Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Zinxhiri pafund i goditjeve të dashurisë!

    Zemra juaj ben "bum"....por shume shpesh!
    Midis nje zemre romantike dhe te dobet dhe te nje tjetre te quajtur prej "guri".
    Duhet kerkuar vendi i duhur!
    Duhen bere pyetjet e duhura me qellim qe zemra te rrahi me ritmin e duhur!

    Kerkoni ju njeriun ideal?
    Enderroni qe te bini ne dashuri?
    Keni nevoje te ndjeni qe dikush ju do?

    Enderrimi per te rene ne dashuri...
    E gjithe shoqeria juaj eshte e dashuruar....miqesia eshte gje e mire po ja qe nuk mund te zevendesoje dashurine...e vogel me siguri keni qare kur ju kane dhene vetem nje kukull te ciles i ka munguar shoku i saj!
    Keni ndonjehere aq shume deshire per te dashuruar sa qe ju vete beni gjithcka qe kjo te arrije!Mjafton nje puthje e vetme per secilin nga ne,per te menduar qe ja me ne fund njeriu i jetes eshte afer jush!
    Rezultati....ju silleni tamam si te dashuruar,ju dashuroni pa patur nevoje te pyesni veten mbi ndjenjat tuaja,ju jeni te bindur qe ky mashkull ose kjo femer eshte personi me i mire dhe me cool nga te gjithe ata ose ato qe keni njohur,ju luani te dashuruarit!!......C,fare imagjinate!
    Por me e keqja eshte se ju perfundoni duke i besuar,deri ne diten kur nje sirene e vogel ne koken tuaj,ju lajmeron qe ne fakt ...."eh,spaskam qene aq e ose i dashuruar sa mendoja"
    Po,po,jam i(e) dashuruar!
    Atehere ju besoni maksimumin,aq shume saqe edhe personi me te cilin rrini,befasohet!
    Dhe aq me keq per ju femra qe mund te bini te dashuruara me dike,duke besuar ne "big love",me dike qe mund tju doje thjesht per tu terhequr ne krevatin e tij....Cfare katastrofe!
    Dhe per tu ngushelluar.....hop....biem prape ne dashuri ne vend tjeter!!!

    Keshille...Mos harroni kurre shprehjen "me mire i vetem sesa i shoqeruar keq!".
    Nje dashuri teper te madhe nuk mund ta gjeni duke treguar historira.
    Vertete mund te mendoni qe eshte personi i duhur dhe personi per te cilin ose cilen ne te vertete ndjeni,por ama merrni kohen e duhur.
    Jini koshiente per ndjenjat e verteta.
    Bejini pyetjet vetes tuaj...C,fare me terheq te ky person,cfare mundte pres nga ky ose kjo?....Sepse jo duke ndrruar gjithmone femren ose mashkullin mund te jini te lumtur!

    Kerkimi i nje princi ose nje princeshe?
    Shume nga ne sa shohin nje femer ose nje mashkull,hop rrezohen me bindjen se jane te dashuruar!
    Po dashuria te verbon....ai eshte princi dhe ajo eshte princesha juaj....bukuri,zgjuarsi,plot te mira ka ky person!
    Vetem qe pak nga pak ky lloj "princi" ose "princeshe",fillon te humbe shkelqimin,fillon te flase gjera qe ju nevrikosin dhe arrini deri aty sa te mendoni qe si eshte e mundur te keni dashur nje person te tille!!
    Imagjinata jone eshte teper enderruese,kerkuese po edhe teper bindese!
    Ky lloj "princi" ose "princeshe",ashtu si vete "plaku i vitit te ri",nuk mund te ekzistoje!
    Zhgenjim pas zhgenjimi dhe shume nga ne gabojne dhe kerkojne ngushellin duke kerkuar dashuri te reja....Dhe disa dite kalojne dhe hop.....te dashuruar me dike tjeter!!!

