Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18

    Si rekrutoheshin spiunėt nga Sigurimi i Shtetit

    Mekanizmi i rekrutimit tė spiunėve gjatė regjimit komunist

    Gazeta boton tė plotė dosjen operative tė rekrutimit tė njė informatori nga Shqipėria e Mesme. “TemA” sjell njė nga shembujt tipikė sesi operonte sistemi, duke retushuar emrat dhe duke pėrdorė iniciale, por jo ato realė tė personave tė pėrfshirė nė kėtė histori

    Ata ishin kudo. Pavarėsisht se rekrutoheshin nė mėnyrėn mė injorante tė mundshme, mund tė ishin kudo mes nesh, nė punė, gėzime, lindje, hidhėrime dhe vdekje.

    Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu nė njė moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e njė shteti kriminel, mund tė hidhte ndonjė fjalė kundėr sistemit.

    Dosja qė po botojmė sot, nuk ka tė bėjė me ndonjė emėr tė njohur tė politikės apo shoqėrisė, por ėshtė vetėm njė shembull sa tragjik, aq edhe komik sesi ėshtė mbajtur nė kėmbė njė sistem i kalbur, qė s’kishte asgjė tė pėrbashkėt me njerėzoren. Ky ishte thjesht njė fshatar i robtuar nga njė fshat i humbur i Elbasanit, qė u rekrutua nė vitin 1990 dhe akoma s’po e kuptonte qė bishės po i vinte fundi.

    Vetėm se ky ėshtė njė shembull, ėshtė njė hallkė mes qindra e mijėrave tė atij mekanizmi vrastar qė pėrdorte shteti i asaj kohe pėr tė mbajtur nė kėmbė njė ideologji qė i shėrbente pėr qėllimet e veta kriminale.

    Nuk pėrjashtohet fakti qė shumė nga kėta sot, janė pikėrisht ata qė shesin moral, megjithėse nė shpatullat e tyre, nėn maskėn e njė pseudonimi, nuk pėrjashtohet shkatėrrimi i jetėve tė pafajshme.


    Rekrutimi

    Dosja nė fjalė ėshtė njė shembull sesi rekrutoheshin informatorėt e Sigurimit tė Shtetit. Emrat e personazheve janė realė, por janė vėnė me iniciale pėr tė mos trazuar jetėt e tyre. Nė fillim, informatori studiohej nė lidhje me pėrbėrjen familjare dhe mė pas testohej gatishmėria e tij pėr tė bashkėpunuar. Mė pas, informatorit i merrej njė deklaratė, ku shprehte vullnetin e tij tė lirė pėr tė bashkėpunuar me organet e Sigurimit tė Shtetit dhe nė rast se nuk pranohej, ai sėrish lihej i lirė, por mbahej nėn kontroll. Detyra kryesisht ishte tė spiunonte ata qė kishte mė afėr, miqtė e tij mė tė ngushtė, por qė nuk shiheshin me sy tė mirė nga regjimi. Pas pėrfundimit dhe dėrgimit nė burg tė tyre, informatorit i ngarkohej detyrė tjetėr, pastaj njė tjetėr e kėshtu me radhė. Nga kėto lloj informatorėsh nė 50 vjet u burgosėn, vranė dhe u persekutuan me mijėra shqiptarė tė ndershėm, pėr fajin e vetėm se kishin lindur nė njė regjim qė ata nuk e pranonin.


    Vėrtetim biografik pėr agjentin L.M

    L.M ėshtė i biri i SH. dhe i K., i datėlindjes 1963, lindur dhe banues nė fshatin C. tė rrethit Elbasan, me arsim 10 klasė, i paorganizuar nė parti, i padėnuar, i pamartuar, me origjinė fshatar i pasur e gjendje shoqėrore punėtor, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

    Qėndrimi politik i tė afėrmve tė tij gjatė regjimit antipopullor tė Zogut ka qenė indiferent, janė marrė me bujqėsi e blegtori nė fshat. Gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, familja dhe tė afėrmit e tij nuk kanė mbajtur qėndrim tė mirė politik. Kushėriri i tij A.L, ka qenė i dėnuar me 10 vjet vjet heqje lirie pėr bashkėpunim me bandat, aktualisht banon nė fshatin L., ndėrsa pjesėtarėt e familjes sė tij mbajnė qėndrim tė mirė politik.

