Nuk thashe qe eshte forca ajo qe duhet te mbizoteroje...
Thashe qe nje filozof fliste per nje lufte ekzistence dhe i dhashe te drejte.
Nje lufte per ekzistence eshte edhe force edhe dobesi,nje lufte e tille eshte te kuptosh te miren dhe te keqen,eshte te ndeshesh me problemet e jetes,me veshtiresite,pengesat...eshte pikerisht ajo qe ti thua qe po mos e kishim nuk do mund te nxirrnim ne pah virtytet tona!
Asgje nuk quajta mekat pasi mendoj te njejtat gjera qe ti ke thene me siper.
Per mua forca e nje njeriu eshte ne mendjen e tij.
Personalisht,brandon nuk kam frike,nuk kam pasi kam qene ne lufte me ekzistencen,po jo per te qene me e forta dhe me e padrejta,po sepse duhet te luftojme..sepse e tille eshte jeta dhe sigurisht qe kemi te drejten e shprehjes se gezimit dhe hidherimit!
Te pelqesh filozofet nuk do te thote te pelqesh ato doktrina per te cilat ti me flet.Te quash jeten lufte eshte mese e drejte,pasi te gjithe e dime qe nuk eshte fushe me lule!
Me paske keqkuptuar...
Meqe jemi ne kete teme,desha pak nga ty te me parashtroje te ashtuquajturat "probleme egzistencializmi".
respekte
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 01-12-2007 mė 18:30
"Carpe Diem"
Une e adhuroj jashte mase Schopenhauer-in, Kantin , Nicen por ne te vertete lufta per egzistence, apo seleksioni natyror jane me shume figura letrare , pasi nuk i korrespondojne ndonje teorie, dhe flitet thjesht per gjera qe nuk egzistojne. Gjithe thelbi i teorise se Darwinit ku ata bazohen do te thote: Individet qe pershtaten me mire , kane me shume mundesi te kene pasaardhes, te trashegohen , te tjetersojne jeten; vetem ne kete kuptim duhet pare "seleksioni natyror" apo lufta per egzistence. Ata qe pershtaten me mire tregon dhe kufizimet e teorise, pasi ne shikojme dhe te papershtaturit. Me gjithate eshte teoria me e mire qe kemi ne dispozicion.
Mua me vjen per te qeshur kur marrin citate apo shprehje te te tjereve , dhe pa marre as mundimin ti perpunojne , apo te shohin se c del prej asaj qe sjellin te thone dhe injorant.( I thote gomari lepurit ,shi sa i ke veshet )
Une mendoj se problemet qe rrjedhin nga ky si i thone , ekzistencializmi te cojne te problemi me i vjeter i fiolozofise, tek raporti, i botes se jashtme, me proceset e perceptimit, ndergjegjes, si dhe produkteve te trurit, cfare pavaresie kane, ne se bashkeveprojne me njeri tjetrin, ne c mase , si , qysh , tek-- Eshte nje nga problemet me te veshtira , dhe ndoshta s mund te zgjidhen kurre-dhe per me shume te te forumi, ne maksimumi mund te japim ndonje ide tek-tuk, por jane gjera qe ngaterrojne dhe ata qe merren me kete pune.
Ndoshta s ja vlen fare te vazhdohet te pakten nga ana ime pasi mund ta kem kuptuar edhe une keq esencen e temes.
La vida es un carnaval
Tani e drodhe Diana !Per hir te parimeve demokratike, por ama e drodhe.
Luften per egzistence ose duhet ta pranosh ose jo, jo gjysem-egziston , gjysem nuk egziston.
Ajo eshte me shume karakteristike per meshkujt.
Ideja eshte se kush s ka mendjen ,kush gabon paguan. Askush nuk te fal.
Kush fal merret per medioker, njeri i vogel ,me pak vlere. Njeri i mire , xhentil, merret per dobesi.