    Keshille....Vazhdoni te besoni te endrrat dhe te perrallat magjike.Mundohuni te njihni personin me te cilin ose cilen jeni dashuruar dhe pak nga pak duke e njohur nje dite, te arrini te thoni.."Po ky ose kjo eshte,jam mese i(e) bindur".
    Duke filluar qe nga realiteti duke thene.."Me pelqen menyra se si me shikon",mund te shkoni dalngadale drejt endrres...."Po ky ose kjo eshte,e gjeta"!
    Por duke qene gjithmone koshiente qe asnje person ne bote nuk mund te jete perfekt dhe t,ju jape gjithcka qe ju mund te deshironi.

    Mos bini shpejt ne dashuri sepse keni nevoje qe te ndjeheni te tille....sepse keni nevoje per ngrohtesi?!

    Kjo nuk eshte normale...
    Duhet te duam ne rradhe te pare veten,te duam veten pa patur nevoje per tjetrin.Nuk kemi nevoje per tjetrin per te kuptuar qe jeni njeri i mire dhe me ndjenja,nuk eshte nevoja te perdoresh tjetrin ose tjetren per te mbyllur nje plage.
    Rrethohuni rreth familjes dhe miqve te vertete...ata qe ju thone qe ne te vertete jeni nje person i mrekullueshem!
    Por gjithsesi edhe ne rrethane te tille,mos humbni rastin te njihni dashurine e duhur...dikush mund tju doje teper,megjithese nuk ua ka thene kurre...
    Mesohuni te njihni shikimin e vertete te dashurise!

    Ju pelqejne ndjenjat e forta?

    Bejini pyetje vetes pse kini nevoje te ndjeni kete lloj ndjenje "eksituese".
    JU jeni dikush psh qe nuk ju pelqen te laheni ne "uje te vaket",por ama numdohuni te plotesoni me dicçka tjeter kete lloj ndjenje te forte!
    Shikoni ndonje film psh qe ju ben per te qare ose ju ben te kini frike....dhe pastaj zbrisni ne toke!
    Nuk duhet te jemi histerike dhe te shajme diçka te kaluar te te tjeret...
    Shpeshhere ne bejme gabime sepse jemi njerez te dobet,por e verteta eshte qe nje "histori te vertete" qe kemi patur, duhet ta mbajme per vete dhe jo ta shperndajme duke perfolur per te kudo!

    Keni frike dashurine?

    Shikoni pak rrotull jush...Ka me siguri çifte qe kane kohe bashke dhe jane te lumtur.Te gjithe kemi nje opinion negative per jeten dyshe,por nuk duhet te bejme shume pyetje,nuk duhet te kemi frike.
    Ne fillimin e nje historie mos mendoni kohen qe do zgjase ajo!
    Jetoni momentin prezent...
    Duke patur frike me preteksin "per te mbrojtur veten",ose "nuk dua te vuaj",ju rrezikoni te harroni ndjenjat tuaja te verteta dhe te kaloni afer nje historie te vertete dashurie,pa e pare!!!


    Kush eshte tipi juaj ne dashuri?!

    C,fare mendoni per ata qe dashurojne shpesh?

    Ju pelqen romantizmi dhe ndjenja e vertete?