    Babai i tij, Sh.L., ka punuar nė kooperativė, aktualisht ka vdekur, ka mbajtur qėndrim tė mirė.

    Nėna e tij, K., ėshtė e bija e G.P., mban qėndrim tė mirė.

    L. ka hallo V., pensioniste e martuar me B.B., nė fshatin D., me qėndrim tė mirė politik. B. ka vdekur, dhe ka lėnė dy fėmijė, tė cilėt mbajnė qėndrim tė mirė politik

    L. ka dajė:- M.B. i martuar me L., e cila ėshtė vajzė e D.Sh. nga fshati Z.. D. ka qenė komandat balli dhe ėshtė dėnuar me 5 vjet heqje lirie pėr veprimtari armiqėsore, aktualisht ka vdekur. M. dhe L. janė pensionistė, mbajnė qėndrim tė mirė. Kanė dy djem J. dhe N. dhe katėr vajza, tė cilėt mbajnė qėndrim tė mirė politik;

    - Daja tjetėr, Xh.B., ėshtė martuar me E. nga fshati G., punojnė nė NB, mbajnė qėndrim tė mirė politik. Kanė fėmijė M. i cili punon nė NT, A. i cili punon nė uzinėn mekanike, Sh. i cili punon nė Ndėrmarrjen Bujqėsore, mbajnė njė qėndrim tė mirė politik. Ka dhe njė vajzė N., martuar nė B., nuk njihet nga ana jonė.

    L. ka dhe dy teze, njėra e martuar nė P. dhe tjetra nė B., nuk njihen nga ana jonė.

    L. ka vėllezėr:- A, i martuar me M., punojnė nė NT dhe banojnė nė fshatin C. M. ėshtė vajza e N.B., vėllai i tė cilit P.B. ka qenė me Ballin e ėshtė dėnuar me vdekje. A. ka tre fėmijė tė vegjėl. Vėllai tjetėr i L. ėshtė R., i martuar me N. nga fshati G., mbajnė qėndrim tė mirė, punon murator. Vėllai tjetėr ėshtė Y., me punė nė NB, i martuar me N. nga K., punon nė UM, kanė 3 fėmijė dhe mbajnė qėndrim tė mirė politik. Vetė L. ka kryer shkollėn 8-vjeēare dhe vazhdon shkollėn pa shkėputje nga puna. Punon roje nė NB dhe mban qėndrim tė mirė politik. Nė punė e fshat njihet si djalė i zgjuar, i shkathėt dhe i futur nė shoqėri, shoqėrohet me mosha tė reja si R.B, Sh.T etj., tė cilėt janė evidentuar kontigjent dhe duke pasur parasysh interesin operativ qė kemi, ėshtė i pėrshtatshėm tė futet nė rrjetin sekret informativ tė Organeve tė Sigurimi i Shtetit (OSSH).

    Nga familja e tė afėrmit e tij nuk ka njeri tė dėnuar, internuar apo tė arratisur jashtė shtetit, pėrveē personave tė lartpėrmendur. Ky vėrtetim biografik u pėrpilua nga unė, punėtori operativ L.K, me tė dhėnat e marra nga qytetarėt H.D, J.G dhe agjenti ynė nė terren.


    Vendim: Pėr tėrheqjen nė bashkėpunim sekret me OSSH tė kandidatit L.M. nė kategorinė e informatorit

    Nė fshatin C. tė rrethit Elbasan, banojnė, R.B, Sh.T. e S.B, persona kėta tė evidentuar kontigjent, tė cilėt aktualisht nuk janė tė mbuluar me rrjetin sekret informativ, tė nevojshėm pėr kontrollin e tyre. Me qėllim pėr t’i mbajtur nėn kontroll, pėr tė zbuluar, dokumentuar e ndėrprerė nė kohė veprimtarinė e mundshme armiqėsore, tė zhvilluar nga personat e mėsipėrm, ėshtė e domosdoshme tėrheqja e njė kandidati nė bashkėpunim sekret me Organet e Sigurimit tė Shtetit, nė kategorinė e informatorit e me baza vullnetare. Nga studimi i bėrė, mė i pėrshtatshmi ėshtė L.M.

    Kandidati qė propozojmė pėr tėrheqje, ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’u futur nė rrjetin sekret informativ tė organeve tona, pasi ka nivel, moshė dhe arsim tė pėrafėrt me kontigjentėt qė do tė kontrollojė, ėshtė tip i zgjuar, i shkathėt dhe i futur nė shoqėri. Nuk vuan nga ndonjė sėmundje mendore a fizike dhe nuk ka manifestuar vese negative si pijanec, llafazan, gėnjeshtar, provokator etj., qė dėmtojnė punėn tonė.