Ne gjuhen e demokracise " lufta per egzistence " fshihet pas terminologjise ; kompeticion (gare )
Njeri kunder tjetrit ( peshku i madh ha peshkun e vogel), ku ne fund te fundit me i forti fiton.
Njeri kunder tjetrit, shkaterrojme njeri-tjetrin, por dhe veten tone.
Keshtu do ta perkthente Schopenhaueri "luften per egzitence " ne linguazhin e demokracise.
Dhe shpesh behemi shpende grabitqare, nuk leme rast te na shpetoje per ta kthyer ne biznes,
(sidomos me ndjenjat e mira ), dhe cdo kurth qe i ngrihet njeri-tjetrit quhet dicka normale , ne kuadrin e demokracise, kurth i "mire " ,miqesor, ben pjese ne loje.
Me mire nga te gjithe e ka kuptuar Celentano :
I want to know
Vorrei sapere, vorrei sapere
vorrei sapere
Perche la gente non dice niente,
I, mister Heid
I , doctor Jacky
I costruttori , di questi orrori.
Che senza un volto
fanno le case
dove la carie germogliagiare
I want to know
vorrei sapere
come fa la gente
a concepire , di potere vivere
nelle case d oggi....
fiscatolate , come le ciughe,
nascono , i bimbi, piangon le rughe...
..........................................
La vida es un carnaval
Asgje nuk drodha...keshtu e mendoj une!
Ate lloj lufte per ekzistence une e pranoj sipas idealeve dhe mendimeve te mia personale,qe edhe smund te jene te drejta!
E di shume mire qe askush nuk te fal....e di qe po se pate mendjen digjesh!
Si qenka "medioker" nje njeri qe fal?!
Si merret per "dobesi" e mira?!
Keto qe thua ti i them dhe i pranoj edhe une,dhe per kete lloj lufte flas edhe une,per kuptimin e drejtesise dhe idealit.
Nuk kam thene kurre qe kerkoj kompeticion,thjesht kerkoj nje lufte per drejtesi,asgje tjeter.
"Carpe Diem"
Ki brandonua ketu me lart me duket kryekeput sikur flet andej nga viti 1986. Me ka rene rasti te flas me ca minatore tek po ktheheshin nga puna ne miniere, dhe te njejtat fjale flisnin. Madje edhe si renditje, njelloj.
Kush fal merret per njeri medioker - thote Brandi.
Brando, di gje ē'do te thote medioker mo ? Dhe tjatra, ma shpjego njeēike ate fjalen linguazh se si portugalisht me duket.
Te vijme tek udhetari qe u ka hyre shekujve me rradhe. Ke mberritur gje deri tek njezet e njeshka mo ?
Sa me egzistencial te jete njeriu... - thote udhetari. Pa me gjej nje njeri jo egzistencial se me habite ti. Dy rreshtat e tu me lart me duket se dalin nga ca vellime te trasha qe i studionim dikur, CNRS e kane pasur emrin : Ceshtje te ndertimit e te revolucionit socialist.
zzzz "Sa me egzistencial te jete njeriu... - thote udhetari. Pa me gjej nje njeri jo egzistencial se me habite ti. Dy rreshtat e tu me lart me duket se dalin nga ca vellime te trasha qe i studionim dikur, CNRS e kane pasur emrin : Ceshtje te ndertimit e te revolucionit socialist."
egzistencial ne kuptimin egsistencialist. Egsistencialist eshte njeriu qe i tejkalon konventat e shoqerise ne te cilen jeton.
Sa i perket CNRS, qendro pa frike se une as qe kam jetuar ne periudhen e tyre e as qe i vleresoje. Nuk kan ndikim ne mu. Por siq duket ty te kan lene mbrese dhe i fute edhe aty ky nuk e kan vendin. Une isha duke folur per egsistencializem e jo per nostalgji te sistemeve qe i mendoni ju.
Krijoni Kontakt