    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 19-11-2007 më 14:54
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Zemra juaj ben "bum"....por shume shpesh!
    Midis nje zemre romantike dhe te dobet dhe te nje tjetre te quajtur prej "guri".
    Duhet kerkuar vendi i duhur!
    Duhen bere pyetjet e duhura me qellim qe zemra te rrahi me ritmin e duhur!
    po, zakonisht varion ne ekstreme, rreh fort, ose nuk rreh fare.
    Kerkoni ju njeriun ideal?
    Enderroni qe te bini ne dashuri?
    Keni nevoje te ndjeni qe dikush ju do?
    te treja keto do i deshiroja, edhe pse nuk realizohen asnjehre, ose teper rralle te trija pernjeheresh.
    Enderrimi per te rene ne dashuri...
    E gjithe shoqeria juaj eshte e dashuruar....miqesia eshte gje e mire po ja qe nuk mund te zevendesoje dashurine...e vogel me siguri keni qare kur ju kane dhene vetem nje kukull te ciles i ka munguar shoku i saj!
    Keni ndonjehere aq shume deshire per te dashuruar sa qe ju vete beni gjithcka qe kjo te arrije!Mjafton nje puthje e vetme per secilin nga ne,per te menduar qe ja me ne fund njeriu i jetes eshte afer jush!
    Rezultati....ju silleni tamam si te dashuruar,ju dashuroni pa patur nevoje te pyesni veten mbi ndjenjat tuaja,ju jeni te bindur qe ky mashkull ose kjo femer eshte personi me i mire dhe me cool nga te gjithe ata ose ato qe keni njohur,ju luani te dashuruarit!!......C,fare imagjinate!
    Por me e keqja eshte se ju perfundoni duke i besuar,deri ne diten kur nje sirene e vogel ne koken tuaj,ju lajmeron qe ne fakt ...."eh,spaskam qene aq e ose i dashuruar sa mendoja"
    Po,po,jam i(e) dashuruar!
    Atehere ju besoni maksimumin,aq shume saqe edhe personi me te cilin rrini,befasohet!
    ndodh shpesh qe genjejme veten duke kujtuar se jemi te dashuruar me nje person, por ne te vertete eshte thjesht deshira per te mos qene vetem e cila kerkon te realizohet me njeriun e pare qe del.
    ...........
    Keshille...Mos harroni kurre shprehjen "me mire i vetem sesa i shoqeruar keq!".
    Nje dashuri teper te madhe nuk mund ta gjeni duke treguar historira.
    Vertete mund te mendoni qe eshte personi i duhur dhe personi per te cilin ose cilen ne te vertete ndjeni,por ama merrni kohen e duhur.
    Jini koshiente per ndjenjat e verteta.
    Bejini pyetjet vetes tuaj...C,fare me terheq te ky person,cfare mund te pres nga ky ose kjo?....Sepse jo duke ndrruar gjithmone femren ose mashkullin mund te jini te lumtur!
    perkundrazi, ç'do ndarje eshte nje hap drejt gremines , larg lumturise, idealja do ishte , nje per tere jeten, por fatkeqsisht na duhet te nderrojme disa.
    ............

    Rrethohuni rreth familjes dhe miqve te vertete...ata qe ju thone qe ne te vertete jeni nje person i mrekullueshem!
    Por gjithsesi edhe ne rrethane te tille,mos humbni rastin te njihni dashurine e duhur...dikush mund tju doje teper,megjithese nuk ua ka thene kurre...
    Mesohuni te njihni shikimin e vertete te dashurise!
    ndonjehere ndodh qe ia thua nje personi se sa e do, pertej normales, pertej raportit te zakonshem femer mashkull, por ajo nuk ka per ta besuar kurre, sepse rralle dashuron ne menyre te atille me vetmohim, dhe e di qe do vdesesh pa qene ne gjendje ti besh te kuptoje sa sa shume e ke dashur, shume me teper se sa ajo ka imagjinuar.
    (pervoje personale)