    Garanci qė kandidati do tė punojė ndershmėrisht me OSSH ėshtė se rrethi i tij familjar familjar aktualisht mban qėndrim tė mirė moralo- politik, sjelljet dhe qėndrimi i mirė moralo- politik i vetė kandidatit, si dhe respekti dhe dashuria qė ka ai pėr organet tona.

    Mundėsitė e pranimit tė bashkėpunimit me organet tona tė kandidatit ekzistojnė, pasi ai ka simpati pėr kėto organe, gjithashtu nga ana jonė jonė mundėsitė pėr tė realizuar tėrheqjen, si dhe ekzistojnė mundėsitė qė kandidati t’i kryejė detyrat nė tė ardhmen, pasi banon nė njė fshat me kontigjentėt qė do tė kontrollojė. Ėshtė mė njė nivel tė mirė ideopolitik, tė pėrafėrt me kėta persona, si dhe nuk ka ndonjė preokupacion familjar qė ta pengojė pėr tė ardhur nė takime me punėtorin operativ.


    Plani i tėrheqjes nė bashkėpunim sekret tė kandidatit

    Kandidati L.M. do tė tėrhiqet nė bashkėpunim sekret me Organet e Sigurimit tė Shtetit, nė kategorinė e informatorit, me baza vullnetare, nga unė punėtori operativ L.K dhe zv/kryetari i degės E.O, rreth datės 28.2.1990, te pishat qė janė mbi fshat.

    Nga studimi i bėrė kandidatit, mėsuam se ai mbaron shkollėn rreth orės 17-18.00, shkon nė shtėpi duke kaluar nga vendi ku ne mendojmė se do tė bėjmė tėrheqjen e tij, ku kemi mundėsi tė fshihemi e tė ruajmė sekretin e punės, duke legjenduar dhe takimin me kandidatin si takim tė rastit. Mbasi tė vėzhgohet kandidati dhe tė sigurohemi se nė shtėpi kthehet i pashoqėruar, do t’i dilet te vendi i studiuar mė parė sikur po kthehemi nga fshati C., pėr nė qytet dhe, pasi ta takojmė e tė pėrshėndetemi me tė, do t’i themi tė ulemi mbi rrugė, te pishat e tė ndezim nga njė cingare. Pasi tė shkohet nė vendin e caktuar, do tė fillohet nga procesi i tėrheqjes. Fillimisht, me kandidatin do tė zhvillohen biseda tė pėrgjithshme, duke e pyetur pėr shėndetin e tij e tė familjes, pėr probleme tė punės e tė shkollės e gradualisht do tė kalohet nė njė bisedė me karakter politik, ku do tė flitet pėr sukesest e arritura nė vendin tonė, pėr rėndėsinė e Pleniumit tė 9-tė K.Q tė Partisė, pėr gjendjen e shėndoshė moralo- politike nė tė gjithė vendin, pėr ngjarjet e fundit nė vendet e Lindjes, e shtetet fqinje, pėr synimet e reaksionit botėror ndaj vendit tonė e socializmit si sistem, duke thelluar mė tej njohjen me kandidatin, me botėkuptimin e tij dhe ngritjen qė ka. Nė pėrshtatje me reagimet e tij, biseda do tė thellohet mė tej, duke e lidhur atė jo vetėm me synimet e armiqve tė jashtėm, por edhe me pėrpjekjet e elementit armik tė brendshėm pėr tė dėmtuar e sabotuar sukseset e arritura nėn udhėheqjen e Partisė, pėr punėn qė bėhet pėr zbulimin e goditjen e kėtyre elementėve, duke i thėnė se pėr zbulimin e tyre njė ndihmesė tė madhe jep populli, i cili ėshtė burimi e forca kryesore e organeve tona. Gjatė bisedės kandidatit do t’i lihet kohė tė shprehė dhe ai lirshėm mendimet e tij dhe nė pėrshtatje me gatishmėrinė qė ka pėr tė ndihmuar organet tona, do t’i dilet hapur nė propozimin pėr tė bashkėpunuar sekret me Organin e Sigurimit tė Shtetit. Nė rast se kandidati tregohet i gatshėm pėr tė ndihmuar organet tona, do tė kalohet nė lidhje me detyrat qė do tė kryejė nė tė ardhmen, pėr mėnyrėn e bashkėpunimit, tė ruajtjes sė sekretit e tė takimit me punėtorin operativ. Nė vazhdim do tė merret deklarata e bashkėpunimit, do tė zgjedhė pseudonimin qė do tė mbajė, do pyetet pėr lidhjet e tij shoqėrore, do t’i jepet parulla dhe kundėrparulla, si dhe do t’i caktohet data dhe ora e takimit tė ardhshėm e mė pas do tė lihet i lirė.

