
Postuar mė parė nga
gatusso
Nacionalizmi eshte pjesė humane e qdo njeriu i cili ka kulturen ,gjuhen,vendin,kombin dhe idealet e veta dhe si i tillė eshte e nevojshem per te pasur nje identitet te tij ndaj nje qytatari tjeter te nje shteti tjeter dhe njeriu duhet ti ruaj keto vlera dhe ruajtja e ketyre vlerave paraqet nje xhelozi apo egoizem pozitiv apo te arsyeshem.
Mirpo ajo qfar po me pengon ketu ne forum nga disa antar te ketij forumi eshte ,fakti qe disa po mundohen qe dashuris ndaj kombit dhe adheut ,ti japin karakter ,krishter,Musliman,Ateist etj…
Nje I krishter del dhe permend kontributin dhe atdhedashurin e te krishtereve dhe njollos kontributin e qmueshem te tjereve (muslimaneve) dhe vie deri aty sa qe e perdhos karakterin e nje muslimani duke I thene se je Turk,magjup,jevg,arab etj…
Nje musliman del dhe flet per kontributin e muslimaneve dhe fillon te permend emra dhe mbiemra ,ndersa kontributin e te tjereve nuk e shef si te rendesishem,por vetem ata qe ishin musliman kontribuan me shume ne qeshtjen kombetare…dhe I drejtohet te krishterit me grek,serb etj…
Nje Ateist del dhe thotė se ata qe ishin me meritor per Kombin dhe kontribuan me se shumti per kombin nuk ishin besimtar dhe nuk besuan fare ne Zot por ishin besimtar te “Feja e shqiptarit ishte shqiptaria” dhe ata qe ishin besimtar te musliman dhe te krishter ishin Tradhetar te kombit dhe ia deshen te keqen kombit shqiptar….Dhe fillon te I sulmoj besimtaret e te dy feve se jeni tradhetar grek,turk,arab dhe serb…
Te nderuar forumist shqiptar te qfardo feje qofshi ,deshiroj te ju them se kontributi per kombin nuk ka munguar nga asnjeri ,qoft edhe duke u brengosur shpirterisht per vellaune tyre ne luft eshte kontribut,keshtu qe te gjithe kan kontribuar ,dhe te gjithe kan dashuri ndaj idealeve kombetare dhe identitetit shqiptar dhe per kete mburret qdo njėri nga ta dhe ska asnje shqipfoles qe publikisht te thotė se nuk jam shqiptar,dhe te mos mundohet dikushi dhe qe qe te ia injoroj dashurin dhe perkushtimin (qoft edhe te paket) qe ka per kombin ,ndersa duke e lavderuar veten se eshte filan atdhetari ,ndersa nuk gjendet ne atėdheun e tij por eshte duke kerkuar strehim ne ndonje kasollė te evropes.
Faktori qe mendoj se eshte esencial qe shpie deri te keto qrregullime ne komunikim ndermjet forumisteve ,eshte fakti se shumica e forumisteve gjenden jasht atdheut te tyre d.m.th gjenden ne per Botė dhe eshte fakt se kan mallė per vendet e tyre te lindjes dhe per vendin e tyre te braktisur,dhe kur flasin ne vende siq eshte ky forum mundohen te shkarkojn trimerin dhe atdhedashurin e tyre qe e kan akumuluar jasht atdheut te tyre dhe kur te diskutojn per komb dhe atėdhe ,thuajse jan zedhendes te Skenderbeut apo Adem Jasharit dhe te qonė mallin se keta forumist qendrojn vetem me shpata ne dorė dhe vaj halli per armiqt e kombit dhe kundershataret e shqiptareve dhe kur ti shofin keta Glladiatora do vdesin nga frika.
Te dashur forumist shqiptar ,gjeja qe me se shumti po me neveris eshte fakti ,se duke u shitur “dikushi” ,apo filan heroi neper faqet e ketij forumi ,beni perqarje ndermjet veti duke krijuar armiqesi ndermjet veti dhe duke shkaterruar me te shtrenjeten per njej Komb “Vellazerin Shqipatare”
Une jam I bindur se me mire eshte per nje shqiptar te hesht ne nje Lloj dashurie te tillė ndaj kombit ,dhe te kultivoj harmoni,rrespekt dhe dashuri ndermjet veti.
Nje rast qe ndoshta ia vlen te permendet eshte Nje person I cili te qonte mallin se ne kete kohe po e bene zevendesimin e Skenderbeut apo Adem Jasharit,kishte leshuar disa mustaqe dhe kur fliste te tmerronte,me “trimerin” e tij qe shprehte ne komunikim me mua ,thash ne vete si ka mundesi qe trojet shiptare kan qenė te okupuara gjithnje duke qenė gjallė ky trim I pa shembulltė,dhe beso qe krijova nje vetebesim per te ardhmen rreth shqiptareve kudo qe janė…
Mirpo pas nje kohe ndegjova nje gje qe me quditi aq shumė,ishte Po ai njeri qe kur kishte shkuar per ne shtetet e perendimit ,dhe per te fituar nje Azil ,ishte shpalluar Romė (gabel) vetem e vetem qe ta fitoj azilin dhe ne deklaraten e tij kishte thene se jam I perndjekur nga nacionalistet shqiptar dhe ato mustaqe qe I valeviteshin dikur I kishtete rruar te gjitha dhe ishte shpallur magjup.
Kam degjuar edhe raste te tjera qe per te fituar nje Azil ne shtetet perendimore edhe kan filluar te flasin serbisht dhe jan shpallur serb te perndjekur dhe keshtu kan fituar azilin…
Ja qfar atdhetar kemi ,per interesa matriale e shesim identitetin kombetar dhe behemi magjup apo gabel…
Dhe nuk do kisha pasur deshire qe te jetė I antarsuar nje forumist I tillė ne kete forum dhe te me shes trimeri ketu dhe te fjalosem me te se kush eshte mė shqiptari ketu ne forum…
Po e permendi edhe njeher faktin se ata qe gjenden jasht atdheut te tyre ,te flasin ndryshe ,thjesht shkronjat e tyre te dallohen ,se paku me ndonje ngjyrė tjeter (p.s: ngjyra e kaltert),ndoshta jam gabim mirpo ai qe e do kombin e qendron afer dhe perballet me sfidat qe e godasin e jo te i ikė atyre sfidave duke e baraktisur...(panvarsisht justifikimeve qe dikush mund te mi jap ne vazhdim.
“Nese nje Shqiptar mendon se eshte nje shqiptar I mire dhe fisnik ,ateher le te kultivojė harmoni,rrespekt,dashuri dhe nje mentalitet te lartė Kulturor ndaj Njeri Tjetrit”
Krijoni Kontakt