E para qe nuk me pelqen, eshte qe e konsideroni eutanazine si nje vdekje te embel. Koncepti i vdekjes, ne cdo aspekt i pare, nuk mund kurresesi te barazohet me fjalen i embel, apo te pakten te shoqerohet me te. Sidoqofte, per te hyre ne teme, per mua nese pranohet ne nivel konceptual eutanazia, duhet gjithashtu te pranohet koncepti i klonimit njerezor. TE dyja kane te bejne me jeten dhe mbi bazat e te drejtes qe ajo gezon. Mendoj, se koncepti i eutanazise, lidhet me nje pyetje jo shume te thjeshte: Kur mund te perdorim termin "qenie njerezore"? Ne momentin e konceptimit (ngjizjes), kur formohet embrioni, apo kur lind femija? Ne momentin qe percaktohen te drejtat, te cilat vazhdojne per tgjate gjithe jetes. Mendoj se eutanazia eshte shkelje e te drejtave te njeriut.
Krijoni Kontakt