    Nė rast se kandidati nuk do tė pranojė bashkėpunimin me organet tona, do tė porositet qė tė ruajė sekretin e bisedės sė zhvilluar, pasi pėrbėn sekret shtetėror dhe nxjerrja e tij dėnohet me ligj, do tė lihet i lirė dhe nga ana jonė do tė hapet njė kartelė e zakonshme Mod-2, si dhe tė merren masa pėr kontrollin e tij.

    Punėtori operativ L.K


    Miratohet nga kryetari i degės sė Punėve tė Brendshme, H.C

    Relacion pėrfundimtar mbi tėrheqjen nė bashkėpunim sekret me OSSH tė L.M

    Mė datė 10.3.1990, u bė tėrheqja nė bashkėpunim sekret me Organet e Sigurimit tė Shtetit, nė kategorinė e informatorit, me baza vullnetare e nė princip drejtimi tė L.M tėrheqja e tij nė bashkėpunim sekret me Organet e Sigurimit tė Shtetit u bė nga zv/kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme, A.O dhe punėtori operativ L.M, duke vepruar sipas planit tė miratuar pėr kėtė qėllim. Pasi kandidati u takua, nga ana jonė u ēua nė vendin e caktuar dhe u fillua nga procesi i tėrheqjes. Fillimisht, me kandidatin e studiuar pėr bashkėpunėtor u bisedua pėr probleme tė pėrgjithshme, rreth shėndetit e familjes, pėr probleme tė punės sė tij e tė shkollės e gradualisht u kalua nė bisedė me karakter politik, ku kandidatit i folėm pėr sukeset e arritura nė ndėrtimin e socializmit nė vendin tonė, pėr vendimet e rėndėsishme tė Pleniumit tė 9-tė tė K.Q Partisė, pėr gjendjen e reaksionit botėror ndaj vendit tonė e tė elementėve armiq e keqbėrės tė brendshėm e tė jashtėm pėr tė dėmtuar e sabotuar sukseset e arritura etj. Gjatė bisedės kandidati reagoi pozitivisht dhe u shpreh se duhet tė jemi tė gjithė vigjilentė ndaj armiqve dhe keqbėrėsve si dhe shprehte simpati pėr Organet e Sigurimit tė Shtetit. Duke parė gatishmėrinė e kandidatit pėr tė ndihmuar organet tona, nga ana jonė ju duall nė propozim direkt pėr tė bashkėpunuar me OSSH, propozim tė cilin e priti mirė dhe e quajti si nder e besim i madh qė i bėhet. U zotua se do t’i kryejė mirė detyrat qė do t’i ngarkohen nga ana jonė. Mė tej iu bėnė tė qarta detyrat qė do tė kryejė, u porosit pėr ruajtjen e sekretit tė bashkėpunimit, ju muar deklarata e bashkėpunimit, zgjodhi pseudonimin “Kokoshi”, ju dha parulla dhe kundėrparulla e marrjes nė lidhje, si dhe data dhe ora e takimit tjetėr dhe u la i lirė.


    Deklarata e rekrutimit tė bashkėpunėtorit, datė 10.3.1990

    Unė i nėnshkruari L.M i biri i SH. dhe i K. i datėlindjes 1963, lindur dhe banues nė C. tė rrethit Elbasan, i paorganizuar dhe i padėnuar. Me arsim nė vitin e II nė gjimnaz, me kombėsi dhe shtetėsi shqiptare, deklaroj nėn pėrgjegjėsinė time personale si mė poshtė vijon:

    Thirrja qė mė bėhet sot nga Sigurimi i Shtetit ėshtė njė nder i madh pėr mua dhe familjen time. Pėr kėtė besim qė mė jepet, unė premtova nė mėnyrė vullnetare qė do tė bashkėpunoj e ndihmoj me sinqeritet e ndershmėri organet e Sigurimit. Pėr kėtė nder qė mė bėhet, unė pranova nė mėnyrė vullnetare tė bashkėpunoj me organet e Sigurimit. Pėr kėtė nder qė mė bėhet, unė pėr interesat e partisė, s’do tė kursej as jetėn time, do tė jem korrekt nė takim me punėtorin e Sigurimit dhe do tė raportoj nė kohė ēdo gjė qė ėshtė armiqėsore dhe keqbėrėse. Pėr tė komunikuar me Sigurimin zgjodha pseudonimin “Kokoshi”.

    Ju premtoj se do tė punoj me mish e me shpirt pėr interesat e partisė dhe popullit.

    Deklaruesi

    L.M




    Rrethi i ēėshtjeve pėr bashkėpunėtorin me pseudonim “Kokoshi”, i kategorisė informator

    Bashkėpunėtori me pseudonimin “Kokoshi”, nė kategorinė e informatorit mbi baza vullnetare, ėshtė tėrhequr nė bashkėpunim sekret me OSSH, mė datė 10.03.1990, pėr kontrollin e kontigjentėve R.B, Sh.T. e S.B, tė cilėt banojnė nė fshatin C. Nė drejtim tė kontigjentėve tė mėsipėrm, bashkėpunėtorit “kokoshi” do t’i jepet ky rreth ēėshtjesh.

    - Tė sqarojė nė kohė pėr reagimet e tyre pėr ngjarjet nė vendet e Lindjes si nė Poloni, Hungari, Ēekosllovaki, Rumani, Gjermani etj.

    - Pėr ngjarjet nė Kosovė e marrėdhėniet e vendit tonė me shtetet fqinjė, Jugosllavinė, Greqinė, Italinė.

    - Pėr gjendjen ekonomike tė vendit tonė e fuqinė mbrojtėse tė tij, nėse ka krahasime me vendet e tjera pėr kėtė problem.

    - Pėr reagimet e personave tė mėsipėrm nė lidhje me materialet e rėndėsishme tė Pleniumit tė 9-tė tė K.Q tė Partisė e pėr vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr shpejtimin e furnizimit tė popullit me mish etj.

    - Tė informojė pėr raste vjedhjesh, dėmtimesh e shpėrdorimesh tė pronės socialiste, nė vendin e punės e tė banimit tė tij.

    - Gjatė ditėve tė stėrvitjes ushtarake tė njoftojė pėr mangėsitė nė zhvillimin e tyre, pėr dėmtime e shpėrdorime tė pasurisė ushtarake.

    - Tė informojė pėr persona tė ndryshėm qė kėrkojnė tė grumbullojnė tė dhėna me karakter sekret ushtarak, si dhe pėr vjedhje apo zhveshje tė teknikės luftarake.

    - Pėr tė dhėna qė bėjnė fjalė pėr pėrgatitjen pėr kryerje tė akteve tė mprehta si terror, diversion, sabotim, arratisje jashtė shtetit, dėmtime me dashje e shkatėrrim tė teknikės luftarake etj., tė njoftojė menjėherė punėtorin operativ dhe nė pamundėsi pėr t’u takuar me tė, tė ndėrhyjė vetė si tė gjithė qytetarėt e tjerė pėr tė parandaluar ngjarje tė tilla.

    - Herėpashere, kėtij bashkėpunėtori do t’i jepen detyra tė tjera, sipas situatės operative qė do tė krijohet.


    Tema

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me te vertete absurd ka qene ai sistem, ndjen vetem neveri dhe habi kur e lexon.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Nuk e doja sistemin kumunist por si ajo siguri qe ka qene Shqiperia nuk do te kete kurre,
    sot spiunet po shetisin edhe ne parlament dhe kudo ne shqiperi.
    A kriminela dhe mafiozat mos te flasim

    ēdo regjim ka te miren dhe te keqen, varet nga pozita
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga nostradamus99 Lexo Postimin
    ēdo regjim ka te miren dhe te keqen, varet nga pozita
    po, varet nga pozita,
    ata qe kane punuar si skllever token e kopratives dhe ne darke mezi e merrnin nje 100 leksh per tu ushqyer, ne kufirin e varferise, besoj se kane te drejte ta mendojne ndryshe.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,681
    Postimet nė Bllog
    18
    Flet Gjin Qarri pėr tė “rekrutuarit” nė qytet

    “Ju rrėfej pėr spiunėt e Mirditės gjatė diktaturės”

    Aleksandėr NDOJA

    RUBIK - Ėshtė folur shpesh se rendi dhe siguria kanė qenė tė sigurta nė kohėn e diktaturės, e madje kėtė e siguronte njė polic i zonės. Nė fakt, kjo nuk ėshtė e vėrtetė kur depėrton nėpėr labirinthet e sigurimit dhe tė njerėzve qė janė marrė me tė. Polici i zonės ishte vetėm kreu i njė rrjeti gjigant merimange, tė pėrbėrė nga civilė, tė cilėt hetonin dhe hulumtonin ēdo qelizė tė jetės shqiptare nė ēdo cep tė saj. Pėr kėtė ishte ndėrtuar njė strukturė spiunėsh, qė kishin marrė emėrtimin BGV (bashkėpunėtor i gatshėm vullnetar). Nė kėtė rrjet ishin tė pėrfshirė njerėz nga mė tė rėndomtit deri nė shtresat intelektuale, qė kishin njė mision tė vetėm: tė survejonin ēdo gjė dhe nė ēdo rast. Njėri prej tyre ėshtė edhe Gjin Qarri, banor i Rubikut. Ndonėse dikur, siē thotė ai, mund tė ketė gėlltitur njė “lugė nga ēorba e prishur”, nė asnjė rast nuk ka qenė njė denoncues apo dėmtues i qytetarėve tė tij. Pėrkundėr, gjatė gjithė kohės me humorin e tij tė hollė ka fshikulluar shumė nga spiunėt, tė cilėt kishin vėnė nėn njė terror tė paparė tė gjithė qytetarėt e zonės sė tij. Gjin Qarri, ish-bashkėpunėtor dhe stigmatues i kėtij fenomeni flet pėr “Tirana Observer”.

    Si bėhej rekrutimi i spiunėve (BGV)?

    Nuk ishte shumė e vėshtirė nė atė kohė. Mund tė gjeje njerėz me karakter tė dobėt, por edhe tė indoktrinuar qė mendonin se kėshtu po i shėrbenin atdheut. Kishte edhe nga ata qė kishin bėrė ndonjė mėkat e kėtė e kishte zbuluar punonjėsi i policisė, por nuk e kishte denoncuar. Kėtė e pėrdorte si kartė presioni pėr tė rekrutuar atė. Pra kishte mundėsi tė shumta rekrutimi.

    Cili ishte aktiviteti dhe kė do tė vėzhgonin mė tepėr?

    Duhej tė vėzhgonim gjithēka tė dyshimtė. Duhej tė vėzhgonim tė pakėnaqurit, si ata qė ankoheshin pėr cilėsinė e bukės e deri tek ata qė mund ta konsideronin padrejtėsi ndonjė largim nga puna apo ulje nė detyrė etj. Nė atė kohė, nė shumė raste thyheshin dyqanet e fshatrave dhe BGV-tė kishin detyrė qė tė vėzhgonin pėr autorėt dhe nė shumė raste kanė qenė tė rezultatshėm nė kapjen e kėtyre keqbėrėsve. Por kėto kontingjente ishin tė gatshėm edhe pėr dėshmitarė tė rremė nė gjyqe tė montuara nga Sigurimi i Shtetit. Aq e pėshtirė ishte bėrė kjo punė sa individė tė veēantė disa herė pėrballeshin me ata qė ishin piketuar pėr t’u dėnuar, ktheheshin nė objekte humori dhe ilariteti. Nė njė rast mbaj mend se po tentonin tė dėnonin pėr tentativė arratisje jashtė vendit njė nga Rubiku, i cili sapo kishte ndėrtuar njė shtėpi tė re. Nė momentin qė dėshmitari i pėrhershėm nė shumė gjyqe, thoshte se kishte dėgjuar se i pandehuri donte tė arratisej, ky i fundit i tha pse unė shtėpinė e re e ndėrtova pėr tė ta lėnė ty dhe pėr vete tė arratisesha. Nė sallė shpėrthyen tė qeshura, megjithatė i pandehuri u dėnua me disa vite burgim pėr tentativė arratisje jashtė vendit.

    Si dhe sa shpėrbleheshit pėr punėn e kryer?

    Kryesisht shpėrblimi ishte me 1200 lekė tė vjetra nė muaj. Por jo gjithmonė ndodhte kėshtu. Kishte raste qė shpėrbleheshin edhe mė tepėr pėr raste tė veēanta, por edhe mund tė mos shpėrbleheshe, kur gjatė muajit nuk kishe kryer punė. Por ka pasur edhe shpėrblime tė llojeve tė tjera, si p.sh., vende tė privilegjuara pune, bursa, imunitet pėr shumė gjėra etj.

    Sa ka qenė pėrgjithėsisht numri i tyre?

    Nuk mund tė them me saktėsi, por e vėrteta ka qenė se nė ēdo fshat ka pasur 3-4 spiunė qė kishin detyrė qė tė vėzhgonin gjithēka deri edhe pėr vjedhjet nė misėr, grurė etj. Ndėrsa nė qytet kishte tė tjerė. Kishte nė uzinė, metalurgji, NFP etj. Nuk kishte dallim nė pėrzgjedhje mes grave dhe burrave. Sidomos nė zonėn e qytetit ka pasur edhe gra qė bashkėpunonin nė mėnyrė perfekte.

    Kush ishte koordinatori mes BGV-sė e policisė dhe ku dorėzohej informacioni?

    Koordinatori ishte i plotfuqishmi i zonės, i cili gjatė gjithė kohės ishte i programuar pėr dhėnien e informacionit, qėndronte nė kėmbė pėrpara lapidarit nė hyrje tė qytetit tė Rubikut. Informacionin mund ta jepnim edhe gojarisht, por edhe me anė tė pusullave tė ndryshme.

    Kur informacionin e dėrgonin nė qendėr nė Rrėshen nga vetė BGV-ja, kush i priste dhe nė cilėn zyrė?

    Ēdo BGV kur kishte informacion tė rėndėsishėm duhej tė shkonte tė depononte nė Rrėshen, nė njė zyrė nė katin e parė tė godinės sė policisė ku ka qenė hetuesia. Ne priteshim nga operativi i zonės dhe shoqėroheshin deri nė zyrėn e hetuesit pėrkatės tė ēėshtjes. Gjithmonė informatorėt duhej tė shkonin aty rreth orės 16.00 tė pasdites dhe hyrja duhej tė bėhej sa mė e fshehtė nga syri i njerėzve tė zakonshėm. Aty jepej gjithēka pėr hetuesin, ndėrsa largimi pėr nė Rubik bėhej me ndonjė mjet tė policisė, por pa rėnė nė sy tė njerėzve.

    A kishte koordinim mes njėri-tjetrit dhe ku bėheshin kėto “takime pune”?

    Kryesisht takimet bėheshin nė njėrėn prej magazinave tė metalurgjisė, si edhe nė njėrin prej reparteve tė shėrbimit tė ish-ndėrmarrjes komunale. Nė metalurgji takoheshim kryesisht pėr probleme tė zakonshme, ndėrsa nė atė tė komunales bėheshin plane pėr koordinim punėsh, kur ishte nė program pėr tė arrestuar ndonjė tė parapiketuar.

    A kujtoni ndonjė reagim tė ashpėr tė ndonjė qytetari ndaj ndonjė BGV-je, pas kryerjes sė ndonjė denoncimi?

    Megjithėse siē thashė BGV-tė kishin imunitet dhe gjithkush i kishte frikė, ka pasur shumė raste reagimi tė ashpėr ndaj tyre. Nė njė rast, njė qytetar i Rubikut konstatoi se njė nga “kolegėt” tanė nė ora 24.00 tė natės po e pėrgjonte nėse ai po mbante televizorin nė njė kanal jugosllav. Reagimi i tij qe i ashpėr, pasi ai mundi ta kapte BGV-nė me presh nė duar anės dritares. Kuptohet spiuni pėrjetoi pėr disa ēaste njė eksperiencė tė hidhur. Por ka pasur edhe raste tė tjera tė ngjashme.

    Ju jeni shquar edhe nė atė kohė pėr ironizim ndaj “kontributit” tė “kolegėve”. Cili ka qenė rasti mė i rėndė ndaj tyre?

    Po, nė shumė raste kur unė qė i njihja shikoja 2-3 bashkė u drejtohesha publikisht, kuptohet nė formė shakaje, duke i pyetur “kujt do t’ia futni kėsaj radhe”, por ka pasur dhe raste tė vėrteta humori. Ka qenė njė rast kur Ramiz Alia, i cili ishte pėr njė vizitė nė Rrėshen, do tė ndalonte atje. Unė me dy “kolegė” kisha marrė detyrė qė tė vėzhgonim njė qytetar, Pjetėr Canin, i cili ishte i pakėnaqur pėr largimin e tij nga puna dhe donte tė takonte Ramiz Alinė, atėherė sekretar i Komitetit Qendror. Pėr ēdo lėvizje tė tij ne duhej tė njoftonim me shenja sigurimsat e ardhur nga Tirana pėr tė siguruar mbarėvajtjen e punės. Tre “kolegė” tė mi, tė cilėt gjithnjė kanė preferuar tė mbanin kėmisha me prerje nė stilin ushtarak, ishin afruar mė shumė se ē’duhej te vijat e bardha, pasi ata mendonin se sigurimsat e Tiranės e dinin pėr detyrat qė ata kishin marrė. Por shėrbimi i sigurimit ende nuk e dinte se kush ishin dhe mė pyetėn mua qė kisha hyrė mė pėrpara nė lidhje pune me ta. Unė, nė formė shakaje i gėnjeva, duke u thėnė se ishin oficerė tė liruar pas rėnies sė Beqir Ballukut. Kėta pa e zgjatur i morėn menjėherė me makinė dhe i degdisėn tė izoluar diku nė bregun e lumit, deri kur Ramiz Alia mbaroi punė nė Rubik. Gjithashtu, edhe nė njė rast tjetėr ndodhi qė njė BGV erdhi aty, sepse ishte zėnė ashpėr me operativin e zonės, pasi ky i fundit nuk e kishte angazhuar nė mision special atė ditė. Mjaftoi njė shenjė me njė dedikim pėr tė dhe menjėherė ai pėrfundoi me njėrėn nga IFA-t e policisė tek ura me harqe nė Milot. Nė kėto kushte, kur gėnjeva dy herė radhazi vetėm pėr t’u tallur me “kolegėt” u detyrova tė largohesha, pasi po tė mė diktonin ata tė Tiranės e pėsoja keq.

    Pse zgjodhėt kėtė taktikė sulmi ndaj tyre dhe a keni marrė ndonjė ndėshkim pėr kėtė?

    E bėja pėr gallatė, por edhe pėr faktin se ata qė nė fillim pa qenė bashkėpunėtor me ta mė thoshin se je me ne. Kėshtu unė u futa nė atė valle, por kurrė nuk kam bėrė dėme ndaj njerėzve tė thjeshtė, por ndaj vetė BGV-ve. Ndėrsa pėr sulmet, duke qenė brenda radhėve tė tyre, edhe jam kėrcėnuar. Hetuesi Arben Qeleshi mė ka thirrur duke mė kėrcėnuar me burg pėr disa shtylla elektrike qė mė kishte marrė lumi, pasi unė punoja elektricist. Nė fakt, nuk kisha pėrgjegjėsi pėr to, por kjo pėrdorej si mjet presioni pėr talljet qė u bėja BGV-ve.

    Ju thoni se spiunėt e Rubikut nuk patėn ndonjė fund tė lumtur dhe kush u hakmor ndaj tyre?

    Nė fakt, pas ’90-ės edhe janė marrė privatisht ndaj tyre, por jo nė nivelin e zullumeve tė tyre. Por e ēuditshme ėshtė se vetė zoti u hakmor. Aty nga fundi i ‘90-ės shumė prej tyre e pėsuan keq. Dikush theu kėmbėn, dikush u dogj me kovė zifti, dikush pėrfundoi nė njė fuēi nė fshatin Rrasfik e shumė tė tjerė pėrfunduan me sėmundje tė tjera tė rėnda nė moshė tė papėrshtatshme.

    A ka prej tyre qė nuk e lanė detyrėn edhe pas ndryshimeve demokratike?

    Ėshtė e vėrtetė se pas vitit ‘92 nuk i angazhoi kush nė kėto detyra, pėr faktin se kėta tashmė i njihte i gjithė opinioni dhe nuk mund tė sillnin gjė tė re. Ndėrsa u rekrutuan tė rinj, por tashmė ata ndėrrohen njė herė nė 4 vite, sipas ndryshimeve politike

    Tirana Observer
    13 nėntor 2005

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Historia, si pėrfunduan kokat e shtetit shqiptar
    Nga PORTI_05 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2007, 00:22
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •