësimit të fundit që i është bërë në Milano me cmimin ""Profilo arte 2007" ështe prezent në katalogun me titull "100 artisti per un'indagine sull'arte inItalia"shkruar nën kujdesin e Philippe Daverio e Jean Blanchaert, (botim Rizzoli) dhe që gjindet sotnë të gjithë libreritë në Itali. ekspozitat e ardhme të tij do të jenë në San Pietroburgo, Madrid e NeëYork. Disa vite më parë ekspozita personale e titulluar "Le veneri di Milot" në Maschio Angioino,Napoli u organizua nen kujdesin e kritikëve Francesco Poli e Eduardo CicelynKëto vepra të artistëve bashkëkohore që sot e tutje do të jenë të ekspozuara përherë në ambjentete ambasadës shqiptare në Rome dhe së afërmi në sitin zyrtar të saj "http://www.ambalbania.it"Xhovalin Delia regjisor e piktor Njeriu si krijues e krijes, si bashkësi në raport me veten e çka errethon, si njesi në ndervartesi reciproke dialektike me gjithësinë përtej të “Mirës” e të “Keqes”; fomuar nga materia fryma, energia, absurdia, arsyeja e marrëzia: -si KRIJES••, ambjentuar në rregul-lin dialektik, orientuar në kohë jo lineare, -si “KRIJUES” i një “universi” paralel virtual me ate real,me kohë e hapsirë të kodifikuar prej tij, herë në “harmoni” e herë në konflikt midis tyre.Në këtë “Bosh”që ndan dhe bashkon këto dy universe (real e virtual), ecë, notoj e fluturoj si materie,frymë dhe energji i transformuar në një “kod” artistik me orientim drjtë të “vërtetës”(si nocion relativ).Studentët Albien Alushaj, Arber Elezi e Dhimitraq Kote, studiojnë në Firenze në Akademine e Artevete Bukura dhe jetojnë në këtë qytet plot me artistë dhe muzeume. Ambasadori Llesh Kola i ka ftuarpersonalisht ne këtë ekspozitë duke u demostruar kurajo duke konsideruar se studiojnë duke bërësakrifica për një të radhme prej artistësh.
Nder artistet e huaj, profesore e kolege te artisteve shqiptare qe nderojne me pjesmarrjen e tyre nekete Feste tone duke treguar miqesine e tyre ndaj Shqiperise dhe vleresimin e respektin ndajHistorise se saj te lavdishme jane:- Mjeshtri Uccio Biondi, artist me famë, megjithë impenjimet e tij në ekspozita personale e kolekti-venë galeri e muze, ka qënë ndër të parët që ka pranuar ftesën për ekspozitën n ë Romë. Nëveprat e tij hapi i parë është i natyres grafike dhe vizatimi i fotomodeleve vjen në mënyrë të për-piktë. Ngjyra dominuese është e kuqja, që merr një kuptim simbolik, si një shenjë në kërkim të njëdemokracie të re. E kuqja është shenjë vizive i një zgjimi te ri. Portreti-fëtyrë del nga grafia dhengjyrat "virtuale e kinematografike", një lloj vizioni i pikturës post-informale.- Fotografi nga ModenaGianni Volpi realizon fotografi jo vetëm me portrete të personazheve të fam-shme por edhe me pejsazhe urbane, ose më saktë nga punët e fundit mbi Mesdheun, në të cilinjane fotografi të ullinjve shekullorë të fotografuar në Puglia. Së shpejti, do të shkojë për të fotogra-fuar ullinjtë në Shqipëri. Puna që ai prezanton titullohet "La venere del tortellino", Modena, e reali-zuar në 1996. Autori citon: " Një legjendë që njihet e pëlqehet nga njerëzit e zonës sime tregon qënjë kuzhinjer "shpiku" tortelinin ndërsa shikonte nga vrima e çelësit. Nga ana tjetër e derës ishteVenera (Aferdita) e lakuriqtë dhe keshtu ai konceptoi që kërthiza e hyjneshës do ishte forma më epërshtatshme për pastën." Në një imazh të tillë bashkëjetojnë përqeshja dhe shija ndaj së bukurës. - Ali Nassereddine, libanez, pikturon me ngjyra të qarta mesdhetare, duke kujtuar kështu vendin e tijdhe lojrat e fëmijërisë, të pikturuara me kujdes edhe poezite në grafit.- Enza Santoro me veprën e saj shprehet për temat e identitetit, përkatësisë, turpit dhe këndvështri-meve. Eksperienca e saj e fundit merr frymëzim nga reflektimet mbi situatat periferike të sistemit tëartit, duke u shprehur në mënyrë ironike si Misha Bath-"alter ego". Piktura dhe fotografia bëheninstalime, relacione, performance.- Cammillo Sassano artist-designer dhe fotograf, i cili jeton në Amerikë, merr pjesë me një foto nëbardh e zi të titulluar "Giochi pericolosi", (Lojra të rrezikshme), një shkrepje delikate dhe misterioze.- Anna Borghi pohon:" Jam gjithnjë e më tepër e bindur për nevojën e një përballimi përfundimtar eaktiv në botën e artit. Përballim me mjeshtrat antikë, me sendet, por mbi të gjitha me bashkohësinëtonë dhe me njerëzit, që ecin e përshkojnë historinë bashkë me ne. Për t'a bërë këtë, mjet të vetëmqë disponojmë, ose ai që për ne më i pajtueshëm është ai artistik, i cili përmban në vetvehte shumëshkallë: nga shënja grafike te piktura e deri sa arrin te veprimet. Piktori i madh Julius Bissier ka folurmbi "aftësinë për të dashur", e cila duhet domosdoshmërisht të përfshijë edhe sensin artistik, i cilina drejton te admirimi dhe përhumbja. Dhe në këtë pikëvështrim mjeti artistik nuk mbetet qëllim mëvehte. Nëpërmjet kërkimit te tjetri, nëpërmjet përballimit kritik me shoqërinë dhe realitetin që narrethon, mund të arrijmë te një shenjë grafike, e cila të jetë në gjendje të dekodifikojë bashkohësinëtonë. - Vizioni metropolitan i Francesco Lombardo pasuron akoma më tej imazhin urban të pikturës italia-ne. Ai interpreton rrugë, pallate dhe komplekse banimi duke përshtatur një ndergjegjësim të shëndo-shë për kuptimin e varfër e dinamik të bashkohësise me një ngrohtësi të qetë, të radhë e lirike.Metropoli, simbol i gjallë i një realiteti gjithnjë në rritje është tema kryesore e pikturës së tij. - Massimo Orsini punon prej kohësh mbi shprehjet ekstreme të artit, duke drejtuar kërkimin mesdritës e monokromisë. Mes të tjerash ai pohon:" Krijoj objekte, imazhe, shkrime për të riformuluarambjentime, që kanë për qëllim të koncentrojnë një hapësirë të brendshme në një hapësirë të duk-shme.- Davide Corona i seleksionuar për të marrur pjesë në ekspozitën "Profilo arte 2007" sjell një punimqë i përket kërkimeve të tij të fundit, e ku studion historinë e artit në mënyrë gazmore dhe ironike.- Francesca Speranza pohon: "Shkaku që më ka imponuar të ndërtoj këtë imazh më është shfaqurnë mënyrë shumë spontane. E lidhur me territorin, në kërkim të një zone me karakteristike dominue-se kam zgjedhur të përshkruaj një profil të madh në hekur në një pemë fiku, nëpërmjet të cilit kyinkuadrohet. Ndofta Metaforë e vështrimit të përditshëm, në dukje normale por që zgjon kontradiktatë forta. Një imazh surreal, i propozuar me një kompozim tepër të saktë. Një vendkalim, njëmendim shprese ose vetëm një shikim i imi në një moment të caktuar.
- Tiziana Vanetti alternon ambjente të brendshme e të jashtme në një pikturë të frymëzuar nga shk-repje fotografike. Janë grupe familjare në qetësi të ulur këmbëkryq dhe me krahë të mbështetur nëngushë, të cilët pozojnë paraobjektivit, në pritje që arti të fiksojë në menyrë të përjetshme kujtesën ekëtij momenti. Artistja duke i besuarpenelatës së shpejtë e të rrëshqitshme, pa kufij e që pikon tre-gon masat pa u ndalur te anësoret, duke mbajtur sensin e një tensioni psikologjik, megjithë superfi-cialitetin e situatës së përshkruar.- Guido Crainz vepra "Anemia" (Fund i një historie), rimerr elemente nga trupi dhe i vendos copa-copa në mënyrë origjinale, përveçse përmban elemente mistikë në aspektin simbolik e kromatik,këtu të paraqitur nga pamja e njëevokimi të shenjtë ku interpretuesi kërkon ndihmë nga të dhënatikonografike, biografike etj. Gjithshka ndërtohet menjë perfeksion të madh dhe me përpunim të një niveli të lartë teknik.- Ghazi Kanani artist iraken me një punim në vaj të titulluar tregon gjithshka pr jeten e tij kurioze dhesesi kerkon te gjeje anën befasuese në gjithë aspektet e saj.- Khalil Lafta luan e duket se idea e perdorur i vjen nga ndonje film holliwoodiano fantascienca. - Allal Khelfaloui te "Enderra" pikturon vendin e tij, Algjerinë me ngjyra të katra, te kuqe dhe ebardha si sfond që rrethon pejsazhin e kujtesës së tij.- Cosimo Epicoco pikturon duke tingëlluar sipas mënyres së tij alarmin. Në një shoqëri të shpërbëre,anat bien nga forca impulsive dhe frenetike e tendences për tu dukur duke çnatyralizuar personalittet e duke krijuar një imazh jo human. E kupton se ka arritur fundi i njerëzimit. Njeriu nuk dëgjon njriun, në një heshtje të pandalshme. I korruptuar nga logjikat e konsumit. Nuk degjohen më melodinë qetësinë e sirenave në një mesdhe gjithnjë e me te kuq.- Alessandro Buccoliero pikturon gjithe Firencen me simbolet e tij ne menyrë pop-art, me ngjyrashumë të forta dhe të ndara, të cilat krijojnë një harmoni surreale.- Amed Sharef regjistron jetën e tij kur luante me kafshet e çmuara shtëpiake, edhe pse pikturatsjellin forma artistike astrate.- Marco Gianinni me punimin e tij, nje nudo shumë romantike, me një pozim klasik por i pikturuarme një teknikë shumë personale.- Mario Oliva artist fotograf, skati i tij është një bardh e zi ne Rome, një "barbon " që po fle' dësh-mon për një kapacitet artistik në këtë inkuadrim personal e poetik.- Michele Stanzione fotografon te fejuaren e tij, me shkrepje fotografike shumë profesionale e arti-stike , gjithnjë në kërkim të së resë në gjuhën ë fotografisë artistike digitale.- Germano Baglioni me penalatat e tij të thella nxjerr jashtë shpirtin e tij artistik që nuk ndalet kurrë,ku lumturia e tij ështe piktura.- Riccardo Cappelletti artist fiorentin sjell në këtë ekspozitë një pejsazh toskan plot me poezi, kupishat dalin kudo e krijojne harmoni monumentale.
Per informazioni:
Ambasciata della Repubblica di Albania
Via Asmara, 500199 Roma
Hyperlink: http://www.ambalbania.it
e-mail: info@albalbania.it
tel. 00 39 06 86224114
Fax. 00 39 06 86224120
Piktori Alfred Milot Mirashi me ambasadorin shqiptar Sh. T. z Llesh Kola
Krijoni Kontakt