    Ju pelqejne ndjenjat e forta?
    po si jo
    Bejini pyetje vetes pse kini nevoje te ndjeni kete lloj ndjenje "eksituese".
    JU jeni dikush psh qe nuk ju pelqen te laheni ne "uje te vaket",por ama numdohuni te plotesoni me dicçka tjeter kete lloj ndjenje te forte!
    Shikoni ndonje film psh qe ju ben per te qare ose ju ben te kini frike....dhe pastaj zbrisni ne toke!
    Nuk duhet te jemi histerike dhe te shajme diçka te kaluar te te tjeret...
    Shpeshhere ne bejme gabime sepse jemi njerez te dobet,por e verteta eshte qe nje "histori te vertete" qe kemi patur, duhet ta mbajme per vete dhe jo ta shperndajme duke perfolur per te kudo!
    ai qe perfol nje dashuri te kaluar ka perfolur veten.
    Keni frike dashurine?
    ndonjere po
    Shikoni pak rrotull jush...Ka me siguri çifte qe kane kohe bashke dhe jane te lumtur.Te gjithe kemi nje opinion negative per jeten dyshe,por nuk duhet te bejme shume pyetje,nuk duhet te kemi frike.
    Ne fillimin e nje historie mos mendoni kohen qe do zgjase ajo!
    Jetoni momentin prezent...
    Duke patur frike me preteksin "per te mbrojtur veten",ose "nuk dua te vuaj",ju rrezikoni te harroni ndjenjat tuaja te verteta dhe te kaloni afer nje historie te vertete dashurie,pa e pare!!!
    Si mund te mos mendoj per kohen qe do zgjase? A thua se filloj nje lidhje nese nuk ka te ardhme? A do mund te duroja nje fund tjeter? Me mire mos te fillosh diçka qe e di se nje dite do mbaroje.
    Kush eshte tipi juaj ne dashuri?!
    tipi, hmmmmmm
    boh
    dashuroj me gjithe forcen, dhe kjo eshte nje dobesi me shume se nje cilesi, dhimbja nga nje zhgenjim do ishte teper e madhe.
    C,fare mendoni per ata qe dashurojne shpesh?
    TE dashurosh, eshte te kerkosh lumturine. Te dashurosh shpesh eshte thjeshte deshira per te qene i lumtur, njeri nuk rresht se kerkuari.
    Ju pelqen romantizmi dhe ndjenja e vertete?
    llaf eshte ky, pa romantizem dhe ndjenje te vertete, a do quhej dashuria dashuri?

    Respekte.

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    dashuroj me gjithe forcen, dhe kjo eshte nje dobesi me shume se nje cilesi, dhimbja nga nje zhgenjim do ishte teper e madhe.

    TE dashurosh, eshte te kerkosh lumturine. Te dashurosh shpesh eshte thjeshte deshira per te qene i lumtur, njeri nuk rresht se kerkuari.

    llaf eshte ky, pa romantizem dhe ndjenje te vertete, a do quhej dashuria dashuri?

    Respekte.
    Mese dakort me ty...njeriu nuk rresht se kerkuari...
    PO deri kur ka forcen per te perballuar goditjet dhe zgenjimin?
    Deri ne çfare pike mund ta durojme dhe deri ku mund ta perballojme ?!
    A fiton gjithmone ky romantizem i forte dhe enderrues qe karakterizon shume nga ne?!

    respekte
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Cilat jane pyetjet ketu? Mund t'i sintetizosh pak per njerezit qe s'kane kohe te lexojne tere ate postim? Kur postimet jane me te shkurtra dhe te sintetizuar, anetaret reagojne shume me teper.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Cilat jane pyetjet ketu? Mund t'i sintetizosh pak per njerezit qe s'kane kohe te lexojne tere ate postim? Kur postimet jane me te shkurtra dhe te sintetizuar, anetaret reagojne shume me teper.

    Kush eshte tipi juaj ne dashuri?!

    C,fare mendoni per ata qe dashurojne shpesh?

    Ju pelqen romantizmi dhe ndjenja e vertete?

    Mjafton me kaq besoj....
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kush eshte tipi juaj ne dashuri?!

    C,fare mendoni per ata qe dashurojne shpesh?

    Ju pelqen romantizmi dhe ndjenja e vertete?

    Mjafton me kaq besoj....
    Kaq mjafton. I thjeshton gjerat.

    Atehere:

    1. Tip qe i afrohet timit.

    2. S'jane stabile.

    3. Jo, po.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kush eshte tipi juaj ne dashuri?!

    C,fare mendoni per ata qe dashurojne shpesh?

    Ju pelqen romantizmi dhe ndjenja e vertete?
    Tipi qe mund te dashurohem, duhet te jete komplet e kunderta e tipit tim, sepse kam tip shum te keq, edhe dy veta njelloj, nuk eshte mire. Nuk duhet te rrin dy persona me te njejtat ide edhe shije, gjeste etj etj, nuk eshte lidhje qe mund te zgjase, sepse nese e dashura do me mbante inat sic kam zakon te mbaj une, atehere normale qe ajo lidhje merr fund.

    Per ata qe dashurojne shpesh nuk mendoj asgje, jan njerez te vetmuar shpirterisht, edhe nuk gjejn rehat me nje person, po shkojne sa ne nje lule ne tjetren, perfundimisht jan te vetmuar, edhe kerkojne ne cdo vend te lidhen me dike, sepse kan frike nga vetmia.


    Romantizmi ju pelqen te gjitheve normale qe dhe mua me pelqen, por me shume me pelqen romantizmi spontan, nje fjale e bukur, ndonje gje tjeter etj etj.
    Spese ka romantizem te pergatitur dmth kur dikush ben planin qe nata duhet te ece ne ate lloj menyre qe e ka planifikuar, por ka edhe romantizem, ku cdo gje eshte spontane e momentit.. Kjo me pelqen me shume, spontaniteti. Jan gjera qe nuk harrohen.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    1. Nuk ekziston tipi qe me pelqen mua, s'ka pasur njeri deri tani. Jam mjaft tekanjose dhe sikur 1 here te me prishet qejfi, une i bej topin mu aty ku eshte. Mjafton 1 here te shof dike negativisht per te me njollosur perfundimisht ndjenjat per ta. Gjithashtu eshte e veshtire te ndjekesh ritmin qe bej sepse as vete nuk e parashikoj dot. Te gjitha keto qe po them tani, 2 minuta me vone mund t'i kundershtoj fare lehte. Sigurisht, jo shume do kishin terezine te merreshin me lekundjet e mia.

    2. Njerezit qe kane nderruar shume partnere nuk i preferoj. Dikush me i rezervuar me josh me shume, por jo i virgjer. S'kam nerv per cuna me egoizmin sa Himalajat qe mendojne se te shofesh 2-3 filma porno te ben sekspert ne kete fushe.

    3. Romanca me pelqen, dhe ndjenjat e verteta i japin kuptim nje lidhjeje. Dicka pa ndjenja nuk me stimulon, me duket bosh dhe nje budallik total. Nuk mund te harxhoj kohen duke folur per qepe e per domate, nderkohe qe mund te ha embelsiren me dike tjeter. Megjithate, edhe embelsira...me karar. :P
    As qe du me dit!

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jam sinqerisht e bindur se po te gjendet qofte dhe nje njeri i vetem ne kete bote te cilin ne mund ta prekim plotesisht pa u turperuar nuk do vdesim kurre nga vetmia. Ne njeri i vetem, nuk them 50 apo 100. Nuk ka rendesi cili eshte ky njeri nje grua per nje grua, nje burre per nje burre, mjafton te jete dikush te cilit ti drejtohemi te shfryejme mllefin tone dhe ai te na degjoje. Dikujt te cilit nuk na duhet ti fshihemi. Nuk jane shume ata qe e kuptojne intimitetin e vertete sepse intimiteti i vertete te frikeson. Na thone qe intimiteti eshte jashte mode, por une kembengul te them se intimiteti duhet te ekzistoje perndryshe do te cmendemi te gjithe. Provoni intimitetin e vertete i cili eshte ai nivel qe ne marrim pa shfrytezuar njeri tjetrin. “Nuk dua te sherbehem nga ty dua te te dashuroj. Dua te te ndjej, te te perparoj me ty, te vallezoj me ty.” Nuk zhdukeni kurre por zhvilloni ate “ne” te perbashket. Te kerkosh intimitetin eshte nje rrezik qe mund te te sjelle vuajtje por vetem ne marredhenie intime do te arrini te gjeni vetveten” Kur une te dua dhe ti me do jemi pasqyre e njeri tjetrit, shohim pafundesine. Nje menyre e mrekullueshme per te pare vetveten eshte te vereni menyren sesi reagojne te tjeret ndaj jush. Nese jetoni aktivisht, nese e pershkoni boten me hapin e vallezimit, duke bere marrezira do te beheni terheqes dhe do te mbeteni terheqes. E rendesishme eshte te jini spontane, te vetvetishem dhe te paparashikueshem. Mos prisni te shfaqni ndjenjat tuaja. Besoj se nje nga faktoret me shkaterrues te marredhenieve dhe intimiteteve eshte paaftesia jone per te shprehur ate qe ndjejme ne cast. Mos beni kurre diskutime te shkurtra. Fatkeqesia e zenkave eshte se zakonisht perfundojne perpara se te zgjedhim dicka, perpara se te kuptojme me te vertete cfare po diskutojme. Sa me gjate te diskutoni aq me lehte do te arrini te kuptoni ndjenjat. Me ne fund do te zbuloni se ajo per te cilen po ziheni eshte shume qesharake...

    Eshte ngjashmeria ajo qe na afron, por eshte e reja ajo qe na mban bashke...!!!

    Dhe mos mendoni se do ju duan te gjithe. Mund te jesh pjeshka me e shijshme, me e shkelqyer, me e mrekullueshme ne bote dhe mund tu ofrohesh te gjitheve. Por ja qe disa jane alergjike ndaj pjeshkeve. Dhe do te deshironin qe ju te ish*t nje molle. Dhe keshtu ne shpesh behemi molle per ata qe pelqejne mollet. Cfare corbe shkaterruese. Eshte me e drejte te thuash: “me vjen keq por nuk mund te jem molle. Po te mundesha do te me pelqente te isha molle per ty por ja qe jam pjeshke” Nese dini te prisni do te gjeni dike te cilit i pelqejne pjeshket. Dhe atehere mund ta jetoni jeten tuaj si pjeshke, nuk do tju duhet ta jetoni si molle. Sa energji shpenzohen kot per tu bere molle kur je pjeshke...!

    Sa gjera te magjishme na rrethojne, por ne i leme te kalojne pa i vere re...!!!

    Ndoshta dashuria eshte procesi ne te cilin une te coj serishmi embelsisht te vetja jote. Pra jo tek ajo qe une dua qe te jesh, por tek ajo qe ti je...

    Degjoni veten tuaj, besojini vetvetes. Mesoni tu besoni zerave tuaj. Mesoni te degjoni. Mesoni te besoni. Provojeni! Nuk do ta dini kurre nese nuk e beni. Dhe kur ta beni atehere dijeni qe jeni ne harmoni me veten tuaj dhe ajo qe beni eshte e mire per ju...

    Vetem zemra mund te shohe me te vertete, thelbesorja eshte e padukshme per syrin..!!

    Ka nje bote te te gjalleve dhe nje bote te te vdekurve, dhe ura ne mes tyre eshte Dashuria. E vetmja domethenie dhe e vetmja mbijetese.!!!

    Dashuria kerkon qe ju, me teper te beni te lumtur sesa te jeni i
    lumtur... .........
    "Carpe Diem"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-10-2007
    Vendndodhja
    Tirona Metropol
    Postime
    77
    vije prane meje..sec ishte nuk e di..fiksim,ndjenj..apo asgje...por per mua te gjitha keto kishin pak rendesi.mua me mjaftonte nje shikim,nje fjale,nje sms nga ti...mundohesha ta fshihja intweresimin qe kisha per ty...sdoja qe ti ta kuptoje se kisha frike se ti do me lendoje...indiferente me ty u solla,deri ne momentin qe mendova qe mjaftushem te interesoja...nje dite erdha tek ti,dhe aty mbeta..erdha..erdha perseri per dite me rradhe.po ne castin qe ti e kuptove se un mund te rrija aty per gjithmon,ndjenj per mua tek ty me sekzistonte...se kuptoj pse kjo duhet te ndodhte?e une tani rend pasteje...po do e kem un fatin qe pate ti dikur?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  4. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  5. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •